Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 19 dhjetor 2013 – Kombet e Bashkuara interesohen për situatën në Luginë…

RTP lajmet 19 dhjetor 2013 – Kombet e Bashkuara interesohen për situatën në Luginë…

Kombet e Bashkuara interesohen për situatën në Luginë

 

Përfaqësuesi i sekretarit gjeneral të Kombeve të Bashkuara në Beograd Piter Due  është takuar sot me kryetarin e komunës Ragmi Mustafa. Gjatë  e vizitës së tij ai është njoftuar për situatën aktuale në Komunë të Preshevës

 

Kryetari I Komunës Ragmi Mustafa ka pritur sot përfaqësuesin e sekretarit gjeneral  të Kombeve të Bashkuara në Beograd Piter Due. Në takimin e sotëm Piter Due  është informuar rreth   situatës aktuale politike dhe të sigurisë  në komunë të Preshevës. Ndërkaq  Piter Due   ishte i interesuar edhe  gjithë procesin e politikës  shqiptare në kohë dhe e kaluara.Përfaqësuesi i sekretarit  gjeneral të Kombeve të Bashkuara në Peograd Piter Due  ditëve në vijim do të vazhdojë  vizitën e tij me liderët politik të luginës së Preshevës. Të gjitha këto informacione  piter Due do ti përcjellë në selinë e kombeve të bashkuara.

—————————————————

Miratoc – Deponitë e egra papërgjegjësi e qytetarëve

 

Mungesa e një vendi adekuat për  hedhjen e mbeturinave apo papërgjegjësia e qytetarëve,kanë shëndrruar  në deponi të egra vendin ku do të shfrytëzohej për lojëra sportive. Banorët të cilët jetojnë në këtë lagje   kërkojnë një vend larg shtëpive i cili do të shërbejë për hedhjen e mbeturinave.

 

Banorët e BL Miratoc nuk kanë ndonjë vend adekuat për hedhjen e mbeturinave,por cila është arsyeja që ata hedhin mbeturina vend e pa vend  duke mos marrë parasysh se çfarë  dëme mund të shkaktojnë ato.  Pamjet që po shihen janë xhiruar nga kalimtarë të rastit, ku duket qartë që banorët nuk hezitojnë të hedhin mbeturina të llojeve të ndryshme.Banorët e   kësaj lagje ankohen nga bashkëfshatarët e tyre  të cilët çdo ditë hedhin mbeturina dhe më pas i vënë zjarrin,gjithashtu ata kërkojnë nga kryetari i BL Miratoc që të gjejë ndonjë zgjidhje për hedhjen e mbeturinave.Ne kontaktuam me kryetarin e Bl Miratoc z. Merxhan Memishi i cili për Radio Televizionin Presheva tha se BL Miratoc nuk  ka ndonjë vend adekuat për hedhjen e mbeturinave,por apelon banorët që mos të hedhin mbeturina nëpër rrugë,po ashtu z. Memishi theksoi se ai vend nuk është caktuar të hedhin   materiale ndërtimi.

———————————————

Lisen Bashkurti- Diplomacitë shqiptare duhet të kenë vëmendje më të veçantë

 

Lisen Bashkurti profesor doktori I diplomacisë  dhe marrëdhënieve  ndërkombëtare dhe ambasador nëpër shumë qendra  të ndryshme Evropiane  ndjehet mjaft I lumtur me vizitën e tij në Luginë të Preshevës. Ai gjatë ditës së sotme zhvilloi takime vec e veç me Kryetarin e Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa , deputetin Popullor Riza Halimi si dhe me Kryetarin e Këshillit nacional Shqiptar. Në diskutimet e tij  sot ambasadori Bashkurti ka theksuar se nuk ka histori, kulturë e perspektiv  pa shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ambasadori Bashkurti ka thënë se çdo neglizhencë dhe diskriminim ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevë do të sjell problem edhe për vendet e rajonit. Për ambasadorin Bashkurti Shqipëria e Kosova I kanë borxh shumë Luginës pasi ata dhanë shumë për 8 milion shqiptarët. Megjithatë atë ambasadori Bashkurti duke përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për të drejtat minoritare duke potencuar se ato Serbia duhet ti zbatoj në Praktikë por në këtë rast duhet të ngritet zëri edhe nga diplomat e ministra shqiptarë. Në fund ambasadori Bashkurti ka falënderuar edhe RTV Presheva që sipas tij ai në këtë mënyrë komunikon me gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës duke prekur realitetin.

———————————————————-

Promovohet libri Presheva , Liria dhe Dituria – autorit Gazmend Arifi

 

Është promovuar sot libri i autorit Gazemd Arifi Presheva , Liria dhe Dituria. Sipas redaktorit Gjinaj autori në këtë libër ka trajtuar gjerësisht e me kompetencë problemet ,gjeografike , politike, etno – kulturore të së djeshmes dhe të nesërmes së Luginës . Ndërkaq ish ambasadori Lisen Bashkurti ka thënë se Luginës së Preshevës I mungojnë liria  plotë njerëzore e kombëtare , edhe dituria e plotë universitare shqiptare.

 

Presheva , Liria dhe Dituria është ky libri i autorit preshevar Gazmend Arifi i cili është promovuar sot para një numri të madh të dashamirëve të fjalës së shkruar.sipas redaktorit të librit Augustin Gjinaj , autori në këtë libër ka bërë përpjekje serioze për tua sjellë më pranë këtë trevë shqiptare kudo që janë , duke mbushur një boshllëk të madh të pajustifikueshëm informativ për Luginën e Preshevës .Sipas redaktorit Gjinaj autori në këtë libër ka trajtuar gjerësisht e me kompetencë problemet ,gjeografike , politike, etno – kulturore të së djeshmes dhe të nesërmes së Luginës. Libri  pasqyron një tablo të shkurtër të perspektivës drejt së ardhmes , drejt gjithëpërfshirës dhe integrimit të Preshevës dhe popullsisë së saj drejt stabilitetit politik e larg konflikteve etnike , drejt një linje të butë e pa ngarkesë ka thënë kështu mysafiri nga Shqipëria Fejzi Lila.

Ndërkaq ish ambasadori Lisen Bashkurti duke u ndërlidhur me fjalimin e ish presidentin amerikan Kenedi se “ Liria pa dituri është e rrezikshme … ndërsa dituria pa liri është e padobishme , ka thënë se Luginës së Preshevës I mungojnë të dyja edhe liria e plotë njerëzore e kombëtare , edhe dituria e plotë universitare shqiptare.

Ndërkaq autori  Gazmend Arifi ka thënë se ky libër me theks të veçantë i dedikohet arsimit dhe universitetit shqip në Luginë. Promovimin e këtij libri e kanë përshëndetur edhe shoqata e shkrimtarëve Feniks dhe shumë dashamirë të fajlës dhe shkrimit shqip.Autori Gazmend Arifi ditë më parë librin e tij e ka promovuar edhe në Tiranë.

————————————————–

SHOQATA PËR TRASHËGIMI PRITI STUDIUESIT NGA TIRANA

Në lokalin e Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore, kryetari i Shoqatës,Z.Xhemaledin Salihu me anëtarët e Këshillit drejtues priti një delegacion studiuesish nga Tirana në krye me Prof. Dr. Lisen Bashkurti nga Akademia Ndërkombëtare Shqiptare në Tiranë, me bashkëpunëtorët, Prof Agustin Gjinaj dhe Dr. Fejzi Lila. Në delegacion ishte prezent edhe Gazmend Arifi, autor i librit:Presheva, liria dhe dituria.
Me këtë rast u bisedua për veprimtarinë dhe aktivitetet e Shoqatës dhe tema të tjera kulturore.
Përfundimi i gjithë bisedës dhe takimit ishte se kultura krijon hapësira lirie, komunikimi më të përzemërta dhe lidh individë e popuj.
Kryetari i Shoqatës, studiuesve nga Tirana i dhuroi libra, botim të Shoqatës.
Takimi ishte një kënaqësi e veçantë për të dy palët dhe në atmosferë miqësie kaloi i gjithë takimi.

RTV Presheva

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch