Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 16 korrik 2012

RTP lajmet 16 korrik 2012

Gjithçka është duke shkuar në rregull gjatë pushimeve verore të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Evropën perëndimore dhe kthehen në vëndlindje këtë sezonë të verës. Transporti i tyre me autobus është duke rrjedhur sipas parashikimeve dhe pa asnjë problem. Në agjensionin “Mimoza 93”  thonë se kanë në dispozicion 20 autobusë dhe linjat e tyre kanë rrjedhur pa as më të voglin problem si gjatë rrugës ashtu edhe sa i përket komoditetit të mjeteve transportuese. Drejtori i këtij agjensioni Nexhat Kadriu thotë se qysh më herët i kanë bërë të gjitha pregaditjet, ndërsa sipas tij numri i udhëtarëve në krahasim me vitet e kaluara është rritur në një far mase të vogël.

E sa i përket rradhëve të gjata në kufi, Kadriu thotë se ka pritje mirëpo jo dhe aq. Një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve që kthehen në vendlindje për pushime verore kanë vendosur që të udhëtojnë me autobus, për ti ikur sadopak pritjeve të gjata që bëhen me vetura nëpër pikëkalimet kufitare.

———————————–

Përfaqësuesit e Bashkësive Islame të Luginës së Preshevës, të shtunën janë takuar në Prishtinë me kryetarin e BIK-ut Naim Tërrnava, ku është vendosur që Lugina e Preshevës të ketë një bashkësi islame. Me këtë rast është formuar edhe grupi punues prej 5 anëtarëve. Të shtunën më 14.07.2012 në Prishtinë, me nismën e Myftiut të Kosovës –Naim Tërnava, u mbajt një takim i përbashkët me përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Luginës së Preshevës.

Në këtë takim, të gjithë njëzëri u pajtuan dhe u dakorduan që të themelohet Bashkësia Islame nën emërtimin: “Bashkësia Islame e Luginës së Preshevës” (BILP).

Në këtë takim po ashtu u vendos njëzëri shuarja dhe c’regjistrimi i Bashkësisë Islame për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (BIPMB) dhe regjistrimi i Bashkësisë së re Islame (BILP)

Me këtë rast nga përfaqësuesit e pranishëm u formua Grupi punues për themelimin e kësaj Bashkësie islame, i cili do të ndërmarrë hapat konkretë për ta jetësuar sa më shpejtë këtë nismë.

Grupi punues është në këtë përbërje:

1. Ragmi Destani

2. Fikret Limani

3. Reshat Musliu

4. Adnan Ahmeti

5. Sevder Bajrami

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch