Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 18 tetor 2012

RTP lajmet 18 tetor 2012

Me ftesë të ministrit të bujqësisë në Republikën e Kosovës, Blerant Stavileci kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa po merr pjesë në Darkën e Lamës të organizuar në Prishtinë. Në këtë mbrëmje do të prezantohen korrje shirat e suksesshme të farës së lulediellit në Kosovë. Darka e Lamës tani më është tradicionale e cila organizohet në patronatin e Shoqatës për kultivimin e lulediellit, Aleanca kosovare e biznesit dhe ministria e bujqësisë .

—————————-

Në fshatin Peçen këtyre ditëve është duke u kontrolluar çdo pëllëmbë e tokës për të evituar ndonjë mjetë shpërthyes.

Ekipi i specializuar nga Bosnja deri në fund të muajit do të kontrolloj afro 90 mijë metra katrorë , hapësirë kjo e cila gjendet për rreth shkollës fillore të këtij vendbanimi në Karadak. E këto mjete të sofistikuara gjatë hulumtimit skanojnë çdo pjesë të metaltë që më pas ekipet e mënjanojnë. Në vend ngjarje sot kanë dalë edhe ekipi i shtabit për situata të jashtëzakonshme nga komuna jonë , të cilët dhe njiherit janë përcaktuar për kontroll të kësaj hapësire. Fshati Peçenë konsiderohej si vendi më në rrezik nga mjetet e pa eksploduara por tani ai është i skanuar dh rrethuar me shirit që tregon për sigurinë e kësaj hapësire. Sipas burimeve në këtë hapësirë ka rënë në mina një kafshë dhe është lënduar një banorë. Këto mjete kanë mbetur si pasojë e konfliktit të armatosur në vendin tonë. Pas Peçenës do të skanohet nga minat edhe territori i shkollës fillore në Caravajkë.

————————–

Në kuadër të programit të paradites PËR JU në Televizionin Presheva e ftuar sot ishte specialistja e stomatologjisë për fëmijë Ryve Azizi, mjeke në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë që u bisedua rreth mirëmbajtjes së dhëmbëve te fëmijët në vendin tonë. Mjekja në fjalë në mes tjerash potencoi se rroli i mediave është mjaft i rëndësishëm në aspektin e sensibilizimit ndërsa sa i përket kujdesit të dhëmbëve duhet të jetë mjaft i shtuar nga prindërve sidomos për fëmijët e moshave 0 deri në 6 vjeç. Çaji i kamomilës është preferenca e vetme për fëmijët që sapo i del dhëmbi i parë. Nëse nuk i përmbahen rregullave apo këshillave nga ana e mjekut për mirëmbajtjen e dhëmbëve për fëmijët mund të ketë pasoja nga më të ndryshmet si në deformim të gojës e po ashtu edhe në shqiptim të fjalëve. Mjekja në fjalë shprehet mjaft e kënaqur me kujdesin e shtuar që e kanë të gjitha nënat e fëmijëve në komunën e Preshevës respektivisht kujdesin që tregojnë ato. Ajo në fund të në programin e paradites PËR JU apelon tek të gjithë prindërit që të kenë kujdes në këtë drejtim sepse është primare për ta.

——————–

Qendra për zhvillimin e shoqërisë qytetare Protecta ka mbajtur sot ligjëratë me gratë të cilat janë të kyçura në politikë në Komunën e Preshevës. Në kuadër të Projektit ,Barazisë-Pjesëmarrja e grave në punën e partive politike,i mbështetur nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim- SDC. Qëllimi i projektit është promovimi i demokracisë dhe institucioneve demokratike,nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve të partive politike për pjesëmarrje më të madhe të grave në politikë në nivel lokal. Hulumtimi mbi pjesëmarrjen e grave në partitë politike është kryer në komunat e Bella Pallankës, Bujanocit, Dimitrovgradit , Pirotit dhe Preshevës në Korrik-gusht të vitit 2012. Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 23 organizata politike të madhësive të ndryshme , profile dhe parime programore. Komuna e Preshevës bie në një nga zonat më të shkatërruara të Republikës së Serbisë që nënkupton se niveli i zhvillimit të saj është nën mesataren republikane 50 përqind. Sipas këtij hulumtimi pas zgjedhjeve në maj të viti 2012 në Preshevë në karriqat e kuvendit janë ulur 11 gra,në mënyrë që ato të formojnë pothuajse 29 përqind të numrit të përgjithshëm të këshilltarëve. Sipas kryetares së forumit të gruas së PDSH-së Albiona Ibrahimi Rexhepi gratë e komunës së Preshevës janë të kyçur në politikë por fjala e tyre nuk dëgjohet,mbase sipas tyre fjalën vendimmarrëse duhet ta marrin vetëm meshkujt. Nga ky hulumtim del se në të gjitha vendet ku merren vendimet janë meshkuj.

——————-

Komisioni Zgjedhor i PDSH-së ka mbajtur mbledhje të përbashkët me të gjithë kryetarët e nëndegëve në vazhdën aktiviteteve për kuvendin e pestë zgjedhor të PDSH-së. Tashmë komisioni zgjedhor ka përpiluar orarin për zgjedhjet në nëndegë. Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa para kryetarëve të nëndegëve tha se ky kuvend le të jetë me vlera të larta demokratike, duke apeluar që të zgjidhen ata që baza mendon që janë më të mirët. Ai porosity që zgjedhjet të mbahen pa etiketime, pa mashtrime, por lobimi të bëhet me parimin e bindjes. Mustafa tha se PDSH është partia e vetme që bënë zgjedhje brendapartiake me kohë, dhe asnjë anëtarë dhe as kryetari nuk janë të konzervuar dhe të paprekshëm. E sa i përket degës së PDSH-së në Bujanoc, pritet që të ketë ndryshime në krye të saja. Mustafa tha se PDSH në Bujanoc do të bëhet fuqi, pasi që kur PDSH është fuqi atëherë edhe në Bujanoc politika shqiptare do të ztabilizohet. Në PDSH tashmë zgjedhjet Brenda partiake kanë filluar qysh me zgjedhjet e reja që janë bërë në kuadër të Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas, ndërsa do të përmbyllen me kuvendin e përgjithshëm zgjedhor që do të mbahet në muajin nëntor.

———————

Për nder të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit Shqiptar,nën patronatin e komunës së Fushë Kosovës,Shoqëria Kulturore Artistike ,,Shqiponjat e Medvegjës,,organizojn manifestim madhështor. Manifestimi do të mbahet të shtunën më 20 tetor në ora 13 :00 në Fushë Kosovë, përball ndërtesës së komunës. Sipas medvegja.net, pjesmarrës do të jenë edhe Klubi i Vendlindjes “Trojet”, Partia për Veprim Demokratik-Dega në Medvegjë, Unioni Demokratik Shqiptar-Dega në Medvegjë. Gjithashtu pjesmarrës në këtë eveniment pritet të jen edhe zyrtar nga komuna e Fushë Kosovës, nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë , deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Të pranishmit do ti argëtojn : Sh.K.A,,Shqiponjat e Medvegjës,, ; Grupi Folklorik ,,Shpëtimi,, nga Medvegja ; ,,Zëri i Kosovës,, nga Fushë Kosova; këngëtari i mirënjohur nga Kosova, Naim Abazi; rep këngëtari GOLD AG nga Presheva; rapsodi i mirënjohur Hashim Shala; rapsodët medvegjas, Qazim Beha e Veli Hajdini; këngëtarja Shqiponja Muhaxhiri etj.
——————
Analisti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer tha se ka ardhur koha për bisedime politike të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht pas ndërprerjes së dialogut për çështjet praktike dhe kërkesës së Bashkimit Evropian për dialog të nivelit të lartë. Në lidhje me shqetësimet e opozitës në Kosovë ndaj negociatave politike Kosovë-Serbi, Serwer tha se bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të jenë politike sepse bëhet fjalë për kufijtë e saj. Duhet të ketë negociata politike dhe është roli i duhur i opozitës që të kritikojë dhe të kërkojë më shumë nga ky dialog dhe të ketë qartësi në lidhje me çështjen e kufijve. Nuk ka asgjë të keqe me këtë”. Sa i përket problemit në veri të Kosovës, Serwer tha se ky problem është i rëndësishëm për Serbinë sepse Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa përcaktuar kufijtë e saj. Për Prishtinën veriu është çështje e integritetit territorial të Kosovës. Ai tha se ky është një problem i vështirë i cili kërkon angazhim të nivelit të lartë nga Kosova dhe Serbia për gjetjen e një zgjidhjeje. Serwer tha se kjo çështje mund të zgjidhet me një angazhim të nivelit të lartë politikë për ri-integrimin e Mitrovicës. Sipas tij, ky angazhim duhet të vijë nga Serbia, raporton VOA. Serwer gjithashtu tha se nuk mund të ketë dialog të vërtetë pa një angazhim të qartë të Serbisë në lidhje me statusin përfundimtar të Kosovës. Sipas tij Bashkimi Evropian e ka bërë më të qartë qëndrimin e tij ndaj integritetit territorial të Kosovës në raportin e fundit të progresit. “Bashkimi Evropian e ka bërë më të qartë se sa në të kaluarën se Kosova është një njësi territoriale. Ky është një zhvillim pozitiv në lidhje me këtë çështje. Në të kaluarën vendet anëtare të BE-së e kanë thënë këtë në mënyre individuale, siç ka bërë Gjermania Britania e Madhe, apo Suedia. Kurse tani Komisioni Evropian ia ka bërë të qartë Serbisë se Kosova është një njësi territoriale”. Duke folur për historinë e dialogut në Kosovë, bashkautori i librit, “Lehtësimi i Dialogut: Puna e Institutit Amerikan të Paqes në Zonat e Konfliktit”, Daniel Serwer tha se pas trazirave të vitit 2004 në Kosovë dialogu mes shqiptarëve të Kosovës dhe Serbisë është zhvilluar përmes rrugëve zyrtare dhe ishte një dialog mes të shurdhëve. Serwer tha se ka patur mungesë të dialogut në nivel komunitetesh i cili është ndikuar nga dialogu në nivel zyrtar. Pra nuk ka patur dialog mes komuniteteve në Serbi dhe komunitetit shqiptarë në Kosovë”. Analisti Daniel Serwer këto komente i bëri dje në Institutin Amerikan të Paqes.
RTV Presheva

One Response

  1. silver price thotë:

    Fillimishtë para të pranishmëve u dha një historiat i shkurtër i PDSH-së që nga formimi i saj në vitin 1990 e deri në ditët e sotme, si dhe procesi i reformave brenda partiake gjatë këtyre 22 viteve. Kandidatët për këshilltarë gjatë prezantimit të tyre janë mirpritur me duartrokitje.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch