Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 17 Mars 2014 -Qytetarët revoltohen me keqpërdorimin e votës së tyre

RTP lajmet 17 Mars 2014 -Qytetarët revoltohen me keqpërdorimin e votës së tyre

Votimi falsoNe vazhdim do te ndjekim anketën me qytetarët e komunës së Preshevës në lidhje me zgjedhjet e djeshme parlamentare. Në këto zgjedhje ka pasur shumë pakënaqësi ku Qani Nuredini nga Miratoca ka kërkuar nga  TVP që të denoncoj  revoltën në lidhje me keqpërdorimin e votës së familjes së tij. Por ka edhe të atillë që dje kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

 

—————————————

 

Aleksandër Vuçiq kryeministër i ardhshëm i Serbisë, thotë se qeveria do të jetë e kompletuar më 1 maj

SNS e Aleksandar Vuçiqit, ka fituar 48.2% të zgjedhjeve gjegjësisht 156 deputet, i dyti radhitet koalicioni SPS-PUPS-JS me 13.6%, ose 44 deputet. I treti radhitet Partia Demokratike e cila në zgjedhjet parlamentare ka fituar 6.3% të votave, ndërsa NDS e Boris Tadiq ka fituar 5.7%. Kur bëhet fjalë për ndarjen e numrit të deputetëve, SNS – 156 deputet, SPS-PUPS-JS – 44, DS – 20, NDS – 18, SVM – 7, SDA – 3 dhe PVD – 2 deputet. Partia për Veprim Demokratik ka fituar 2 mandate në Kuvendin e Serbisë, SDA nga Sanxhak ka nxjerrë 3 deputet ndërsa SVM e Hungarezëve do ti takojnë 7 deputet. Aleksandër Vucic u është drejtuar gazetarëve dhe “ka falënderuar të gjithë për kontributin që kanë dhënë për të pranuar rezultatet më të mira që prej 25 vjetësh në historinë e parlamentarizmit në Serbi”. Lideri i Partisë Progresiste, ka folur pas rezultateve të para që partinë e tij e nxorën fituese. Vucic ka thënë se “është gati t’ua zgjas dorën të gjithë atyre që kanë ide për t’u bashkuar dhe për të bërë diçka të mirë për Serbinë”. “Programi për qeverinë e re do të bëhet i ditur së shpejti dhe e gjithë puna do të kompletohet më 1 maj”, ka thënë Vucic në një konferencë për media. “Ne nuk do të luftojmë për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratat e ardhshme’, citohet të ketë thënë ai. Fitorja bindëse e Partisë Përparimtare Serbe (PPS) në zgjedhjet e djeshme parlamentare si duket ka trimëruar zyrtarët e saj për të pasur pushtetin në dorë në të gjitha nivelet. Në anën tjetër ende pa kaluar 24 orë nga mbyllja e vendvotimeve, përfaqësuesit e PPS-së kanë filluar  seriozisht të mendojnë edhe për zgjedhjet e parakohshme lokale si dhe për ato të krahinës së Vojvodinës.“Duke pasur parasysh fitoren tonë bindëse në të gjithë republikën është e pakuptueshme që përfaqësuesit tanë të jenë parti opozitare në disa komunë”, thonë në PPS-së. PPS ka korrur fitore apsolute në Nish, Kragujevc, Jagodinë, e në shumë qytete tjera në zgjedhjet e djeshme, derisa si parti ajo vazhdon të mbetet opozitë në nivelin local. Vetëm ata që nuk kanë nuhatje politike mund të supozojnë se nuk do të kemi shumë shpejtë zgjedhje përfshirë edhe ato në Vojvodinë”, ka theksuar zyrtari i lartë i përparimtarëve, Nikolla Selakoviq. Nga ana tjetër, sipas analistëve politik, duke i pasur parasysh rezultatet zgjedhore, PPS zgjedhjet lokale dhe ato për krahinën e Vojvodinës do ti shpallë më së voni deri në vjeshtën e këtij viti.

—————————-

Belul Selimi – Partia për Veprim Demokratik kësaj radhe në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit  për deputet në Kuvendin republikan  arriti të siguroj dy deputet  gjegjësisht dy ulëse në organin më të lartë legjislativ. Kjo gjë u është bërë e ditur në orët e mesditës së sotme nga Komision Zgjedhor Republikan. E Shqiptarët Luginës së Preshevës ditën e djeshme “PVD-së i dhanë mbështetje të madhe që kandidatët e listës së këtij subjekti politik të paraqesin atje kërkesat e shqiptarëve  mbase  të dëshmojnë edhe ekzistencën e tyre”. Kryetari i këtij subjekti Politik i përfshirë në tri komuna Riza Halimi pas përmbylljes së votimeve deklaroi se “rezultati i djeshëm është një rezultat i jashtëzakonshëm  i votuesve kur edhe  në  situata mjaft  të vështira e kuptuan momentin vendimtar në të cilën gjindemi”. Përndryshe sipas Komisionin zgjedhor Republikan për PVD-në për deputet kanë  “votuar” gjithsej 0.68 % respektivisht 24 mijë e 274 votues.

——————————–

Tek “Dheu i Bardhë” policia konfiskon thika e dylbi

 

Në pikën kufitare tek “Dheu i Bardhë” raportohet se njësiti policor gjatë kontrollit në një autobusë në hyrje të Republikës së Kosovës, në valixhen e të dyshuarit mashkull shqiptar kanë gjetur dhe konfiskuar tri thika dhe një palë dylbi njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në procedurë të rregullt.

——————————-

Konkursi për polic, prezantime rreth procedurave të regjistrimit

 

Ditën e martë, me 18 mars 2014 në stacionin policor në Bujanoc në ora 12:00, dhe ne stacionin policor ne Preshevë në ora 14:30 në po të njejtën ditë, do të bëhet prezantimi që ka të beje me procedurat e regjistrimit te kandidateve te ri ne Qendra per Trajnime Themelore Policore – COPO (Centar za osnovnu Policijsku Obuku) në Sremska Kamenicë. Prezantimi do të behet nga përfaqesues të kësaj Qendre nga Sremska Kamenica dhe përfaqesues të OSBE të cilët do të flasin pvr ndihmen që Misioni i OSBE mund ti jep kandidateve me kurse të gjuhës serbe për t’u përgatitur më mirë për provim pranues. Ministria e punëve të brendshme e Serbisë ka hapur konkurs për regjistrim të 480 policëve të ri. Në këtë konkurs përfshihen 210 kandidatë për rrethin e shërbimit policorë në Beograd, 30 kandidatë në rrethin e Borit, në Valevë 40, 20 kandidatë për rrethin e shërbimit policor në Vranjë, 60 në Kikind, 30 në Subotic, 30 Pozharevc, 30 në Sremska Mitrovic dhe 30 kandidatë për rrethin e Uzhicës.

————————–

Trupi Koordinues për Luginë hapë konkurs për studime në Novi Sad

Shërbimi i Trupit Koordinues, në përputhshmëri me prioritetet e definuara, e veçanërisht duke u munduar të përmirësojë kualitetin e arsimimit në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, shpallë konkurs për ndarjen e bursave studentore për të rinjtë me vendbanim në komunën Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Sipas njoftimit të TK-së qëllimi i ndarjes së bursave është sigurimi i kushteve për arsimim të mëtutjeshëm dhe avancimi profesional, duke i ofruar mbështetje materiale rreth shpenzimeve të studimeve themelore akademike. Shpenzimet e lartpërmendura në radhë të parë kanë të bëjnë me shpenzimet për banim (privat ose në konvikte), shpenzimet për ushqim, udhëtim, blerjen e teksteve dhe shpenzimet tjera që kanë të bëjnë me studimet. Të drejtë në paraqitje në konkurs kanë nxënësit të cilët e kanë mbaruar shkollën e mesme dhe personat tjerë deri në moshën 22 vjeçare, që kanë mbaruar shkollën e mesme dhe me vendbanim në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe të cilët plotësojnë kushtet si: -të jenë shtetas të Republikës së Serbisë; gjatë shkollimit të mesëm të kenë pasur sukses të shkëlqyeshëm dhe shumë të mirë, të mos kenë përsëritur asnjë vit; të njohin gjuhën serbe; të mos kenë regjistruar asnjë fakultet dhe të mos kenë fituar të drejtën në bursë në ndonjë konkurs tjetër. Shuma neto e bursës së miratuar prej 45.000,00 dinarëve paguhet për vitin aktual të studimeve në 9 këste mujore duke filluar nga tetori i vitit 2014. Afati për paraqitje në konkurs është 20 ditë dhe fillon nga dita e parë e shpalljes së konkursit në gazetën ditore Politika e cila mbulon tërë territorin e e Republikës së Serbisë. Paraqitja në konkursin për ndarjen e bursave dhe dokumentet tjera, mund t’i dërgojnë me postë ose t’i dorëzojnë personalisht në zyrat e Shërbimit të Trupit Koordinues në Bujanoc apo në Preshevë, ndërsa në Medvegjë në qendrën e shërbimit të administratës lokale, thuhet mes tjerash në njoftim.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch