Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 19 Mars 2013

RTP lajmet 19 Mars 2013

Nën organizimin e Lëvizjes për Bashkim dhe me mbështetjen e Shoqatës së të Shëprngulurve nga Kosova Lindore “Vatra”, në Prishtinë është mbajtur sot protesta kundër ndarjes së Kosovës. Kryetar i Lëvizjes për Bashkim Avni Klinaku tha se rezultati i bisedimeve do të jetë i dëmshëm për Kosovën e në veçanti për Mitrovicën dhe Kosovën Lindore. Ndërkaq, Sejdullah Kadriu nga shoqata “Vatra” që përfaqëson shqiptarët në Luginë të Preshevës, tha se për shqiptarët në këtë pjesë, jeta është bërë e vështirë. Në protestë morën pjesë edhe deputetë të LB në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa qytetarët pjesëmarrës në protestë kërkojnë nga qeveria e Kosvës që mos të jenë indiferentë ndaj paderjtësive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa kërkuan që me çdo kushtë të mbrohet Veriu i Mitrovicës. Protesta e organizuar nga Lëvizja për Bashkim mbahet vetëm një ditë para takimit në mes kryeministrave Thaçi e Daçiq në Bruksel, takim në të cilën pritet të arrihen marrëveshje për Veriun e Kosovës, e që organizatorët thanë se janë të dëmshme për Kosovën sepse po bëhet ndarja e Kosovës, dhe lënia jashtë e Kosovës Lindore.

——————-
Ish kreu politik i UÇPMB-së, aktualisht kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik në Bujanoc, Jonuz Musliu, ka ftuar popullatën shqiptare të Luginës së Preshevës që ti bashkohen protestës së të mërkurës e cila do të mbahet në fshatin Konçul të Bujanocit. “Protesta ka për qëllim tërheqjen e vëmendjes së faktoreve relevant vendor, atyre qeveritar në Serbi, Kosovë dhe në Shqipëri si dhe faktorit ndërkombëtarë se çështja shqiptare në Luginën e Preshevës nuk është zgjidhur dhe se kjo problematik kërkon intervenim urgjent për gjetjen e zgjidhjes politike të qëndrueshme për shqiptarët e këtushëm, ka deklaruar Musliu. Protesta vjen më se dhjetë ditë pas mbajtjes së Seancës së Kuvendit të kuvendarëve shqiptarë të Luginës, në të cilën u kërkua me urgjencë zgjidhje a çështjes shqiptare. Ndërkaq, protesta sipas Jonuz Musliut, do të filloj në orën 12, në qendër të fshatit me ç`rast do të jetë e bllokuar për qarkullim edhe rruga regjionale që lidhë Serbinë me Kosovën.
——————–

Komuniteti shqiptar i diasporës në Belgjikë dhe Evropë nesër do të mbajë një protestë para Parlamentit Evropian në Bruksel në shenjë proteste për gjendjen e vështirë të shqiptarëve në Ballkan, me theks të veçantë siç thuhet në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës. Protesta është e organizuar nga Këshilli Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Beneluks, ndërsa bëhet thirrje për përkrahje masive të kësaj proteste, nga ana e shqiptarëve që jetojnë në Evropë.Organizatorët përmes një njoftimi publik kanë theksuar se protesta mbahet rreth orës 14.00 në Place Schuman para hyrjes së ndërtesës së Parlamentit Evropian.
———–
Analisti politik nga Tirana, Ylber Lili gjatë një interviste të regjistruar përmes skajit drejtpërdrejtë në Tiranë për emisionin debativ Studio e hapur ka deklaruar mbrëmë se Shqipëria dhe Kosova duhet të përkujdesen për shqiptarët në Preshevë. Duhet një kooperim i Tiranës, Prishtinës dhe Tetovës për të krijuar një lloj uniteti dhe unifikimi nga pikëpamja politike. Si rrjedhojë e unifikimit përmes një Platforme të përbashkët do të jetë mundësia më e mirë për tu përkujdesur për shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës.
—————
Në një aksion të përbashkët të doganierëve dhe policisë kufitare në stacionin hekurudhor të Preshevë janë zbuluar 18 emigrant ilegal.
Bëhet fjalë për 7 shtetas të Arabisë Saudite, 5 Pakistanez, 2 Sirian dhe Maroken si dhe një nga Palestina dhe Burkina Faso. Ata janë zbuluar gjatë kontrollimit të kompozimit të trenit me mallra që ka udhëtuar nga Greqia drejt Evropës perëndimore. Emigrantët ishin fshehur në dy rimorkio ku po transportohej ujë mineral dhe kabllo drejt Austrisë.
————-

Deputetja gjermane në Parlamentin Evropian, Doris Pack, i ka bërë ftesë shefes së diplomacisë së Bashkimit Evropian që të jetë e kujdesshme në ndërmjetësimin e bisedimeve midis Prishtinë dhe Beogradit për veriun e Kosovës e të mos tejkalojë planin e Martti Ahtisaarit, meqë përndryshe kjo do të nxiste probleme të reja në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pack për Newstv ka thënë se veriu nuk duhet që të trajtohet ndryshe nga pjesët e tjera të Kosovës dhe bisedimet midis kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij Ivica Dacic të ndërmjetësuara nga Catherine Ashton duhet të mos dalin përtej kufijve të planit të Ahtisaarit. Pack, e cila vjen nga partia gjermane Unioni Kristian Demokratik ka thënë se mosrespektimi i planit të Ahtisaarit, për veriun e Kosovës, do të shkaktonte hapjen e Kutisë së Pandorës, duke reflektuar kështu në situatën politike edhe në Luginë të Preshevës, Maqedoni e gjetiu nëpër rajon. “Është e qartë se nëse fillohet t’i jepet pjesës veriore një strukturë tjetër kushtetuese, më tepër seç parasheh plani i Martti Ahtisaarit, atëherë do të hapim kutinë, siç përmendet Lugina e Preshevës, Maqedonia apo diku tjetër. Mendoj se duhet që të jemi të kujdesshëm.
—————
Definimi i veriut si një rajon evropian, do të ishte zgjidhja më e mirë për momentin që mund të arrihet në bisedimet Prishtinë – Beograd, thotë profesori nga Yale University, Ivo Banac. Njëherësh, ai beson se një zgjidhje e tillë do ta obligonte më pas edhe Serbinë që t’u ofronte statusin e njëjtë edhe Luginës së Preshevës dhe Sanxhakut. Duke folur për termin procesin e negociatave në Brukesl në mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Dacic, profesori Banac ka thënë se “termi, asociacion apo bashkësia e komunave serbe, të cilin për fat të keq e përdorë pala kosovare dhe e ka përdorur edhe kryeministri Thaçi, nuk është i drejtë. Sipas profesorit Banac, propozimi për një rajon evropian për veriun e Kosovës ka ndikime, jo për Bosnjën, por për Serbinë. “Mendoj se kur kjo të arrihej, pastaj pika tjetër e rendit të ditës do të ishte kërkesa për statusin e njëjtë edhe për Preshevën dhe eventualisht për popullatën e Sanxhakut”. “Kështu që gjithmonë, kur u jepni dikujt, duhet t’u jepni edhe të tjerëve dhe se ky është një ligj që është bërë i paevitueshëm. Natyrisht që kur kemi parasysh që BE-ja, por edhe SHBA-ja nuk besojnë në forcimin e shteteve të fuqishme në këtë pjesë të botës, ndoshta një zgjidhje e tillë do të ishte e qëndrueshme, të paktën në këto rrethana”, tha ai.
——————

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Serbi, DS, Dragan Gjilas ka vlerësuar se qeveria aktuale serbe e ka mbështetjen e plotë të vendeve perëndimore, sepse është e gatshme që për Kosovën të bëjë atë që qeveria e kaluar nuk ka arritur. “Secila qeveri që është e gatshme të heq dorë nga institucionet e shtetit të Serbisë në Kosovë dhe de fakto ta pranoj Kosovën, sepse kjo tash po ndodh, do ta ketë mbështetjen e vendeve më të fuqishme perëndimor”, ka thënë Gjilas për B92. Ai ka thënë se qytetarët dhe historia do të japin gjykimin e tyre për një zgjidhje të tillë dhe se është i lumtur që nuk është pjesë e qeverisjes dhe që nuk duhet ta vendos nënshkrimin në një zgjidhje të tillë për Kosovën.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch