Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 17 gusht 2012

RTP lajmet 17 gusht 2012

Në kuadër të muajit të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër Bajramit, Shoqata Kulturor Humanitare “Dituria” nga Presheva, ka bërë shpërndarjen e ndihmave humanitare familjeve në nevojë në komunën e Preshevës. Ky aksion humanitarë është si rrjedhojë e organmizimit të turnirit humanitar në futboll të vogël nga kjo shoqatë, ku mjetet e siguruara tash po shfrytëzohen për qëllime humanitare. Nga ky projektë do të përfitojnë 50 familje të komunës së Presshevës thotë Nexhmedin Ademi drejtor i SHKH “Dituria”. Udhëheqësit e kësaj organizate humanitare thonë se edhe më tutje do të vazhdohet me aktivitete të tilla, në mënyrë që sado pak ti dilet në ndihmë familjeve në nevojë në komunën tonë.

———————-

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq thotë se plani për Kosovën është duke u hartuar dhe është me rëndësi që të arrihet konsensus sa më i madh. “Mendoj se është qëllim edhe i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq që të arrijë konsensus të madh në skenën politike dhe atë publike”, ka thënë Stefanoviq në një intervistë për gazetën “Jedinstvo”. Sipas tij, kështu të gjithë do ta dinin se për çka bëhet fjalë, çka përmban platforma dhe do të jepnin kontributin që platforma të jetë më e mirë. “Nuk mund të hyjë në detaje, sepse plani është duke u përpiluar dhe platforma s’është finalizuar”, ka thënë Stefanoviq, duke shtuar se ajo është në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe rezolutën 12 44. Aktualisht, në Kosovë po zhvillohet një debat në lidhje me nisjen e një dialogu politik me Serbinë, në ndërkohë që si Qeveria në Prishtinë, ashtu edhe presidenti serb po kërkojnë konsensus ndërpartiak për këto lloj bisedimesh, njofton REL. Nga bisedimet teknike të zhvilluara deri në mars të këtij viti nën ndërmjetësimin e BE-së janë arritur 7 marrëveshje, zbatimi i të cilave, sipas përfaqësuesve kosovarë, lë shumë për të dëshiruar.

——————–

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se ende nuk dihet kur dhe në çfarë forme do të vazhdojë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Ai ka thënë se për këtë çështje do të flitet më 4 shtator në Bruksel me zyrtarët më të lartë të BE-së, raporton Rel. “Aktualisht ende nuk janë kristalizuar çështjet as se kur di të nisë, dhe as se në çfarë formati, dhe as për temat e shtruara në dialog”, iu ka thënë Daçiq gazetarëve. Ai ka shtuar se nuk është qartësuar ende çështja nëse ekziston gatishmëria e Prishtinës që dialogun me Beogradin ta ngre në një nivel më të lartë, nga niveli teknik në atë politik. Aktualisht, në Kosovë po zhvillohet një debat në lidhje me nisjen e një dialogu politik me Serbinë, derisa sikurse Qeveria në Prishtinë, ashtu edhe presidenti serb, po kërkojnë konsensus ndërpartiak për këto lloj bisedimesh. Nga bisedimet teknike të zhvilluara deri në mars të këtij viti nën ndërmjetësimin e BE-së janë arritur 7 marrëveshje, zbatimi i të cilave, sipas përfaqësuesve kosovarë, lë shumë për të dëshiruar.

———————

Udhëtarët të cilët kanë kaluar në pikëkalimin në Muçibabë mes Kosovës dhe Serbisë, në mëngjesin e së enjtes kanë marrë një vulë “interesante” në dokumentet e udhëtimit. Ata ishin befasuar pasi që Policia Kufitare e Kosovës ua kishte vulosur pasaportat me datë “ 16 gusht 2022”.“Ata bre vëlla ishin 10 vjet përpara”, ka thënë njëri nga udhëtarët, që ndodhej të enjten në njërin nga autobusët e rregullt të relacionit Preshevë-Prishtinë. Udhëtari nga Presheva ka treguar se udhëton shpesh për në Kosovë dhe është shprehur se do të ishte më “i kënaqur” nëse do t’i ndodhnin më shpesh këso gjërash “interesante”, sesa ato që i rastis çdoherë t’i ndodhin kur bëhet fjalë për kalimin në këtë pikë kufitare, shkruan “Koha Ditore. Ndërkaq zyrtarët e Policisë së Kosovës e kanë konfirmuar vendosjen e vulës me datë 16 gusht 2022, duke e vlerësuar si lëshim teknik. “Kjo është vërejtur shumë herët nga zyrtarë policorë dhe është rregulluar”, ka thënë Brahim Sadriu nga Zyra për informim e Policisë së Kosovës . Vulosja me këtë datë “gabimisht”, sipas Sadriut, nuk ka zgjatur pasi që ajo është vërejtur nga zyrtarët policorë si “lëshim teknik” .“Personave që u është vendosur kjo vulë nuk do të kenë asnjë pasojë nga ajo. Policia është duke hetuar rrethanat pse ndodhi ky lëshim teknik. Ndërkaq sa i përket çështjes së vonesave në kufij dhe vendosjes së vulave kohë pas kohe në pikëkalimin kufitar në Muçibabë, Sadriu nuk ka dhënë përgjigje.
———————
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po përgatitet për zgjidhje shumë të dëmshme për veriun e Kosovës. Haziri mendon se për veriun është duke u përgatitur një dalje jashtë Pakos së Ahtisaarit, e cila sipas tij, do të ndikonte në ndarjen e brendshme të Kosovës. “Çdo dalje jashtë Pakos është autonomi politike territoriale për serbët dhe është ndarje de fakto e brendshme e Kosovës. Pra serbët janë duke punuar që tash të fitojnë autonomi politike në mënyrë që de fakto ta ndajnë Kosovën dhe ta sakatojnë pavarësinë e Kosovës apo ta kenë një Kosovë të tyre që do të lidhet me vonë edhe me eksterritorialitetin e Kishave Ortodokse në Kosovë”, ka thënë në një intervistë për “Tribuna Shqiptare” deputeti i LDK-së Lutfi Haziri. Ai thotë se nuk do të insistojë që pjesë e këtij dialogu të futet edhe ideja e tij për kthimin e kufijve të vitit 1956 ku disa komuna në veri të Kosovës do t’i bashkëngjiteshin Serbisë, ndërsa Lugina e Preshevës, Kosovës

——————-

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e shtunë, më 18 gusht, kurse dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të dielën, më 19 gusht. Manifestimi qendror kushtuar festës së Fitër – Bajramit do të mbahet në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” (Xhamia e madhe) në Prishtinë, ndërkaq fillon në orën 5:05, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jenë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga kryeimami, Sabri Bajgora. “Namazi i Fitër – Bajramit falet në orën 6:23, Hytben do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me një mesazh për festën”, njofton BIK. Më 19 gusht, myftiu Tërnava, si tradicionalisht organizon pritje në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00 deri në 12:00. “Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër-Bajramit, duke e lutur Zotin që të na ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona. Me fat festa e Fitër-Bajramit”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

——————

NP “Moravica” informon të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës se nesër prej orës 22-04 të mengjesit do të kryej pastrimin e rrugës dhe trotuareve në rrugën kryesore duke filluar nga komuna deri në shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” në qytetin e Preshevës, në prag të festës së fitër bajramit. Andaj udhëheqësia e kësaj ndërmarrje publike në komunën e Preshevës kërkojn nga qytetarët që në këtë periudhë kohore mos të bëjnë parkimin e automjeteve të tyre në trotuare, në mënyrë që sa më lehtë dhe shpejtë të kryhet pastrami i gjitha trotuareve.pastrimi i trotuareve do të bëhet për festën e fitër bajramit. Në fund NP “Moravica” gjithë qytetarëve ia uron festën e Fitër Bajramit, thuhet kështu në informatën e drejtorit të NP “Moravica” Naser Sadiku.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch