Home » Lajme » RTP lajmet 19 mars 2012

RTP lajmet 19 mars 2012

Nesër në ora 6:14 sipas kohës së Evropës së mesme në hemisferën veriore të tokës arrin stina e pranverës. Stina e pranverës zgjat deri me 21 qershor kur edhe fillon vera. Meteorologët parashikojnë që ditët e para të pranverës do të jenë me diell dhe të nxehta.

——————————–

Në zyrën e referentit për azhurimin e listave zgjedhore Brenda ditës 20 deri në 30 qytetarë paraqiten për të qenë pjesë e listës zgjedhore, ose për të përmirësuar ndonjë gabim eventual në mënyrë që të gëzoj të drejtën e tyre ligjore dhe kushtetuese për hedhjen e votës më 6 maj. Belul Selimi kryeshef i administratës komunale thotë se janë vënë në dispozicion gjashtë lokacione ku janë vendosur ekstraktet nga lista zgjedhore si në Preshevë, Leran, Raincë, Corroticë, Rahovicë dhe Miratoc, ku qytetarët me të drejtë vote mund të bëjnë vështrimin e listave zgjedhore. Pas mbylljes së listave zgjedhore kërkesa për regjistrim, shlyerje, ndryshim dhe plotësim ose përmirësim paraqitet në administratën komunale ose në Ministrin për të drejtat e njeriut dhe pakicave ose në administratën shtetërore dhe vet administrim lokal. Sipas kryeshefit Belul Selimi administrata komunale ka bërë të gjitha përgatitjet për vërtetimin e nënshkrimeve të zgjedhësve të cilët e përkrahin listën zgjedhore të kandidatëve për këshilltarë në kuvendin komunal në Preshevë. Po ashtu janë dorëzuar regjistrat për vërtetimin e nënshkrimeve në Leran, Raincë, Corroticë, Rahovicë dhe Miratoc. E qytetarët duhet të ndjekin këtë procedurë. Ndërkaq vërtetimi i nënshkrimeve për zgjedhjet parlamentare do të bëhen në gjykatë. Zgjedhjet lokale dhe parlamentare do të mbahen më gjashtë maj të këtij viti.

————————

Është nënshkruar marrëveshja për themelimin e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për zghedhjet parlamentare të 6 majit. Nënshkrues të marrëveshjes janë 4 subjekte poltike Partia për Veprim Demokratik, Unioni Demokratik i Shqiptëraëve, Bashkimi Demokratik i Luginës dhe Lëvizja e Progresit Demokratik.

Në bazë të kësaj marrëveshje parashihet modaliteti për zgjedhjet parlamentare të 6 majit, ndërsa sipas kryetarit të PVD-së Riza Halimi, mandati do të ndahet në proporcion me forcën zgjedhore, e kjo vlen edhe për përfitimet financiare të partive politike pas zgjedhjeve, në rast të fitimit të ndonjë mandate. Ndërsa Jonuz Musliu nga LPD thotë se prêt mbështetje edhe nga të tjerët për koalicionin. Kryetari i BDL-së Skender Destani tha se në vitin vitin 2007 ka mbështetur zgjedhjet parlamentare, kurse në vitin 2008 nuk ka marrë pjesë në to për shkak të problemeve të financimit të partive që janë paraqitur pas zgjedhjeve të vitit 2007. E për UDSH-në sipas Rahmi Zulfiut 2 mandate në përbërjen e re të parlamentit do të kishin pasur peshën më të madhe, kurse kjo parti për 1 mandat nuk dyshon. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, në zgjedhjet parlamentare në dy mandatet e fundit kanë pasur nga një vend në ulësen e parlamentit republikan, ku kanë participuar në bazë të koalicionit. Përveç PVD-së, LPD-së, BDL-së dhe UDSH-së, partitë tjera shqiptare të Luginës së Preshevës nuk kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion në zgjedhjet parlamentare, çka do të thotë se ato janë kundër tyre dhe pro bojkotit duke paraqitur arsyet e tyre.

—————————

Unioni Demokratik Shqiptar ka themeluar nëndegën e saj në fshatin Somolicë me çrast u konstituua edhe kryesia e nëndegës. Kryetar i nëndegës së UDSH-së në Samolicë u zgjodh Rexhep Latifi . Në prani të simpatizantëve të fshatit Somolicë u formua kryesia e nëndegës së UDSH-së, prej 15 anëtarëve me mundësi zgjerimi të listës kryesisë së kësaj nëndege. Ndërkohë kryesia e nëndegës zgjodhi udhëheqësin e saj. Mejdi Zeqiri, Kryetar i degës së UDSH-së, në Bujanoc duke i përshëndetur të pranishmit i uroi suksese anëtarëve dhe simpatizantëve të nëndegës së UDSH-së në Bilaç. Zeqiri, me këtë rast përfaqësuesve të kësaj nëndege i tha se ju sot keni marr një detyrë që së bashku të punojmë për jetësimin e nevojave të banorëve të fshatit Samolicë. Të pranishmit i përshëndeti edhe Rexhep Fejzullahu i cili me këtë rast shprehi entuziazmin e tij për punë të mëtutjeshme në këtë subjekt politik.

—————————

Edhe për kundër përjetimeve që pati vogëlushi 4 vjeçar Dardan Hyseni nga Rahovica më 19 janar të këtij viti respektivisht dy muaj që lamë prapa e që pësoi një aksident të rëndë nga kafshimet që i bënë qentë endacak tek sa qëndronte mysafir te dajt e tij, gjendja e tij shëndetësore tani është mjaft e mirë. Me këtë rast ekipi i Radiotelevizionit Presheva gjatë ditës së sotme vizitoi Dardanin e vogël në shtëpi që është kthyer në këtë fundjavë. Kujtimet trishtuese dhe mënyrën se si u kafshua nga qentë endacak Dardani i vogël me buzë në gaz i rrëfeu para kamerave tona. Krenare dhe mjaft e lumtur ndihet e ëma e Dardanit Valona Hyseni me sjelljen e djalit të tij në shtëpi. Dardani brenda dy muajsh iu nënshtrua tri operacioneve kirurgjike në Institutin Nëna dhe Fëmija në Beograd. Sipas nënës së tij kontrollimet do ti vazhdoi edhe më tutje në këtë institucion shëndetësor në Beograd. Përndryshe ai tani po kurohet gradualisht në shtëpinë e tij në Rahovic.

———————-

Ministri i ekonomisë dhe zhvillimit regjional Nebojsha Qiriq ka deklaruar se nga data 15 deri 20 prill do të fillojë edhe ndarja e aksioneve të “Telekom Srbija” për 4.8 milionë qytetarët e Serbisë. Ende nuk është caktuar vlera sa nga sa të holla do të marrin secili qytetar nga shitja e aksioneve.

———————-

Shefi i Shtabit Suprem të Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq, ka ngritur padi kundër drejtoreshës së Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, e cila e kishte akuzuar gjeneralin serb si përgjegjës për krime të luftës në Kosovë. Padia është deponuar në Gjykatën e shkallës së Parë në Beograd, në bazë të shtatë pikave të dosjes për Dikoviqin, të cilin në fund të janarit të këtij viti e ka publikuar FDH. Në dosje thuhet se njësiti 37 i motorizuar i ushtrisë së ish-RFJ-së në Kosovë, nën komandën e Dikoviqit, të cilën Sllobodan Millosheviq e kishte dekoruar me Urdhrin e Heroit Kombëtar, ka kryer krime duke vrarë civilë, ka përdhunuar dhe ka torturuar.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch