Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 18 Mars 2013

RTP lajmet 18 Mars 2013

Radiotelevizioni Presheva nga sot ka filluar punën me skemën e re programore por edhe me pamje të re të studiove. Duke parë angazhimin e tërë stafit punonjës të RTP është arritur që gjatë kësaj periudhe të projektohet dhe realizohet studioja e emisionit politik Studio e Hapur me një dizajnë të ri dhe nga trendi. Për veç emisionit të lartpërmendur është bërë edhe pjesa e emisionit sportiv, këndit të paradites Për Ju, të Spektaklit televiziv Presheva Show, kuisit shkollor Lugina Garon. Po ashtu gjatë kësaj javë vjen  edhe emisioni më i ri nga sfera e shëndetësisë me tema nga mjekësia. Pjesë e kësaj pakete është edhe dizajni i ri i edicionit të lajmeve.

Me gjithë atë Radiotelevizioni Presheva nuk do të ndaloj këtu sepse   gjatë kësaj jave do të publikoj edhe sajtin e saj  zyrtar www.RTV Presheva.TV, ku të gjithë teleshikuesit tanë duke përfshirë edhe diasporën do të mund t’i shohin në kohë reale të gjitha ngjarjet nga vendi dhe rajoni si dhe emisionet e realizuara.

Gjithashtu stafi i Radiotelevizionit Presheva është duke punuar edhe në skemën e re të radios e cila do të pasurohet me materiale dhe emisione të ndryshme. Vlen të theksohet se pjesë e këtij projekti janë edhe afaristët tanë të cilët nuk hezituan në përgatitjen teknike të studiove. Ndër të tjerash veçohet Ndërmarrja Private Zejtare Kamberi nga Presheva e cila ka realizuar pjesën dërmuese të punëve teknike të studiove të RTP. Po ashtu Radiotelevizioni Presheva çmon lartë bashkëpunimin e ndërsjellët me të gjithë afaristët e Luginës së Preshevës.

———————————

Shoqata e të shpërngulurve nga Kosova Lindore “Vatra”, ka ftuar per nesër qytetarët për pjesëmarrje në protestën në Prishtinë që organizohet nga “Lëvizja për Bashkim”. “Ne shoqata “Vatra’’ përkrahim protestën që është organizuar nga “Lëvizja për Bashkim” ku i është bërë thirrje studentëve, nxënësve dhe popullatës së gjerë e në veçanti atyre që kanë prejardhje nga Kosova Lindore e që jetojnë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Gjilan, të marrin pjesë në protestën që mbahet nesër nga ora 14.00, thuhet në ftesën e “Vatrës”. Kjo shoqatë thotë se qëllim i protestës është të shprehemi kundër ndarjes së padrejtë të Mitrovicës dhe të shprehim përkrahje për vëllezërit tanë në Kosovën Lindore.

———————————————-

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar nëNishse për qeverinë e Serbisë rindërtimi ekonomik dhe zhvillimi i jugut të Serbisë është njëri ndër prioritetet strategjike. Daçiq ka theksuar se vazhdimi i varfërisë dhe depopulizimit të kësaj pjese të shtetit mund të ketë pasoja katastrofike për Serbinë. Daçiq në vazhdim të takimit të përfaqësuesve të qeverisë dhe zyrtarëve lokal dhe biznesmenët ka thënë se jugu i Serbisë mund të zhvillohet vetëm me projekte të mëdha strategjike që mund të nxisin zhvillim të tërë rajonit. “Nëse nuk vjen deri tek ndryshimi i sjelljes, Serbia nuk do të bisedojë vetëm për problemet në Kosovë dhe komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, por do të kemi një teritor të zbrazët dhe kjo për Serbinë do të jetë katastrofale” ka thënë Daçiq për media. Sipas fjalëve të tij, nuk do të ketë Serbi të fortë, nëse jugu i saj si pjesa më “patriotike” e saj të mbetet i pazhvilluar. “Deri sa këtu flasim për patriotizëm dhe bashkim të Serbisë, pjesët tjera të Serbisë kanë regjione, krahina dhe përfaqësues në Bruksel, përdorin të holla nga fondet evropiane ku të pasurit bëhen më të pasur ndërsa të varfërit edhe më të varfër” ka thënë Daçiq.

—————————————–

Prishtina ofron kompetencat për asociacionin e komunave serbe, kurse Beogradi shkallën e autonomisë për veriun. Këto pritet të jenë pozicionet e palëve para takimit të radhës ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, më 20 mars në Bruksel. Në këtë vijë, ishte edhe prezantimi i një draft-dokumenti nga gazeta “Blic” e Beogradit ku thuhej se palët janë marrë vesh për rajonalizimin e veriut si një territor autonom evropian, përbrenda Kosovës. Por, ky dokument u përgënjeshtrua nga zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe u tha se nuk ekziston. Kurse burime ndërkombëtare në Prishtinë, i kanë thënë gazetës se një draft i ngjashëm ka ekzistuar para nisjes së dialogut në nivel politik, diku në qershor apo korrik të vitit të kaluar, shkruan Tribuna. Por, sipas të njëjtave burime, i njëjti draft është hedhur poshtë me 10-11 pikat e Brukselit, mbi bazën e të cilave më pas shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, nisi ndërmjetësimin e takimeve në nivel kryeministrash midis Kosovës dhe Serbisë.

———————————

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, viziton sot Beogradin. Kjo vizitë vjen përpara një raund tjetër të bisedimeve në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Dacic. Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, javën e kaluar u takua me udhëheqësit e të dyja vendeve në Kosovë dhe Beogradit. Ashton, ka shfaqur bindjen se Prishtina dhe Beogradi mund të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.Serbia po merr pjesë në bisedimet në shpresën e përmirësimit të mundësive për të filluar negociatat për anëtarësim në BE

…………………………………………..

 

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka publikuar të dielën mbrëma një artikull në rrjetin peacefare.net, ku ka vlerësuar se projektmarrëveshja e publikuar në “Blic” konsiston në Planin Ahtisaari. “‘Blic Online’ gjatë natës së kaluar publikoi të ashtuquajturën projektmarrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, që supozohet se është pranuar nga Bashkimi Evropian dhe Prishtina. Sikurse të tjerëve, edhe mua më duket se konsiston me Planin e Ahtisaarit për shumë detaje dhe e pason frymën e Planit të Ahtisaarit që çoi në përfundimin e fushatës serbe kundër anëtarësimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtarë me qëllime ekonomike, kulturore dhe sociale (përfshirë edhe sportin).Serbia nuk do të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në OSBE. Kjo do t`i mundësonte një rrugë të shkurtër Kosovës për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Serwer. Serwer ka shkruar se është e vështirë të komentosh për një tekst, i cili është përgatitur në gjuhën angleze, i përkthyer në serbisht nga “Blici” dhe i ripërkthyer në anglisht për të nga një njohës i gjuhës serbe, transmeton “Koha Ditore

 

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch