Home » Lajme » RTP lajmet 17 shkurt 2012

RTP lajmet 17 shkurt 2012

Banorët e vendbanimeve të Malësisë së Preshevës përkundër problemeve me të cilat janë përballur këto ditë, familja Haziri në fshatin Depce, lagjja Ukëmemet ka patur gëzim, atyre u lindi djali që e pagëzuan Dardan. Nëna e Dardanit, lindjen e ka realizuar në mënyrën më primitive në shtëpi në asistencë të grave të afërme, por falë zotit shëndeti I sajë dhe foshnjes është shumë I mire. Gjatë këtyre ditëve rrugët ishin të bllokuara, dje me iniciativë të anëtarëve të Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme në Preshevë dhe në shoqërim të stafit medicional nga Shtëpia e Shëndetit, ekipi i Radiotelevizionit Presheva pas shumë vështirësive gjatë rrugës ata kanë depërtuar në lagjen Ukmemet. Rrugëtimi ynë ka zgjatur plot katër orë për pak kilometra por fal vullnetit mirë të të gjithë ekipit qëllimi u realizua. Mjeku kujdestarë, Astrit Berisha me motrën medicionale Flutra Selimi kanë kontrolluar fëmiun, nënën dhe I kanë sygjeruar për përkujdesin që duhet bërë në të ardhmen. Mjeku Berisha ka konstatuar se Dardani ishte me zhvillim normal krahas ditëve të lindjes. Ndërsa anëtari I shtabit për gjendje të jashtëzakonshme, Ilir Sadriu ka potencuar se gjatë kësaj vizite për familjet në lagjen Ukëmemet janë ndarë pako ushqimore, medikamente dhe gjëra higjienike. Ai njëherit ka faleminderuar familjen Haziri për mikëpritjen që na I është bërë si dhe ka shprehur gadishmërinë se shtabi në fjalë do të ndihmojë edhe më tutje familjet që kanë nevojë. Ndërsa Fadil Haziri ka faleminderuar shtabin për gjendje të jashtëzakonshme të Preshevë të cilët e kanë vizituar familjen e tijë dhe kanë ndihmuar me gjëra ushqimore, medikamente dhe gjëra higjienike. Vizitën e djeshme të anëtarëve të shatbit, stafit medicional dhe Radiotelevizionit Presheva e ka përshëndetur edhe kryetari I bashkësisë lokale, Caravajkë, Zeqirja Rashiti. Aksioni I shtabit për gjendje të jashtëzakonshme në Preshevë për të ndihmuar familjet e vendbanimeve të Malësisë së Preshevës edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar fshatin Lezbali, aksion ky që është I paraparë edhe për ditët në vijim duke përfshirë të gjitha fshatrat në vend.
—————————–
Në qytetin e Preshevës, pas reshjeve jashtëzakonishtë të mëdha të borës, sot ka filluar pastrami i trotuareve në rrugët e qytetit të Preshevës. Kjo bëhet pasi moti 2 ditët e fundit ka filluar të stabilizohet dhe reshjet e borës janë ndërprerë, ndërsa qytetarëve iu mundësohet që levizjen në këmbë ta bëjmë sa më lehtë. Vendimi për pastrimin e trotuareve në dy rrugët është marrë dje nga Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme. Drejtori i NP Moravica Naser Sadiku, thotë se sot do të punohet në dy rrugë deri në orët e mbrëmjes, kurse nesër në rrugët tjera në mënyrë që të gjitha trotuaret të jenë të pastruara. Me këtë arsye në ndonjë momentë kanë qenë të bllokuara edhe rrugët në mënyrë që pastrami të bëhet sa më lehtë. Në nismë për tu solidarizuar me qytetarët e ka ndërmarrë edhe qendra e solidaritetit dhe avansimit në Preshevës. Ata falenderojnë edhe NP Komunali për mbështetjen e dhënë. Pastrimi i të gjitha trotuareve në qytetin e Preshevës, pritet të bëhet deri nesër në mbrëmje, në mënyrë që fillimi i procesit mësimor në shkollat fillore dhe të mesme, ti gjejë të gjitha rrugët dhe trotuaret e pastruara, për të mos paraqitur probleme tek nxënësit.
——————————
Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme në Preshevë ka mbajtur mbledhjen e vetë të regullt ku është raportuar për aktivitetet që janë zhvilluar javës si dhe ato që do të bëjë shtabi në vijim. Kryeshefi I drejtoratit për infrastrukturë, Burhan Emërrllahu ka konfirmuar se gjatë dit[ëë fundit janë debllokuar rrugët edhe në vendbanimet të Malësisë sonë si në fshatrat Buhiç, Ilincë, Maxhere, Stanec, Kurbali, Depce, lagjja Ukëmemet dhe Shoshaja e epërme. Aksioni për hapjen e rrugëve ka vazhduar edhe në lagjen Xhinaj të fshatit Depce. Zoti Emërllahu ka vlerësuar se qarkullimi I rrugëve I plotëson kushtet e nevojshme. Fejzu Fejzullahu, anëtarë I shtabit ka raportuar për evidentimet e dëmeve teknike që janë bërë në terren nga bora e rënë gjatë këtyre ditëve në vendin tonë. Drejtori I Ndërmarrjes Publike Moravica, Naser Sadiku ka sqaruar për qytetarët se grumbullimi i mbeturinave nga data nëntë shkurt ka qenë I vështirësuar si dhe bora e madhe që ka rënë te deponia e mbeturinave në dalje të qytetit. Ndërsa inxhinieri I Elektrodistribucionit në Preshevë, Musa Musahu ka potencuar se gjendja e furnizimit me energji elektrike gjatë këtyre ditëve në komunën e Preshevës është e kënaçshme. Bujar Zylfiu, drejtor në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë ka raportuar për punën që po bën institucioni që ai përfaqëson gjatë kësaj periudhe kohore duke paralajmëruar qytetarët se edhe gjatë ditëve të këtijë vikendi, e shtunë dhe e diel do të kujdestarojnë mjekët nga katër orë nëpër ambulanca të bashkësive lokale prej orës 10 deri në ora 14. Anëtari profesionist I Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme në Preshevë, Nexhmedin Ahmedi ka vlerësuar si mjaftë të mirë edhe komunikimin dhe bashkëpunimin me qytetarët gjatë kësaj situate emergjente. Kurse kryeshefi I stacionit policorë në Preshevë, Avdi Bajrami ka folur për situatën e sigurisë në komunikacion ku nga data një shkurt deri më sot nuk ka pasur asnjë incident. Edhe rrugët magjistrale të gjitha janë të kalueshme. Ndërsa sa I përket rendit dhe qetësisë zoti Bajrami i ka vlerësuar si të qeta dhe stabile me përjashtime të disa rasteve që vinë nga kufiri shtetërorë. Edhe drejtori I Qendrës për Punë Sociale, Feti Shaipi ka raportaur për punët që po realizohet këto ditë në situata të jashtëzakonshme.
————————
Komanadanti I shtabit për situata të jashtëzakonshme në Preshevë, Ragmi Mustafa në bashkëpunim me anëtarët e shtabit kanë nxjerr disa konkluzime të cilat duhet të jetësohen gjatë kësaj periudhe emergjente. Në kuadër të këtyre konkluzioneve Shtabi ndihmon familjet me nevojë. Mjete janë ndarë për regullimin e kulmit për familjen e Ylber Latifit nga pozicioni I fatëkeqësive elementare. Kërkohen sqarime profesionale për rregullimin e murit mbrojtës në afërsi të familjeve ku rrezikohet rrëshqitja e dheut. Komandanti I shtabit, Ragmi Mustafa paralajmëron përgatitjen e 50 pakove me gjëra ushqimore, gjëra higjienike dhe medikamente për familjet ku kanë nevojë. Në mbledhjen e shtabit për situata të jashtëzakonshme nga personat competent është kërkuar evitimi I menjëhershëm I defektit të rrymës në fshatin Maxhere. Të vazhdojë pastrami intensive I rrugëve në të gjitha rrugët lokale si dhe tu dërgohet kërkesë direksionit regjional për pastrimin më të mirë të magjistrales Preshevë- Gjilan. Në kuadër të konkluzioneve të dala nga ky organ është marrë vendim që edhe gjatë këtyre ditëve të festës deri në fund të kësaj jave, e enjte, e premte, e shtunë dhe e diel të punojnë mjekë kujdestarë edhe nëpër ambulanca të bashkësive lokale. Reshat Neziri, anëtarë I këtijë shtabi ka folur edhe për rolin e rëndësishëm që ka kryer gjatë këtyre ditëve edhe televizionin Publik Radiotelevizioni Presheva duke përcjellur çdo aktivitet në terren dhe transmetuar më për së afërmi tek teleshikuesit tanë. Anëtarët dhe komandanti I shtabit e kanë vlerësuar situatën deri më tani në komunën e Preshevës si situate stabile dhe jo të rrezikshme.
————————-
Duke marrë parasysh gjendjen katastrofale sociale të popullsisë në përgjithësi të Komunës së Preshevës e posaçërisht të fshatrave të Malësisë së Preshevës iu drejtohemi me kërkesë që Kuvendi Komunal i Preshevës urgjentisht të mbajë seancë të jashtëzakonshme për shqyrtimin e kësaj problematike shumë të ndjeshme dhe të rëndë. Forumi i Gruas së PVD-së dega në Preshevë, këtyre ditëve vizitoi fshatrat Shoshajë e Epërme, Bukoc, Ilincë, Maxhere, Buhiç dhe disa familje me situatë të rëndë sociale në vendbanime të tjera me ç’rast ofroi një ndihmë fillestare në ushqim, veshmbathje, barëra dhe kontrolle shëndetësore. Me këtë rast Forumi i Gruas së PVD-së konstaton se është e domosdoshme një ndihmë serioze e institucionale e pushtetit lokal edhe në furnizim me artikuj elementarë ushqimorë, medikamente dhe kontrolle sistematike mjekësore, posaçërisht kur dihet fakti se për dallim nga komunat tjera, Komuna e Preshevës nuk ka kuzhinë popullore dhe asnjë formë të ndihmës kolektive për raste sociale të rrezikuara. Me këtë rast, tërheqim vëmendjen Tuaj se një pjesë e fshatit Maxhere në kushte shumë të vështira klimatike për një javë rresht nuk ishte e furnizuar me rrymë elektrike. Mbetemi me shpresë se kërkesa jonë do të merret në shqyrtim seriozisht.
————————–
Fejzu Fejzullahu, anëtarë I shtabit për situata të jashtëzakonshme në takimin e përbashkët me anëtarët shatbit ka rikujtuar në mënyrë profesionale se cili është roli dhe fushëveprimi I Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme, me qëllimin më të mirë që kjo situatë e fatëkeqësive të mos shfrytëzohet për kampanja parazgjedhore apo poena politik nga asnjëri subjekt pa përjashtim.
———————–
Për ndokend temperaturat e ulta janë të papërballueshme, kurse për ndokend kjo nuk është asnjë problem. Profesori i edukatës fizike Ylber Haliti, sot ka marrë një aktivitet i cili për shumicën e qytetarëve është i pazakontë. Ai, në kohën kur temperaturat ishin në -10 grad Celsius, në Pendën e Rahovicës, ka thyer akullin i cili ishte rrethë 50 cm me gjerësi dhe është futur për të notuar në ujë të ftohtë. Këtë aktivitet e kanë përcjellë edhe disa banorë të fshatit Rahovicë. Kjo për të është një gjë normale, sepse edhe më herët ka bërë një gjë të tillë. Para se të hynte në pendë, ai ka bërë nxëmjet e zakonshme duke vrapuar dhe me aktivitete tjera fizike, në mënyrë që temperature e trupit të përballojë ujin e ftohtë. Ai ka marë motivin nga dëshira për ti përballuar faktorëve negative të natyrës nga disa misione në Rusi përkatësihtë në Siberi, ku njerëzit notonin në temperature ekstreme. Ndërsa qëllimi i larjes ëshjtë pikërishtë krahasimi me njerëz që jetojnë me klimë të ftohtë. Sami Salihu, kolegë I profesorit Ylber Haliti, këtë veprim e quan interesant, në përvjetorin e katërtë të pavarsisë së Kosovës. Ylber Haliti, aktivitetin e tij të sotë për shumë kë mjaftë interesant e mbyll me neë thënie të mjekut të lashtë të Hipokratit. Qytetarët ishin mjaftë kurreshtarë për të parë momentet interesante gjatë futjes në ujë dhe gjatë ushtrimeve para saj, duke bërë edhe video incizime me telefonat e tyre celular dhe më pastaj edhe foto të ndryshme.
——————–
Edhe Lugina e Preshevës me obeliskun e NEWBORN-it. Në qendër të qytetit të Bujanocit është ndërtuar obelisku NEWBORN me borë, me iniciativë të Nagip Taipit nga Bujanoci, të cilët kanë krijuar simbolin e shtetit të Kosovës. Ai së bashku shumë të rinj edhe të tjerë që kishin shprehur dëshirë për ti ndihmuar, filluan punën ditën e enjte prej orës 7 të mëngjesit ndërsa e kanë përfunduar natën vonë, për të arritur edhe përfundimin e saj në ditën e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt. Ideatori i NEWBORN-it Nagip Taipi, thotë se në pamundësi të festojmë bashkarisht pavarësinë me kosovarët për shkak të polisave të sigurimit mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës megjithatë janë të vendosur që këtë përvjetor të katërt me radhë të pavarësisë së Kosovës ta presin në mënyrën e vetë pranë NEWBORN-it të Prishtinës por kësaj radhe në Bujanoc, me një madhësi prej 10 metrash e lartësi 1.7 m. Ky është NEWBORN-i i dytë në hapësirat mbarë shqiptare. I pari është në Prishtinë i cili është zbuluar ditën e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
——————— ————————-
Falënderimi nuk thuht gjithmonë vetëm me fjalë, nganjëherë më i madhë është edhe me ndjenja, e sidomos kur zemra dhe shpirti më së miri e thonë atë. Kështu ishin ndjenjat e 25 familjeve skamnore të fshatit Tërrnoc dhe Bujanocit të cilëve u shpërndanë gjëra ushqimore në këto kohëra të vështira. Skamja bëhet edhe më e vështirë kur kushtet atmosferike janë të ngjajshme me këto që jemi duke i përjetuar e veqmas kur lëvizja vështirësohet dhe nuk mund të sigurosh gjënë më elementare, ushqimin. Forumi Rinorë i Partisë Demokratike dhe aktivistë të këtij subjekti politik, të përkrahur finansiarisht nga Kompania “AGRO ADRIA” nga Tërrnoci, duke i parë kushtet e vështira të disa familjeve dhe motin e acaruar që po mbretëronë, kanë ndërmarrë iniciativën per ti ndihmuar skamnorët nëpër vendbanimet shqiptare të komunës së Bujanocit. Kryetari i Forumit rinorë të PD-së Arbër Pajaziti, është shprehur se, “ky është njëri ndër aksionet e këtij lloji dhe ne do të vazhdojmë me aksione të tilla edhe diteve në vazhdim”. Pajaziti gjithashtu ka potencuar se, FR i PD-së , gjithnjë është në gatishmëri për ti ndihmuar skamnorët e veqanarisht fëmijët të cilët kanë më së shumti nevojë. Familjet që kanë marrë ndihma, janë shprehur tejet të gëzuara, veqanarisht fëmijët të cilët i tregojnë më së miri ndjenjat. Partia Demokratike që nga themelimi i sajë ka ndërmarrë disa aksione me rëndësi shum të madhe për ti dalur në ndihmë familjeve me kushte të vështira financiare, duke mos lënë anash as fëmijët për festat e fundvitit, thuhet në infornatën e FR të Partisë Demokratike.
——————-
Njoftohen qytetarët se stacionet dhe ambulantat shëndetësore do të punojnë edhe ditën e premte, e shtune dhe e diel prej orës 10 deri në 14 për shkak të situatës së jashtëzakonshme.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch