Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 19 maj 2012

RTP lajmet 19 maj 2012

Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i Kosovës, u kishte premtuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që taksat kufitare për banorët atje që vijnë në Kosovë, të ulen nga 60 euro për dy javë qëndrim në 20 euro, por ky premtim nuk u realizua sepse taksat janë zbritur në 40 euro apo vetëm rreth 30 për qind e çmimit që ka qenë. Kjo zbritje për shqiptarët e Luginës së Preshevës, është shumë e vogël dhe nuk përbën kurrfarë lehtësimi për ta. Ata ankohen se zëvendëskryeministri me këtë vendim, ka shkelur premtimin. Vendimi për uljen e taksave nuk vlen vetëm për shqiptarët por edhe për serbët. “Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi na ka premtuar që taksat do të ulen në minimum me një shumë prej 10 euro për një javë qëndrim. Kështu ai nuk ka mbajtur fjalën dhe nuk ka lehtësuar aspak qarkullimin e lirë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, u shpreh për gazetën ‘Zëri’, Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit. Ai po ashtu tha se Kuçi u ka thënë atyre se në rast se kompanitë e sigurimit nuk pajtohen që tarifat kufitare të ulen në 10 euro, atëherë çdo çmim që kalon këtë shumë do të marrë përgjësinë Qeveria e Kosovës dhe do të paguajë ajo. “Pra janë dy premtime që nuk i ka mbajtur. Në vend që të lirohemi ne jemi bllokuar përsëri. Qeveria e Kosovës do duhej të na trajtojë si vëllezër sepse neve me Kosovën na lidh atdheu na lidh kombi”, tha Musliu. Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri Kuçi tha për ‘Zëri’, se ai nuk ka bërë një premtim të tillë, porse vetëm ka propozuar që të ketë ulje në 10 euro. “Unë kam thënë se do të propozoj që të jetë deri në 10 euro, por edhe kjo zbritje është solide. Është vendim i mirë dhe autonom i kompanive që lehtëson qarkullimin e njerëzve nga Lugina e Preshevës”, tha zëvendëskryeministri Kuçi. Ai dha edhe një premtim duke thënë se tanimë do të punohet për hyrje në sistemin e kartonit të gjelbërt, me anë të së cilës pastaj hiqen gjithsej këto barriera. Për këtë premtoi edhe Rrahim Pacolli, drejtor i Bordit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS). “Është maksimumi që kemi mundur të bëjmë. Por unë i siguroj shqiptarët që ky nuk është fundi. Shumë shpejt do të ketë hyrje në sistemin e kartonit të gjelbërt, me ç’rast gjo që të jetë ndryshe”, tha Pacolli. Pacolli ka thënë se në pamundësi që kjo zbritje të bëhet vetëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës, është bërë për gjithë qytetarët e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

———————–

“Është zbritje që është bërë për shkak shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por që në saje të tyre përfitojnë të gjithë qytetarët e Serbisë, sepse nuk kemi pasur mundësi t’i ndajmë qytetaret brenda një shteti”, tha më tej Pacolli, duke bërë me dije që kjo zbritje është bërë me vendim të njëanshëm të Kosovës. Pikërisht pse është bërë me vendim të njëanshëm, pa bashkëpunim me Serbinë, atëherë mundësitë që të ulen më shumë këto taksa nuk kanë ekzistuar, tha në anën tjetër, Behxhet Shala nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Prishtinë.“Ne si Këshill për të drejtat e njeriut kemi kërkuar nga Qeveria që taksat të ulen shumë më shumë dhe jo vetëm kaq. Po ashtu është dashur që këto taksa të ulen vetëm për qytetarët e Luginës së Preshevës e jo për të gjithë”, tha Shala. Përndryshe, sipas tij, që të ulen taksat për gjithë qytetarët e Serbisë, atëherë një gjë e tillë do të duhej të bëhej, dyanshëm, nga të dyja palët, sepse liria e lëvizjes është interes sa i Kosovës aq edhe i Serbisë. Qeveria e Kosovës në shenjë reciprociteti me Serbinë, ka vendosur tarifat kufitare për ata që hyjnë nga Serbia në Kosovë, nga dhjetori i vitit të kaluar, si rrjedhojë e marrëveshjes Prishtinë – Beograd në Bruksel. 60 euro ishte pagesa minimale që një person ka paguar sigurim nëse hyn me makinë nga Serbia në Kosovë, e cila ka pas vleftë vetëm për 2 javë qëndrim, kurse tani me zbritje ata do të paguajnë 20 euro sigurim për makinë, për një javë qëndrim.
——————-

Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Luginës së Preshevës, situatën në tri komunat e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës e ka vlerësuar të brishtë dhe me tendencë të përkeqësimit, ndërkohë që sipas kësaj organizate është më se i domosdoshëm angazhimi i Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, për tejkalimin e saj. Ndihmë kjo që sipas Belgzim Kamberit – kryetar i KDNJ-së është në mungesë e sipër. “Situata në Luginë vazhdon të jet e brishtë sidomos pas arrestimeve të 4 majit dhe pas zgjedhjeve lokale, parlamentare dhe presidenciale në javën e kaluar.Por, për fat të keq një ndihmë e cila është shumë nevojshme nga Prishtina dhe Tirana zyrtare, po mungon dhe lëre që ajo po mungon po e njëjta po përkthehet edhe me diskriminim tashmë edhe nga Prishtina zyrtare e cila ka harruar tashmë totalishtë Luginën e Preshevës dhe po thuaj se të sillet sikur Beogradi qysh është sjellë me serbët e Kroacisë”, ka thënë Kamberi. Ndërkaq, vendimin e Qeverisë së Kosovës, për uljen e tarifave të policave të sigurimit për siç është thënë qytetarët e Luginës, Kamberi e ka quajtur skandaloz, pasi që sipas tij ky vendim vjen pas kërkesës së disa hershme për heqjen e tyre. “Ky është një vendim edhe me skandaloz se sa vendimi i parë kur janë inkuadruar tarifat e policave kufitare të sigurimit sepse ky vendim vjen pas bisedimeve dhe pas kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për heqjen e tarifave dhe shihet qartë se qeveria e Kosovës vazhdon diskriminimin e shqiptarëve në emër të reciprocitetit dhe në emër të sovranitetit të Kosovës. Fatkeqësisht Kosova edh enjë herë po dëshmon se nuk tregon interesim për Luginën e Preshevës dhe nuk tregon gatishmëri për përfilljen e kërkesave dhe të drejtave të shqiptarëve të këtushëm”, ka përfunduar Kryetari i KDNJ-së në Luginë të Preshevës, Belgzim Kamberi. Pas arrestimeve të 4 majit dhe incidentit në Dobrosin, gjendja në Luginë, mbetet e tensionuar. Ndërkohë që deri më tani tarifat e larta të policave të sigurimit për automjete si dhe paralajmërimet për uljen e tyre nga muaji qershor, kanë reduktuar në masë të madhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në drejtim të Kosovës.

——————–

Grupi i punës për sigurinë e fëmijëve në komunikacion me kryetarin e këshillit komunal për siguri kanë mbajtur mbledhjen e rregullt ku janë precizuar detyrat në terren për realizimin e projektit Rruga e sigurt. Në kuadër të këtij organi është fituar projekti për vendosjen e video kamerave në rrugën 15 Nëntori, projekt ky që ka vlerën prej 10 mijë dollarëve. Kryetari Besim Abduli ka deklaruar se dymbëdhjetë kamera do të vendosen në shtyllat e ndriçimit publik në relacionin nga stacioni i autobusëve deri tek shkolla fillore profesor Ibrahim Kelmendi. Ndërsa qendra e kontrollit do të jetë në stacionin e policisë në Preshevë ku edhe do të bëhen disa trajnime për policët mbikëqyrës. Vendosja e kamerave për gjatë rrugës që shpie në tri shkollat më të mëdha të komunës së Preshevës do të ndikojnë në rritjen e sigurisë së fëmijëve si në aspektin e komunikacionit por edhe në parandalimin e dukurive negative në vendet publike. Ekipet e grupit të punës në kuadër të këshillit komunal për siguri nga dita e hënë do të fillojnë parapërgatitjet me fëmijët e ciklit të ulët fillorë në shkollat që janë më të rrezikuar nga komunikacioni. Gjatë vizitave në terren do të ipen sqarime se si duhet të sillen në komunikacion gjatë parakalimit të rrugës. Trajnimet fillojnë të hënën në shkollën fillore Vuk Karaxhiq në Stacionin Hekurudhorë, të martën në Miratoc në ora 14.00 ndërsa të premten vizita realizohet në shkollën fillore në Raincë po ashtu në ora 14.00. Në bazë të programit trajnimet me fëmijët se si duhet të sillen në komunikacion vazhdojnë edhe më datë 28 prill ditë e hënë në ora 14.00 në fshatin Rahovicë, ndërsa më datë 29 dhe 30 prill, ditë e martë dhe e mërkurë punohet me fëmijët e ciklit të ulët fillorë në Preshevë. Qytetarët e Preshevës do të informohen për vendosjen e kamerave edhe përmes fletushkave dhe reklamës që do të transmetohet në Radiotelevizionin Presheva.

——————-

Sekretari shtetëror në të ashtuquajturën ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic, ka thënë se promovimi i abetares së përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës është mesazh i qartë se fryma për Shqipëri të madhe nuk është shuar. “Kjo ide, e cila, të paktën në mënyrë deklarative, është e papranueshme për Evropën dhe botën, është edhe një pretendim serioz për territorin e Serbisë. Prandaj, ajo duhet të hasë në një reagim të fortë, jo vetëm të Beogradit”, ka thënë Ivanovic, raporton Radio Evropa e Lirë. Ai ka thënë se askush në Serbi nuk është kundër bashkëpunimit kulturor të shqiptarëve, por, sipas tij, promovimi i abetares zbulon edhe prapavijën politike se “fryma për Shqipërinë e Madhe nuk është shuar.
——————-
Erzana Kamberi nga Presheva, nxënëse e Shkollës së Mesme Teknike “Presheva “ në Preshevë, në profilin Elektroteknik i Kompjuterëve, e dalluar me sukses maksimal 5.0 gjatë katër vite të mësimeve, mirënjohje dhe konsiderata të veçanta nga kujdestari i klasës, profesorëve, bashkëmoshatarëve te vet, e bëjnë atë në mënyrë të padiskutueshme të e fitoj çmimin “Nxënës i dalluar i SHMT –Presheva”, një traditë e re e krijuar për herë të parë në vendin tonë, duke nxitur garën për dituri dhe cilësi.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch