Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 19 Janar 2013 – Takimi i spektrit politikë të Luginës, familjarëve të dëshomorëve dhe OVL-së pa ndonjë rezultat

RTP lajmet 19 Janar 2013 – Takimi i spektrit politikë të Luginës, familjarëve të dëshomorëve dhe OVL-së pa ndonjë rezultat

Mbledhja e spektrit politikë të Luginës me përfaqësuesit e OVL-së dhe familjarët e dëshmorëve ka përfunduar pa dhënë ndonjë rezultat konkret.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së. Para ndërkombëtare pala shqiptare ka shtruar edhe disa kërkesa nëse eventualisht vie deri te zhvendosja e lapidarit. Kërkesë kryesore është që përfundimishtë të zgjidhet problemi politikë i Luginës së Preshevës. Për këtë janë pajtuar si duket edhe familjarët e dëshmorëve, mirpo ata kërkojnë që uniteti të jetë gjithpërfshirës.

 

Se është biseduar për modalitete të shumta në këtë takim konfirmoi edhe deputeti popullor Riza Halimi. Ndërsa zv/kryetari komunës së Preshevës Skender Destani është i sigurtë se lapidari sdo të lëvizë të paktën deri nesër në takimin e radhës i cili pritet të jetë edhe vendimtarë.

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=_rcv_ouAcqI

E gjithë barra rrethë çështjes së lapidarit si duket do ti mbetet OVL-së. Ata kanë filluar një takim urgjente me dyer të mbyllura rrethë orës 17:00, takim i cili është duke u zhvilluar edhe më tej ndërsa qëndrimi i tyre do të dihet vetëm nesër në mbledhjen e radhës me çka do të vijnë me propozim konkretë për pllakën përkujtimore.

————————–

 

Partia Socialiste ka dënuar indiferencën e qeverisë shqiptare ndaj ultimatumeve të Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. PS ka kërkuar nga ana e qeverisë që të dalë në mbrojte të shqiptarëve kudo që jetojnë në Ballkan,.“Gjëja e parë që ne kërkojmë është që qeveria shqiptare, si një qeveri e cila është një shtet anëtar i NATO-s, i OKB edhe i Këshillit të Evropës të reagojë në të gjitha këto forume si shtet amë për pakicat shqiptare që jetojnë në territorin e Ballkanit.Ne  apelojmë për negociata dhe i  kërkojmë qeverisë shqiptare që larg retorikës megalomane, larg retorikës për Shqipëri të Madhe dhe të përkushtohemi  në disa çështje që janë konkrete”, tha në një deklaratë për shtyp Sekretari për Rininë dhe Emigracionin në PS, Erion Veliaj. “Sot ne jemi një shtet sovran dhe është detyra e shtetit amë që të reagojë edhe për shqiptarët në Luginë të  Preshevës, edhe për shqiptarët në Greqi dhe për shqiptarët kudo që janë ka thënë Veliaj.

———————————————

 

Nga muaji shkurt do të shtrenjtohet rryma elektrike për 10 deri në 12 për qind, ndërsa 400 mijë amvisëri me gjendje më të rëndë sociale do të mund që rrymën dhe gazin ta shfrytëzojnë pa pagesë.

 

Zorana Mihajlloviq, Ministre e energjetikës ka paralajmëruar se nga muaji shkurt qytetarët e Serbisë do të duhet që të ndajnë më shumë të holla për faturat e energjisë elektrike, pasi që rryma do të shtrenjtohet për 10 apo 12 për qind.Sa saktësisht do të shtrenjtohet rryma ende nuk dihet, pasi që janë duke vazhduar bisedimet në mes të Ministrisë dhe Agjencisë për energjetikë.Ministrja  e energjetikës ka thënë se momentalisht është duke u bërë analiza dhe çmimi përfundimtar që e  cakton Agjencia për energjetikë. Ne këtu jemi vetëm mbikëqyrës, mirëpo besojë se kjo ngritje e çmimit do të jetë në mesataren prej dhjetë deri në dymbëdhjetë për qind”, ka thënë Mihajlloviq .Ajo ka theksuar se është pritur për shtrenjtimin derisa të përfundohen librezat sociale dhe tarifa e re sistemore.Sistemi i ri tarifor nënkupton edhe më pakë orë me llogaritje të lirë gjatë natës.Sipas fjalëve të saj, në vend të çmimit një me katër në favor të çmimit të ulët të rrymës gjatë natës, tani me tarifën e re ajo do të jetë një me tre apo një me dy.

 

————————————-

 

13 nxënës nga Gjimnazi Skenderbeu në Preshevë u janë nështruar testit për garat komunale në lëndën e matematikës.Nga këto gara u kualifikua Shpresim Sadiku viti i tretë dhe Julinda Nasufi viti i parë.Me gjithatë nxënësve iu duhet edhe më tej përgatitje intensive pasi duhet të vazhdojnë garat regjionale.

 

Shpresim Sadiku dhe Julinda Nasufi kanë arritur që të vazhdojnë rrugën drejt garave regjionale pasi ata u treguan më të suksesshëm në mesin e 13 nxënësve tjerë.

Garat komunale në lëndën e matematikës janë mbajtur  në Gjimnazin Skenderbeu  në Preshevë, dhe sipas  drejtorit Abdurrahman Zylifu  garat kanë shkuar sipas rregullores së paraparë,dhe i përgëzon nxënësit dhe aktivin e lëndës së matematikës për punën e bërë.

Edhe profesorët të cilët kanë bërë përkthimin e detyrave nga gjuha serbe në shqip,garat komunale  janë mjaft me rëndësi për këta nxënës.

Këto gara  janë organizuar  nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim  me shoqatën e matematicientave të Serbisë.

RTV Presheva

3 Responses

  1. ILIRIDA ismaili thotë:

    ME DHEMBJE TE MADHE MORA LAJMIN PER HIEQEJEN E LAPIDARIT TE UCPMBse, nga xhandarmeria serbe, ora 07.e mengjesit te 20.01.2013!!!!!!!!

    ————
    NJE PIKE LOTI NGA SYRI ME RA
    PER PRESHEVEN MEDVEGJEN BUJANOCIN OOO VELLA ………!!!!!!!!!!!!

  2. rexhep thotë:

    E selamu alejkum

    Zotëri…shporru…nuk e ke vendin më aty…
    selam

  3. ben thotë:

    enderuar ilirida ju persh per shkrimrt un nuk jam nga kto krahina por inat imadh me ka kap per lapidarin se me shkije veq pushka idan hesapet egjaku i ature deshmorve 1 dit do zbardhet jam kusheri i tahir sinait jam i gatshem nese lufta nis te kthehem nga kurbeti ku ikam 15 vite dhe te luftoj per gjakun tam me rrespekt

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch