Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 18 maj 2012

RTP lajmet 18 maj 2012

Udhëheqësit më të lartë të policisë dhe xhandarmërisë serbe kanë qëndruar sot në Dobrosinë, në pikën kufitare e cila dje është sulmuar. Ministrin e Brendshëm Ivica Daçiq në Dobrosinë sot e kanë shoqëruar edhe Millorad Veloviq Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Komandanti i Xhandarmërisë Bratisllav Dikiq, si dhe dhjetëra autoblinda, e qindra pjestarë të policisë, ushtrisë e xhandarmërisë.

Ministri Daçiq fillimisht u njoftua nga policët të cilët kanë qenë në detyrë gjatë atij momenti se si ka ndodhur ngjarja. E Daçiqit i kishte mbetur hatri me bashkësinë ndërkombëtare e cila është e vendosur në Kosovë, pasi që deri më tash ata nuk kanë reaguar. Daqiç ka thënë se pret nga forcat ndërkombëtare që të reagojnë madje sipas tij personalisht ka insistuar që bashkërisht me forcat ndërkombëtare të gjenden gjurmët të cilët do të dërgonin tek autorët e mundshëm. Ministri Daçiq tha se qëllimi është që të ketë sa më shumë shqiptarë në pozitat udhëheqëse. Derisa ministri Daçiq, së bashku me komandantin e xhandarmërisë Dikiq dhe drejtorin e policisë Veloviq, qëndronin ne Dobrosinë, pak metra më larg ishin duke patrulluar forcat paqeruajtëse ndërkombëtare të Kosovës nën ombrellën e NATO-së. E përgjegjësinë për sulmin ndaj pikës kufitare në Dobrosinë e ka marr organizata e quajtur Lëvizja e Lirisë. Në komunikatën e kësaj lëvizje thuhet: “Në natën e ditës së Enjte më 17.05.2012 në ora 01:45 është kryer aksioni. Aksioni kishte të bënte në goditje e postës policore e cila gjendet në fshatin Dobrosin, komuna e Bujancoit. Operacioni e kreu Njësia shqiponjat, të Gardës Gjergj Kastriot –Skënderbeu, të Lëvizjes së Lirisë. Efektiven që kryen aksionin ishin 9 (nëntë) pjesëtarë . Efektivët e njësisë, kanë shkrepur mbi postën policore në distancë 15-20 metra. Armët që u përdorën ishin: pushkë automatike, mitralozë dhe kalibra të mëdhenj. Njësia Operative, raporton se aksionin e kreu me sukses dhe pa dëme në palën tonë..” thuhet në njoftimin e organizatës me emrin “Lëvizja e Lirisë” raporton “Presheva Jonë”. Dokumenti në fjalë mban logon “LËVIZJA E LIRISË” dhe ka datën dhe vulën e nënshkruar nga drejtoria rajonale e “Lëvizjes së Lirisë”.
———————
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit në Kosovë, Rrahim Pacolli, ka ndryshuar mendimin. Derisa një ditë më parë ai tha se nuk ka mundësi që të ulen taksat doganore për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ai të enjten tha se këto taksa do të ulen dukshëm edhe atë shumë shpejt. Këtë qëndrim Pacolli e ka ndryshuar pas një takimi që kanë zhvilluar të enjten me anëtarët e kompanive të sigurimeve. Ky takim është zhvilluar pas një kërkese që zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ia ka bërë BKS-së, nga e cila ka kërkuar që të shqyrtohen të gjitha mundësitë që taksat doganore për shqiptarët e Luginës së Preshevës të ulen, shkruan Zëri. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, tash sa muaj u kanë premtuar shqiptarë të Luginës së Preshevës uljen e tarifave kufitare, të cilat Kosova i ka vendosur si shenjë reciprociteti me Serbinë, nga dhjetori i vitit të kaluar, si rrjedhojë e marrëveshjes Prishtinë – Beograd në Bruksel. Por për detaje rreth çmimeve do të tregojmë shumë shpejt, sepse takimet do të vazhdojnë, ku do të analizohen mënyrat më të mira që shkojnë në të mirë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, tha për “Zërin”, Rrahim Pacolli, sipas të cilit, do të zhvillohet një takim tjetër me BKS. “Ajo që tani mund të ju siguroj publikisht, është se tarifat do të zvogëlohen vetëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Për këtë të jeni të sigurt. Do të ketë lehtësime të mëdha edhe për ata që hyjnë në Kosovë vetëm për një ditë, e që me tarifat e sotme atyre u është dashur të paguajnë në vlerën e qëndrimit për dy javë”, shtoi Pacolli. Derisa ai nuk tregoi se me kë do të takohet, u bë e ditur se bëhet fjalë për një takim që do ta zhvillojë me zëvendëskryeministrin Kuçi, i cili edhe ishte iniciator i kësaj çështjeje. Zyra e ministrisë së tij, njoftoi përmes një deklarate për shtyp që ministri Kuçi do të takohet me Rrahim Pacollin, drejtor i BKS-së, ku do të diskutohet lidhur me lehtësimin e taksave kufitare për qytetarët e Luginës së Preshevës.
———————
Edhe pse qytetarët e Luginës kanë pritur që taksa për hyrje në Kosovë do të hiqet në të vërtetë ajo vetëm se është zbutur .Qeveria e Kosovës si duket sot ka vendosur që të ulë taksën e sigurimeve për vetura që vijnë nga Lugina e Preshevës prej 60 euro sa ka qenë për qëndrim 15 ditorë. Por sa do të jenë ajo ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtarë pasi shumë media kanë raportuar se ajo taksë do të jetë 20 euro për qëndrim 7 ditorë, vendim ky që do të hyjë në fuqi më 1 Qershor. Megjithatë xhepi i qytetarëve të Luginës prapë do të preket sepse ata duhet të ndajnë një sasi të hollash para se të nisen për në Kosovë. Bile disa ndihen të revoltuar pasi edhe kjo shumë është një detyrim shtesë për ta që do të thotë pengesë për qarkullim të lirë. E disa thonë se që kur u vënë taksat nuk kishin udhëtuar drejt Kosovës ,dhe një lajmë i gëzueshëm për ta do ti ishte heqja e tërë taksës. Në anën tjetër kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa e ka përshëndet një lajm të tillë duke shpresuar se ajo taksë të eliminohet e tëra në mënyrë që shqiptarët e Luginës të lëvizin pas asnjë pengesë drejt R. Kosovës.
———————–
Ditëve të fundit kemi një ndryshim drastik të kushteve klimatike në vend pikërisht në stinën e pranverës kur jemi dëshmitarë se prezent patëm temperaturat që silleshin prej afro 30 gradësh celsius e që shënuan zbritje në atë nën 10 gradë. Prandaj klima dhe ndryshimet kanë ndikim direkt ndaj gjendjes së organizmit dhe humorit, dhe kështu mund të thuhet se të gjithë njerëzit varen prej kohës. Përkitazi me këtë Shenasi Abdulli, mjek në shërbimin e Ndihmës së Shpejtë në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë thekson se ndryshimet e motit respektivisht oscilimet që janë prezentë tek ne mund të ndikojnë negativisht te të gjithë njerëzit e posaçërisht tek personat me sëmundje kronike, fëmijët e të ngjashëm. Sipas tij këto efekte vërehen edhe te personat e shëndoshë, ndërkaq simptomet paraqiten me kokë dhimbje, lodhje, mungesë të përqendrimi dhe pagjumësi. Sa i përket këtij shërbimi zakonisht paraqiten personat me tension të lartë të zemrës gjatë orëve të mbrëmjes. Si preventiv ndryshimit të motit që reflektohet te pacientët që vuajnë nga sëmundjet kronike preferohet të konsultohen me mjekun e zgjedhur dhe ti shmangen situatave stresogjene, psikike dhe atyre fizike. Vlen të theksohet se më të ndjeshëm ndaj ndryshimit të motit janë fëmijët nga mosha 5 deri në 15 vjeç dhe ata persona të moshës mbi 45 vjeç. Në anën tjetër ndikim më të veçantë nga ndryshimi i motit kanë fëmijët deri në moshën 2 vjeçare kur kemi ndryshim nga i ftohti në të nxehtë. Sipas mjekut në fjalë termorregullimi te kjo moshë nuk është i rregulluar në atë nivel, kështu që ndryshimi i menjëhershëm ndikon te kjo grup moshë.
——————-
Këshilli për të drejtat e njeriut sot në ambientin e Bibliotekes së qytetit Mehmet Jusufi ka organizuar ligjëratë kundë dhunës në familje.Të pranishëm në këtë ligjëratë ishin përfaqësuesit e institucioneve të komunës së Preshevës.Organizata joqeveritare SOS nga Vranja ka qenë ligjëruese e projektit të sotëm kundër dhunës në familje.

Në këtë ligjëratë u mësua se cila është arsyeja e dhunës në familje,kush mund të jetë viktimë e dhunës në familje,dhe se dhuna nuk vjen vetëm nga alkooli por mund të vijë edhe nga shumë probleme tjera. Ligjëruesja Zdravka Gigov për Radio Televizionin Presheva tha se dhuna në familje duhet të ndalohet,nuk duhet të jenë viktimë gruja ose fëmijët dhe se të gjithë së bashku mund të luftojnë kundër dhunës në cdo familje. Në pyetjen se a është e pranishme dhuna në familje në vendin tonë ajo u shpreh,se po është e pranishme dhe se duhet të minimizohet patjetër kjo dukuri për mos tu përhapur edhe më tej. Organizata jo qeveritare SOS shtrihet në disa vende të Sërbisë dhe ka për qëllim ndalimin e dhunës në familje.
——————-
Sic ka njoftur sot Ministria e punëve të brendshme në Berlin, në muajin prill 148 qytetarë nga Serbia kanë kërkuar azil në Gjermani, ndërsa në muajin mars 308 dhe shkurt 399 persona. Gjithsejt nga muaji i kaluar janë dërguar në gjermani 3181 kërkesa për azil, cka ësht rreth 12% më pak se muajin mars. Serbia radhitet e 6 në listë për nga numri i azilkërkuesve që paraqiten në gjermani, kështu që nga fillimi i vitit 1562 persona nga Serbia kanë kërkur azil politik në gjermani. Në këtë periudhë, 187 persona kanë marrë statusin e azilit politik, ndërsa institucionet përkatëse kanë vendosur që 2745 të huaj mund të marrin status refugjati.
RTV Presheva

One Response

  1. muharrerrem thotë:

    o vllazen preshevar kujna pi besoni hajnav a ata na knaqen neve e juve po mujn me ju dhon ndimu ata jan hajna krejt ska sen prej tynve ata e dojn milloshin edhe 1 her

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch