Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 18 qershor 2012

RTP lajmet 18 qershor 2012

Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, sot është duke qëndruar në Prishtinë ku do të takohet me ministrinë e arsimit të qeverisë së Kosovës Ramë Buja. Takimi bëhet me qëllim që maturantët që shprehin dëshirë të regjistrohen në Universitetet Shtetërore të Kosovës, këtë gjë ta bëjnë pa hasur në ndonjë pengesë dhe regjistrimi të bëhet në ato fakultete ku është edhe dëshira e tyre për vitin akademik 2012/2013.

Me këtë rast kryetari Ragmi Mustafa ministritë Buja do tia dorëzojë edhe kërkesën për kuotën e rezervuar që kërkon në mënyrë institucionale komuna e Preshevës për maturantët e vet.

Gjatë takimit të sotëm në mes të kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa me ministrin e arsimit të qeverisë kosovare Ramë Buja, prezentë ka qenë edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

————————–

Udhëheqës të Univerzitetit Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup sot realizuan takim me kryetarin e komunës së Preshevës të cilët e falëmderuan zotin Mustafa për bashkëpunim. Ndërkaq qëllimi I vizitës së sotme ishte organizimi I testeit të dytë për nxënësit e Luginës  që mendojnë të studiojojnë në këtë Univerzitret.

 

Rektori I Univerzitetit Ndërkombërtar  Ballkanik në Shkup porf.dok Hyner Sengjan gjatë diës së sotme qendroi në komunën e Preshevës me çrast realizoi takim me kryetarin e komunës Ragmi Mustafa. Qëllimi i vizitës së sotme ishte për tu takuar me zotin Mustafa si dhe për organizimin e testit të dytë  për bursat studentore për ata nxënës nga Lugina e Preshevës që pretendojnë studimet në këtë Univerzitet, potencon rektori i këtij universiteti. Madje në  testin  për studime në Universitetin Ballkanik në Shkup  aplikuan 22 nxënës nga Lugina e Preshevës. Univerziteti Ballkanik  në Shkup  është universitet  privat jo profitabil që e financon Qeveria turke.

Ndërkaq kryetari i Komunë së Preshevës Ragmi Mustafa shprehet se me Univerzitetin Ballkanik në Shkup kemi përvojë  nga e kaluara respektivisht opinion për studentët të cilët studiojnë në këtë universitet. Zoti Mustafa e falënderoi stafin akademik  të këtij universitetit që disa  studentëve tanë u mundësuan studime pa pagesë. Univerziteti Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup në mesin e 19 universiteteve në Maqedoni  radhitet  e gjashta  ndërsa sa i përket universitete private ajo është e radhitur në vendin e parë.

————————-

 

RAJONI

 

Partia Liberale Demokratike është e gatshme për biseda për qeverinë e re dhe nuk ik nga asnjë çështje kontestuese, ka porositur të dielën kryetari i PLD-së, Çedomir Jovanoviq duke theksuar se në negociatat e deritanishme për qeverinë e re janë shndërruar në agoni.

”Është më rëndësi për vendin që sa më parë të fiton qeverinë, prandaj konsiderojmë të dobishme gatishmërinë e Partisë Demokratike që megjithatë të bisedoj me rajonet Bashkuara të Serbisë ,dhe qëndrimi i bllokut të porsaformuar (liderit të PSS Ivica Daçiq dhe liderit të RBS Mllagjan Dinkiqit) ka bërë të qartë situatën politike”,tha Jovanoviq duke reaguar në takimin e javës mes Daçiqit dhe Dinkiqit.

 

Të mërkurën në Beograd do të qëndrojë ndërmjetësi i BE në dialogun teknik midis Kosovës dhe Serbisë Robert Kuper. Një ditë më pas – të enjten, Kuper do të arrijë edhe në Prishtinë.

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme Ketrin Eshton, Maja Kocijanciq, u ka thënë mediave serbe se vizita e Kuperit në Beograd dhe Prishtinë bëhet me qëllim të shpejtojë procesin e rifillimit të dialogut, i cili tash një kohë të gjatë ishte ndërprerë për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Serbi. Çështja e rifillimit të dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë ka qenë ndër pikat kryesore të bisedës midis zonjës Eshton dhe presidenti serb Nikoliq gjatë vizitës së këtij të fundit, ditë më parë në Bruksel. Kocijançiq ka theksuar se akoma nuk është e qartë se me kë do të takohet Kuper në Berograd pasi ende nuk është formuar qeveria serbe, por ka shtuar ajo qëllimi i vizitës dihet.

—————————————

Kohët e fundit duket se do karakterizohen me akuza të ndërsjella në trekëndëshin Prishtinë – Bruksel – Beograd rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Akuzat janë nga “nuk keni bërë asgjë”, deri te fajet konkrete rreth mosimplementimit të shtatë marrëveshjeve të arritura deri në mars të këtij viti, shkruan “Zëri”.

Të enjten i ashtuquajturi “lehtësues” i dialogut në fjalë do qëndrojë në Prishtinë, mirëpo ka mundësi që atë do ta injorojë kryeministri i Kosovës, pasi ai nuk ka asgjë të re t’i thotë Cooperit.

“Nuk jam i sigurt, por kryeministri sipas të gjitha gjasave të enjten kur vjen Cooperi në Kosovë, do jetë për vizitë në Bullgari. Kështu që ai nuk do takohet fare me të. Mirëpo, edhe po të takohej, ai nuk do kishte asgjë të re t’i thoshte. Ne nuk duam vazhdim të dialogut derisa marrëveshjet nuk implementohen, e Serbia lobon fuqishëm kundër anëtarësimit të Kosovës nëpër organizata rajonale”, ka thënë një pjesëtar i qeverisë Thaçi.

Zyrtarë evropianë në Bruksel thonë se edhe nëse Thaçi nuk e takon “lehtësuesin” e dialogut, kjo nuk do të thotë diçka e madhe për ta, pasi jo gjithmonë kur Cooper ishte për vizitë në Kosovë, ai është takuar me kryeministrin e Kosovës.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch