Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 16 Prill 2014

RTP lajmet 16 Prill 2014

RTVP-LogoRadijatorët ende të ngrohtë – shkak temperaturat e ulëta

 

Është paralajmëruar më herët se sezoni i ngrohjes qendrore në institucionet publike duhet të përfundojë më datë 16 prill, por ky sistem edhe më tutje do të vazhdojë shkak moti i keq ditëve të fundit dhe temperaturat e ulëta. Radiatorët do të jenë të nxehtë në të gjitha institucionet e komunës së Preshevës nëse temperaturat do të jenë nën 12 gradë celsius, këtë e ka deklaruar sot në programin e paradites në RTV Presheva, kryeshefi i drejtoratit për ekonomi, financa dhe ndërmarrësim privat, Fatmir Azizi

 

Me program kulturo- artistik u shënua dita e Shkollës Fillore Prof. Ibrahim Kelmendi

 

 

Në dallim me vitet tjera kësaj here dita e shkollës Profesor Ibrahim Kelmendi u shënua me program kulturo-artistik me nxënësit e shkollës në SH.K Abdulla Krashnica në Preshevë . Ky eveniment u shënua në  prezence të mysafirëve edhe nga Prishtina. Për nderë të kësaj date u paraqit historik I shkurtër i shkollës që nga themelimi  e deri më sot. E manifestimin në fjalë në tërësi mund ta përcillni nesër mbrëma pas edicionit qendror të lajmeve.

 

Për  nderë të ditëlindjes së 49 të shkollës fillore Prof. Ibrahim Kelmendi në Preshevë u mbajt sot manifestim me program kulturo-arstistik. Fillimisht para të pranishmëve foli drejtuesja e këtij institucioni arsimor Besa Sahiti  e cila potencoi se kjo ditë është një ditë mjaft e rëndësishme për të gjithë. Drejtoresha në fjalë në pika të shkurtra paraqiti  edhe një historik të shkollës që nga datimi I saj. Ajo në veçanti përshëndeti drejtuesit e shkollave fillore Emin Duraku dhe Iliria nga Prishtina që e bënë më madhështore këtë eveniment. E Bislim Bajraktari drejtor I shkollës Iliria në Prishtinë e përshëndeti  tej mase këtë kremte që po nderohet shkolla dhe vetë emri I të ndjerit profesor Ibrahim Kelmendi. Më pastaj fjalën e mori  njëri nga anëtarët e familjes së Ibrahim Kelmendit, Ahmet Osmani I cili evokoi disa nga kujtimet e tij. Në manifestimin e sotëm nuk mungoi as biografia e pro. Ibrahim Kelmеndit ndërsa për të gjithë nxënësit e kësaj shkolle që ishin pjesëmarrës në garat komunale e rajonale  nga udhëheqësit e shkollës u ndanë mirënjohje. Manifestimi I sotëm u begatua me program kulturo-artistik  të zhanreve të ndryshme të përgatitur  me nxënësit e ciklit të ulët e të mesëm nga arsimtarët e muzikës Mjellma Sadiku e Bashkim Halimi. Në fund për gjithë stfain e kësaj shkolle u shtrua edhe një koktej rasti.

 

Promovohet libri Përtej Mllefit  nga autorja Pashije Hyseni

 

Është promovuar sot libri i parë i autores Pashije Hyseni. Libri Përtej Mllefit është pritur mjaft mirë nga nxënës dhe profesor të shkollës së mesme të mjekësisë ku autorja vijon mësimet. Drejtori i  shkollës së mesme teknike  Telat Arifi ndjehet krenar  pasi  për herë të parë  në këtë shkollë promovohet një libër i tillë.

 

Përtej mllefit është libri i parë i nxënëses Pashije Hyseni i  cili është promovuar sot në ambientet e shkollës së Mesme Teknike Presheva në Preshevë. Autorja në  botimin e saj të parë libri shkruan për   të gjitha brezat,në këto poezi ajo kërkon nga njerëzit sakrificë dhe durim për jetë të denjë. Drejtori i kësaj shkolle Telat Arifi ndjehet krenar pasi për herë  të parë  në këtë shkollë promovohet një libër i tillë.Pjesëmarrës në promovimin e  këtij libri ishte edhe kryetari i shoqatës së shkrimtarëve Fenix Biladh Maliqi i cili i  uroi suksese poetes së re, e në të ardhmen të vazhdoj  me botime të tjera,gjithashtu  asaj shoqata Fenix i  dhuroi librezën e anëtarësisë .Redaktori i i librit Përtej Mllefit Avni Shaqiri ndjehet i kënaqur  që për herë të parë  është bërë redaktor i një libri siç është ky. Gjithashtu ai porositi nxënësen në fjalë që asnjëherë të mos dal nga detyra që ka nisur qysh në moshë të re. Ndërsa recensenti Luan Maloku foli për vlerat e këtij libri,sipas tij në këtë libër  ka vlera mjaft të bukura poetike,pasi aty gjen diçka shumë interesante. Me vargjet  e një poezie autorja përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në botimin  këtij libri. Promovimi i librit të parë i autores Pashije Hyseni është pritur mjaft mirë edhe nga nxënësit e kësaj shkolle, dhe krejt  në fund ata e befasuan shoqen e tyre me një surprizë,duke i uruar kështu suksese të mëtutjeshme.

 

Qeveria e Serbisë formohet me 27 prill, deputetët shqiptar në opozitë

Qeveria e re e drejtuar nga lideri i SNS, Aleksandar Vuçiq do të ketë 15 ose 16 resore, ndërsa do të zgjidhet me 27 prill. Përveç 5 ministrive të SNS, Rasim Ljajiq dhe 7 personalitetet jashtë partiake, vend në qeverinë e re do të ketë edhe lideri i SPS, Ivica Daçiq i cili do të jetë nënkryetar i qeverisë por edhe do të udhëheqë diplomacinë. Në qeverinë e re do të ketë vend edhe për SVM e hungarezëve, por jo edhe vend për ministra, por partia e Ishtvan Pastor do të ketë funksione si sekretarë të shtetit. Kryeministri i ardhshëm nuk ka përmend dy deputetët shqiptar, Riza Halimin dhe Shaip Kamberin në lidhje me pjesmarrjen e tyre në qeverinë e ardhshme

 

Nuri Seferi fitoren e radhës ia dedikon Luginës së Preshevës

Për mes një publikimi në profilin e tij në rrjetin Fejsbuk , kampioni i Evropës në  versionit WBO në peshën Cruiser Nuri Seferi ka rikonfirmuar se këtë fitore ia ka dedikuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës .

 

Ky ishte premtimi i kampionit Nuri Seferi gjatë vizitës në Luginë. Kampioni të premten e kaluar  premtimin e tij e shndërroi në realitet pasi mposhti venezuelasin Gusmyr Perdomon.

Ai dedikimin e fitores për Luginën e rikonfirmoi edhe në profilin e tij të rrjetin social fejsbuk  për mes një postimi ekskluziv në të cilin thuhet:

 

” Dua te shpreh mirënjohjet e mia te veçanta për te gjithë fansat e mi qe ishin prezent ne Berlin. Po ashtu dua qe nga zemra t’iu përshëndes edhe te gjithë juve qe me keni mbështetur në çdo hap dhe qe keni përcjell me vëmendje ndeshjen nga ekranet televizive. 
Kjo fitore i dedikohet gjithë Kombit Shqiptar e ne veçanti Luginës se Preshevës…
Mbështetja juaj me motivon dhe me jep forcë që të vazhdoj me sukseset e reja .
TE DUA SHQIPERI ETNIKE ” – thuhet në postimin e kampionit Nuri Seferi
.

 

Tajsoni shqiptar gjatë vizitës së tij ishte takuar me tifozët kuq e zi si dhe me të gjithë përfaqësuesit institucional dhe shoqërinë civile.

Nuri Seferi të premten ka mposhtur Gusmyr Perdomon pas tetë raundeve, në duelin e zhvilluar   në Universal Hall të Berlinit. Pas kësaj fitore, Tysoni shqiptarë ka gjasa të luftoj për titullin e botës në versionin WBO.

Seferi gjatë karrierës si profesionist ka zhvilluar 41 meçe. Ai ka fituar 35 lufta, prej tyre 20 me nokaut. Kurse, ka gjashtë humbje, prej tyre një me nokaut.

 

 

SHMT Presheva fituese e lojërave të sindikatës në futboll

 

Në stadiumin Tati dje është zhvilluar finalja në futboll të vogël të lojërave të sindikatës së pavarur. Për trofeun e sivjetmë në finale janë takuar SH.M.T “ Presheva “ dhe sh.f “ Abdulla Krashnica “ Miratoc. Edhe interesimi i publikut ishte i madh për këtë finale , ndërsa këtë sfidë për së afërmi e ka përcjellë edhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa. Loja në kohën e rregullt është mbyllur me rezultat 2 me 2 , ndërsa nga pika e bardhë më të saktë janë treguar sh.m.t Presheva , duke fituar edhe këtë trofe.

 

Sh.m.t “ Presheva “ në Preshevë dhe Sh.f “ Abdulla Krashnica “ Miratoc janë përballur dje për trofeun e sindikatës në garat e futbollit të vogël. Kjo finale ka tubuar shumë adhurues të futbollit , ndërsa  ndeshja për së afërmi është përcjellë edhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.

Me fishkëllimin e gjyqtarit ka nisur dhe ky takim , ku dyja ekipet vinin me motivin për të fituar këtë trofe .Minutat e para nisën me një intensitet të lartë , por këtë presioni më mirë i përballuan gjimnazistët e Teknikës të cilët shënuan edhe golin e parë. Por pas këtij goli filloristët e Miratocës e morëm më seriozisht këtë takim dhe duek barazuar rezultatin me një gol spektakular . E si duket ky gol motivoi edhe më shumë ekipin e sh.f “ Abdulla Krashnica “ , të cilët në pjesën e dytë shënuan edhe golin e avantazhit. Megjithatë ky takim nuk do të mbyllej këtu , pasi ekipi sh.m.t Presheva arritën të barazonin rezultatit në 2 me 2.

Deri në fund të takimit dyja skuadrat patën mundësi shënimi por portat me nuk u tundën dhe fituesi mbeti të përcaktohej për mes penaltive.

 

Në  gjuatjen e parë  të sak u treguan sh.m.t Presheva , ndërsa ky fat nuk e përcollu edhe sh.f “ Abdulla Krashnica “ të cilët gabuan . më pas Tenika arriti të shënoj edhe dy herë duke e mposhtur kështu në penalti sh.f Abdulla Krashnica me rezultat 3 me 1.

Lojërat e sindikatës pas futbollti do të vazhdojnë me basketbollin , volejbollin dhe gata tjera.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch