Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 19 nëntorë 2012

RTP lajmet 19 nëntorë 2012

Studentët shqiptarë të Luginës së Preshevës janë mbajtur për më shumë se pesë orë të bllokuar nga autoritetet doganore maqedonase në pikën kufitare Tabanoc. Ata ishin bllokuar për pesë orë në pikën kufitare në Tabanoc, për shkak se nuk posedonin lejet njëvjeçare të vendqëndrimit për të huaj në Maqedoni. “Është dhënë urdhër nga lartë që të lejohen studentët, por ata duhet të rregullojnë çështjen e vendqëndrimit dhe studimit sipas Ligjit për të huaj”, tha një nëpunës doganor për INA. Pas intervenimit të kryetarit të komunës së Pershevës, Ragmi Mustafa në institucionet përkatëse të Republikës së Maqedonisë është bërë lirimi I studentëve. Studentët janë shprehur të irituar dhe e kanë quajtur skandaloze veprimin e tillë, që ata të përballen me barriera të tilla për studime në Maqedoni. Studentët kanë theksuar se do të kërkojnë përgjegjësi nga universitetet në Tetovë, duke paralajmëruar edhe masa të tjera deri tek protestat para universiteteve.

—————————-

Në Preshevë në mënyrë madhështore është mbajtur Kuvendi i 5 -Zgjedhor i Partisë Demokratike Shqiptare të Luginës së Preshevës. Në manifestimin solemn të mbajtjes së Kuvendit të V zgjedhor, pos anëtarëve e delegatëve të PDSH-së kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të partive politike shqiptare si nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova e Lugina e Preshevës. Para hapjes së punës së Kuvendit të V Zgjedhor fjalën e mori Ragmi Mustafa, duke elaboruar pikë për pike punën që ka bërë gjatë mandatit të kaluar si kryetar i partisë. Ai edhe njëherë dha arsyetimet se pse PDSH ka qenë kundër Trupit Koordinues, pse janë bojkotuar zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke potencuar edhe kohën e papërshtatshme për formimin e KNC. Megjithatë për Mustafën primare është bashkimi i shqiptarëve kur është në pyetje çështja kombëtare. Kuvendin e zgjedhor të PDSH e kanë përshëndet kryetari i Forumit Rinor të PD dhe deputet I kësaj partie në Kuvendin e Shqipërisë Gerti Bogdani me ç’rast solli mesazhet më të ngrohta të PD-së nga kryeministri shqiptar dhe kryetari dr. Sali Berisha i cili tha se rezultatet e shqiptarëve në përgjithësi po shkojnë drejt Evropës së bashkuar. Në emër të BDI-së në Republikën e Maqedonisë Kuvendin e PDSH-së e përshëndeti Teuta Arifi, nënkryetare e kësaj force politike që uroi punë të mbarë për zotri Mustafën dhe tha se ky kuvend bëhet në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe se ëndrrat e shqiptarëve kurrë nuk duhen të humbet. Ndërkaq në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim të Ilir Metës Kuvendin e përshëndeti prof.dr.Shezai Rrokaj i cili solli me vete mesazhet e Ilir Metës ,që kurrë në jetën e tij nuk do ta harron pritjen madhështore që ua kanë bërë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kuvendi e përshëndetën edhe deputeti i PDSH së Maqedonisë Orhan Ibrahimi, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, ku i u uruan sukses Partisë Demokratike Shqiptare. Më pas vazhdoi pjesa e punës e Kuvendit ku u paraqit vetëm një emër për kryetar të PDSH-së Ragmi Mustafa. Kësisoj mu për këtë Kuvendi, gjegjësisht Komisioni vendosi që votimi të bëhet me aklamacion dhe ashtu ndodhi, Ragmi Mustafa u zgjodh me aklamacion pa asnjë votë kundër kryetar i PDSH edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Mustafa, fillo pas kësaj zgjedhje në foltore i falënderoi për besimin e dhënë për kryetar dhe tha se do të angazhohet për ti realizuar në tërësi objektivat e PDSH-së në përgjithësi. Kuvendi po ashtu dje ka zgjedh edhe Këshillin qendror dhe më pas edhe kryesinë e partisë.

——————–

Ish kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko është shprehur pesimist për marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shqipërisë.

Këto komente Majko i ka bërë gjatë kuvendit të pestë zgjedhor të PDSH –ës ku mes tjerash ka potencuar se Beogradi nuk është më ai dikurshmi , por tani marrëdhënia duhet të ndërtohet në letra në mënyrë diplomatike. Megjithatë , deputeti i PS –ës Padeli Majko ka ripërsëritur se statusi i shqiptarëve të LP duhet të diskutohet në të gjitha tavolinat. E përderisa ka bërë thirrje për unitet të faktorit politik në Luginë , ai ka potencuar se PS e PD në Shqipëri por dhe partitë tjera politike kur është në pyetje çështja shqiptare gjithmonë janë një. Pandeli Majko si kryeministër i Republikës së Shqipërisë gjatë luftës së Kosovës hapi dyert për të gjithë shqiptarët duke ofrua ndihmë edhe në aspekte të tjera.

——————–

Tirana zyrtare ka qenë dhe do vazhdojë të jetë gjithnjë e më pranë vëllezërve shqiptarë të Luginës së Preshevës kështu ka thënë Përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Prof. Dr. Shezai Rrokaj. Ai po ashtu ka thënë se Në këtë Nëntor 100 Vjetori, historia nuk i ka përkëdhelur shqiptarët, pasi një komb është i ndarë në 5 shtete. Rrokaj tha se Shqipëria do ta mbështesë Popullin e Luginës së Preshevës, duke lobuar fuqishëm pranë qeverisë së Serbisë, përmes projekteve të drejtpërdrejta nga Tirana në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe investimeve, si dhe përmes punës pranë organizmave ndërkombëtarë ku Shqipëria përfaqësohet zyrtarisht me të drejta të plota. Në përfundim, Prof. Rrokaj përmes një gjesti simbolik, i dhuroi një kopje të Abetares mbarëkombëtare, në cilësinë e bashkautorit, Kryetarit të Komunës së Preshevës dhe Kreut të PDSH z. Ragmi Mustafa.

———————–

Presheva dje ka qenë nikoqire e Ekspozitës së 100 Vjetorit të Shtetit Shqiptar të autorit Artan Lame nga Tirana. Këtë ekspozitë ekspozit e bënë më madhështore prezenca e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, deputeti dhe ish kryeministri Pandeli Majko, kryetari i Bashkisë së qytetit të Korçës Niko Peleshi, si dhe spektri politik i Luginës së Preshevës. Simbole, flamuj e fotografi të ndryshme të cilat paraqesin historikun e flamurit kombëtar dhe vetë historinë e shtetit Shqiptarin janë prezantuar para qytetarëve të Luginës së Preshevës. Ishte kori i nxënësve të shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” që emocionoi të pranishmit, me interpretimin e himnit kombëtar dhe një këngë dedikuar Korçës. Ndërkaq autori Lame ekspozita në Preshevë për dallim nga qytetet tjera e quajti mrekulli të vërtetë. Kryetari i KNC Galip Beqiri ka kërkuar nga shteti shqiptarë që të intensifikojë aktivitet e saj në Luginë. Jam i emocionuar për faktin që jam në Preshevë , këtu ku flamuri ka kuptim më shumë se kudo tjetër ka thënë kështu para të pranishmëve kryetari i bashkisë së Korçës Niko Peleshi. Ndërkaq ardhja flamujve në Luginë për kryetarin e komunës Ragmi Mustafa janë oksigjen shtesë dhe frymëmarrje më e lehtë për shqiptarët e Luginës. E Pandeli Majkon ishte i rrethua nga emocionet pasi kjo vizitë i dukej ëndërr dhe e pabesueshme për shumë arsye. Ai ka thënë se koha për shqiptarët është duke punuar dhe pavarësisht kufijve ne jemi një. Mirëpo ai duke iu referuar flamurit kombëtar ka dhënë një shpjegim për shqiponjën dy krenare. Ndërkaq kreu i PS Edi Rama ka evokuar emocionet edhe të takimi të parë duke potencuar se tek shqiptarët i përjetshëm mbetet ideali kombëtar dhe flamuri kuq e zi. Ia gjithashtu ka thënë se komuna e Korçës do të binjakëzohet me Luginën dhe se shqiptarët këtu së shpejti do të kenë maternitetin dhe një shkollë. Në fund kryetarit i Partisë Socialiste Edi Rama, deputeti e ish kryeministri Pandeli Majko, dhe kryetari i Bashkisë së qytetit të Korçës Niko Peleshi në qendër të qytetit kanë nderuar dëshmorët e luftës UÇPMB-së.
——————-

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, do të kërkojë këshillë nga anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë për mënyrën se si të reagojë shteti serb ndaj “sfidës më të madhe – çështjes së Kosovës”. “Përgatituni. Ju jeni patriotë të përgjegjshëm serbë që mund t’i parashikoni pasojat”, ka thënë Nikolic në shënimin e ditës së ASHAS në Beograd. Sipas tij, ASHAS është shtyllë dhe themel i shoqërisë serbe dhe i ka ftuar akademikët për unitet. Ndërkaq, patriarku Irinej ka deklaruar se kisha do të vazhdojë t’i ndihmojë shtetit serb në mbrojtjen e “interesave kombëtare serbe në Kosovë”. Sipas fjalëve të tij, presidenti Nikolic duhet që ta udhëheqë gjithë shoqërinë në mbrojtje të interesave serbe në Kosovë dhe të gjithë duhet t’i ndihmojnë në bazë të mundësive
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch