Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 17 nëntorë 2012

RTP lajmet 17 nëntorë 2012

U bë asfaltimi i rrugës në fshatin Leran në gjatësinë prej 300 metrash lokacionin prej xhamisë së fshatit në drejtim të rrugës kryesore që shpie në rrugën drejt shkollës 9 Maji. Banori i lagjes Sherif Ismaili ka kontribuar në ndërtimin edhe të një pjese të rrugicës sepse asfaltimi i kësaj rruge i ka gëzuar më së tepërmi banorët dhe fshatarët që kryejnë ritualet fetare në xhami. Asfaltimi rrugës në Leran ishte paraparë me Planin Investiv për vitin 2012 ku të gjitha parapërgatitjet paraprake ishin kryer me kohë. Ky projekt ka kushtueshmërinë në vlerën e përgjithshme prej tre milion dinarësh prej të cilave dy milion i ka dedikuar Trupi Koordinues ndërsa një milion dinarë janë ndarë nga buxheti komunal. Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka premtuar se me sigurinë më të madhe do të vazhdojë edhe viteve tjera për të çuar deri në fund asfaltimet e të gjitha rrugëve dhe rrugicave në komunën e Preshevës.

———————–

Asfaltimi i rrugëve ka vazhduar edhe në bashkësinë lokale Geraj. Ka përfunduar faza e fundit e projektit për asfaltim të rrugës kryesore që lidhet rruga regjionale për në fshat. Kryetari i bashkësisë lokale Bajram Jashari ka përshëndetur përkrahjen e realizimit të këtij projekti nga ana e pushtetit lokal sepse tani e tutje banorët do të kenë komoditet më të mirë gjatë shfrytëzimit të kësaj rruge. Rruga që u asfaltua ka gjatësinë prej 170 metra me gjerësi pesë metra nga të dy anët që kap vlerën prej një milion dinarë.

—————–

Këshilli komunal për siguri miratoi vendimin e kartës për përdorim demokratik të video- vëzhgimit në Preshevë. Në bazë të kësaj karte anëtarët e këshillit komunal për siguri dhe kryesuesi i këtij organi janë dakorduar që të zbatosh me përpikëri rregullat e parapara. E drejta për mbikëqyrje të zonave publike është rezervuar për autoritetet e kufizuara me kujdes. Po ashtu është marrë vendim se duhet bërë çmos për të inkurajuar përfshirjen e qytetarëve në çdo fazë të jetës së sistemit të video- vëzhgimit.

——————

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore ka shpallur listën me emrat fitues të studentëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës 100 studentë nga këto komuna kanë fituar nga 100 franga zvicerane në konkursin e hapur të këtij Fondi Humanitar i organizuar për 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe 15 vjetorin e themelimit të Fondit. “Ftohen studentët që të tërheqin nga 100chf e fituara në konkurs, me datën 24.11. 2012 në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë”. Tërheqja e këtyre mjeteve do të bëhet pas përfundimit të programit organizativ për këtë rast, i cili fillon nga ora 11h, ndërsa të mirëseardhur janë edhe mysafirë tjerë. Studentët duhen të jenë prezentë në mënyrë që të bëjnë tërheqjen e të hollave.
——————-
Për nder të 100 vjetorit të qytetit të Durrësit e cila do të mbahet me 26.11.2012 ftohen futbollistët e trajnerit Sherif Junuzit grup mosha U 12 e Preshevës si kampion i dyfishtë i turneut Durrësi 2011/2012, që të marinë pjesë në manifestimin rastit më Durrës. Në ftesë merret vesh se më 26 nëntor 2012 në Durrës bëhet ngritja e Flamurit për nder të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, ndërsa me 27 nëntor 2012 do të organizohen ndeshje futbolli ne mes të katër ekipeve të cilat do ta nderojnë këtë manifestim. Ekipet që do të jenë në Durrës më 27 nëntor janë Ekipi i Shkëndis nga Tetova, Presheva, Durrësi si dhe shkolla e futbollit “Dorgut Ozall.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch