Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 18 tetor 2012

RTP lajmet 18 tetor 2012

Është përuruar sot projekti i shtimi të sasisë së ujit të pijshëm në BL Tërrnavë. Ky projektë pushtetit lokal i ka kushtuar 1.5 milion dinarë. Për 1 sekond hyn 11 litra ujë në bazentin që furnizon Tërrnavën me ujë. Rabit Rexhepi nga fshati Tërrnavë, prej sot problemin e ujit të pijshëm prej sot e ka të zgjidhur ashtu si gjithë banorët e tjerë të fshatit Tërrnavë. Ai banon në lagjen e Epërme, kurse thotë se prej viteve të ’70 ujë të mjaftushëm për të pirë ska pasur. Mirmbajtësi i ujit në fshatin Tërrnavë Selim Ismaili, thotë se për 1 sekond në bazent hyn 11 litra ujë. Deri sa mos të keqpërdoret uji i pijshëm atëherë banorët e Tërrnavës sdo të kenë probleme. Për pushtetin lokal ky projekt ka kushtuar 1.5 milion dinarë. E kryetari Ragmi Mustafa i uron qytetarët për këtë projektë me çka dyfishohet sasia e ujit të pijshëm. E për këshilltarin e asamblesë komunale të Preshevës Xhelal Arifi i cili vjen nga BL Tërrnavë, ky projektë është i rëndësishëm me çka fshati i tij ujë të pijshëm për shumë vite do të ketë. E në fund kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafës i pëlqeu shija e ujit të Tërrnavës.

—————
Serbia vazhdon të mos njohë diplomat e lëshuara nga universitetet në Shqipëri, ndërkohë që afro 200 studentë pranohen çdo vit nga Bujanoci, Presheva e Medvegja në universitetet e Shqipërisë, merr vesh korrespondenti i “Kohës Ditore” në Tiranë. Mosnjohja e diplomave për studentët e Luginës së Preshevës që diplomohen në Shqipëri, përbën shqetësim të thellë jo vetëm për akademikët shqiptarë, por edhe për studentët që diplomohen. Ata hasin në vështirësi për të prezantuar diplomat e tyre në vendbanimin, Lugina e Preshevës dhe për rrjedhojë janë të bllokuar në integrimin e tyre normal në jetën e vendit, edhe pse kanë përfunduar me rezultate të mira studimet e larta universitare në Shqipëri. Fakti problematik që ka shkaktuar telashe te studentët e diplomuar nga Lugina e Preshevës, evidentohet nga rektori i Universitetit Tiranës dhe nga kryetar i Konferencës së Rektorëve, prof.dr.Dhori Kule. “Në Universitetin e Tiranës çdo vit vijnë një numër i madh studentësh nga Lugina e Preshevës. Kjo gjë me gëzon, sepse të gjithë janë studentë të mirë, të sjellshëm dhe me rezultate të mira”, thekson rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule. Por, studentëve nga Lugina e Preshevës, që përfundojnë universitetin dhe pajisen me diplomë nga UT-ja apo universitete të tjera publike në Shqipëri, kur kthehen në vendlindje, nuk u njihet diploma. Çështja e njohjes së diplomave, pritet të jetë pjesë edhe e agjendës së bisedimeve që ministri i Jashtëm i Serbisë pritet të zhvillojë pas disa ditësh në Tiranë. “Me Serbinë, përveç bashkëpunimit bilateral, do të diskutohet edhe për marrëveshjen në fushën e arsimit për njohjen e diplomave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, tha ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, lidhur me vizitën e pritshme të ministrit serb të Punëve të Jashtme, Ivan Mërkiç në Tiranë. Këshilli i Ministrave në Republikën e Shqipërisë ka vendosur të miratojë 700 kuota për studentët shqiptarë me banim në trojet jashtë kufijve të Shqipërisë. Bëhet fjalë për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Lugina e Preshevës, Bujanoci dhe Medvegja, Maqedonia, si dhe Mali i Zi.

—————-

Serbia nuk do të rrezikojë heqjen e liberalizimit të vizave nga ana e Bashkimit Evropian, por vetëm do të kërkohen masa paraprake për zvogëlimin e numrit të azilantëve drejt Evropës Perëndimore. Por, kjo temë nuk ka kaluar pa vëmendje dhe pa ankthin e qytetarëve që pas shumë vitesh kanë arritur të udhëtojnë të lirë. Gjëja kryesore për Serbinë ka qenë se numri i azilantëve është 10 mijë. Nga ana tjetër, kryeministri Ivica Dacic ka theksuar se do të paguajë shpenzimet e tyre gjithnjë duke theksuar se “janë romët dhe shqiptarët që kërkojnë azil”. Sipas tij, nëse ata do të ndaloheshin të udhëtonin, BE-ja do të reagonte me kritika. Ndonëse fillimisht me liberalizimin e vizave shqiptarët e Luginës së Preshevës janë nisur drejt Evropës, ata thonë se numri i tyre nuk është aq i madh dhe drejtimi i gishtit drejt tyre i ka irrituar. Zhvillimi ekonomik, thotë kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa, është zgjidhje. “Dacic duhet të tregojë një gatishmëri, e cila nuk është e kushtueshme për qytetarët e Luginës së Preshevës, duke i siguruar një siguri të plotë në zhvillimet e jetës shoqëror politike që bëhen këtu. Shqiptarët të ndihen të gjithë të barabartë, si gjithë të tjerët në Serbi, kjo do të ishte shumë më pak e kushtueshme, se gatishmëria e Dacic të paguajë shpenzimet e shqiptarëve apo romëve në Europë, ku kosto është shumë më e lartë dhe për të cilën ka interes Serbia, që ata të mos kthehen kurrë në vatrat e tyre”, tha Mustafa. Qytetarët e Preshevës, të përballur me gjendje mjaft të rëndë ekonomike, nuk shohin arsye përse nuk duhet kërkuar azil. Serbia ka paralajmëruar masa shtesë për parandalimin e azilantëve, por ata që arrin në tokën e premtuar kanë arsyet e tyre për ta provuar fatin.
—————
Policia e Kosovës në bashkëpunim me EULEX dje ka arrestuar edhe një person tjetër që dyshohet për përfshirjen në sulmin e armatosur ndaj postës kufitare serbe në fshatin Dobrosin që lidh Serbinë me Kosovën. EULEX informon përmes një komunikate se ka vënë në pranga edhe një person tjetër që dyshohet se është pjesë e një organizate terroriste, e cila mori përgjegjësinë për tre sulme ndaj policisë serbe në Dobrosin afër portës 5 – tek Dheu i Bardhë. I dyshuari është akuzuar edhe për posedim të paligjshëm të armëve. Një gjyqtar i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Gjilan ka urdhëruar një muaj paraburgim për personin e arrestuar dje. Në fillim të kësaj jave tre persona tjerë u arrestuan dhe u urdhërua një muaj paraburgim në lidhje me të njëjtin rast. Rasti është ndjekur nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
——————
Me ligjin e ri për kundërvajtje, i cili do të hyjë në fuqi për rreth një muaj është paraparë që ata që nuk e paguajnë dënimet nuk do të mund të regjistrojnë veturën apo edhe të vazhdojnë afatin e patent shoferit. Sic njoftohet, qëllimi i këtij ligji të ri është që ata që kryejnë vepër penale shumë shpesh duhet të sanksionohen, e jo sic ka qenë praktikë deri tani, ligji i jep mundësi atyre të kalkulojnë se a do ti gjejë ata gjyqi apo lënda do ti vjetrohet. Deri tani kufiri për tu vjetëruar lënda e denimeve është dyfish më e gjatë se më herët, andaj edhe për të nisur procedurat është dy vite ndërsa për të marrë vendim katër vite para se të vjetrohet lënda. Gjykatësi deri tani nuk ka mund të konkret të shqiptojë denimin për interes publik, por këtë sanksion e ka paguar me të holla, ndërsa tani kjo ka ndryshuar.
————-
Ambasadori serb ne Paris Dushan Batakovic ka paralajmëruar sot mbi rrezikun e krijimit te Shqipërisë natyrale. Deklarata e tij u bë gjatë një Konferencë ndërkombëtare. Sipas Batakovic, Shqipëria dhe Kosova tashmë po perpiqen të përhapin ndikimin e tyre edhe në zonat e tjera ku banojnë shqiptarë. Batakovic u shpreh se krijimi i Shqipërisë natyrale do të jetë problemi kryesor me të cilin do të përballet Ballkani, serbët por edhe popujt e tjerë jo serbe. Deklaratën e Batakovic e kanë transmetuar gjatë ditës të gjitha mediat e Beogradit.
Kryeministri serb dhe ministri i punëve të brendshme ka urdhëruar sot ministrive të ndryshme që të marrin masa urgjente për ta zvogluar numrin e të ashtuquajturve azil kërkues të rrejshëm, njofton qeveria Serbe. Kryeministri serb deklaroi se për këto masa që do të ndërmerren do të bisedojë me partnerët evropian dhe me disa përfaqësues të ekipit qeveritar do të udhëtojë drejt shteteve evropiane ku ky problem është paraqitur më shumë që të arrihet marrëveshja për një strategji të përbashkët për të zvogluar numrin e atyre që po kërkojnë azil.
RTV Presheva

One Response

  1. toni thotë:

    i falimenderoj gjith ata qe benen te mundshme perforcimin e ujit ne ternav se keni ba nje pun shum te mir .
    .zoti ja ruft nga tekqijat .

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch