Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 19 Dhjetor 2012

RTP lajmet 19 Dhjetor 2012

Këshilltarët e KK të Preshevës votojnë buxhetin prej 822.997.568 dinarë për vitin 2013

Pas më shumë se 6 orë debat në mes të këshilltareve të pozitës dhe opozitës, buxheti i komunës së Preshevës për vitin 2013 është votuar me 22 vota pro. Komuna e Preshevës për vitin 2013 do të ketë buxhetin më të lartë deri më tash mbi 820 milion dinare.

 

822.997.568 dinarë është buxheti komunës së Preshevës për vitin 2013. Kështu sot kanë vendosur këshilltarët e KK të Preshevës në seancën e VI, duke votuar pro propozimit të vendimit të buxhetit të komunës së Preshevës të paraqitur nga kryetari komunës Ragmi Mustafa. Shqyrtimi dhe miratimi i këtij buxheti u karakterizua me debate në mes të këshilltarëve të pozitës dhe atyre të opozitës. Pozita duke mbrojtur këtë propozim me argumentet e tyre, opozita në mënyrat e veta bënte edhe kundërshtime rrethë shpërndarjes dhe parashikimit të buxhetit. Rrethë kësaj pike këshilltarët e opozitës paraqitën edhe 7 amandamente të cilat pas debatit dolën në votim dhe u refuzuan. Buxheti komunës së Preshevës për vitin 2013 edhe pse ishte më i larti që ka pasur ndonjëherë komuna jonë, ajo u votua pas 6 orë e 5 minuta debate, duke treguar rëndësinë e madhe që ka buxheti.

E fillë pas 6 orëve pastaj u precedua me pikat e tjera të rendit të ditës. Pika e dytë dhe e tretë që kishin të bënin me shqyrtimin dhe miratimin e Aktvendimit për emërimin e komisionit për plane të komunës së Preshevës dhe zgjedhja e drejtorit të Qendrës për Punë Sociale, kaluan thuajse pa debate. Ndërsa debatet u rikthyen përsëri në pikat tjera që kishin të bënin me zgjedhjet e Këshillave në Shkollën e Mesme Teknike “Presheva”, Shkollën Fillore “Dituria” në Corroticë, Shkollën Fillore “Migjeni” në Caravajkë, Gjimnazit “Skenderbeu” në Preshevë, Shkollën Fillore “Prof Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, dhe të Entit parashkollor “8 Marsi” në Preshevë.

 ————————————————

Me rastin e  vizitës së myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërrnava me bashkëpunëtorët e tij të bërë dje në Preshevë ku morën pjesë afër 50 imamëve të xhamive në Luginë të Preshevës ishte me mision të qartë. Me këtë rast në kuadër të kësaj vizite u formua edhe grupi punues në përbërje prej nëntë anëtarësh i Bashkësisë Islame Vendore të Luginës së Preshevës. Koordinator i këtij grupi punues  është Nexhmedin Ademi që së bashku me anëtarët tjerë të këtij grupi do të krijojnë  gjitha parapërgatitjet e duhura për zgjedhjet e rregullta që do të mbahen më 19 janar të vitit 2013.

Përndryshe zyrtari i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërrnava vizita të kësaj natyre me mision të bashkimi të hoxhallarëve  ka pasur edhe më parë.

————————————————

Nata e parë e edicionit të 6 të festivalit të këngës për fëmijë Gëzimi Ynë fillon sonte në sallën e shtëpisë së Kulutrës Abdulla Krashnica në preshevë. Sipas organizatores Afedia Borici për këtë festival është punuar mjaft,dhe është gjithçka gati për të filluar mbrëmja e sontme.

Edhe këtë herë pjesë e festivalit te këngës për fëmijë do të jetë juria profesionale,e cila do të vlerësojë këngët më të bukura të festivalit në fjalë.

Ky festival është projekt i Sh.K i cili mbështetet nga pushteti lokal dhe nga ministria e kulturës se Serbisë.

———————————————–

Sekretari i Fondit Humanitar pran administratës komunale në Preshevë Besnik Emini  me anëtarët e këshillit drejtues të këtij fondi më datë 17 dhjetor të këtij viti kanë marrë vendim që në vlerë prej 100 mijë dinarësh ta ndihmojnë familjen e Latif Salihut nga Presheva duke pasur parasysh kushtet e rënda ekonomike. Këtë iniciativë e ndihmuan edhe bashkatdhetarët tanë në botën e jashtme konkretisht në Dramen të Norvegjisë të cilët kontribuan me shuma parash  prej 3 mijë e 450 euro për familjen e lartpëmednur. Andaj anëtarët e këshillit drejtues të Fondit Humanitar së bashku sekretarin e kësaj zyreje kërkojnë ndihmë edhe nga qytetarët e komunës së Preshevës respektivisht ata që kanë kushte dhe mundësi ekonomike, që të ndihmojnë këtë aksion humanitar. Me mjete në të holla në vlerën  prej 3 mijë e 450 euro e ndihmuan bashkvendasit arben ramazani,Kujtim Iseni,driton Beqiri,Bajram Salihu,Osmon Azemi. Shukri Mustafa,Refik Abdullahu,Adnan Velija,Isa Mustafa,Bedri Bashota e shumë të tjerë.

 ————————————————-

Më shumë se 33 mijë qytetarë të Kosovës, nga viti 2009 e deri në dhjetor të vitit 2012, janë pajisur me pasaporta të shtetit të Serbisë.Këto janë të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilat ka arritur t’i sigurojë gazeta “Zëri”.Sipas këtyre të dhënave, thuajse të gjithë aplikuesit për pasaporta serbe janë të nacionalitetit shqiptar.“Kjo llogaritje përfshin kohën prejse Serbia ka përfituar liberalizmin e vizave nga Bashkimi Evropian, e deri më sot, pa llogaritur periudhën e mëparshme”, ka thënë për “Zërin”, një zyrtar i lartë në Ministrinë e Brendshme në Beograd.Megjithatë, qëllimi i kosovarëve që me pasaporta serbe do të udhëtojnë pa viza, nuk mund të arrihet. Kjo për faktin se të gjithë ata që marrin pasaporta serbe, e në të cilat shkruhet adresa e ndonjë vendbanimi jashtë territorit të saj, në këtë rast adresa e ndonjë vendbanimi në Kosovë, nuk përfitojnë nga procesi i liberalizimit të vizave.Fillimi i lëshimit të pasaportave biometrike serbe ka bërë që të ndryshohet edhe mënyra e dhënies së pasaportave për qytetarët e Kosovës.“Derisa më herët Serbia për secilin qytet të Kosovës, ka pasur një degë nëpër qytetet e Serbisë, nga viti 2009, të gjithë ata që duan të marrin pasaporta serbe, duhet të shkojnë direkt në Beograd, ku edhe është një ndërtesë e veçantë e cila gjendet në rrugën “Ljermontova”, bën të ditur ky zyrtar.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch