Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 17 Dhjetor 2012

RTP lajmet 17 Dhjetor 2012

Edhe komuna e Preshevës prej pjesës së parë të vitit të ardhshëm do ta ketë maternitetit. Sot është bërë edhe përurimi i objektit ku do të lindin nënat shqiptare, pas shumë e shumë viteve në Preshevë. Në këtë përurim kanë marrë pjesë udhëheqësit e komunave të Preshevës, e Bujanocit, ata të TK, përfaqëuses të organizatave ndërkombëtare dhe stafi mjekësorë nga Shtëpia e Shëndetit në Preshevë.

 

Me rastin e përfundimit të punëve ndërtimore në repartin e maternitetit në qendrën shëndetsore në Preshevë, sot është përuruar ky objektë shumë i nevojshëm dhe i kërkuar nga lidershipi dhe banorët e komunës së Preshevës.

Në këtë përurim ka marrë pjesë kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, sekretari shtetërorë në Ministrinë e shëndetësisë, Simo Vukoviq, kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, Bujar Zylfiu-drejtor i shtëpisë së shëndetit në Preshevë, Nagip Arifi dhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe ata të programit Progres të delegacionit të BE-së.

Që të gjithë pjesëmarrësit në përurim lavdëruan punën që është bërë në këtë repartë, dhe uruan komunën e Preshevës për trysnin që ka bërë për realizimin e këtij projekti.

Për rëndësinë e këtij objekti para mediave folën edhe kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë Bujar Zylfiu, të cilën theksuan rëndësinë e maternitetit.

E përfaqësuesit e OSBE-së dhe delegacionit të evropës, premtuan se edhe më tej do të mbështesin komunat e Preshevës dhe Bujanocit.

Hapja e maternitetit në Preshevë, për një kohë të gjatë ishte edhe mollë sherri në mes të partive politike në Luginën e Preshevës. Disa parti politike kanë qenë përfituese me politika e tyre rrethë maternitetit e disa humbëse. Por deri më tash mungesën më të madhe të maternitetit askush nuk e ka vuajtur më shumë se gratë shqiptare të cilat kanë qenë të detyruara të lindin fëmijët e tyre në qytete tjera sidomos në atë të Vranjës. E në një të ardhme shumë të afërt ato një gjë të tillë do të mund ta bëjnë edhe në Preshevë.

————————————————–

Shënohet 12 vjetori i Trupit Koordinues

 

Ndonëse u formua për të ndihmuar tri komunat Preshevë , Bujanoc dhe Medvegjë , Trupi Bashkërendues edhe pas 12 viteve nuk e ka realizuar programin e paraparë për shqiptarët.

Ragmi Mustafa e Nagip Arifi këtë sot ua kanë në sy përfaqësuesve të Trupit koordinues duke kërkuar nga kryetari aktual Zoran Stankoviç që të jetë më aktiv se ish kolegët e tij.

Kryetari Mustafa ka kërkuar që qeveria të zgjidhë problemin e përdorimit të gjuhës dhe shkrimit shqip, simboleve kombëtare qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave , përdorimin e teksteve dhe shumë probleme të tjera jetike më të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

E Nagip Arifi në këtë përvjetor  ka potencuar mos kyçjen e shqiptarëve në organet shtetërore.

Megjithatë ai ka përmendur edhe diskriminimet në punësim në institucionet shtetërore dhe  nuk shkoi larg por përmendi një shembull që ishte realitet në vetë banjën e Bujanocit ku dhe po shënohej ky përvjetor.

Në anën tjetër kreu i TK Zoran Stankoviç ka thënë se në 2013 do të angazhohet për zhvillimin ekonomik të tri komunave, punësime të reja , zgjidhjen e problemit të teksteve  dhe problemeve të tjera .

Edhe sekretari shtetërorë në Ministrinë e shëndetësisë, Simo Vukoviq, është zotuar për investime të cilat sipas tij do të ndikonin në stabilitetin e këtij rajoni. Në anën tjetër Shefi i zyrës së OSBE-së në Bujanoc Erik Manton ka potencuar se TK në vitet e para ka pas angazhime më konkrete , ndërsa më pas ka ngecë në realizimin e programit të paraparë.

Ndërkaq përfaqësuesi i delegacionit evropian Grem Tindal  kanë thënë se projektet e programit progres do të jenë prezent edhe vitin e ardhshëm.

Trupi Koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë është themeluar me 16 dhjetor 2000, në një takim të përbashkët të qeverisë së RF Jugosllavisë dhe qeverisë së përkohshme të Serbisë e cila është mbajtur në Bujanoc. Formimi i këtij organi shtetëror ka pasuar pas përfundimit të konfliktit të armatosur ndërmjet UCPMB-së dhe forcave serbe duke pas një qasje të re për zgjidhjen e konfliktit të jug të Serbisë. Kryetar i parë i trupit Koordinues ka qenë Nebojsha Çoviq, zëvendës kryeministër i qeverisë Serbe, ku ka qenë në krye të detyrës deri në vitin 2005. Pas Nebojsha Çoviqit deri në vitin 2012 ka qenë kryetar Milan Markoviq, ndërsa sot kryetar i këtij trupi Koordinues është Zoran Stankoviq. Së bashku me donatorët dhe organizatat ndërkombëtare që janë në këto hapësira 12 vjet, vlerësohet se në jug të Serbisë janë investuar rreth 110 milionë euro.

———————————-

Serbia fillon punimet në pikën kufitare në Konçul të Komunës së Bujanocit, për Menaxhim të Integruar të Kufirit (IBM). Pasi pala kosovare filloi punimet në pjesën e saj për rregullimin e kufirit për IBM-në, edhe pala serbe ka filluar të punojë në këtë pikë kalimi. Punimet janë duke u zhvilluar rreth 2 kilometra nga pika kontrolluese aktuale në Konçul, në vendin e njohur si “Çeshma e Eminit”. Për dallim nga pala kosovare që punimet i filloi me një ekskavator, pala serbe si duket ka marrë më seriozisht këtë detyrë. Ata kanë angazhuar disa makineri, përfshirë edhe ekskavator në mënyrë që punimet të kryhen në afatin e paraparë. Vlen theksuar se në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Merdarë nga 10 dhjetori ka filluar zbatimi i marrëveshjes për Menaxhim të Integruar të Kufirit, ndërsa zbatimi i kësaj marrëveshje për dy pikat tjera në Brnjak dhe Konçul është paraparë të fillojë më 31 dhjetor të këtij viti.

——————————————-

Në Beograd mbrëmë vonë ka përfunduar takimi i kreut shtetëror të Serbisë, në të cilin është diskutuar për platformën për Kosovën. Pas takimit, i cili ka zgjatur katër orë, pjesëmarrësit e mbledhjes nuk kanë dhënë deklarata. Të pranishëm ishin presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, kryeministri Ivica Dacic, kryetari i kuvendit, Nebojsha Stefanovic, e zyrtarë të tjerë të lartë të Serbisë, transmeton Rel.  Po ashtu thuhet se në takimin e mbrëmshëm të krerëve shtetëror serb është konfirmuar qasja e bashkuar shtetërore ndaj të gjitha temave.  Kryeministri serb Ivica Dacic,ka thënë se mes dy partive kryesore në vend ekziston uniteti total për të gjitha çështjet me rëndësi. Mediat në Beograd citojnë burimet nga Presidenca serbe të kenë thënë se platforma është gati dhe se do t’iu prezantohet shefave të grupeve parlamentare në pjesën e dytë të javës që vjen.

—————————————————–

 

Fondacioni Kult, me qendër në Tetovë, ka prezantuar në Tiranë rezultatet e një sondazhi të opinionit publik në republikën e Shqipërisë, në lidhje me pikëpamjet e popullsisë në moshë madhore rreth bashkimit kombëtar dhe përkrahjen e elektoratit për partitë e ndryshme politike të vendit. “Kampioni i sondazhit u përbë prej 1200 të intervistuarve dhe u përzgjodh në dy faza:

1) Me përzgjedhje të rastësishme u përcaktuan 100 qendra votimi të shpërndara në krejt vendin;

2) Për çdo qendër votimi u përzgjodhën rastësisht 12 shtetas të moshës madhore. Intervistat u kryen faqe-më-faqe në shtëpitë e të intervistuarve. Për intervistim u përzgjodh anëtari i familjes që kishte ditëlindjen më të afërt me datën e intervistimit, për të arritur një kampion me shpërndarje sa më përfaqësues të moshave. Marzhi i gabimit statistikor për këtë kampion është +/- 3.1%,” thuhet në njoftimin e fondacionit.

Rezultate kryesore të sondazhit 1. A doni që bashkimi i Shqipërisë me Kosovën të ndodhë para bashkimit me Evropën?

 

Po———————64%

Jo———————25%

Nuk e di————–11%

——————————————

 

Kryetari i Komunës së Bujanocit ka mbrojtur punimin e doktoraturës në Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazarit Arifi, doktoraturën me temë “Dhuna në familje” e mbrojti në prani të komisionit si dhe mysafirëve që kishin ardh me kryetarin e komunës. Arifi mbanë titullin doktor i shkencave. Kryetari i Komunës së Bujanocit Fakultetin e  kreu në Prishtinë në vitin 1984, magjistroi në shkencat juridike në vitin 2010 në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës. Arifi për herë të tretë ka fituar postin e kryetarit të Komunës së Bujanocit pas zgjedhjeve lokale të 6 majit, ndërsa në historinë e Komunës së Bujanocit njihet si shqiptari i parë që ka fituar postin e kryetarit të kësaj komune, pas konfliktit të armatosur në Luginë gjatë vitit 2000/2001

——————————————-

 

Këshilli i Bashkësisë Islame të komunës së Medvegjës ka filluar një projekt të madh për rregullimin e të gjitha varrezave shqiptare në territorin e komunës së Medvegjës. Me këtë projekt parashihet pastrimi dhe rrethimi i të gjitha varrezave nëpër të gjitha fshatrat shqiptare, ka bërë të ditur për medvegja.net kryetari i KBI-së në Medvegjë,  Lulzim Sahiti. Ai tha se tashmë, duke falënderuar zëvendëskryetarin e komunës dhe komunën për përkrahje materiale, kemi filluar me implementimin e këtij projekti. Sipas Sahitit tashmë janë rregulluar varrezat e disa lagjeve të fshatit Kapit dhe Dediq, ndërsa për shkak të motit të lig që po mbretëron këto ditë jemi detyruar t’i ndërpresim punimet. Ai po ashtu tregoi se me këtë projekt parashihet edhe mirëmbajtja e objekteve fetare islame në komunën tonë, duke potencuar këtu edhe rregullimin e tyrbes së Kapitit e cila ishte djegur gjatë verës së këtij viti. Sahiti thekson se që nga ndërrimi i kryesisë së Këshillit të Bashkësisë Islame në Medvegjë, është punuar mjaft. Unë i falënderoj bashkëpunëtorët, pastaj edhe banorët e fshatit Kapit të cilët na kanë përkrahur për realizimin e këtij projekti, dhe shpresoj që po sa të përmirësohet moti, do të vazhdojmë me pastrimin e varrezave të Tupallës e kështu me radhë në çdo fshat”, tha mes tjerash kryetari i këshillit të bashkësisë Islame në Medvegjë, Lulzim Sahiti. Këshilli i Bashkësisë Islame në Medvegjë, shpreson që banorët në të ardhmen do të përkrahin më shumë këtë institucion dhe në këtë mënyrë do të mundësohet angazhimi i 4 apo 5 punëtorëve për përkujdesje të vazhdueshme të varrezave në të gjitha lagjet dhe fshatrat

————————————

Lajmërohen të gjithë dashamirët e lojës së shahut se me datën 23.12.2012 dita e diel, me fillim prej orës 11.00 në lokalet e klubit të shahut “PRESHEVA”, organizohet turnir individual në shah të cilin e organizon Organizata për Kultur Fizike Preshevë dhe klubi i shahut. Turniri është tradicionl “Presheva 2012” dhe është i mbyllur, që do të thotë se të drejt pjesmarje kanë vetëm banorët e Komunës të Preshevës. Turniri do të luhet sipas sistemit zvicerian, në 7 xhiro në tempo loje prej 15 min. Organizatori ka paraparë këto shpërblime:

Vendi i parë 10.000 din. Pehar

Vendi i dytë 5.000 din. Pehar

Vendi i tretë 3.000 din Pehar

Referi kryesor 2.000 din. Pjesmarrësit luten që të vijnë në ora 10:30 kur edhe do të hidhet shorti në mënyrë kompjuterike.

————————————-

 

Lajmrohen nxënësit e shkollës së mesme teknike Presheva dhe Gjimnazit Skënderbeu në Preshevë se mund të bëjnë tërheqjen e mjeteve për bursa të dedikuara nga Trupi Koordinues. Mjetetet janë të ndara për muajt shtatorë, tetorë, nëntorë dhe dhjetorë ka konfirmuar për Radiotelevizionin Presheva, kryeshefi I drejtoratit për financa, Fatmi Aizi.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch