Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 19 qershor 2012

RTP lajmet 19 qershor 2012

Provimet pranuese të semi maturantëve janë mbajtur në tërë Republikën e Serbisë. Këto provime u mbajtën gjatë ditës së djeshme në lëndën e gjuhës shqipe dhe vazhduan gjatë ditës së sotme në matematikë në Shkollën Fillore Ibrahim Kelmendi në Preshevë. Të gjithë nxënësit të cilët mbaruan shkollën fillore kanë pasur mundësin t’i nënshtrohen provimeve në fjalë. Besa Sahiti, drejtoreshë në këtë shkollë për televizionin tonë theksoi se kërkesës me flet paraqitje në provimet e lartpërmendura për këtë dy ditë iu nënshtruan gjithsej 305 nxënës, ndërkaq provimet janë mbajtur në hollin e kësaj shkolle. Sipas fjalëve të drejtoreshës provimet janë zhvilluar ashtu siç janë paraparë. Përndryshe trema e nxënësve nga ky provim nuk mungoi edhe gjatë ditës së sotme sepse ata kanë qenë nën përcjelljen arsimtarëve gjegjësisht mësuesve të përcaktuar.
———————–

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja ka pritur dje në takim kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi me të cilët ka diskutuar për arritjen e një marrëveshje rreth përcaktimit të kuotës së studentëve nga Lugina e Preshevës për regjistrim në Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Prizrenit. Krerët e Luginës poashtu ia dorzuan një propozim listë të kuotave ministrit z. Buja për regjistrim në Universitetin e Prishtinës në vitin akademik 2012/2013. Ministri Buja ua ka rikujtuar krerëve të Luginës së Preshevës se sistemimi i studentëve të kësaj ane përbën një çështje për të cilën Ministria e Arsimit angazhohet në vazhdimësi dhe se propozim- lista me kuotat e studentëve për pranim në këtë vit akademik do të shqyrtohet seriozisht. Do të bëjmë më të mirën në këtë drejtim. Probleme kemi me drejtimet e shëndetësisë, arkitekturën dhe Fakultetin e Arteve, duke qenë se këto degë pranojnë numër të kufizuar të studentëve”, është shprehur ministri Buja. Ministri Buja, po ashtu foli edhe për të gjitha zhvillimet e tjera në fushën e arsimit, në veçanti arsimin e lartë në Kosovë dhe angazhimet e Ministrisë së Arsimit për avancimin e tërë procesit arsimor në vend, si dhe procesin njohjes së diplomave njofton Kabineti i kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.
—————————-

Fondi për të Drejtën Humanitare tha se gjykatat serbe marrin vendime degraduese dhe nënçmuese dhe në mënyrë të padrejtë i kompensojnë viktimat jo serbe dhe është zotuar se do të apelojë vendimin e një gjykate, e cila nga shteti serb ka kërkuar që t’ua kompensojë dëmin pesë shqiptarëve të Kosovës në vlerë prej 1.3 milion dinarë (rreth 11 000 euro). Fondi tha në një deklaratë se shqiptarët e dëmtuar morën kompensim për shkak se që nga viti 1999 ishin ndaluar në mënyrë të paligjshme nga tetë deri në 17 muaj, dhe ishin keqtrajtuar nga pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe të Ushtrisë Jugosllave. Nga qeveria e re, Fondi do të kërkojë që të vendosë një standard të vetëm kompensimi për ata që u shkelen të drejtat të njeriut dhe të heqë “diskriminim de facto kundër viktimave jo-serbe”. Fondi tha se gjykata ka gjetur se MPB dhe UJ kanë arrestuar pa bazë ligjore Tahir Bytyçin, Rrahman Elshanin, Hysni Podrimçakun dhe Bekim Istogun, të cilët gjatë qëndrimit në burg i janë nënshtruar torturave, që ua kanë dëmtuar shëndetin. “Gjykata konstatoi se Ministria e Brendshme serbe nuk i informoi familjet e tyre për arrestimin, duke shkelur kështu Kodin e Procedurës Penale,” tha Fondi. Fondi vuri në dukje se më 26 prill të 2010-ës në emër të viktimave të të drejtave të njeriut e ka iniciuar procedurën për realizimin e të drejtës për kompensim financiar dhe ka mbajtur gjashtë seanca, ndërsa dëmtimin e ka shqyrtuar ekipi i ekspertëve mjekësorë, të cilët gjetën se shëndeti i tyre ishte paaftësuar përgjithmonë

—————–

Fakulteti për ekonomi afariste dhe ndërmarrësi PEP nga Beogradi dega në Preshevë në mënyrë solemne ka ndarë diplomat për studentët që kanë mbaruar studimet themelore dhe ato master. Dita e djeshme ishte ditë e veçantë për këtë fakultet pasi ka nxjerrë gjeneratën e parë të studime master.

Me diploma për mbarimin studimeve themelore 3 vjeçare janë pajisur 52 studentndërsa 9 me diploma master. Drejtori I këtij Fakulteti GORAN KVRGIÇ para studentëve fillimisht ka mbajtur një fjalim duke rikujtuar punën dhe periudhën nëpër të cilën kanë kaluar studentët gjatë këtyre viteve. Ai më tej ka potencuar se gati çdo vite fakulteti ekonomik në Preshevë ka shënuar progres në përmirësimin e kushteve duke filluar nga objekti, dhe elementet tjera .Ndërkohë që ai ka folur edhe për akreditimin e këtij fakulteti dhe për studimet master të cilat I ofron ky fakultetet. Ai më tej ka theksuar se të diplomuarit duhet të jenë në tren me kohën dhe të vazhdojnë studimet edhe në nivele më të larta si master dhe doktoraturë. Ndërkaq të diplomuarve iu është drejtuar edhe profesori dhe njiherit pro dekani në USHT Llukman Hebibi I cili I përgëzoi ekonomistët e rijnë , me ç’rast potencoi se me këtë diploma ata mund të kërkojnë punë nëpër të gjitha vendet e Evropës pasi ky fakultet ka bashkëpunim më të gjitha shtetet Evropiane. Kriteriumi në Fakulteti për ekonomi afariste dhe ndërmarrësi PEP në Preshevë ka bërë që nga gjenerata e dytë të diplomojnë vetëm 52 % të studentëve. Ndërkaq nga muaji korrik fillon edhe regjistrimi I studentëve të rinj për vitin akademik 2012/ 2013, ndërsa mënyra e pagesës bëhet me këste. Kuadrot e këtij fakulteti sot janë të punësuar në institucione komunale dhe shtetërore.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch