Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 18 Shkurt 2014 – Prezantohet modeli i Ljublanës për pakicat në Serbi

RTP lajmet 18 Shkurt 2014 – Prezantohet modeli i Ljublanës për pakicat në Serbi

Liderët politik shqiptarë bë tryezën e sotme , kanë kërkuar që të drejtat e pakicave në serbi të jenë konform konventave ndërkombëtare ose hiq më pak se serbët në Kosovë.

Avancimi I politikave të pakicave në Serbi ka  qenë sot temë diskutimi në tryezën e rrumbullakët në të vilën kanë folur kryetari I komunës së Presheva Ragmi Mustafa , kryetari I TK Zoran Stankoviç , komisari I lartë I OSBE –ës për pakica nacionale  Haga Aleksandar Hug si dhe sekretari  shtetërorë në ministrinë e drejtësisë në Serbi Nedja Jovanoviç  si dhe përfaqësues të tjerë shqiptarë.Në këtë tryezë me theks të veçantë është diskutuar për marrëdhëniet ndër etnike në Jug të Serbisë , ku komisari për pakica nacionale pranë OSBE Aleksandër Hug në këtë debat l prezantuar modelin e Ljublanës , I cili përmban 7 kapituj për qasje më të mire dje integrim të pakicave në Serbi. Ndërsa kryetar i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka thënë se në këto takime janë trajtuar të gjitha çështjet që i preokupojnë shqiptarët e Luginës   , duke kërkuar zgjidhje adekuate . Kryetari Mustafa ka kërkuar që shqiptarët ti gëzojnë të drejtat sipas konventave ndërkombëtare edhe atë si serbët në Kosovë.Edhe kryetari i PVD Riza Halimi ka këmbëngul që të drejtat e shqiptarëve duhet të realizohen sa më shpejt dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.Tryeza e rrumbullakët “ Politika e pakicave në Serbi- dhe hapat drejt integrimit  “është realizuar me qëllim të qëllimeve dhe analizave politike në Serbi , ku deri më tani janë realizuar disa tryeza , ku në të ardhmen do të mbahen edhe dy të tjera në Novi Pazar dhe Vojvodinë , ku dh enë fund do të prezantohen rezultatet dhe kërkesat e pakicave në Serbi.

————————————————

Kryetari TK Zoran Stakoviç ka thënë sot se 400 diploma deri më tani janë dërguar në Beograd për nostrifikim. Sipas Stankoviç ka pasur gjithësejt prej tyre 374 kanë marrë shenjën pozitive , ndërsa 284 prej tyre janë nostrifikuar dhe vetëm 10 kanë mare përgjigje negative.

Por Stankovic nuk ka precizuar se këto diploma a janë të gjitha nga Kosova.

———————————————————–

Përkujtohet dëshmori i Kombit Artan Abazi – komandant Miratoca

 

Familjarë , veteranë të Luftës sot kanë përkujtuar dëshmorin e kombit Artan Abazi komandant Miratroca. Kryetari I OVL së UÇPMB-së në Bujanoc Edmond  Isufi  ka thënë se varret e dëshmorëve gjithmonë do të mbesin frymëzim për ne drejt amanetit të tyre.

18 shkurti është data ku mbushen 13 vite të rënies së dëshmorit të Kombit Artan Abazi – komandant Miratoca.Ai ishte 20 vjeç , kur dha më të shtrenjtën jetën për këtë vend . Nën organizimin e OVL së UÇPMB sot familjarët , bashkëluftëtarët dhe qytetarë në fshatin Lluçan qëndruan  pranë lapidarit të dëshmorit në këtë vend ku dhe kaloi momentet e fundit të jetës.Të pranishmit bën homazhe dhe vendosën kurore lulesh. Fillimisht u mbajt 1 minutë heshtje ,në nderim të dëshmorit Artan Abazi.Arif Abazi prindi I komandant Miratocës I drejtua masës duke I falënderuar për pjesëmarrje dhe duke thënë se dëshmorët janë baza e kombit shqiptarë dhe ata duhet gjithmonë të përkujtohen.Më pas të gjithë marshuan drejt fshatit Dobrosin për të bërë homazhe tek  varri ku dhe pushon dëshmori Artan Abazi komandant Miratoca bashkë me dy dëshmorët Berat Sinani dhe Daut Sulejmani.Nga ky vend kryetari I OVL së UÇPMB-së në Bujanoc Edmond  Isufi  ka thënë se varret e dëshmorëve gjithmonë do të mbesin frymëzim për ne drejt amanetit të tyre.Artan Abazi komandant Miratoca , u lind më 24 05 1981 , ndërsa ra heroikisht më datë 18 02 2001 në fshatin Luçan.

—————————————————–

6 vjetori i Pavarësisë së Kosovës u shënua në mënyrë solemne nga OVL në Preshevë

 

6 vjetori i mëvetësisë së Kosovës , mbrëmë është shënuar edhe nga OVL UÇPMB-së. Me këtë rast veteranët e luftës kanë kërkuar që RKS ish luftëtarëve nga Lugina t’iu njoh statusin e veteranit të luftës.

 

Familjarë të dëshmorëve, invalid të luftës,përfaqësues të subjekteve politike , e përfaqësues të shoqatave joqeveritare morën pjesë mbrëmë në manifestimin e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Preshevë. Ky eveniment është organizuar për nderë të 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka potencuar kështu për Radiotelevizionin Presheva kryetari I kësaj organizate Nazmi Hajredini. Zoti Hajredini në emrin e tij personal dhe  të OVL-së uroi gjithë qytetarëve të Kosovës si dhe mbarë popullit shqiptar këtë festë dhe shpreson  që në një të ardhme të shpejtë bashkimin trojeve shqiptare.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa  ka përshëndetur një organizim të tille madje  ka potencuar se ky mesazh do ti shkoj gjithë popullit shqiptar se edhe në Preshevë festohet pavarësia e Kosovës.

Edhe prindërit e dëshmorëve të UÇPMB-së urojnë  këtë festë gjithë popullit shqiptar me shpresë se një ditë do të bashkohen tokat shqiptare.

Ndërsa në fund ai ka apeluar  tek shteti i Kosovës, në qeveri  e parlament  të Kosovës  që të vlerësojnë drejt dhe të njehshin  statusin e veteranit të luftës çlirimtare të Kosovës. Manifestimi në fjalë u mbajt në restorantin Tradita në Rahovicë.

 ——————————————–

Riza Halimi – Hashim Thaçi na dha mbështetje për zgjedhjet parlamentare

Me rastin e 6 vjetorit të republikës së Kosovës , Kryetari i Partisë për Veprim demokratik Riza Halimi ka marrë  përkrahje për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 16 mars.

 

Gjatë qëndrimit dje në Kosovë, Kryetari i Partisë për Veprim demokratik Riza Halimi mori përkrahjen për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 16 mars. Në manifestimet për nder të 6 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, udhëheqësit politik të Luginës së Preshevës patën mundësi të bisedojnë me deputet të Kuvendit të Kosovës, me ministra në qeverinë e Kosovës dhe me kryetarin e qeverisë së Kosovës, me ç’rast përveç temave tjera u shqyrtua edhe çështja e zgjedhjeve parlamentare të 16 marsit të këtij viti.Në këto biseda, posaçërisht në bisedën me kryeministrin Thaçi, u vlerësua krejtësisht i drejtë vendimi i PVD – së për pjesmarrje në zgjedhjet e 16 marsit me listë të përbashkët me parimin e proporcionalitetit të forcës së arritur në zgjedhjet e fundit lokale thuhet në kumtesën e PVD-ës  , deklaratë të cilën e konfirmoi  edhe vet Riza Halimi.Me këtë rast u potencua domosdoshmëria që të vazhdojnë të gjitha përgaditjet, andaj edhe grumbullimi i nënshkrimeve të përkrahjes për listën zgjedhore të PVD – së.

—————————————–

Lugina në Prishtinë e Prekaz për nderë të 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Në Kosovë  dje  është shënuar 6 vjetori i deklarimit të Kosovës shtet të Pavarur, ekipi i gazetarëve nga Bujanoci dhe Presheva , nën organizimin e kryetarit të Bujanocit kanë vizituar vendet më të rëndësishme të Kosovës duke nisur nga Prekazi e deri tek manifestimi madhështor në sheshin Zahir Pajaziti.

 

Në këtë ceremoni me udhëheqësinë e Republikës së Kosovës, kanë marrë pjesë krerët kryesorë të komunave të Luginës së Preshevës, kryetari Nagip Arifi, Ragmi Mustafa, Jonuz Mulsiu dhe përfaqësues tjerë institucionesh dhe subjektesh politik. Vlen theksuar se komuna e Bujanocit , për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit nën patronazhin e kryetarit Arifi, në mënyrë të organizuar kishte sjellë në Prishtinë dhe në Prekaz një ekip gazetarësh shqiptar të mediave të Luginës së Preshevës.Si  në Prishtinë ku parakaloi Forca e Sigurisë së Kosovës, njashtu edhe në vendin ku ra heroi kombëtar Adem Jashari, kishin dal me  mijëra njerëz për të nderuar veprën flijuese të familjes Jashari dhe dëshmorëve të tjerë që kishin rënë për atdheun.Në këtë turne morën pjesë përfaqësues  nga TV Spektri, Radio Televizioni Bujanoci, RTV Presheva, TV Aldi, portali i pavarur Titulli.com dhe Presheva.com. Sipas organizatorëve, qëllimi i këtij turneu me gazetarë ishte sjellja e atmosferës festive edhe në Luginë ku ky gjashtëvjetor i Pavarësisë së Kosovës festohet vetëm nëpër ambiente të mbyllura.Pavarësia e Kosovës u shpall më 17 shkurt të vitit 2008 dhe sipas zyrtarëve kosovar deri më tani shtetin më të ri Evropian e kanë njohur  106 shtete të botës

—————————————

Edhe shqiptarët do të paguajnë rrymën dhe tatimet nëse ne fitojmë thekson Vuçiq

 

Nënkryetari i SNS, Aleksandar Vuçiq duke iu përgjigjur pyetjeve të shikuesve televiziv ka folë edhe për sistemin tatimor të Serbisë.
Një avokat nga Nishi ka thënë se ai paguan me rregull tatimet shtetit, por ka edhe ata që nuk paguajnë..”Kemi pregaditur një reformë të madhe të sistemit tatimor në Serbi. Kështu që deri në fund të vitit 2014 do ta përfundojmë plotësisht. Ndërsa njerëzit shpesh thonë, pse neve na ndërpresni rrymën a nuk ja presni shqiptarëve në Preshevë.. Ndërsa unë i them, nëse ne fitojmë zgjedhjet parlamentare, në Serbi të gjithë do të paguajnë rrymën dhe tatimet, po edhe shqiptarët në Preshevë..” ka thënë Vuçiq.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch