Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 18 Mars 2014 – Reagojnë PDSH-PD-LPD-UDSH-BDL-RD: “Deputetët” e PVD-së nuk janë votuar nga elektorat i saj

RTP lajmet 18 Mars 2014 – Reagojnë PDSH-PD-LPD-UDSH-BDL-RD: “Deputetët” e PVD-së nuk janë votuar nga elektorat i saj

Zgjedhjet-1

Subjektet politike shqiptare në Luginë që kanë bojkotuar zgjedhjet parlamentare më 16 mars, kanë reaguar lidhur me rezultatin që ka arritur Partia për Veprim Demokratik në këto zgjedhje duke u përfaqësuar me dy

Zgjedhjet-2

deputet në kuvendin e Serbisë.

Sipas reagimit të partive të bllokut bojkotues thuhet se në bazë të votave të PVD-së që ka marrë në zgjedhjet lokale në Luginë , rezultati i zgjedhjeve parlamentare dëshmon se partia në fjalë ka pasur rritje

Zgjedhjet-3

marramendëse të elektoratit.

Këto subjekte të bllokut që nuk morën pjesë në zgjedhjet parlamentare kanë vlerësuar se edhe përkundër tre mandateve të fundit parlamentare Lugina e Preshevës ka pasur përfaqësuesin e saj në parlamentin serb dhe

Zgjedhjet-4

jo që nuk është bërë asnjë përmirësim,

por vetëm se është degraduar gjendja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Kjo deklaratë është nënshkruar nga Ragmi Mustafa, Nagip Arifi, Skender Destani, Jonuz Musliu,

Zgjedhjet-5

Rahmi Zylfiu dhe Ramiz Latifi.Lexoni deklaratën e subjekteve politike të bllokut bojkotues të zgjedhjeve parlamentare.

KosovaLindore.Com:

Foto-video nga fillimi gjer ne mbarim në ditën e votimit më 16 Mars 2014 në një nga

Zgjedhjet-6

38 vendvotimet në Preshevë ku janë futë në kutinë e votimit mbi 900 vota

 

Zgjedhjet-7Zgjedhjet-8Zgjedhjet-9Zgjedhjet-10Zgjedhjet-11Zgjedhjet-12Zgjedhjet-13Zgjedhjet-14Zgjedhjet-15Zgjedhjet-16Zgjedhjet-17Zgjedhjet-18Zgjedhjet-19Zgjedhjet-20Zgjedhjet-21

———————————-

Vuçiq- Për formimin e Qeverisë do të bisedojë edhe me pakicat

 

Jam i hapur për bisedime me Ivica Daçiqin (PSS), Dragan Gjillasin (PD), Boris Tadiqin (PRD), si dhe me përfaqësuesit e pakicave”, thotë lideri i Partisë Përparimtare Serbe (PPS) që ka fituar shumicën absolute, Alleksandar Vuçiq. “Pres që Kryesia e partisë ditëve në vijim të më autorizojë për fillimin e konsultimeve për partnerët potencial në qeverinë e ardhshme”, ka thënë Vuçiq për gazetën “Veçernje Novosti”. Ai ka theksuar se nuk ka kohë për të humbur  dhe se dëshira është që sa më shpejtë të formohet një ekip ministrorë i cili do të nisë reformat e nevojshme, ka theksuar lideri i përparimtarëve. Në pyetjen se me kënd së pari do të bisedojë dhe se a do të mund Serbia të ketë një koalicion të gjerë, edhe pse PPS e ka shumicën për formimin e kabinetit, ai thotë: “Vullneti i popullit ka qenë i tillë  që të mos jemi të varur nga matematika, mirëpo qëllimi ynë është bisedimi me të gjithë ata që dëshirojnë që Serbia të ecë përpara dhe që ia dëshirojnë të mirën vendit. Pra, jam i hapur për bisedime me Ivica Daçiqin, Dragan Gjillasin, Boris Tadiqin, si dhe përfaqësuesit e pakicave kombëtare. Nuk do të përjashtojë mundësinë që më shumë parti të formojnë qeverinë e re. Dëshiroj marrëveshje rreth qëllimeve të rëndësisë së veçantë për shtetin dhe kombin, pasi që asnjëherë nuk jam marrë me kalkulime të vogla”. Kujtojmë se Partia Përparimtare Serbe ka fituar bindshëm në zgjedhjet Parlamentare si dhe ato të mbajtura për kryeqytetin, Beogradin. Vlen theksuar se në grupin e partive të pakicave që kanë siguruar ulëse në Parlamentin e Serbisë është edhe partia e vetme shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, e që sipas deklaratës së Vuçiqit edhe ata do të marrin ftesën për bisedime për të qenë pjesë e qeverisë së re.

 

———————————-

 

Stankoviq uron shqiptarët dhe PVD-në për suksesin në zgjedhje

Pakicës kombëtare shqiptare si dhe Partisë për Veprim Demokratik të cilën e drejton Riza Halimi, i urojë në vendimin mirë dhe të përgjegjshëm për të marrë pjesë në zgjedhje me një numër kaq të madh të qytetarëve dhe të fitojë dy ulëse në Parlamentin Republikan”, ka thënë Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Stankoviq ka theksuar se vendimi për pjesëmarrje në zgjedhje ishte e drejtë, pasi që kjo është rruga për të përmirësuar jetën e qytetarëve në këto hapësira, si dhe përmes veprimit në parlament të tregohet qëllimi i bashkësisë shqiptare që të marrë pjesë dhe integrohet në jetën politike në Serbi.“Kam kënaqësinë se kanë mësuar drejtimin e shtetit dhe janë përcaktuar për një drejtim të tillë, në të kundërt ata që nuk treguan pjekje politike, në njëfarë mënyre i kanë ikë përgjegjësisë ndaj banorëve të këtyre tre komunave dhe madje edhe elektoratit të tyre”, është shprehur Stankoviq, Ai ka deklaruar se na pret një punë e madhe e cila duhet të kryhet dhe se ka ardh momenti që atyre ti vijë fundi. “Nga deputetët e ardhshëm popullor presë që të ndikojnë në përmirësimin e atmosferës e cila do t’i shërbente zgjidhjes së problemeve me mirëkuptim të ndërsjellë, si dhe të dakordohemi më shumë për respektimin e ligjeve në këto komuna, të cilat i sjellë ky Parlament”, ka nënvizuar Stankoviq.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

———————————-

Ambasada turke ndan bursa për studime postdiplomike dhe doktoratura

Njoftohen të gjithë të interesuarit për studime pasdiplomike dhe Doktorat ne shtetin Turk. Afati për aplikim ështe deri më 31 Mars 2014, edhe ate Online në adresen www.trscholarships.org ku do të gjeni formularët e aplikimit si dhe kushtet që duhet plotesuar e dokumentacionin përcjelles të nevojshëm. Te drejt aplikimi kanë të interesuarit për programet studimore të Universiteteve si vijon:
-ALI KUSCU – Programet e Shkencave dhe teknologjise
-IBNI HALDUN – Programi per shkenca shoqerore
-YUNUS EMRE – Programi  i Gjuhes Turke
-Programi per Teologji Islame
Bursat e plota pvr  perfituesit arrij në vlerën 375$ në muaj për studimet Master dhe 500$ per programin e Doktorates, si dhe  sigurimi i konviktit, kurset e gjuhes Turke 1 vjecare, biletat e aeroplanit, sigurimi shendetesore, njofton kabineti i kryetarit të Komunës së Preshevës.

——————————————–

Arrestohet Darko Shariq, mbreti i kokainës në Ballkan

Darko Shariq, i njohur si “mbreti i kokainës në Ballkan”, është arrestuar sot në një aksion të përbashkët të policisë së Malit të Zi dhe Serbisë, raportojnë mediat në Beograd. Aksioni është udhëhequr nga ministrat e Drejtësisë të Serbisë dhe Malit të Zi, Nikolla Selakoviq dhe Dushko Markoviq. Shariq akuzohet për tregti me drogë dhe shpëlarje të shumave të mëdha të parave në Evropë dhe Amerikë. Në janar të vitit 2010, kundër tij është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar.Ai sot në ora 10 është sjellur në gjykatën speciale. Siç raportojnë mediet serbe, Shariq është fshehur në vendet e Amerikës Latine, duke kaluar nga një vend në tjetrin, ku edhe është gjetur. Qeveria e Serbisë në ora 12 me këtë rast do të ketë edhe konferencë për medie.

RTV Presheva

RTP-Logo

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch