Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 18 shator 2012

RTP lajmet 18 shator 2012

Pensionistët të cilët marrin pensionin më të ulët se 15.000 dinarë, sot do të marrin pjesën e parë të ndihmës prej 4000 dinarë. Për këto pagesa, qeveria e Serbisë ka siguruar 1.85 miliardë dinarë dhe kjo pagesë do të zgjasë tre ditë. Ata që marrin pensionin në adresë të banimit, nëse postieri nuk i has ata në shtëpi, ka për obligim të lërë vërtetimin dhe pastaj në afat prej 20 ditësh, kjo ndihmë prej 4000 dinarë duhet të merret në sportelet e postës. Edhe pensionistët që marrin pensionin nga shtetet e huaja, kanë të drejtë, mirëpo vlera e saj nuk duhet të kalojë 15.000 dinarë. Qeveria e Serbisë ka ndarë nga 16.000 dinarë për pensionistët si ndihmë, mirëpo kjo do të ndahet në 4 pjesë, edhe atë e para në shtator, e dytë në dhjetor, e treta në muajin mars dhe qershor të 2013.

———————-
Në vendkalimin kufitar Tabanoc mes Maqedonisë dhe Serbisë, në një makinë me targa shqiptare, policia ka zbuluar sasi të drogës marihuanë. Policia bëri të ditur se gjatë kontrollit të makinës që drejtohej nga një shtetas shqiptar është zbuluar tetë kilogram drogë të llojit marihuanë, informon INA. Policia theksoi se droga po hynte në territorin e Maqedonisë nga Serbia dhe se ajo ishte dedikuar për tregun vendas.
——————
Policia kufitare e Preshevës në bashkëpunim me drejtorinë e doganave, njësiti për luftimin e krimit të organizuar, mbrëmë pas mesnate me rastin e kontrollimit në një kamion me targa hungareze, në hapësirën e gomës rezerve kanë zbuluar dy persona të fshehur. Komandanti i policisë kufitare në Preshevë Zoran Disiq sot ka thënë se pas vërtetimit se ata janë shtetas të iranian janë arrestuar dhe i kemi dorëzuar në stacionin policor në Preshevë. Zoran Disiq, Komandanti i policisë kufitare në Preshevë ka potencuar se “Pas mesnatës në orën 00:45 në bashkëpunim me doganierët me rastin e kontrollit në një kamion me tabela hungareze në hapësirën e gomës rezerve janë gjetur 2 persona të fshehur. Më vonë e kemi konstatuar se ata janë shtetas iranian. Pas vërtetimit të identitetit të personave të ndaluar ata i kemi dorëzuar në stacionin policor në Preshevë.” Policia kufitare në Serbi ka parandaluar këtë vit 8153 persona që të hyjnë ilegalisht në Serbi, ka njoftuar kryeshefi i policisë kufitare të Serbisë Nenad Bogdanoviq gjatë qëndrimit të tij dje në Preshevë. Bogdanoviq ka thënë se numri më i madh i kalimit kufitar ilegal është parandaluar në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë edhe atë 4921 personave, kryesisht shtetas nga Afganistani, Pakistani, Algjeria, Maroko, Somalia dhe Palestina.

——————–

Familja e Kadriu nga fshati Rahovicë dikur jetpnte në një shtëpi e cila nuk I plotësonte kushtet e banimit. Por falë iniciatës së bashkëfshatarëve ai sot gëzon shtëpinë e re. Objekti në fjalë është ndihuar nga shumë bashkëvendës që arrin koston e afro 16 mijë eurosh. Për këtë gjest human , iniciativën e kishte marrë Faruk Latifi , i cili më pas bashkë me dy shokët e tij Blerimin dhe Sabedinin nisën mbledhjen e fondeve për ndërtimin e kësaj shtëpie. FARUK LATIFI “ ka falënderuar gjithë shoqërinë të cilët na kanë mbështetur për këtë objekt , dhe bëj apel që iniciativa të tilla të vazhdojnë dhe të përkrahen në të ardhmen nga të gjithë “. Ndërsa për Blerim Rexhepi sot është një ditë kur për një familje hapet një kapitull i ri , pasi familja Kadriu do të ketë në dorë çelësat e një shtëpie të re .Duke pas parasysh kushtet në të cilat jetonte më herët kjo familje , besoj që kësaj familje do ti prijë e mbara dhe të kenë fat dhe suksese. Shpresoj që të mos mbetemi vetëm me këtë projekt por të vazhdojmë me ndërtimin edhe të shtëpive të tjera për familjet me kushte të vështira ekonomike “. Edhe Sabedin Rexhepi ka potencuar se bashkërisht kanë filluar me mbledhjen e fondeve dhe ka falënderuar shumë bashkatdhetarët , banorët e fshatit , afaristët dhe të gjithë ata të cilët kanë ndihmuar në ndërtimin e kësaj shtëpie “. Ndërsa kryetari i bashkësisë lokale Fadil Azizi ka përshëndetur iniciatorët dhe të gjithë ata të cilët kanë kontribuar në këtë projekt madhor . Iniciatorët janë optimistë se do të vazhdojnë me ndërtimin e shtëpive edhe për familje të tjera , por duke apeluar edhe tek të tjerët që akte të tilla humanitare të ndërmerren edhe nëpër vendbanime të tjera.

————————

Delegacioni i komunës së Preshevës i kryesuar nga kryetari Ragmi Mustafa kanë marrë pjesë në shënimin e dhjetë vjetorit të Aleancës Kosovare të Biznesit . Kryetari i AKB-ës Agim Shahini ka elaboruar punën dhjetëvjeçare duke konsideruar se AKB tani është qendër referuese e zhvillimit ekonomik. Ndërkaq kryetari i kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka inkurajuar AKB , duke premtuar përpilimin e ligjeve që do të jenë në shërbim por dh enjë lehtësim për bizneset.

E ministrja e tregtisë dhe industrisë Mimoza Kusari Lila ka thënë se në këtë 100 vjetor të shteti shqiptarë duhet të unifikohet i tërë biznesi duke thënë se duhet ta duam tonën , para se ta duam të huajën. Duke konsideruar rolin dhe angazhimin e komunës sonë kryetari i AKB , i dorëzoi Ragmi Mutafës mirënjohjen që dëshmon bashkëpunimin e komunës dhe bizneseve Preshevare me ato rajonale shqiptare. Më këtë rast kreu komunal ka thënë se këto mundësi komuna e Preshevës do ti shfrytëzoj në maksimum në mënyrë që prodhimet kombëtare të jenë sa më pranë konsumatorëve shqiptarë , ku me këtë rast do të krijoheshin edhe vende të reja pune. Ndërkaq më 28 tetor në Preshevë do të mbahet panairi ku do të promovohen prodhimet Kosovare dhe ato nga Lugina , me ç’rast do të krijohen ura bashkëpunimi të bizneseve shqiptare.

———————–

Një delegacion nga Medvegja po qëndron në qytetin e Zhelleznikovit në Rusi, me qëllim të bashkëpunimit. Kryetari i Medvegjës që udhëheqë këtë delegacion, Sllobodan Drashkoviq, ka thënë për Jugpress se kanë udhëtuar në rajonin e Kaukazit në Rusi. Në këtë rajon ai me delegacionin e vet po qëndron në qytetin Zhelleznikov i cili është i njohur për pasuri të ujërave nëntokësore dhe banjave. Drashkoviq, me këtë rast ka thënë se Medvegja do të vëllazërohet me Zhelleznikovin rus dhe gjithashtu do të nënshkruhet edhe marrëveshja për bashkëpunim.

———————

Festivali i folklorit burimor “Kushtrimet e Karadakut” është mbajtur në Zhegër të Gjilanit, nën pjesëmarrjen e 12 shoqërive kulturoro nga të gjitha trojet shqiptare. Në mesin e këtyre shoqërive Luginën e Preshevës e ka përfaqësuar SHKA “Presheva Jehonë”. Ndërkaq festivalin tashmë tradicional “Kushtrimet e Karadakut” zyrtarishtë e hapi kryetari komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa. “Presheva Jehonë” vendin tonë e ka përfaqësuar me valle burrash me motive të karadakut. Hasim Nuhiu nga kjo shoqëri thotë se gjithnjë e më shumë programi tyre është duke u përforcuar. E Nuhiu kritikon asamblet tjera pasi që nuk i përfillin minutat e programit, dhe kështu nuk rrespektojnë organizatorët. Festivali i folklorit burimor “Kushtrimet e Karadakut” është mbajtur nën mbështetjen e komunës së Gjilanit dhe Ministris për Kulturë të qeverisë së Kosovës. Ndërkaq SHKA “Presheva Jehonë” do të marrë pjesë edhe në festivalin Sofra Dardane në Peshkopi, në kuadër të 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch