Home » Lajme » RTP lajmet 18 nëntor 2011

RTP lajmet 18 nëntor 2011

Lideri i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skënder Destani, në një prononcim dhënë “Kohës ditore”, të enjten, lidhur me idenë e deputetit të LDK-së, Lutfi Haziri, për kthim të kufijve të vitit 1956, ka deklaruar: “Deklarata e Hazirit rreth çështjes së zgjidhjes së problemit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, është deklaratë e parë e përfaqësuesve institucionalë të Kosovës, e cila ka të bëjë me çështjen e zgjidhjes se problemit të Luginës dhe veriut të Kosovës”. “Ideja e Hazirit, për kthim të kufijve të vitit 1956, është një deklaratë shumë reale e cila vjen në momentin më të përshtatshëm historik, kur ekziston rreziku i ndarjes së Kosovës, gjegjësisht veriu i saj i banuar kryesisht me popullatë serbe”, vlerësoi Destani
———————–
Rruga Tefik Selimi që është në kryqëzim me rrugën Marshall Tito dhe Sokakun numër një e që lidhet me rrugën K. Xoxe do të jetë rrugë dy kahore, ka konfirmuar zyrtarisht për Televizionin Presheva, inspektori i komunikacionit, Ilir Sadriu. Inspekcioni komunal i komunikacionit kanë bërë ndryshime në vendosjen e shenjave të komunikacionit gjegjësisht largimin e shenjave të cilat e kanë ndalur qarkullimin e rrugës Tefik Selimi. Sipas zyrtarëve komunal gjatë punëve në terren dhe kontakteve të banoreve të lagjeve në fjalë është konstatuar se qarkullimi i kryqëzimit të këtyre rrugëve në drejtimin dy kahorë do të jetë më efektiv. Edhe shoferët vendës e që frekuentojnë më tepër kryqëzimin e rrugës Tefik Selimi, Marshall Tito, Sokakun numër një dhe rrugën K. Xoxe e kanë përshëndetur dhe e kanë mirëpritur vendimin e Inspekcionit komunal të komunikacionit në Preshevë. Inspektori i komunikacionit, Ilir Sadriu ka premtuar shoferët dhe qytetarët e komunës sonë se në kuadër të drejtoratit që ai përfaqëson do të rregullohen shenjat e komunikacionet dhe do të krijohen kushte më të mira për një qarkullim më komod në komunikacion.
———————
Në bazë të numrit të azil kërkuesve që janë paraqitur në Gjermani muajin e kaluar, më së shumti ka nga Serbia, ku janë dorzuar 620 kërkesa për të marrë statusin e azilit. Sic ka njoftuar sot Ministria e punëve të brendshme, Serbia gjenden në vendin e parë për numri e kërkesave, ku në muajin tetor janë dorëzuar 620 kërkesa. Duke i krahasuar muajt e fundit, numri i azilantave nga Serbia është rritur konstant, në muajin gusht janë dorëzuar 137 kërkesa, në shtator 286 ndërsa në tetor janë paraqitur 620 kërkesa për azil.
——————
Drejtori i Radiotelevizionit Presheva dhe drejtori i Televizionit regjional Apollonia nga Fieri kanë bërë një marrëveshje bashkëpunimi medial në mes të këtyre dy shtëpive informative. Pak ditë më parë drejtori i Radiotelevizionit Presheva, Reshat Neziri ka bërë një vizitë në lokalet e televizionit Apollonia në Fier ku është njohur me punën dhe kushtet me të cilat funksionon ky medium. Ndërsa gjatë qëndrimit në Preshevë të udhëheqësit të Apollonisë nga Fieri, Petref Velqani është premtuar se në të ardhmen këto dy shtëpi informative do kenë bashkëpunime të ndërsjellta në shkëmbim të informacioneve dhe materialeve të cilat vlerësohen se janë të interes të përbashkët medial. Drejtori i Televizionit regjional Apollonia nga Fieri, Petref Velqani në shenjë nderimi i ka dhuruar drejtorit Neziri simbolin e Apollonisë, ndërsa drejtori nga Presheva, Reshat Neziri kolegut të tij i ka dedikuar fotografinë, qendra e Preshevës. Përfaqësuesit nga Shqipëria kanë vizituar hapësirat e Radiotelevizionit Presheva ku janë informuar edhe për realizimin e skemës programore dhe për aparaturat teknike me të cilat punon mediumi jonë.
—————
Debat Publik me qytetarët për Projektbuxhetin për vitin 2012 organizohet të hënën në ora 12 në sallën e kuvendit në Preshevë.
Të ftuar në këtë debat janë kryetari i komunës, kryetari i kuvendit, kryeshefi i administratës komunale, anëtarët e këshillit komunal, këshilltarët e kuvendit, kryeshefi i drejtoratit për ekonomi dhe financa, drejtorët e drejtorateve, drejtor të institucioneve dhe qytetarët. Kontribuo edhe ti për fazën përgatitore të Projektbuxhetit me një sugjerim tëndin. E hënë ora 12 Debat Publik për Projektbuxhetin për vitin 2012.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch