Home » Lajme » RTP lajmet 16 nëntor 2011

RTP lajmet 16 nëntor 2011

Përfaqësuesit e qendrës për trajnim policor nga Sremska Kamenica dje kanë prezentuar programin studimor për vitin 2011 / 2012. Në këtë promovim kanë marrë pjesë në numëri madh i të rinjëve të cilët dëashirojnë që të regjistrohen në shkollën e mesme të punëve të mbrendshme. Ndërkaq në këtë promovimin ka marrë pjesë me stafin e tij edhe kryeshefi i stacionit policorë në Preshevë Avdi Bajrami. Trajnimi bazë policor në këtë qendër ju mundëson të rinjëve që të fitojnë njohuri dh shkathtësi të nevojshme për ushtrimin profesional të punëve dhe detyrave të policit u tha nga përfqësuesit e kësaj shkolle. Po ashtu u prezantuan edhe kushtet që duhet të ndjekin kandidatët e që mosha duhet të jetë prej 18 deri 26 vjeç. Me këtë rast për të pranishmit u shfaq edhe një film I shkurt , me pamje nga objektet ku të interesuarit për studim munden të jenë pjesë e këtij trajnimi. Që kandidati ti plotësoj kriteret e kontrollimit shëndetësorë , psikologjik dhe fizik , ndërsa kushti i dytë është gjatësia minimale për femra 163 cm dhe për meshkuj 170 cm.
Ndërsa në provim pranues përfshihen :
Kontrollet e përgjithshme specialiste mjekësore ;
Testimi psikik i aftësive amtare ;
Kontrolli i i aftësive fizike ;
Verifikimin e kulturës gjuhësore dhe drejtshkrimin e gjuhës serbe dhe intervista me kandidatin. Trajnimi bazë zgjatë 42 javë dhe realizohet në Qendrën e pajisur bashkëkohore për trajnim bazë policor në Sremska Kamenicë dhe në drejtoritë policore rajonale. Ndërkaq pas trajnimit të kryer me sukses MPB- kandidatët i dërgon që të kryejnë përvojën gjashtë mujor , dhe pas dhënies së provimit profesional i ofron mundësi që të punojnë në drejtorin policore në vendin e punës së policit.Kandidatët e pranuar për vizitën studimore do të informohen ditën e Martë më 22 Nëntor 2011.
——————–
Ndihmës seketari amerikan i Shtetit Philip Gordon ka porositur Serbinë që anembanë Kosovës duhet patjetër të ekzistojë pa kusht liria e lëvizjes, duke theksuar se Uashingtoni pret nga qeveria e Serbisë që plotësisht të bashkëpunojë me KF0R-in dhe EULEX-in në heqjen urgjente të bllokadave në rrugët e veriut të Kosovës dhe të sigurojë kontroll përkatës të kufijve. Gjithashtu ai ka bërë të qartë se ndarja dhe shkëmbimi i territoreve është zgjidhje e papranueshme, ka thënë Gordon në Nënkomitetin e Dhomës Përfaqësuese për Evropë dhe Evroazi kushtuar situatës në Ballkan, ku më së shumti është diskutuar për Serbinë e dhe Kosovën dhe problemet e Bosnjës e Hercegovinës, njofton “Zëri i Amerikës” në gjuhën serbe. “Vështirë është të imagjinohet që Bashkimit Evropian t’i bashkohet vendi i cili financon aktivisht institucionet e ndara në shtetin fqinjë dhe i cili me të ndan kufijtë që nuk janë rregulluar, kontrolluar dhe njohur. Ky është mesazhi që bashkë me Bashkimin Evropian përpiqemi t’ia transmetojmë Serbisë”, është shprehur ndihmësseketari Gordon. Nëse nis cilido qoftë nga këto procese, kjo kurrsesi nuk mund të jetë i kufizuar vetëm në një linjë kufitare, as që mund të përfundojë me rrugë paqësore. Retorika, me të cilën bëhet thirrje për ndarjen e Kosovës dhe vëhet në dyshim aftësia e njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike të jetojnë bashkë, është e dëmshme për pajtimin rajonal dhe në kundërshtim me përpjekjet e gjata me dekada të komunitetit ndërkombëtar që të nxjerrë rajonin nga periudha e konflikteve brutale të 1990-ve”, ka theksuar Gordon. Kriza në Kosovë ka qenë temë debati e kongresistëve amerikanë në Këshillin për Politikë të Jashtme, njoftojnë medie serbe. Në Këshill janë paraqitur ide të ndryshme, që nga qëndrimi se Serbia është përgjegjësja e vetme për ngjarjet në Kosovë deri tek ideja për ndarje. Të gjithë pajtohen se dialogu është e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve. Kongresisti nga Ohajo Jen Schmidt dhe kongresisti nga New Yorku Eliot Engel kanë thënë se Serbia është fajtore për situatën në veri dhe se për këtë arsye asaj nuk duhet lejuar vazhdimin mëtejmë të integrimeve evropiane përderisa të mos zgjidhet kjo çështje “Problemi është te Serbia. Kosovën e kanë njohur 86 shtete e Serbia po shkakton incidente. Nuk duhet harruar se kosovarët janë miqtë më të mirë të Amerikës në rajon”, ka thënë Schmidt”. Kongresisti Engel ka thënës e Serbia nuk bën të hyjë në BE para Kosovës sepse ajo munf të bllokojë pastaj hyrjen e Kosovës në BE
————————–
Ekzistojnë mekanizma që do të miratohen nëse siç spekulohet valuta e euros dështon. Të gjithë ata që posedojnë këtë monedhë, nuk duhet të frikësohen, pasi të hollat në shtëpi apo nëpër banka nuk do të humbin aspak vlerën, por siç thonë ekonomistët, do të shëndrrohen me siguri në marka gjermane, e cila ka qenë më e afërt dhe është përdorë më së shumti. Nëse vjen deri tek largimi i euros si valutë dhe të gjitja shtetet që përdorin euron e kthejnë valutën e tyre lokale, në atë ditë do të bëhet fiksimi i kursit, ngjajshëm sikur kur është vendosur edhe euro për herë të parë në eurozonë, thonë ekonomistët botërorë. Kjo do të thotë se, të gjithë ata që posedojnë euro, nuk do të humbin asgjë, por të hollat e tyre do të konvertohen menjëherë në marka gjermane. Valuta e euros ka pasë probleme që nga dita e parë, pasi vendet antare të eurozonës kanë vendosur të kenë një bankë qendrore, një monedhë, ndërsa secili shtet ka udhëhequr politikën e saj fiskale
—————-
Me moton “ Ngritja në majën e Ostrovicës” , shoqata e bjeshkatarëve “ Ostrovica” ka realizuar vizitën e tretë drejt majes më të lartë të vendit tonë. Bajram Sadriu kryetarë I kësaj shoqate ka thënë se ky aksion ka për qëllim masovizimin e bjeshkatarisë dhe cdo aksion I tillë ka për qëllim përballjen e qytetarëve tanë me bukuritë natyrore që ka vendi ynë. Sipas tij Ostrovica tashmë është bërë legjend pasi po tërheqë turistë nga shumë vende të ndryshme.Ndërkaq aksionit të së dielës iu kanë bashkangjitur një numër i madh I të rinjëve por dhe shoqata të shumta nga vendi dhe rajoni. Ndërkaq marshi ka filluar nga oborri I shtëpisë së kulturës ku të gjithë ishin të mobilizuar për të përshkruar malet dh eshkëmbinjtë me një qëllim që të preket maja më e lartë e vendit tonë Ostrovica. Është interesante fakti se çdo aksioni të shoqatës së bjeshkatarëve po I bashkohen një numër I madhë I të rinjëve të cilët arrijnë që të prekin pasurit natyrore të vendit tonë.
————–
Mbrëmë është mbajtur Nata e gjashtë e Festivalit të Komedisë, ku për këtë natë ka qenë e paraparë të mbahet shfaqja Veshi Privat dhe Syri Publik nga Akademia e Arteve të Bukura Tiranë me regji të Arjeta Dhimës, për shkaqe teknike kjo komedi nuk është mbajtur, por publiku Preshevar ka pasur mundësinë që të përcjell një monodram nga Regjisorja Arjeta Dhima e cila gjithashtu ishte edhe protagoniste në këtë monodramë. Organizatorja Afeida Boriçi tregon për TVP, se për të mos dështuar komedia që ishte paraparë për natën e gjashtë, ajo kërkon ndjesë ndaj publikut për mos shfaqjen e komedisë , ku dhe njëherit ajo falëmderon regjisoren se solli para publikut monodramën e shkruar nga Isa Qosja. Edhe regjisorja Arjeta Dhima e cila ishte protagoniste e monodramës së brendshme ,thotë se pas dështimit të komedisë ajo vendosi që mos ta lërë të zbrazët natën e mbrëmshme dhe vendosi të paraqitet me një monodramë. Ndërkaq sonte në ora 19 30 në natën e fundit të Festivalit të Komedisë, para publikut Preshevar do të prezantohet Teatri Migjeni nga Shkodra me shfaqjen Big Brother.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch