Home » Lajme » RTP lajmet 18 mars 2012

RTP lajmet 18 mars 2012

Dështojnë të gjitha përpjekjet – Shemsi Nuhiu ekstradohet në Serbi

Pasi që Gjykata Federale e Zvicrës ditë më parë kishte hedhur poshtë ankesën e Shemsi Nuhiut, shtetas i Kosovës dhe i Serbisë, për mos ekstradim, këtë e ka bërë sot edhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.Këtë konfirmin e ka dhënë vëllai i Shemsiut, Sherifi.
Ai ka thëtë se sot pasdite, e ka marrë njoftimin nga avokati, se vendimi për ekstradim është përfundimtar.“ Gjykata në fjalë sot më ka dërguar përgjigjen sipas të cilës ajo nuk ka mundësi të bllokojë ekstradimin e vendosur nga autoritetet zvicerane”, thotë Sherifi. Ai po ashtu shton se pas përgjigjes negative të ardhur të hënën nga Gjykata Federale e Zvicrës, autoritetet zvicerane kishin vendosur ta bënin ekstradimin pa e pritur përgjigjen e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, por megjithatë e kanë shtyrë atë. Kjo na bën të ditur se puna e ekstradimit është definitive, thotë z. Nuhiu. “Sipas të gjitha gjasave sonte ose nesër vëllai im do të ekstradohet për Beograd”.Më tutje Sherif Nuhiu ankohet në angazhimin e institucioneve të shtetit të Kosovës, shtetas i të cilit është Shemsiu. Sipas tij, “reagimi i institucioneve kosovare nuk ka qenë i duhur”. Megjithatë ai nënvizon se “Ambasada e Kosovës në Bernë, sipas mendimit tonë ka bërë aq sa ka mundur për ndalimin e ekstradimit. Por ajo e ka fuqinë e kufizuar”.Familja Nuhiu shprehet e zhgënjyer edhe me institucionet e Zvicrës. Ato, sipas tij kanë dështuar me vendimin për të ekstraduar një shtetas të Kosovës në Serbi, shprehet Nuhiu, i cili prej kohës ka edhe shtetësinë zvicerane.“Vëllai im do tu dorëzohet organeve serbe duke pasur të vetmin dokument pasaportën e Kosovës”, thotë ai.Të befasuar me vendimin e Gjykatës Federale shprehen edhe në Komitetin Kundër Ekstradimit të Shemsi Nuhiut. Vendimi i fundit i Gjykatës Federale në Lozanë, sipas kryetarit të Komitetit në fjalë, avokatit kosovar nga Lozana, Jeton Kryeziu është i ngutshëm ngase sipas tij nuk janë sqaruar ende procedurat në Gjykatën Supreme në Beograd.Avokati Kryeziu thotë se gjithashtu edhe nëse përmendet emri i tij në këtë aktakuzë të re, askush nuk e din për çfarë vepra ngarkohet Shemsi Nuhiu.Lidhur me vendimin për ekstradim në Serbi të Shemsi Nuhiut, është prononcuar edhe ambasadori i Kosovës në Bernë, Naim Malaj. I cili ka thënë se ky vendim është për keqardhje, por vendimi vjen nga gjykata dhe është fakt se këtu pushtetet janë të ndara.Ne e kemi shprehur kundërshtimin tone për ekstradimin e Nuhiut në Serbi”, shprehet Malaj.Më tutje Malaj tregon se ambasada ka pasur qasje gjatë gjithë kohës, si me avokatët ashtu dhe me familjen. Është me rëndësi të theksohet se në takimet që ne kemi pasur me institucionet e Zvicrës ne kemi insistuar që Ambasada e Zvicrës në Beograd ta përcjellë rastin nga afër. Pra Ambasada Zvicerane ka marrë angazhime për të ndjekur nga afër trajtimin e rastit të Shemsi Nuhiut në Serbi, përfundoi ambasadori i Kosovës në Bernë, Naim Malaj.Meqenëse lajmi për hedhjen poshtë të ankesës kundër vendimit për ekstradim ka ardhur në orët e vona të pasdites, institucionet përgjegjëse zvicerane  kanë qenë të paarritshme për të dhënë një konfirmim zyrtar.

——————–

U mbajt protestë kundër polisave të sigurimit të organizuar nga Lëvizja e Re

Në pikë  kalimin kufitar në Muçibabë është mbajtur sot protestë e qetë kundër tarifave të sigurimit  të organizuar nga Lëvizja e Re e që dhjetra qytetarët protestuan me automjete  për të shpreh revoltën kundër këtyre polisave me çmime enorme.

 

Me moton, ‘ hiqni tarifat e polisave, zbatoni kushtetutën  ndihmoni Luginën si dhe 60 euro askund në botë vec Kosovës ‘ ishin këto kërkesat e protestës së sotme të organizuara nga Lëvizja e Re. Protestën e sotme e mbështeti edhe  Këshilli për të Drejtat e Njeriut .

Protesta është realizuar me automejete ku qindra vetura janë nisur drejt vendkalimit kufitar Muçibabë ku ndërkohë qytetarët kanë zbritur dhe kanë protestuar në mënyrë të qetë. Enver Mehmeti përfaqësues I kësaj lëvizjeje  tha se duke patur parasysh pakënaqësit e mëdha  të qytetarëve të Luginës së Preshevës  dhe pasojat  e mëdha që po I shkaktojnë  trafiat doganore  në polisat e sigurimit  për qytetarët e Luginës  janë të paparanueshme dhe të pa përballueshme. ….

 

Ndërkaq viktimë e kësaj tarife janë qytetarët tanë të cilët janë të revoltuar nga Qeveria e Kosovës e cila vendosi këto tarifa enorme duke ia kufizuar lëvizjen e lirë.Kjo është protesta e parë e realizuar  kundër tarifave doganore.

—-——————————

Fillon zgjerimi i trotuarit përgjatë rrugës 15 Nëntori

 

Sot kanë filluar punimet në zgjerimin e trotuarit, projekt ky që fillon nga shtëpia e shëndetit e deri tek shkolla fillore ,, Ibrahim Kelmendi ,,.

Ky projekt ka qenë i domosdoshëm , pasi përgjatë kësaj rruge është frekuentimi më  i madh i qytetarëve tanë pasi edhe një numër i institucioneve gjinden përgjatë kësaj rruge kështu ka deklaruar kryeshefi i fondit për punë komunale dhe çështje banesore Burhan Emërllahu.

 

Ky automjet që po e shihni , ka zënë tërë hapësirën e trotuarit dhe  këmbësorët janë të detyruar që të zbresin në rrugë duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Ky fenomen në këtë rrugë  paraqet rrezik sidomos për nxënësit. Por tani e tutje këmbësorët do të jenë më të sigurt , pasi sot kanë filluar punimet në zgjerimin e trotuarit, projekt ky që fillon nga shtëpia e shëndetit e deri tek shkolla fillore ,, Ibrahim Kelmendi ,,.

Ky projekt ka qenë i domosdoshëm , pasi përgjatë kësaj rruge është frekuentimi më  i madh i qytetarëve tanë pasi edhe një numër i institucioneve gjinden përgjatë kësaj rruge kështu ka deklaruar kryeshefi i fondit për punë komunale dhe çështje banesore Burhan Emërllahu i cili ka përuruar fillimin e punimeve.

Sipas kryeshefit Emërllahu projekti do të përfshijë rrugën me gjatësi 400 dhe gjerësi 3 m dhe do të kushtojë 9 milion dinarë.

Me këtë projekt edhe qyteti do të marrë një pamje shumë të mirë , pasi do të krijohen kushte edhe për parkimin e automjeteve por edhe për këmbësorët. Në fakt trotuari do të jetë me pllaka betoni dhe i ndarë me mur rrethues estetikë nga hapësira  e këmbësorëve , ku aty do të vendosen ulëse  , hapësira do të gjelbërohet por dhe do të vendoset ndriçimi.Po ashtu përgjatë kësaj rruge do të largohen edhe disa objekte , pasi është kryer procedura e pronësisë .

Projekti pritet që të përfundojë brenda një afati shumë të shkurtër , ndërsa punë kryes është ndërmarrja ,, Limani KOM,, Raincë.

———————————————–

RAJONI

 

Me këtë njohje numri i shteteve që kanë njohur shtetin e Kosovës ngritete në 89. Sao Tome gjendet në Oqeanin Atlantik, në perëndim të kontinentit afrikan dhe ka rreth 160 mijë banorë. Sao Tome e Principe është shteti i radhës që e ka njohur Republikën e Kosovës. Me këtë njohje numri i shteteve që kanë njohur shtetin e Kosovës ngritete në 89. Sao Tome gjendet në Oqeanin Atlantik, në perëndim të kontinentit afrikan dhe ka rreth 160 mijë banorë.

————————————

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dënuar sulmin e ndodhur në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Prishtinë, duke e konsideruar këtë akt tërësisht të papranueshëm dhe në dëm të raporteve miqësore mes dy shteteve tona.Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dënuar sulmin e ndodhur në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Prishtinë, duke e konsideruar këtë akt tërësisht të papranueshëm dhe në dëm të raporteve miqësore mes dy shteteve tona. Ministria e Jashtme kërkon nga organet e hetuesisë që sa më parë të zbardhin rastin.Sulmin në ambasadën e Maqedonisë në Prishtinë e ka dënuar edhe Ministria e Jashtme e Maqedonisë, duke thënë se ky paraqet edhe një incident më serioz, prandaj pret që autoritetet kosovare të punojnë në parandalimin e incidenteve të këtilla, thuhet në komunikatë.

—————————————-

Pikëpamja e kryeministrit Hashim Thaçi që zgjidhja më e mirë për shqiptarët është të jetonin në një shtet të vetëm, është pasuar me sqarime shtesë të Qeverisë së Kosovës – kryeministri nuk ka pasur qëllim të kërcënojë Maqedoninë apo Malin e Zi, shtete fqinje që banohen edhe nga shqiptarë. Kërcënimi ka qenë për qendrat e vendosjes.Hajredin Kuçi, zëvendës i Thaçit në Qeveri dhe në parti, nuk ka fshehur faktin se projekti i pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë më i dëshirueshmi nga shqiptarët. Ai e ka arsyetuar shefin e tij në qëndrim. Po kështu ka treguar edhe për kontekstin në të cilin është deklaruar kryeministri, duke mohuar që me të janë kërcënuar edhe dy shtetet fqinje që kanë njohur pavarësinë. Për herë të parë prejse është në krye të Qeverisë, kryeministri Thaçi ka dhënë një deklaratë “të nxehtë” edhe për çështjen e kufijve shtetërorë. Ka thënë se lëvizja e kufijve askujt nuk i konvenon më shumë se shqiptarëve. Këtë bindje ka thënë ta ketë shfaqur edhe para miqve ndërkombëtarë.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch