Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 17 korrik 2012

RTP lajmet 17 korrik 2012

SHBA dhe Gjermania kërkojnë që Serbia të tërheqë policët e vet nga veriu i Kosovës shkruan sot “Blic”. Kjo gazetë shton se Serbia zyrtarisht nuk ka forca të sigurisë në veri, por “ka ndërmjet 300 dhe 400 punëtorë të angazhuar të MPB”. Shërbimet e huaja vlerësojnë se në veri janë ndërmjet 1000 e 2000 agjentë sekretë të Serbisë. “Blic” thekson se zyrtari i lartë amerikan Philip Gordon gjatë vizitës në Beograd ka kërkuar largimin e këtyre forcave.

——————

Në Qeverinë e re të Serbisë sipas të gjitha gjasave do të formohet Zyra “për Kosovën e Metohinë”, ndërsa në kuadër të çdo resori do të ekzistoj sektori për problemet e Kosovës, raportojnë mediat serbe. Sipas mediave serbe, kjo do të thotë se pas zyrës, për udhëheqjen e së cilës kandidat është kryetari i ilegal i Mitrovicës, Krstimir Pantiq, do të ekzistojnë edhe ekipet e njerëzve në kuadër të ministrive të cilat do të merren me arsimin, financat, jurisprudencën në Kosovë. Secili sektor si dhe Zyra, sipas “Novostit” do të bashkëpunojnë dhe gjithnjë do të vëzhgojnë situatën në Kosovë. Vendimi përfundimtar për Zyrën do të merret deri në fund të javës, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Partisë Përparimtare Serbe.
—————–
Në vendin tonë sot do të jetë moti më i freskët, me vranësira të ndryshuara me temperatura maksimale nga 25 deri 29 gradë, njofton instituti hidrometeorologjik. Deri ditën e shtunë do të jetë kryesisht mot me diell, vetëm ditën e martë në fund të ditën dhe gjatë natës në pjesët veriore priten vranësira, kryesisht pa të reshura. Temperatura maksimale në fillim të periudhës do të jetë në kufijt e vlerave normale për këtë periudhë të vitit, ndërsa nga dita e enjte pritet rritje e temperaturave.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch