Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 17 shtator 2012

RTP lajmet 17 shtator 2012

Në qendrën regjionale në fshatin Cakanoc të Komunës së Preshevës në mes të Republikës së Serbisë dhe Maqedonisë është shënuar sot dita e policisë kufitare. Në këtë manifestim mori pjesë edhe kryeministri i Republikës së Serbisë njëherit edhe Ministër i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq me përfaqësues të ministrisë kufitare dhe të minstrive tjera. Të pranishëm në këtë manifestim ishin edhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare. Fillimisht të pranishmit i përshëndeti kryeshefi i drejtorisë së policisë kufitare gjeneral Nenad Banoviq. Më pas kryeministri Ivica Daçiq theksoi se sa i përket sigurisë së qytetarëve rol mjaft të rëndësishëm luan policia kufitare. Shumë shpejt pritet të hapet pika kufitare në mes të fshatit Miratoc dhe Llojan është shprehur sot kryeministri Daçiq në pyetjen e parashtruar nga gazetarja e Radiotelevizionit Presheva. Në fund të manifestimin në fjalë kryeshefi i drejtorisë së policisë kufitare ka ndarë disa dhurata për Kryeministrin Ivica Daçiq, zëvendës ministrat e Punëve të Brendshme, përfaqësuesve të tjerë të sektorit të policisë kufitare dhe të drejtorit gjeneral të Simpos. Në fund të për të gjithë të pranishmit u shtrua edhe një koktej rasti.

—————-

Dinari ditën e hënë do të rritë vlerën kundrejt euros, kështu që një euro do të kushtojë 116.362 dinarë. Dinari do të forcohet për 0.7% kundrejt euros, andaj vlera mesatare do të jetë 11.362 dinarë për një euro. Në nivel mujor, dinari do të rrisë vlerën e saj për 1.7% ndërsa në vjetor do të humb vlerën për 13.4%. Vlerën më të ulët dinari këtë vit e ka pasë 119.972 dinarë për një euro me 9 gusht ndërsa më të lartë 103.692 me 11 janar
——————-

Ministria e transportit po rishikon mundësinë që të hiqen obligimi i ndezjes së dritave ditën në vetura. Në agjensionin për siguri thonë se dritat e ndezura ditën kontribojnë për një siguri më të madhe në rrugë. Drejtori i kësaj agjencie ka deklaruar për mediet serbe se është kundër heqjes së këtij obligimi pasi konsideron se kjo është në të mirë të sigurisë duke thënë se kjo është e konfirmuar nga shumë organizata ndërkombëtare që dritat e ndezura ditën zvogojnë edhe numrin e aksidenteve, njoftojnë mediet serbe, transmeton presheva.com. Një numër i madh është për largimin e këtij obligimi ligjor që të mbahen dritat ndezë në veturë edhe ditën, duke dhënë argumente tjera kryesore për të rritur shikueshmërinë dhe masat tjera. Ndryshimet në ligjin për sigurinë në komunikacion në parlamentin e Serbisë mund të gjenden në rend të ditën në disa muajt në vijim, ku jepen mendime dhe sygjerime për të marrë më në fund vendimin përfundimtar
———————-
Kryeministri i Serbisë Ivica Daqiq në vizitën e tij në Banjallukë ka theksuar se ai nuk është për idenë e Serbisë së madhe dhe se kurrë nuk e ka mbështetur gjenocidin. “Unë e di një gjë, ne nuk përkrahim krimet e luftës, as që e kemi mbështetur gjenocidin dhe krijimin e Serbisë së Madhe, por ne mbështesim të drejtat e serbëve kudo që ata jetojnë në Kroaci, Bosnjë, Serbi dhe Kosovë” tha Daqiqi.  Sipas medieve serbe Daqiqi ka thënë se ai kurrë nuk ka synuar të ketë një politikë kundërshtuese ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

—————
Ish-i dërguari i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në negociatat për statusin Kosovës, Martti Ahtisaari, ka thënë se nuk ndjehet fajtor që Serbia e ka humbur të drejtën për të qeverisur me Kosovën. Nuk ndjej kurrfarë faji. Pse? Pyetja është e ngjashme me atë nëse Rusia duhet të ketë ndikim në Finlandë? Jo. Dy vendet janë të pavarura dhe ashtu duhet të sillen me njëra-tjetrën”, ka thënë Ahtisaari për gazetën serbe “Vesti”, e cila botohet në Gjermani. Ahtisari ka thënë se me planin e tij çdo gjë është në rregull dhe se të gjithë e kanë ditur se çfarë do të ofrojë qysh në fillim të vitit 2006. ”Pas takimit më 31 janar të vitit 2006 në Londër, i kam lutur anëtarët e Grupit të Kontaktit që t’iu dërgojnë mesazhe private Beogradit, Prishtinës dhe serbëve të Kosovës. Pika e parë e atyre tetë mesazheve private ka qenë shumë e qartë: Në dritën e asaj që ka ndodhur në Kosovë, për shkak të aksioneve të Serbisë, kthimi i Kosovës në Serbi nuk është opsion i qëndrueshëm”, ka thënë Ahtisari.

————————————

Shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, ka theksuar se Beogardi dëshiron vazhdim të bisedimeve me Prishtinën, por pa kurrfarë parakushtesh. Ne jemi të gatshëm për negociata dhe dëshirojmë të bisedojmë, këtë e kemi përsëritur disa herë, por nuk dëshirojmë që të na vendosen kurrfarë parakushte dhe kushte për këto bisedime”, ka theksuar ai për RTS. Sipas tij, me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, bashkësia ndërkombëtare i ka dërguar porosi Prishtinës se edhe para fillimit të bisedimeve, çdo gjë ka përfunduar. “Serbia nuk hynë në negociata për ta lexuar listën e utlimatumeve, por dëshiron t’i përfaqësoj interesat e qytetarëve që jetojnë ajte, megjithqë ka të atillë, që mund të thonë se çka na duhen bisedimet kur është hequr mbikëqyrja e pavarësisë”, ka deklaruar Vulin.

———————-

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan ka theksuar nevojën e shtimit të lindjeve në Bosnjë – Hercegovinë. Ai këtë e ka theksuar në një fjalim pranë studentëve në Universitetin e Sarajevës. Erdogan ka bërë thirrje që çdo familje në Bosnjë duhet së paku të ketë pesë fëmijë, me qëllim të rritjes së natalitetit. “Themel i ekonomisë është njerëzimi. Nëse ka njerëz ka edhe përpjekje, kapital, prodhim dhe harxhime. Nëse nuk ka njerëz, atëherë s`ka asgjë nga ajo që përmenda. Suksesi i kësaj është një gjeneratë e re dinamike. Në vendet evropiane tanimë problem më i madh është popullimi, për shkak të rritjes së numrit të madh të moshave të vjetra. Andaj, Bosnja duhet të ndërmarrë diçka që të mos vijë në këtë situatë”, ka theksuar kryeministri turk, i cili dje ka përfunduar vizitën dyditore në Sarajevë. Kryeministri Erdogan ka përsëritur faktin se askush nuk duhet të dyshoj mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë- Hercegovinës dhe se Turqia është e interesuar që ky vend të jetë pjesë e NATO-s.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch