Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 1Prill 2014 – Programi socio – ekonomik mundësi për punësimin dhe aftësimin e të rinjve

RTP lajmet 1Prill 2014 – Programi socio – ekonomik mundësi për punësimin dhe aftësimin e të rinjve

RTP-LogoProgrami socio – ekonomik mundësi për punësimin dhe aftësimin e të rinjve

Projekti socio-ekonomik është njëri ndër projektet  më të suksesshme që ka realizuar komuna e Preshevës duke përfshirë këtu sektorin e ekonomisë së vogël dhe të mesme, arsimin, bujqësinë dhe sektorin e shëndetësisë. Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa në studion e programit të paradites në Radiotelevizionin Presheva ka potencuar se përmes këtij pilot projektit praktikantët kanë arrit të aftësohen në profesionet e tyre prej të cilëve në sektorin privat pas përfundimit të këtij projekti punën e kanë vazhduar 8 punëtorë. Programi socio-ekonomik vazhdon edhe gjatë vitit kalendarik 2014-15 me kandidatë të rinj.

—————————————————-

NP Moravica- qytetarët nëse nuk paguajnë borxhin do të publikohen emrat e tyre

Po vazhdon edhe më tej mos shlyerja e borxheve ndaj NP Moravica.Sipas drejtorit Naser Sadiku kjo ndërmarrje vazhdon edhe më tej  të jetë në gjendje të rëndë përderisa nuk shlyhen borxhet nga qytetarët, por tano e tutje lista e borxhlinjve do të bëhet publike në media. Një problem tjetër është edhe  mungesa e reshjeve të shiut ku në burimin  e Toplikut masa e ujit është zvogëluar  për 20 përqind.

 

Mungesa e reshjeve të shiut ka zvogëluar masën e ujti për 20 %  një pjesë të  qytetit që furnizohet nga  burimi i Toplikut,sipas drejtorit të NP Moravica nëse   kjo thatësirë vazhdon edhe më tej për sezonin veror  gjithë furnizuesit e këtij burimi do të kenë mungesë të ujit.

E Ndërmarrjes Publike Moravica punët po ia vështirësojnë edhe qytetarët të cilët nuk paguajnë borxhet ndaj kësaj ndërmarrje.

Sipas drejtorit vetëm për një vit shuma e borxhit të pashlyer e qytetarëve ka arritur deri në 10 milion dinarë, por shuma e përgjithshme e këtij borxhi ka arritur vlerën e përgjithshme  prej 48 milion dinarë.

——————————————————

Akreditohet shtëpia e shëndetit në Preshevë

Pra një viti Shtëpia e Shëndetit në Preshevë  me vetë iniciativë para një viti kishte filluar procedurat për akreditim duke arritur që gjatë kësaj periudhe ti plotësoj të gjitha kriteret  mbase ka arritur që para afatit ligjorë të pajiset me certifikatën e akreditimit. Mantilat e bardha edhe zyrtarisht gjatë ditës së sotme janë të akredituara për shërbimet klinike dhe jo klinike që është një standard të cilin pas tri vjetësh duhet ta plotësojnë gjitha Shtëpitë e Shëndetit në Serbi.

Shtëpia e Shëndetit në Preshevë sot zyrtarisht ka pranuar certifikatën për akreditim. ky është një suksese për mantilat e bardhë në Preshevë pasi para afatit ligjorë ata arritën që të akreditohen duke dëshmuar kështu se Shtëpia e Shëndetit plot5ëson kushtet kadrovike dhe hapësirat e punës për shërbimet klinike dhe jo klinike.

Shtëpia e Shëndetit në Preshevë është njëra ndër më të mirat në serbi pasi këtu është investuar shumë në hapësira dhe pajisje, ka thënë kështu Vllado Davovski, përfaqësues i agjensionit për Akreditim”. Me mirëkuptim dhe bashkëpunim me menaxhmentin, këshillin drejtues dhe drejtorin e këtij institucioni kemi arritur që të vijmë deri te akreditimi që është një sukses i madh për Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, pasi kjo gjë është arritur para aftit ligjorë e që pas tri viteve duhet patjetër t’i nënshtrohen të gjitha Shtëpitë e Shëndetit në Serbi

 

Ndërkaq drejtori Bujar Zylfiu duke falënderuar Agjensionin për Akreditim për përkrahjen dhe vlerësimin pozitiv ka thënë se për Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë ky do të jetë një mision drejt shërbimeve mjekësore me standarde evropiane.

Edhe kryetari i këshillit drejtues Ylber Aliu ka thënë se akreditimi është një hap pozitiv duke potencuar se sugjerim it e agjensionit do të jenë qëllimet e Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë për përmbushjen e obligimeve sipas kritereve për shërbime efikase ndaj pacientëve.

 

Falënderojmë komisionin për akreditim i cili ka vlerësuar pozitivisht shtëpinë e Shëndetit. Gjithashtu u jemi mirënjohës për udhëzimet dhe sugjerimet të cilat do të jenë objektivet tona për shërbime më kualtitative. Komisioni për akreditim nuk ka gabuar në vlerësimin e Shtëpisë së Shëndetit sepse ka parë investime dhe pajisje por edhe stafin kadrovik  të cilën e posedon Presheva” ka thënë kryetari i këshillit drejtues Ylber Aliu

 

Shtëpia e Shëndetit në Preshevë me iniciativën e saj dhe mbështetjen e komunës para një viti kishte filluar proceduart për akreditim duke arritur që këtë edhe zyrtarisht ta pranoj sot solemnisht.

—————————-

Doganierët ndalojnë tre emigrant ilegal në tren

Në Stacionin hekurudhor të Preshevës kanë ndaluar 3 shtetas të Sirisë që kanë tentuar të kalojnë kufirin ilegalisht duke u fshehur në trenin e mallrave. Gjatë kontrollimit të kompozicionit në trenin e mallrave që ka udhëtuar në linjën Greqi-Austri, doganierët në njërin nga vagonat nën rimorkio kanë zbuluar shtetasit sirian.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch