Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 16 nëntor 2012

RTP lajmet 16 nëntor 2012

Nuk arritën të kalojnë pragun zgjedhor por po zbatojnë premtimet e tyre . Përfaqësuesit e PLD – së në Preshevë në këto ara po mbjellin 5 hektarëve me grurë, projekt ky i cili po mbështet nga qendra e PLD-së në Beograd. E aktivistët në Preshevë ndihmën e tyre përpos me mjete financiare po e japin edhe me makineri . Anëtarit i këshillit Afrim Sylejmanit i ka thënë RTP se gruri do të shndërrohet në miell dhe do ti dedikohet familjeve skamnore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, pavarësisht cilës kombësi i përkasin. Ndërsa këtë projekt që i dedikohet skamnorëve e kanë ndihmuare edhe afaristët tanë. E huazimin e tokës pa pagesë për mbjelljen e grurit e bëri familja e Kamber Xhagadurit e cila jeton në Zvicër. Mbjellja e grurit për familjet varfra është pjesë e programit të PLD , program ky që është shpalosur edhe gjatë fushatës parazgjedhore të Majit.
——————
Ekspozita e 100 Vjetorit të Shtetit Shqiptar e Autorit Artan Lame nga Tirana, e cila për këtë muaj u prezantua në qytetin e Prishtinës,e organizuar kjo nën patronatit e Ministrisë së Kulturës Kosovës, në Gjakovë nga Kryetari Komunës z. Pal Leka dhe Kryeministri Thaci, të dielën do të qëndroj në Preshevë. Falë bashkëpunimit të ndërsjell dhe mirëkuptimit të autorit Lame dhe shoqërisë civile në Luginë të Preshevës ,itinerari historik i flamurit kombëtar, dhe i shumë fotografive të cilat për herë të parë I prezantohen publikut, do të hapet të dielën me fillim në ora 13:30 në Shkollës Fillore Prof “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë. Simbole,flamuj e fotografi të ndryshme të cilat paraqesin historikun e flamurit kombëtar dhe vet historinë e shtetit Shqiptar do ta nderojnë qytetin e Preshevës dhe vet Luginën duke u bashkuar me qytetet tjera jashtë shtetit administrative të Shqipërisë. Në nderim të ekspozitës në Preshevë po atë ditë do prezantoj dhe kryetari I Partisë Socialiste z. Edi Rama, njëherit dhe figura tjera politike nga Republika e Shqipërisë. Ekspozita do jetë e hapur për të gjithë qytetarët shqiptar të Luginës së Preshevës, ndërsa organizatorët faleminderojnë qytetarët e aktivistët e rinj për kontributin e dhënë që kjo ekspozite do ndodhet në Preshevë, e cila rrugëtimin e mbaron me hapjes solemne më 28. Nëntor ,Vitin e 100 të Shtetit Shqiptar në Vlorën e Ismajl Qemajlit. Ftohen qytetaret te jene pjese e festes se 100 Vjet Shtet dhe pjese e këtij rrugëtimi historik te Itinerarit te flamurit kombëtar.

——————

Opozita ka vendosë, “nuk marrim pjesë në bashkë organizimin në 100 vjetorin e Pavarësisë me pushtetin lokal në Bujanoc”. Arsyet për këtë vendim sipas partive opozitare shqiptare në Bujanoc Partisë për Veprim Demokratik, Lëvizjes së Progresit Demokratik dhe Unionit Demokratik Shqiptar janë “shpifjet ndaj këshilltarëve të opozitës të bëra nga kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi, gjatë qëndrimit në emisioni Ftesë për Studio në Televizionin Spektri”. Përveç kësaj, këto subjekte opozitare këtë vendim e arsyetojnë edhe me vazhdimin e fushatës së diferencimit ideo-politik të shqiptarëve nga institucionet komunale, raporton Titulli. Komuna e Bujanocit nuk mbanë mend një përçarje të tillë në mesin e shqiptarëve. Mosmarrëveshjet ndër partiake janë reflektuar me të madhe edhe në shoqërinë shqiptare të kësaj komune

————–

Për të parandaluar azilkërkuesit të cilët synojnë vendet e BE-së, autoritetet në Maqedoni kanë intensifikuar kontrollin në pikat kufitare. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri tash nga pikat kufitare janë kthyer rreth 900 shtetas, të cilët janë identifikuar se kishin për qëllim të aplikojnë për statusin e azilit. Shumica e qytetarëve që nuk janë lejuar për të kaluar kufirin janë të komunitetit rom. Numri më i madh i qytetarëve që janë kthyer mbrapsht janë nga qytetet: Shtip, Koçanë, Dellçevë, Pehçevë dhe Berovë, tranmseton agjencia INA. Në pikën kufitare Tabanoc janë kthyer dy grupe të qytetarëve, të cilët dyshoheshin se po udhëtonin për qëllime azili drejt vendeve të BE-së. Kthimi i të dyshuarve po bëhet edhe në të gjitha pikat e tjera kufitare. BE ka kërkuar nga Maqedonia që të përforcojë masat e sigurisë kufitare dhe të parandalojë fluksin e qytetarëve të saj që synojnë statusin e azilit. Mbi 3 mijë qytetarë të Maqedonisë është raportuar se kanë kërkuar azil gjatë dy muajve të fundit në vendet e BE-së.

—————

Përfaqësuesit e tri partive opozitare në Bujanoc, të PVD-së, Shaip Kamberi, LPD-së, Jonuz Musliu dhe UDSH-së, Nagip Aliu, sot, përmes një shkrese iu kanë drejtuar ministrit serb të policisë, Ivica Daçiq, për të kërkuar sqarime lidhur me aktivitetet e reja të njësiteve të xhandarmerisë në fshatrat LLuçan dhe Nasalcë. Në shkresën drejtuar ministri të policisë, tre përfaqësuesit e këtyre partive shprehin brengosjen me aktet e ndërmarra nga xhandarmëria serbe duke e konsideruar këtë “akt të militarizimit të ri të kësaj komune”, por, edhe “pengesë e lirisë së qarkullimit në Bujanoc”.

Përfaqësuesit opozitarë kanë kërkuar nga ministri i policisë të njoftojë popullatën e brengosur lokale për aktet që po zhvillohen në terren.

—————-

Pë nderë 28 Nëtorit Ditës së Flamurit dhe 100 vjetorit të Pavarsisë së Shtetit Shqiptar Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës ka organizuar ekspozitë me punime të ndryshme dedikuar këtyre festave nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Luginë të Preshevës. Ekspozita në fjalë është mbajtur në hapsirat e Shtëpisë së Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë. Është ky aktiviteti I tetë me radhë I organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar për nderë të këtyre fetsave ndërsa qëllimi I kësaj ekspozite është që punimet më të mira të dërgohen në Ministrit të Kulturës të Republikës së Shqipërisë, ka theksuar në fjalimin e tij Galip Beqiri kryetar I Këshillit Kombëtar Shqiptar. Komisioni për përzgjedhjen e punimeve më të mira të kësaj ekspozite ishin profesorët e kulturës figurative në përbërje të Xhevdet Dula, Shezai Sahiti, Imran Shabani, Seude Selimi, Avni Zahiri dhe Musa Gjymshiti. Ndërsa Shezai Sahiti lexoi edhe emrat e fituesëve të vendeve të para dhe të dyta të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme. Vendi I parë nga shkollat e mesme I takoi Puhiza Hyseni me çras e ndau nënkryetari I këtij këshillit Mentor Nuhiu ndërsa nga shkolla fillore çmimi I pare I takoi Lisina Dula që iua ndau kryetari I Këshillit ekzekutiv Hamdi Fejzullahu. Këshilli Kombëtar Shqiptar aktivitetet e kësaj natyre do të vazhdoj edhe në periudhën vijuese.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch