Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 18 Shkurt 2013

RTP lajmet 18 Shkurt 2013

Me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës Forumi I Gruas së LDK-së dega në Gjilan ka organizuar debat per rolin e gruas në politikë, shoqëri, familje dhe kulture. Në mesin e grave ishte edhe nënkryetari I LDK-së Lufti Haziri I cili tha se grate kanë një rol të vecantë në shoqëri,dhe se ato duhet të jenë më prezente në vendimmarrje. Ai gjtihashtu ka përshendetur iniciativën e kryetares Valentian Bunjaku e cila ka arritur të tubojë grate, duke përfshirë edhe ato të Luginës së Preshevës. E para mysafireve fjalën e mori Valentina Bunjaku –Rexhepi kryetare e Forumit të Gruas dega në Gjilan,ku foli për traditat tona të vjetra të lirisë por edhe të emancipimit të femrës,por edhe për dukurin e shfaqur dukshëm si tendecnë e caktuar embivlerësimit të rolit të burrit si force kryesore,me peshë scialo-prodhuese duke nënvlerësuar rolin dhe peshën e gruas gjinisë femërore në përgjithësi,para të ftuarve tha Valentina Bunjaku –Rexhepi kryetare e Forumit të Gruas dega në Gjilan. Në këtë tubim kishte edhe përfaqësuese nga Lugina e Preshevës,fjalën para të pranishmeve e morën Albiona Ibrahimi kryetare e Forumit të Gruas së PDSH-së dhe Ardita Sinani nga Forumi I Gruas së PVD-së. Në fund të debatit grate u zotuan se do të kërokjnë nga qeveria e kosovës të ndihmohen shqiptarët e luginës së Preshevës. Dhe heqjen e taksës prej 20 euro.
——————–
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë informoi se në bashkëpunim me autoritetet doganore në vendkalimin kufitar Tabanoc me Serbinë kanë konfiskuar 5 kilogram drogë të llojit marijuanë. Me këtë rast, u ndalua 22 vjeçari, shtetas i Maqedonisë nga fshati Studeniçan i Shkupit. Sipas autoriteteve doganore, droga e cilësisë së lartë duhej të transportohej nga Shkupi në Austri. Personi i ndaluar kishte marrë si detyrim transportin e drogës për një shumë prej 1.600 euro dhe 4.300 denarë, dhe se destinacioni final ishte Salzburgu, ku droga duhej dorëzuar një personi me qëndrim në Austri. Ndalimi i trafikimit të kësaj droge u bë në autobusin e linjës Shkup – Salzburg rreth orës 21.00.

—————–

Pesë vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Luginën e Preshevës e ka gjetur në heshtje. Dje përvjetori i shtetit të Kosovës nuk ka sjell atmosferë festive në Luginë. Gjatë ditës së djeshme të gjitha rrugët kanë qenë bosh, ndërsa qytetarët janë shprehur të zhgënjyer nga trajtimi që po i bën Kosova Luginës që nga shpallja e Pavarësisë. Këtë vit për të festuar shumë pak qytetarë të Luginës ia kanë mësy Prishtinës. Ndër arsyet mbetet taksa prej 20 euro. Ndërsa në anën tjetër analisti Reshat Neziri thotë se akti i shpalljes së Pavarësisë përveç që ka gëzuar këtë pjesë të shqiptarëve, po aq i ka hidhëruar .Spas tij shqiptarët e Luginës edhe pse realizuan referendumin e 1 dhe 2 marsit 92 , nuk u bënë pjesë e Republikës së Kosovës. Shqiptarët e Luginës presin që në të ardhmen Kosova të ketë një qasje më serioze ndaj Luginës së Preshevës, dhe të ketë interesë për të drejtat e shqiptarëve edhe në këtë pjesë Kryeministri Hashim Thaçi dhe ai serb Ivica Daqiq, do të takohen të martën në Bruksel, në takimin e radhës për bisedimet Kosovë- Serbi. Takimin e ka konfirmuar, Maja Koçijançiç, zëdhënësja e kryediplomates evropiane, Catherine Ashton. Është paraparë të bisedohet për gjetjen e zgjidhës së strukturave të jashtëligjshme në Kosovë.

—————

Qeveria e Serbisë ka propozuar një kompromis sa i përket shpërbërjes së strukturave paralele në veri të Kosovës. Sipas një artikulli të gazetës austriake “Der Standard”, i cili është botuar në numrin e sotëm nga autori Andrej Ivanji, përfaqësuesit e minoritetit serb në Kosovë, në të ardhmen duhet të mbajnë kontakte si me qeverinë e Kosovës, ashtu edhe me qeverinë e Beogradit. Ndonëse Beogradi zyrtar publikisht vazhdon me kritika dhe kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, shkruan ”Der Standard”, në planin diplomatik, po shprehet i gatshëm për të arritur një kompromis. Një përparim në dialogun me Kosovës, do të jetë kusht që Bashkimi Evropian në qershor t’i japë Serbisë datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim, transmeton RTK. E kushti kryesor i BE-së është shpërbërja e strukturave paralele të sigurisë në veri. Ky kusht ishte kërkuar qysh në verë të vitit 2011, nga kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë qëndrimit në Beograd në takimin me presidentin e atëhershëm të Serbisë, Boris Tadic. Sipas artikullit të sotëm të gazetës “Der Standard”, presidenti aktual Tomislav Nikolic, ka bërë një kthesë të befasishme në qëndrimin e tij përballë Kosovës. Ai është pajtuar që në veri të Kosovës të formohen institucione të reja lokale që do të bashkëpunojnë me Beogradin zyrtar, por edhe me ato të Kosovës dhe do të jenë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.
————–

Deputetja e Parlamentit të Francës, Danielle Auroi ka thënë se Serbisë do t’i duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, në të kundërtën ambicia e saj për t’u pranuar në BE mund të mbetet vetëm dëshirë e saj. Sipas saj kërkesa për pranim të Kosovës nuk është në letër, por gojarisht ajo është bërë. “Rrethi Kosovë secilën herë po forcohet rreth Serbisë. Në momentin derisa vazhdojnë bisedimet në kuadrin e dialogut me Prishtinën, arrijnë presione nga shtete të cilat kanë pranuar pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Auroi për mediat serbe, duke shtuar se pa pranimin e ndërsjellë, në fund të rrugës evropiane, nga pranimi i Serbisë në BE nuk do të ketë asgjë. “Mendoj që të gjithë kemi vullnet ta ndihmojmë Serbinë që të përmbush të gjitha kriteret. E vërteta, këto kritere pak janë të komplikuara dhe të numërta, por besojë që Franca, aleat historik i Serbisë, ka rol që këtë proces ta lehtësojë”, ka thënë kryetarja e Këshillit për Punë Evropiane në Parlamentin e Francës.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch