Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 17 Janar 2013 – Kanë vazhduar edhe sot takimet e liderëve politik e institucional pas situatës së tensionuar në Luginë

RTP lajmet 17 Janar 2013 – Kanë vazhduar edhe sot takimet e liderëve politik e institucional pas situatës së tensionuar në Luginë

Kanë vazhduar edhe sot takimet në mes të udhëheqësve institucional dhe politikë të Luginës së Preshevës dhe OVL tw UÇPMB-sw takime të cilat po mbahen me qëllim të menaxhimit të situatës së tensionuar.

Edhe përkundër ultimatumit të kryeministrit serb IVica Daçiç se lapidari do të hiqet më 17 janar dhe se ai nuk do të shkoj në Bruksel pa e hequr atë nga qendra e Preshevës, nuk ka ndodhur asnjëra e as tjetra. Gjatë tërë natës e ekipi ynë ka monitoruar situatën në qendër të Preshevës dhe lapidari nuk është lëvizur nga vendi, ndërsa në anën tjetër kryeministri Daçiç ka udhëtuar drejt Brukselit dhe është  takuar me kryeministrin Thaçi.

Ndërsa liderët e Luginës së Preshevës dhe përfaqësuesit e OVL së UÇPMB-së edhe sot janë takuar për të diskutuar situatën aktuale dhe politike të sigurisë.

Ndërkaq edhe sot kryetari serb Tomislav Nikoliç ka qenë i prerë në deklaratën e tij duke thënë se do të largohet pllaka përkujtimore e UÇPMB-së që sipas tij   kanë varë përfaqësuesit e pushtetit, policinë dhe qytetarët e pafajshëm serb , duke harruar se me marrëveshjen e Konçulit janë amnistuar të gjithë ushtarët e UÇPMB-së. E kur jemi tek lapidari liderët e Luginës kanë njoftuar të gjitha instancat më të larta ndërkombëtare të akredituara në Beograd  se  lapidarit është në procedurë të legalizimit sipas ligjit ,kërkesë kjo edhe e qeveritarëve serb por edhe e ndërkombëtarëve.

———————————-

Nënkryetari i parë i qeverisë serbe Aleksandar Vuçiq ka thënë se përmendorja e ngritur për policët që humbën jetën nuk do të largohet me asnjë kusht.

Nënkryetari i parë i qeverisë serbe Aleksandar Vuçiq ka thënë se përmendorja e ngritur për policët që humbën jetën nuk do të largohet me asnjë kusht. “Përfaqësuesit shqiptar kanë thënë se janë të gatshëm ta zhvendosin përmendoren e UÇPMB-së dhe ta vendosin në një vend tjetër me kusht që të rrënohet edhe përmendorja që është ngritur për policët serb që kanë humbur jetën në konfliktin e armatosur në jug të Serbisë. Për përmendoren e policëve ekzistojnë të gjithë dokumntat e duhura. Eshtë vendosur përskaj rrugës për dallim nga ai i Preshevës që vshtë vendosur në qendër, para ndërtetës së komunës. Ne nga shqiptarët nuk kërkojmë ta rrënojnë atë por ta zhvendosin në një vend tjetër. Mirëpo, nëse këtë nuk e bëjnë, shteti do ta rrëmojë deri në dy ditë kohë” thuhet në qeverinë serbe. Në lidhje me kërkesat e shqiptarëve, ka komentuar shkurt Aleksandar Vuçiq se kërkesat e shqiptarëve nuk do të përmbushen. “Përmendorja për policët e rënë sigurt që nuk do të rrënohet” ka thënë zëvendës kryeministri i qeverisë serbe. Ky qëndrim i qeverisë serbe ka ardhë menjëherë pas vendimit të Kuvendit të Preshevës pasi ka marrë vendim që të përmendorja të mos largohet dhe sa më shpejtë të legalizohet.

———————————-

Tomislav Nikoliq, Kryetari i Serbisë ka thënë se shqiptarët dhe serbët duhet së bashku të caktojnë se ku duhet të vendoset përmendorja në Preshevë, dhe ajo që po ndodh tani, nuk do të kishte pranuar asnjë shtet tjetër. “Serbët dhe shqiptarët duhet vet të caktojnë se ku do të vendoset.

Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se shqiptarët dhe serbët duhet së bashku të caktojnë se ku duhet të vendoset përmendorja në Preshevë, dhe ajo që po ndodh tani, nuk do të kishte pranuar asnjë shtet tjetër. “Serbët dhe shqiptarët duhet vet të caktojnë se ku do të vendoset. Kështu në qendër të Preshevës, me emrat e atyre që kanë vra qeveritar, polic dhe qytetarë të pafajshëm – këtë asnjë shtet nuk dota kishte lejuar dhe asnjë nuk do të kishte duruar kaq gjatë” ka thënë Nikoliq. “Shqiptarët po tentojnë ti provokonë serbët që tia rrënojnë përmendoren, për të thënë pastaj se të drejtat e tyre janë të cënuara” ka thënë Nilkoliq. “Ajo që vlen në Kosovë paraqet kopsht kulture që është ngritur para se të vijnë shqiptarët. Këto përmendore nuk mund të krahasohen” ka përfunduar Nikoliq

———————————-

Këshillat e Bashkësisë Islame në Preshevë dhe Bujanoc përkrahin Vendimin e Kuvendit të këshilltarëve shqiptar të Preshevës Bujanocit e Medvegjës për mos heqjen e Lapidarit. Me këtë rast këshillat e Bashkësisë Islame në Preshevë dhe Bujanoc ftojnë të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë për mirëkuptim dhe tolerancë ndër njerëzore  për gjakftohtësi dhe arsye të shëndoshë e humanizëm. 

Këshillat e Bashkësisë Islame në Preshevë dhe Bujanoc përkrahin Vendimin e Kuvendit të këshilltarëve shqiptar të Preshevës Bujanocit e Medvegjës për mos heqjen e Lapidarit. Këshillat e Bashkësisë Islame në Preshevë dhe Bujanoc fuqimisht përkrahin Vendimin e Kuvendit të këshilltarëve shqiptar të Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës të marr në mbledhjen e këshilltarëve të këtij Kuvendi më datë  12.01.2013 , e shtunë , për mos heqjen e Lapidarit të dëshmorëve të kombit të UÇPMB-së nga “ Sheshi i dëshmorëve” në Preshevë. Këshillat e Bashkësisë islame në Preshevë dhe Bujanoc konsiderojnë se si çdo popull tjetër në rruzullin tokësor ashtu edhe Populli shqiptar ka të drejtë kombëtare , morale e njerëzore  që t’i nderojë dëshmorët tij  të rënë për liri , demokraci dhe të drejtat e veta kombëtare e njerëzore dhe njëherësh këtë të drejtë nuk ia mohon asnjë populli tjetër në katër anët e  botës. Me këtë rast këshillat e Bashkësisë Islame në Preshevë dhe Bujanoc ftojnë të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë për mirëkuptim dhe tolerancë ndër njerëzore  për gjakftohtësi dhe arsye të shëndoshë e humanizëm.  Dëshmorët janë të gjallë , ata nuk vdesin kurrë , por mundësitë tona janë të mangëta për të pasur aftësi për ta kuptuar gjallërinë e tyre. Gradat e dëshmorëve janë në një piedestale tejet të lartë , madje të paarritshme për të tjerët pos të të  Dërguarve të Zotit . Ato grada  janë në pafundësi dhe shpërblimi i tyre i vërtetë gjendet te Krijuesi ynë i përbashkët, Allahu Fuqiplotë i Cili do t’i shpërblejë me dhuntitë , mirësitë  e begatitë e Tija të paskajshme në Botën e gjithmonshme, thuhet në njoftim të “Këshillat e Bashkësisë Islame në Preshevë dhe Bujanoc

———————————-

Lapidari i UÇPMB-së është në vendin e duhur dhe vendosja e tij pran ndërtesës së Kuvendit Komunal të Preshevës nuk ngacmon askënd. Ai lapidar përkujton ata që luftuan për liri dhe barazi, ka vlerësuar kështu gjatë një deklarate për mediat vendore dhe kosovare, analisti politik, Albinot Maloku.

Lapidari i UÇPMB-së është në vendin e duhur dhe vendosja e tij pran ndërtesës së Kuvendit Komunal të Preshevës nuk ngacmon askënd. Ai lapidar përkujton ata që luftuan për liri dhe barazi, ka vlerësuar kështu gjatë një deklarate për mediat vendore dhe kosovare, analisti politik, Albinot Maloku. Problemet dhe nevojat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pa tjetër që duhet të jenë të ngjitura lartë në agjendën e interesit kombëtar shqiptar, e pse jo edhe ndërkombëtar. Sipas Malokut, lufta tani nuk është mjetë i zgjidhjes së problemit. Kush e kërkon luftën, do ta gjejë atë. Parimisht edhe e mira edhe e keqja fillon me bisedime, tё cilat do tё mund tё inicoheshin pёr njё apo çёshtje tjetёr. Duke u nisur nga e veçanta e tyre, pёrfundimisht dhe pa asnjё mёdyshje mund them se bisedimet u bёjnё mirё palёve. Tani pёr tani ёshtё shumё e rёndёsishme qё palet tё kenё njё kornizë tё pёrbashkёt se pёr cilat tema ata do tё bisedojnë ka potencuar ndër të tjera analisti politik, Albinot Maloku.

———————————-

Ish kryeparlamentari i Kosovës, aktualisht kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), akademiku Nexhat Daci, ka përshëndetur legalizimin e përmendores së UÇPMB-së në Preshevë dhe ka  vlerësuar  unifikimin e faktorit politikë shqiptarë në Luginë.“

Ish kryeparlamentari i Kosovës, aktualisht kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), akademiku Nexhat Daci, ka përshëndetur legalizimin e përmendores së UÇPMB-së në Preshevë. Këtë deklaratë akademiku Nexhat Daci e bëri gjatë qëndrimit në studion e RTK-së duke e vlerësuar edhe unifikimin e faktorit politikë shqiptarë në Luginë.“Ata kanë bërë mirë që e kanë legalizuar edhe pse me vonesë, por është bërë një hap shumë pozitiv edhe në unifikimin e faktorit politik shqiptar në Luginë, por mbi të gjitha theksoj se problem i respektimit të gjakut të dëshmorëve të heronjve të atyre që kanë dhënë më të vlefshmen për lirin e shqiptarëve, nuk është problem i faktorit politikë shqiptarë në Luginë ose i partive politike, por populli me veprimet e veta e ka ruajt kufirin e Kosovës Lindore gjatë okupimit të fashizmit serb të shqiptarëve, dhe tani e meritojnë të sillen të përgjegjshëm ndaj atyre vlerave dhe ne ti përkrahim”, ka thënë Daci

———————————-

Lideri i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Qeveria e Kosovës duhet të sillet me serbët në veri në të njëjtën mënyrë si do të sillet Qeveria e Serbisë me shqiptarët në Luginën e Preshevës.

 

  “Nëse shqiptarëve atje ju preket një fije floku edhe Qeveria e Kosovës duhet të veprojë njëjtë”, ka thënë Spahiu në emisionin “Rubikon” të KTV-së. Spahiu shpalosi edhe platformën e Aleancës Kuq e Zi, ku ritheksoi objektivin e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet të vetëm, duke mohuar se bashkësia ndërkombëtare është kundër këtij projekti dhe “mosbesimi i tyre qëndron në faktin se ata kanë përballë tyre një klasë të inkriminuar politike, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë”. Ai tha se model i mirë për integrim në BE mundet të merret rasti i Kroacisë, e cila ishte në gjendje t’ia dorëzojë drejtësisë edhe kryeministrin e saj vetëm për të krijuar standarde të mirëfillta të respektimit të ligjit. I pari i ‘kuqezinjve’ shprehu besimin se në zgjedhjet e qershorit në Shqipëri do të krijojnë për herë të parë një ‘Qeveri Kuq e Zi’, ndërsa mohoi koalicionet e mundshme me Partinë Demokratike ose Partinë Socialiste.

——————————–

Skadimi i ultimatumit të Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë ndaj autoriteteve shqiptare të Komunës së Preshevës për heqjen e lapidarit me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së, ka vënë në lëvizje forca të shtuara të policisë së Serbisë në kufi me Republikën e Kosovës.

Burime të Kosovapressit nga fshati Dobrosin, fshat ky që gjendet rreth 600 metra larg nga kufiri me Kosovën, kanë thënë se gjatë ditës së sotme janë parë përforcime të forcave policore të Serbisë përgjatë kësaj pjese të kufirit.“Poflas për fshatin tim. Në postbllokun e fshatit Dobrosin sot kanë sjellë dyfishin e policisë. Ata sot janë të pajisur edhe me automatik”, ka thënë burimi nga ky fshat. Sip as burimit, gjendja në fshatrat përreth kufirit me Serbinë është mjaft e tensionuar dhe nën ethe.

———————————-

10% është ngritja e çmimeve të  barërave që janë paralajmëruar për muajin janar të këtij viti nga institucionet përkatëse. Ndërsa barnatorja e qytetit në Preshevë i ofron shërbime qytetarëve tanë edhe gjatë ditës së diel, tha kështu Agron Mustafa, farmacit i diplomuar në barnatoren e qytetit në Preshevë.

Në fillim të muajit janar të këtij viti institucionet përkatëse kanë paralajmëruara ndryshime në farmaci e respektivisht  ndryshime në çmime që parashihen në ngritjen sa I përket barërave. Përkitazi me këtë ekipi I radiotelevizionit Presheva vizitoi barnatoren e qytetit në Preshevë, dega e barnatores së Vranjës, për të mësuar më për së afërmi rreth ndryshimeve të paralajmëruara.  Agron Mustafa, farmacist I diplomuar në këtë barnatore thekson se ndryshime të mëdha nuk ka pasur pos  rritjes së çmimeve me vlerë të përqindjes prej 10%. E në anën tjetër në pyetjen e parashtruar se a ka zbritje të çmimeve në participim për kategoritë e caktuara siç janë diabetikët  zoti Mustafa u shpreh. Sa I përket sektorit privat të barnatoreve  në vend ende nuk kemi ndonjë ndryshim rreth shfrytëzimit të barnave me recetë që është paralajmëruar më parë.  Risi e veçantë e kësaj barnatoreje për gjithë qytetarët e komunës sonë është se gjithë qytetarët, pacientët barnat e tyre mund ti marrin edhe gjatë vikendit konkretisht ditën e diel nga ora 8 deri në orën 14.00. Sipas farmacistit në fjalë ky ka qenë qëndrimi I marrë nga kolektivi  me qëllimin më të mirë për  shërbim sa më të shpejtë   për qytetarët e komunës sonë.

————————————-

Gjysëm vjetori i dyte ka filluar normalisht në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme  të komunës së Preshevës.Sot është dita e dytë e procesit mësimor dhe sipas kryetarit të aktivit të drejtorave Telat Arifi të gjitha shkollat kanë nisur procesin mësimor sipas planprogramit të paraparë.

Ka filluar gjësëmvjetori i dytë në të gjitha shkollat e komunsë sonë.Pushimin dimëror nxënësit përvec që e kanë shfrytëzuar për relaksim ata kanë  qenë të obliguar të përgatitetn për gjysëmvjetorin e dytë. Sot është dita e dytë e gjysëmvjetorit të dytë në të gjitha shkollat e komunës së Preshevës,sipas kryetarit të aktivit të drejtorave Telat Arifi në të gjitha shkollat e komunës së Preshevës mësimi po zhvillohet normalisht i paraparë sipas planprogramit mësimor.Vlen të theksohet se në të gjitha shkollat e komunës sonë,janë të furnizuara me lëndë djegëse,ku për nxënësit do të jenë kushte të mira për mësim.

RTV Presheva

HASAN HASANI

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch