Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 19 Prill 2014

RTP lajmet 19 Prill 2014

RTP logoMë 22 prill përkujtohet dëshmori Qenan Rrahimi

 

 

Të martën më 22  prill OVL e UÇPMB – duek filluar nga ora 11 do të bëjë homazhe tek varri i i dëshmorit Qenan Rrahimi në Bushtra. OVL e UÇPMB-së fton t[ gjthë që të marrin pjesë në kët përkujtim duke nderuar gjakun e dëshmorti Qenan Rrahimi.

 

Me rastin e përkujtimit të rënies së Dëshmorit Qena Rrahimi , nga fshati Bushtran , OVL e UÇPMB-së , bënë homazhe tek varri i dësh,orti në vendin e lindjes. Po ashtu OVL e UÇPMB-së do të vizitojë edhe familjen e dëshmorit me datë 22 prill ora 11-të .

OVL e UÇPMB-së fton të gjithë familjarët e dëshmorëve , invalid dhe veteran të luftës , si dhe qytetarët të marrin pjesë prë të nderuar veprën e dëshmorit Qenan rrahimi , i cili ra në luftën e UÇPMb-së , në ZO Preshevës , brigada 113 Ibrahim Fejzullahu. Pjesmarrja jua nderon gjaku e dëshmorëve thuhet në njoftimin e OVL s[ UÇPMB –së nga kryetari Nazmi Hajredini.

 

Asfaltohen dy rrugë në BL Norçë 

 

 

Në Bl Norçë këtyre ditëve ka nisur asfaltimi i dy rrugëve, njëra në afërsi të shkollë e tjetra afr[ xhamisë së fshatit. Punimet i la përcjellë edhe kryetari i komunës Ragmi Mustafa stafin e tij.

 

Këtë rrugë e frekuentojnë mbi 30 familje në BL Norçë . Ata shpeshherë janë përballur me vështirësi kalimi , sidomos gjatë stinës së dimrit. E këtij halli të banorëve po i vie fundi pasi këto ditë ka nisur asfaltimi i kësaj rruge. Këtë e ka konfirmuar kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa gjatë vizitës  me delegacionin e tij. Por kjo rrugë me e pa kalueshme është bërë edhe nga forcat e xhandarmërisë të cilët çdo ditë e frekuentojnë me makineri të rëndë i ka thënë Rtp kryetari i bl lokale Norçë Arif Ibishi.

Por kryetari Mustafa ka thënë se edhe këtë vit pushteti lokal në kuadrë të planit investiv ka paraparë rregullimin e infrastrukturës ,që do të ndikonte edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.Rruga e cila është në fazën e përgatitore për asfaltimin është afër shkollës fillore , ndërsa rruga tjetër e cila tashmë është asfaltuar gjendet në afërsi të xhamisë.

Bl Lokale norç me këto dy investime dalëngadalë po finalizon infrastrukturën rrugore.

 

 

Policia austriake arreston dy serbë dhe një shqiptar me 160 kg drogë

Dy shtetasit serbë (37 dhe 48 vjeçarë) dhe një shqiptar (37) janë arrestuar nga policia austriake pasi janë  gjetur 23 kilogramë marihuanë . Mediat austriake kanë raportuar se e drogës duek marrë parasysh destinacionin kapte shumën e  1.600.000 €. Të tre të dyshuarjanë  vendosur në një burg në Korneuburg.

 

Gjatë inspektimit dhe të hetimeve policia austriake ka arrestuar tre persona nga Ballkani të dyshuar për trafik droge. Gjatë aksionit policia ka arritur të kap 160 kg droge, duke arrestuar dy serbë (37 dhe 48 vjecar )  dhe nje shqiptar (37 vejcar) njfton mediat austriake.Me rastin e një kontrollimi të bërë në Schwechat, (Vjenë, Austri), policia ka kapur tre persona, dy shtetas serbë dhe një shqiptar, me dyshimin se janë marrë me tregti droge me shumicë. Me atë rast janë konfiskuar më shumë se 160 kilogramë marihuanë. Policia këtë aksion e ka kryer më 12 mars por për shkak të hetimeve, lajmi është publikuar vetëm të shtunën, më 21 mars. Te dy shtetasit serbë (37 dhe 48 vjeçarë) dhe një shqiptar (37) policia ka gjetur 23 kilogramë marihuanë në veturë. Por pas hetimeve plotësuese, ata kanë gjetur edhe 138 kilogramë të kësaj droge që ishte fshehur në një garazh, shkruan“Presheva jonë”Vlera e kësaj sasie droge në shitje të lirë llogaritet rreth 1.6 milion euro. Tre të akuzuarit ndodhen në burgun e hetimeve në Korneuburg. Mediat austriake kanë raportuar se Vlera e rrugës e drogës konfiskuar 1.600.000 €. Të tre të dyshuar, emrat e të cilëve nuk u është dhënë, ishin vendosur në një burg në Korneuburg.

 

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch