Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 17 maj 2012

RTP lajmet 17 maj 2012

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic, ka thënë se nëse Serbia mbetet e palëkundur në mosnjohjen e Kosovës, Prishtina nuk do të ketë zgjidhje tjetër, pos të kthehet në tryezën e bisedimeve, edhe nëse temat do të përfshinin çështjen e statusit të saj. “Nëse qëndrojmë të vendosur në mosnjohjen e Kosovës dhe vazhdojmë të ndalojmë Kosovën nga integrimi në organizatat ndërkombëtare, nuk do të ketë alternativa të tjera, pos t’i kthehet tryezës së bisedimeve, ku nuk diskutohet vetëm rreth çështjeve teknike, ashtu siç ka qenë rasti i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës deri më tash, por po ashtu edhe për çështjen e statusit”, ka thënë Jeremic raportojnë mediat serbe, transmeton RTK. Sipas tij, Serbia ka pasur sukses në bllokimin e përpjekjeve të Kosovës për t’u bërë anëtare e ndonjë organizate politike ndërkombëtare

————————

Bashkimi Evropian insiston në vazhdimin pa kushte të dialogut Prishtinë- Beograd. Përfaqësuesi special i BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia kanë edhe shumë çështje që duhet t’i zgjidhin mes vete. Para së gjithash, ai ka deklaruar se nga dialogu varet edhe procesi i përafrimit të këtyre dy vendeve me familjen evropiane.“Dialogu duhet të vazhdojë pasi që ka ende gjëra që duhet bërë. Ne e kemi thënë se progresi i Kosovës dhe i Serbisë drejt BE-së do të maten edhe nëpërmjet dialogut dhe marrëdhënieve ndërmjet vete. Andaj është në interes të të dyja palëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në këtë dialog”, ka thënë Zhbogar, raporton Koha Ditore. Vazhdimi i dialogut teknik është kushtëzuar nga Kuvendi i Kosovës me zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Zhbogar nuk ka parapëlqyer të lëshohet në komentime të zhvillimeve në Kuvend, por ka rikujtuar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është kërkuar edhe me Rezolutë të OKB-së

———————–

Kandidati presidencial i Partisë Demokratike të Serbisë, Boris Tadic, ka thënë se nëse fiton në zgjedhjet e 20 majit, nuk do të ndryshojë politikën e tij “Edhe Evropa, edhe Kosova”. “Nuk do të heq dorë nga kjo politikë”, ka thënë Tadic gjatë duelit televiziv me kundërkandidatin e tij nga Partia Progresive Serbe, Tomislav Nikolic. Ky i fundit ka thënë se çështja e Kosovës duhet të negociohet, porse ka akuzuar Tadicin se u shmanget përgjegjësive dhe nuk do që brenda Serbisë të arrihet konsensusi për politikën ndaj Kosovës, transmeton REL. Me politikën “Edhe Evropa, edhe Serbia”, Tadic këmbëngul edhe në rrugën evropiane të Serbisë, edhe në, siç thotë ai, sovranitetin e shtetit serb mbi Kosovën. Në zgjedhjet presidenciale të 6 majit, Tadici dhe Nikolici kanë fituar më së shumti vota, por asnjëri numrin e mjaftueshëm për të shmangur balotazhin

———————-

Ndryshimi i temperaturave që po shënohet ditëve të fundit në vendin tonë nën 10 gradë celsius kur tani më gjendemi në stinën e pranverës ndikojnë mjaft në kulturat bujqësore respektivisht të mbjellat pranverore. Ndryshimi momental i motit qoftë me temperatura të ulëta apo ato të larta ndikojnë mjaft në zhvillimin kulturave bujqësore konkretisht në lulet pemëve apo të bimëve, shprehet kështu për Radiotelevizionin Presheva agronomi Qenan Daliu specialist i mbrojtjes së bimëve. Agronomi në fjalë potencon se bujqit në këtë sezon pranveror preferohet që pas reshjeve të shiut të bëjnë riplehrimin apo pas mbirjes të trajtojnë me hebricite të ndryshme për të mënjanuar barojat e këqija sepse gjatë periudhës në zhvillimit do të ndikojë negativisht. Nëse bimëve gjatë zhvillimit të tyre u mungojnë elementet kryesore dielli e lagështia ajo nuk mund të zhvillohet normalisht.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch