Home » Lajme » RTP lajmet 2 maj 2012

RTP lajmet 2 maj 2012

Janë bërë gërmimet e objektit të praksës së përgjithshme, projekt ky i planifikuar për planin investiv për vitin 2012.Ndërrmarrja Arso –Com dje ka gërmuar themelet e këtij objekti e ditëve në vazhdim për të filluar me punët e më tutjeshme. Kryetari Mustata bashkë me delegacionin e tij vizitoi për së afërmi punimet e projektit në fjalë dhe theksoi se ky projekt do të jetë për nevojat e praksës së përgjithshme dhe në shërbim të mbrojtjes së shëndetësore të popullit,gjithashtu dhe mundësi për kushte më të mira për ekipin mjekëve të praksës së përgjithshme në Shtëpinë e Shëndetit Presheva në Preshevë. I pranishëm ishte edhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë Bujar Zylfiu i cili falënderoi Kryetarin Mustafa që bëri të realizueshëm këtë projekt. Sipas Kryetarit të Komunës Ragmi Mustafa dy projektet në fjalë pritet të përfundojnë deri në fund të vitit,dhe në të ardhmen qytetarët do të kenë kushte më të mira për mbrojte shëndetësore.

————————

Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa bashkë me delegacionin dje vizitoi punimet në Lagjen LLapincë ku është bërë asfaltimi i rrugës Mare LLoncar e që lidhet me rrugën Qemal Shehu. Sipas Kryetarit Mustafa kjo rrugë me gjerësi 6 metër dhe trashësi prej 7 cm do ti shërbejë qytetarëve të komunë së Preshevës e sidomos banorëve që jetojnë në këto lagje. Sipas Kryetarit të Komunës Ragmi Mustafa kjo rrugë lidh qytetarët me shumë rrugë tjera dhe do të jetë më i lehtë qarkullimi e tyre në këto lagje.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch