Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 18 Prill 2014

RTP lajmet 18 Prill 2014

RTP logoFondi Humanitar nis ndërtimin e tri  shtëpive në BL Miratoc

 

Faza e pare e aksionit humanitar për ndërtimin e  100 shtëpive në Luginë të Preshevës po realizohet me suksese. Kryesia e Fondit humanitar ka qëndruar në BL Miratoc për të parë fillimin  e punës për ndërtimin e shtëpisë së Florim Fazliu,në fazën e pare të këtij aksioni janë paraparë të ndërtohen 15 shtëpi në komunën  e Preshevës,13 në atë të Buajnocit dhe dy shtëpi në komunën e Medvegjës.

 

 

Fondit Humanitar ka nisur fazën e parë të aksionit për të ndërtuar 100 shtëpi,në këtë fazë është përfshirë ndërtimi i tri shtëpive në Bl Miratoc. Po me këtë rast kryesia a Fondit Humanitar është takuar me banorët e këtij fshati dhe kryetarin e BL Merxhan Memishi. Kryetari i Bl miratoc njëherë ka ftuar të gjithë ata që kanë mundësi  ta mbështesin këtë iniciativë  me mjete të ndryshme,pasi në këtë mënyrë do të kenë përkrahje të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë.

Kryetari i Fondit Humanitar Xhelal Mehmeti falënderoi të gjithë banorët e fshatit Miratoc për përkrahjen që kanë dhënë ndaj Fondit Humanitar, gjithashtu ai falënderoi edhe afaristët e këtij fshati të cilët kanë kontribuar edhe në ndërtimin e shtëpisë së  katërt,ndërtimi i së cilës do të fillojë në fazën e dytë.Kryefamiljari Florim Fazliu  ndjehet mjaft i kënaqur që tani do të bëhet me shtëpi të re,ai falënderon gjithë kontribuuesin për këtë iniciativë.

Fondi Humanitar I Kosovës Lindore deri më tani ka arritur të realizoj ndërtimin e 30 shtëpive në Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë. Ku e gjithë kjo është realizuar përmes mjeteve të dhëna nga shqiptarët që jetojnë në shtetet e jashtme

 

 

 

 

Ragmi Mustafa – do të investojmë në rregullimin e trotuareve që të krijojmë siguri për këmbësorët.

 

 

Delegacioni i komunës së Preshevës ,i kryesuar nga kryetari Ragmi Mustafa ,gjate inspektimit te investimeve ka qëndruar në Shtëpinë Shëndetit  aty ku po rregullohet një trotuar shtesë qe lidh rrugën kryesore 15 nëntori me atë Mare Lloncar.

 

Pas rregullimit të oborrit në shtëpinë e shëndetit e sidomos në objektin e maternitetit , këtyre ditëve është krijuar edhe një arterie shumë e rëndësishme për këmbësorët. Sipas kryetarit të komunës Ragmi Mustafa ky trotuar do të jetë urë lidhëse në mes rrugës kryesore dhe asaj mare Llonçar.

Më tej kryetari Mustafa shtoi se në të ardhmen do të hapen edhe trotuare tjera që do të ndërlidhen me rrugën 15 nëntori,rrugë kjo më e frekuentuar nga qytetarët.

Komuna e Preshevës  për gjate këtyre viteve ka investuar ne rregullimin e  te gjitha rrugëve ne territorin e  komunës së Preshevës,ndërsa pas  përfundimit te këtyre projekteve do te edhe më tej do të vazhdojë  rregullimi i trotuareve  qe nënkupton sigurinë e këmbësorëve.

 

 

 

Deputetët shqiptarë të   Luginës takuan presidentin Nikoliq

 

 

 

Në kuadër të takimeve të ndryshme me partitë parlamentare Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka takuar të enjten edhe dy deputetët shqiptarë, Riza Halimin dhe Shaip Kamberin, me të cilët ka biseduar për formimin e qeverisë.
Nikoliç ka thënë se është e rëndësishme që të gjitha partitë ta mbështesin qeverinë e ardhshme për reformat. Ndërkaq, pas takimit Riza Halimi tha se shqiptarët nuk kanë pretendime për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme, por do të angazhohen në mënyrë që problemet e shqiptarëve të zgjidhen.
“Këto bisedime tregojnë se ne jemi aktivë dhe do të mbështesim një qeveri e cila do të siguronte qasje serioze për zgjidhjen e problemeve në Luginën e Preshevës. Shpresojmë që do flasim me kryeministrin e ardhshëm për plane konkrete”, deklaroi Halimi.

Qeveria e Serbisë pritet të formohet deri në fund të muajit dhe Partia Progresiste Serbe, pavarësisht se ka fituar shumicën ka ftuar edhe partnerë të tjerë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch