Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 17 tetor 2012

RTP lajmet 17 tetor 2012

Në këtë prezantim kanë marrë pjesë një numër i madh i ndërmarrësve lokal nga këto komuna, të cilët janë njoftuar edhe për hollësitë tjera rreth aplikimit. Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa thotë se qëllimi i përgjithshëm i Programit është mbështetje zhvillimit të potencialeve ekonomike të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe rritjes së prodhimit të shoqërive ekonomike të vogla dhe të mesme, ndërmarrësve dhe kooperativave bujqësore. Shërbimi i Trupit Koordinues do të bashkë-financojë 70% të shpenzimeve të arsyeshme për shoqëritë ekonomike të vogla dhe ndërmarrësit, 60% të harxhimeve të arsyeshme për shoqëritë ekonomike të mesme dhe 70% të shpenzimeve të arsyeshme për kooperativat bujqësore. E nga ana tjetër kryetari Mustafa thotë se zyra për zhvillim ekonomik lokal pranë administratës lokale dhe koordinatori i zyrave për zhvillim ekonomik të Preshevës dhe Bujanocit deri në ditën e fundit të aplikimit do të jenë në dispozicion për të ndihmuar aplikuesit. Për mënyrën e aplikimit dhe plotësimit të dokumentacionet për të konkurruar do të zhvillohet edhe një takim me të gjithë të interesuarit gjatë ditëve në vijim.

—————–

Lajmi për ndërtimin e banesave për refugjatët serb e romë nga Kosova ka ngjalluar reagime në mesin e qytetarëve dhe shoqatave, të cilat kanë akuzuar kryetarin Nagip Arifi për lejen e ndërtimit.

Ky informacion është plasur në mediat serbe dhe më pas ka zënë vend në faqet e para edhe të disa ueb faqe shqiptare.

E më pas nuk u deshtë shumë kohë që ky informacion të ngjallë reagime në mesin e shqiptarëve të cilët kanë shprehë revoltën e tyre për një vendim të tillë. Por nga takimi që gazetarët kanë realizuan me kryetarin Nagip Arifi ai ka sqaruar se ai vendim ishte nënshkruar pikërisht nga ish kryetari Shaip Kamberi. Por këtë herë faji doli të jetë për të mirë , sepse edhe Arifi ka konstatuar se nga ky vendim ndonëse në fillim mund të duke i trishtueshëm do të sjellë të mira për komunën. Në vitin 1999 në Bujanoc ishin stacionuar 5040 refugjatë, ndërsa tani ky numër është zvogëluar në 286. Gjatë konferencës Arifi e ka quajtur sulm raportimin e mediave online për ndërtimin e objektit për refugjatët serb në Bujanoc, pasi sipas tij ky kompleks do të ndërtohet nga fondet e BE dhe qeveria serbe. Në anë tjetër, pozitive është se këto banesa do të jenë pronë e komunës dhe aty do të vendosen vetëm 30% të refugjatëve dhe pjesa tjetër d të shpërndahen nëpër qytetet të tjera. UNHCR dhe BE kanë kushtëzuar Serbinë që deri në vitin 2013 të mbyllë të gjitha kampet e refugjatëve. Por Arifi në fund ka potencuar se kjo temë ende nuk ka nisur së zbatuari pasi për të do të vendosin vetë këshilltarët e kuvendit komunal.

—————-
Lajmi për ndërtimin e një objekti për kolonët nga Kosova, është sa i dhimbshëm aq edhe i turpshëm. Fakti se të gjithë ata serbë që janë larguar nga Kosova, tani mund të kthehen në pronat e tyre, edhe ashtu të uzurpuara në shekujt e kaluar, flet se ka filluar e njëjta metodë që bëhej në Kosovë kur Serbia e mbante të pushtuar. ,,Vatra” sipas disa të dhënave jo zyrtare ka ardhur në përfundim se, këtu nuk do të vendosen ekskluzivisht qytetarët e rëndomtë që kanë nevojë imediate për strehim, por aty do të vendosen njerëzit që kanë bërë krime në Kosovë si: ish policë, ushtarakë, paramilitarë etj. Ne, shoqata “Vatra” edhe më herët kemi kërkuar, por edhe tash kërkojmë, me çdo kusht që, nëse u ndërtohen banesa këtyre kolonëve, t’u ndërtohen edhe shqiptarëve të kësaj ane që janë larguar me dhunë nga pushteti i Millosheviqit. Madje pjesës dërmuese edhe u janë djegur shtëpitë e askush deri më tash nuk ka ndërmarrë ndonjë aksion që t’u ndërtohen shtëpitë apo të ndërtohet ndonjë objekt i tillë. Pavarësisht se kush e financon këtë projekt, kërkojmë që njëkohësisht (e që është dashur shumë më herët t’u ndërtohen shqiptarëve të ndjekur) të ndërtohen banesa edhe për shqiptarët të cilët dëshirojnë të kthehen në vatrat e tyre, e të tillë ka mjaft nga Medvegja, Malësia e Bujanocit dhe nga fshatrat e Karadakut. Nëse pushteti serb ndërton banesa vetëm për serbët (që kanë bërë krime në Kosovë), edhe njëherë shihet qartë se shqiptarëve atje u shkilen të drejtat e njeriut, sepse nëse duhet të ndërtohen banesa e shtëpi, duhet në rend të parë t’u ndërtohen shqiptarëve që janë ndjekur nga vatrat e veta. U bëjmë me dije të gjithëve, por edhe ndërkombëtarëve se, kjo tokë është e përbashkët, dhe kërkojmë të mos luajnë me dinjitetin e popullit shqiptar, sepse edhe në Kosovë në një kohë ishin ndërtuar objekte të tilla, por koha e dëshmoi se ishte një gabim dhe atë e përmirësoi historia. Njëherit u bëjmë thirrje edhe atyre që mendojnë të vendosen në këtë objekt, të mos bien viktimë e pushtetit që vetëm nxitë konflikte e nuk zgjidhë probleme, ngase të këqijat nuk eliminohen duke e favorizuar keqbërësin e duke e shkelur atë që me dhunë e ka larguar nga trojet e veta po i njëjti pushtet. Duke i pas parasysh të gjitha këto, Shoqata ,,VATRA” do të mundohet që me anë të mekanizmave të vet të sensibilizoi këtë padrejtësi që po u bëhet shqiptarëve të ndjekur nga Kosova Lindore, thuhet në reagimin e SHSHKL “Vatra” me kryetar Sejdulla Kadriun
Mafia shqiptare po organizon likuidim të komandantit të xhandarmerisë serbe, gjeneralit Bratislav Dikiq, shkruan sot gazeta “Alo”. Në dokumentin të cilin e posedon redaksia e gazetës nga Beogradi e cila trajtohet si “Fshehtës zyrtare – rreptësisht e fshehtë” thuhet se “Strukturat kriminele shqiptare planifikojnë aksion kundër gjeneralit Dikiq dhe familjes së tij, si hakmarrje ndaj pjesmarrjes së tij në burgosjen e “Grupës së Gjilanit” si dhe luftën kundër tregtisë së narkotikëve. Sipas informacioneve të agjencisë ushtarake të sigurisë, mafia shqiptare kanë formuar dy grupe speciale me detyrë që të likuidojnë njeriun e parë të xhandarmerisë serbe apo edhe kidnapimin e njërit pjestar të familjes së ngushtë të tij, me siguri fëmijëve të Dikiq. “Pas vlersimit të liderëve politik dhe ish komandantëve të UCK-së se Xhandarmeria serbe është rreziku kryesor për procesin e pavarsisë dhe për jugun e Serbisë, kanë vendosur që në mënyra të ndryshme të ndikojnë në shkarkimin e komandantit të xhandarmerisë serbe Bratislav Dikiq. Bratislav Dikiq ka punuar në njësitin special antiterrorist dhe xhandarmeri nga viti 1991. Ka marrë pjesë në aksionet e forcave serbe nga 1991 deri 1999 në Kosovë dhe 2000 dhe 2001 në Luginë të Preshevës.
——————-
Një gjykatës i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, ka caktuar nga një muaj paraburgim për tre individët e arrestuar një ditë më parë. Në njoftimin e EULEX-it thuhet se të tre personat u arrestuan gjatë një operacioni të përbashkët të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, dhe dyshohet të jenë pjesëtarë të një organizate terroriste, e cila e ka marrë përgjegjësinë për tri sulme mbi Policinë e Serbisë në Dobrosin, afër Pikë-kalimit 5 – Dheu i Bardhë. Dy persona dyshohet se kanë marrë pjesë në sulmin e fundit që ka ndodhur më 7 tetor 2012. Rasti është duke u ndjekur nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
—————-

Ka startuar programi I paradites në Radio Televizionin Presheva. Program ky i cili për herë të parë vjen në ekranin e këtij televizoni ku minutat e paradites do të jenë të shoqëruara me informacione të shumta nga të gjitha lëmit. Shikuesit tanë do të kenë mundësinë të njihen me kursin valutor, çmimet e artikujve ushqimor në treg,receta gatimi,muzikë,intervista në studio,lajmet më të rëndësishme nga vendi dhe rajoni. Këto dhe shumë rubrika të tjera do të jenë pjesë e programit të paradites për shikuesit e Radio Televizionit Presheva. Mysafiri i parë në programin e paradites ishte drejtori i RTP Reshat Nezir i cili ka qenë i kënaqur me fillimin e programit të paradites si në radio ashtu dhe në TV dhe me punën e stafit të këtij programi. Programi i paradites vjen nga e hëna në të premte në ekranin e RTP me fillim prej ora 9 ku transmetohet programi i radios e më pas për të vazhduar në ora 10 me programin e paradites në Televizion.

——————

Kryeministri serb, Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia dëshiron integrimin në BE, por jo me çmim që në ato procese të mbetemi pa shtet dhe dinjitet elementar. Kryeministri Daçiq, duke iu bashkuar avazit të presidentit Tomisllav Nikoliq se Serbia do ta zgjedh Kosovën në vend të BE, ka thënë se “Serbia nuk mund ta kalojë vijën e ekzistencës shtetërore e kombëtare për të hyrë në BE. Dëshirojmë vazhdimin e dialogut me Prishtinën, dëshirojmë integrime në BE, por jo me çmim që në ato procese të mbetemi pa shtet dhe pa dinjitet elementar. Në këtë nuk do të pajtohej askush në Evropë dhe botë”, ka deklaruar Daçiq në intervistën për gazetën “V. Novosti”. Ai ka pohuar se Serbia nuk heq dorë nga intergimet evropiane, por nuk mund ta miratojë formulimin e Brukselit i cili prek tërësinë tokësore të Serbisë. “Qëndrimin që ta respektojmë tërësinë tokësore të Kosovës, Serbia nuk mundet dhe nuk do ta pranojë. Edhe pse e kuptojmë shpjegimin e komisionarit Shtefan fule se kuptimi i këtij formulimi është se Evropa nuk dëshiron ndarjen e Kosovës i rekomandoj Brukselit që të mos na vë para dilemës – Kosova ose BE – sepse ne nuk mund të heqim dorë nga vetvetja dhe shteti ynë. E nuk duam të heqim dorë as nga BE të cilën e synojmë”, ka thënë kryeministri serb.
—————
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe ish-kryesues i OSBE-së, Dimitrij Rupel ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka sjellë rezultate të mira për të dyja palët, dhe për rajonin. E në këtë aspekt, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë ka thënë se kufijtë e Kosovës dhe të Serbisë duhet të mbesin ashtu siç janë tani, për arsye se çdo ndryshim mund të sjellë pasoja të tjera. “I kam dëgjuar disa nga fjalimet e kryeministrit dhe presidentit serb që ato fjalime kanë mundur edhe ta acarojnë popullin kosovar. Por, nuk e shoh Serbinë duke e lënë të ardhmen e vetë në BE”, ka thënë Rupel, për “Tribuna Shqiptare”. Sipas tij, kufijtë e Kosovës dhe të Serbisë duhet të mbesin ashtu siç janë tash.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch