Home » Lajme » RTP lajmet 2 mars 2012

RTP lajmet 2 mars 2012

Lëvizja e re” kërkon nga partitë politike që të veprojnë e punojnë në bazë të referendumit e jo të propagandojnë duke u bazuar në referendumin. Referendumi përmendet çdo herë nga politikanët tanë nëpër media e sidomos para e gjatë fushatës elektorale. Kuvendi i atëhershëm për autonomi Territoriale e Politike nuk e vazhdoi funksionimin dhe për këtë të gjithë përgjegjësit ato subjekte politike duhet të japin sqarime, llogari para qytetarëve për këtë mosfunskionim e jo vetëm referendumi ti shërbej për propagand e marketing politik. Subjektet politike në Luginë duhet të pozicionohen për jetësimin e referendumit e jo për pjesëmarrje në zgjedhje parlamentare përderisa cështja e veriut të Mitrovicës mbetet e hapur, pasi që referendumi edhe pjesmarrja në parlamentin popullor bien në kundërshtim njëra me tjetrën, dyjat nuk shkojnë.
—————

2 mars 1961 vuri themelet e arsimit në Preshevë pasi atë kohë u hap Gjimnazi “SKËNDERBEU “. Gjatë vitit 1961 për herë të parë në bankat shkollore u ulën 81nxënës shqiptarë e në mesin e tyre 11 femra. Ndërkaq nga ajo ditë e deri më sot në gjimnazi Skënderbeu kanë vijuar mësimet 14 768 nxënës, prej tyre 13026 shqiptarë.

E Sot kjo shkollë festoi 50 vjetorin e ekzistimit të këtij institucioni arsimorë. Fillimisht manifestimi filloi nga oborri I shkollës ku para një numri të madh nxënësish dhe mësimdhënës, drejtori I gjimnazit Abdurrahma Zulfiu para bustit të Skënderbeut vuri kurore lulesh.

Ndërkaq manifestimi vazhdoi në shtëpinë e kulturës ku ishte përgatitur një program kulturo – artistik. Me një minutë heshtje u nderuan 42 punëtorët të cilët më nuk janë në mesin tonë. Më pas gjithë të pranishmit I përshëndeti drejtori I gjimnazit “SKËNDERBEU “ Abdurrahman Zulfiu I cili shfletoi historiatin e gjimnazit. Drejtori Zulfiu gjithashtu përmendi edhe kuadrot e parë të asaj kohe, sidomos ato femra që sot kanë pozita të rëndësishme në vendet ku jetojnë. Në këtë manifestim u ndan mirënjohje për drejtorët të cilët kaluan nëpër këtë shkollë si Hasan Hajrullahu , Mustafë Selimi , Zeqirja Fazliu , Abedin Selimi , Riza Halimi , Vaxhid Nuredini , Nazmi Jashari, Rafet Murtezi , Abdurrahman Emërllahu , Abdurrahman Zulfiu dhe Burhan Ahmeti. Po ashtu u ndan mirënjohje për punëtorët në pension, për klasat më të mira, për nxënësin më të mirë dhe një sërë mirënjohjesh për nxënës dhe mësimdhënës që kanë dhënë kontribut dhe vazhdojnë të japin për gjimnazin Skënderbeu. Vlen të theksohet se programi ka qenë i pasur me poezi , këngë korale, këngë dedikuar mëmëdheut dhe valle popullore. Në fund u tha se ky tempull i diturisë ka nxjerrë kuadro të shquara si në arsim, shkencë, mjekësi, ekonomi teknikë dhe lëmi të tjera.
———————-
Këshilltari i kuvendit komunal në Preshevë nga Partia Socialiste Serbe, Dragoljub Filipoviq me një letër I është drejtuar ministrit të shëndetësisë, Zoran Stankoviq në të cilën thuhet. I nderuari ministër deklarimi I juaj për zbatimin e ligjit në punën e organeve shtetërore ka nxitur vendimin tim personal që tju drejtohem publikisht para së gjithash si këshilltarë komunla I kuvendit të Preshevës dhe si qytetarë për të cilin shëndet brengoseni me të drejtë. Menjëherë dua të ju njoftojë në thelbin e lajmërimit tim, se në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me preteksin mbrojtja shëndetësore e qytetarëve, vite të tëra vazhdon stimulimi I pa bazë I punëtorëve shëndetësorë me rritjen e rrogave për 50 përqind. Si bazë e kësaj gjendjeje është vendimi I Qeverisë së Serbisë nga viti 2001- 2002 e cila bazohet në bindjen e strukurave politike që ky raport ndaj punëtorëve shëndetësorë do të reflektohet në situatën e përgjithshme politike në kuptimin pozitiv. Kjo gjendje pa kurfarë rezultate konkrete në sferën e shëndetësisë, Fondit Republikan për sigurim shëndetësore I kushton më tepër se 600 milion dinarë. Kjo shumë, në kontekstin e deklarimit tuaj opinionit të Serbisë, e hap një hapësirë publike për qëndrimin tuaj edhe në ligjshmërinë e këtijë vendimi të dyshimt si dhe në spektin e aplikimit të deritanishëm. Për këtë shkak është e pa përmbajtur zoti ministër ti përkrahni të gjitha aktivitetet e Qeverisë ashtu që të sigurohet disciplina financiare mbi pagesat e kontributeve të sigurimit dhe për këtë të ndërmirren masa ligjore ndaj jo kryersve të këtyre obligimeve dhe gjatë kësaj nuk e keni parasysh harxhimin e mjeteve shëndetësore sipas vendimit të Qeverisë në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e cila nuk ka bazë ligjore por ka bazë politike. Ministria e juaj në bashkëpunim me fondin mund të inicojë propozimin mbi ndërprerjen ose vënien jashtë ligjit të vendimit të Qeverisë serbe. Me të drejtë tregoni se edhe organet shtetërore propozojnë zgjidhje jashtëligjore për lirimin nga pagesa e sigurimit shëndetësore, besoj që me këtë e kërkoni përkrahjen e opinionit, e cila prap në raport me vendimin tonë na kurajon se organet kompetente të ministrisë dhe Fondi do të inicojnë rishqyrtimin e sajë. Nga pozicioni I opinionit të komunës së Preshevës investimet e ministrisë vetëm nga rrogat e punëtorëve shëndetësorë gjykohen publikisht, sepse qartë shihet se paratë e investuara harxhohen në trendet e modës për punëtorët shëndetësorë, në automjete të reja edhe ate në një komunë ku qytetarët janë në skajshmëri të varfërisë, ku shëndeti I qytetarëve ështe I rreyikuar sepse me të ardhurat e veta nuk mund të sigurojnë as minimumin e sigurimit shëndetësorë. Theksoni se me zgjidhjen e pagesave të obligimeve të pa paguara do të përmirësohet sistemi I mbrojtjes shëndetësore. Tani jam gati tërësisht I sigurt se mund të vërtetoni se mjetet e theksuara prej 600 milion dinarëve janë harxhuar në blerjen e aparaturës medicionale ose punësimit të punëtorëve shëndetësorë do të arrinim në qëllimin e duhur të shkallës së mbrojtjes shëndetësore të qytetarit. I nderuari ministër në shëndetësinë e komunës së Preshevës apo më saktë në shtëpinë e shëndetit në Preshevë, vendimi I kontestuar ka shkaktuar nepotizëm si shkaku më keq I këtijë vendimi joligjorë. Nuk mund ti përmbahemi provokimit të parave, me qasje në listat e rrogave paraja nuk ka vetëm karakteristikën personale por edhe të të ardhurave familjare. Edhe elitat politike janë shumë të interesuara të ndërtojnë interesat e veta mu në shtëpinë e shëndetit, jo për ate se brengosen për shëndetin e qytetarëve por ta theksojnë se me angazhimin e tyre kjo gjendje e pagave vazhdon deri sot. Në anën tjetër gjithashtu me vite të tëra theksojnë se qeveria e Republikës serbe është e pa përgjegjshme ndaj komunës së Preshevës, nuk ka mirëkuptim për ndërtimin dhe hapjen e maternitetit në Preshevë, kurse deri më tani në bazë të të ardhurave personale kanë harxhuar mjete për shumë maternitete, për blerjen e aparaturës së patjetërsueshme medicinale dhe për këtë në opinion nuk kanë asnjë fjalë vetëkritike. Si këshilltarë I kuvendit komunal jam angazhuar që mjetet e theksuara të kenë qasje në komunën e Preshevës edhe ate në drejtimin apo me qëllim të blerjes së këtyre mjeteve medicinale, në hapjen e anekseve të reja dhe punësimin e punëtorëve medicinal të të gjithë kuadrove dhe profileve dhe në lidhje me këtë e kam përkrahjen e këshilltarëve. E vlerësoj se kjo është bazë e fortë që nga ana juaj të inicohet rishqyrtimi serioz I vendimit të Qeverisë nga viti 2001, që të ndërpritet ky status I privilegjuar I punëtorëve shëndetësorë, ashtu që çdo dionarë shëndetësorë të harxhohet në përmirësimin dhe perfeksionizmin e mbrojtjes shëndetësore të qytetarëve në komunën e Preshevës. I nderuari ministër, jam I sigurt se do ti merrni parasysh këto sygjerime të mira, dhe në këtë drejtim që të jenë bazë e fortë për vendimin tuaj që ministria dhe fondi ti harxhojnë të hollat mu ashtu si keni theksuar ju, pra të jenë në funksion të sigurimit të shkallës më të lartë të mbrojtjes shëndetësore të qytetarëve. Gjithashtu unë Dragoljub Filipoviq nëse ka nevojë për opinion publik jam I gatshëm që për këtë debat publik të deklaroj edhe para kemarave televizive. Në emër të qytetarëve të Preshevës ju faleminderoj për mirëkuptim, thuhet në njoftimin e këshilltarit të kuvendit komunal në Preshevë nga Partia Socialiste Serbe, Dragoljub Filipoviq.
——————-
Komisioni i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për përzgjedhjen e bursistve, studentë në Univerzitetin e Novi Sadit, pas kryerjes së procedurës, vërtetimin e kushteve formale dhe realizimin e intervistës me kandidatët që kan aplikuar, ka marrë vendim dhe ka formuar listën e kandidatve të cilët kan përmbushur kushtet e parapara me konukurs: Ehad Beqiri(Preshevë), Rinor Halimi(Preshevë, Sheval Destani(Preshevë, Mërgime Hajdari(Preshevë), Vështrim Haliti (Preshevë), Vukashin Toshiq(Preshevë), Aleksandra Stojkovic(Preshevë), Stefan Illiq(Bujanoc), Gjorgje Ristiq(Bujanoc), Stefan Mlladenoviq(Bujanoc) Stefan Tashkoviq(Bujanoc), Katarina Petronijeviq(Bujanoc), Predrag Stoshiq(Bujanoc), Millica Stojanoviq(Bujanoc), Venhare Destani(Bujanoc), Gilena Rexhepi (Bujanoc), Sunaj Fetahi(Bujanoc), Femi Imeri(Bujanoc), Mirlinda Junuzi (Bujanoc), Albulena Sulejmani(Bujanoc). Kursi i gjuhës serbe për kandidatët e nacionalitetit shqiptar fillon të shtunën më 3 mars 2012. Rreth vendit dhe kohës së mbajtjes të kursit kandidatët do të informohem me kohë.
—————–
Turniri në futboll të vogël i organizuar nga Organizata për Kulturë Fizike, është duke u zhvilluar në fushën e futbollit “Tati” në Preshevë. Në këtë turnir janë duke marrë pjesë të gjitha shkollat fillore të Komunës së Preshevës. Dje janë zhvilluar ndeshjet me klasat e pesta, ndërsa sot me ato të gjashtat. Qani Nezitri, thotë se turniri do të vazhdojë edhe nseër me klasat e shtat dhe të teta me çka edhe do të luhen finalet, për ato dy gjenerata. Turniri në futboll të vogël për ciklin fillor të të komunës së Preshevës, është duke u zhvilluar në kuadër të aktiviteteve që ka ndërmarrë OKF në Prëshevë me organizime të ndryshme në të gjithja lëmit e sportit.
——————-
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian edhe zyrtarisht vendosën që Serbisë t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE. Këtë e shpalli presidenti i BE-së, Herman Van Rompaj, i cili theksoi se ky është edhe rezultat i dialogut Beograd – Prishtinë. Shpresoj se Beogradi do të të vazhdojë bashkëpunim rajonal dhe raportete e mira fqinjësore”, ka thënë Rompaj.
———————-
Ish-zëvendëskryeministri serb për Integrimin Evropian, Bozhidar Gjeliç, ka thënë se para Serbisë është “rruga me thera” drejtë Bashkimit Evropian. Sipas tij, para verës duhet të zgjidhen çështjet e pazgjidhura me Prishtinën, në mënyrë që Komisioni Evropian të rekomandoj fillimin e negociatave për anëtarësim.
——————–
Lideri i Partisë Demokratike Serbe, Vojislav Koshtunica, tha se Serbia nuk ka asnjë arsye për të festuar statusin e kandidatit. Ndërsa Dragan Todoroviç, nga Partia Radikale Serbe, ka thënë se statusi do të keqësojë pozicionin e Serbisë. ”Kush feston në Serbi marrjen e kandidaturës. A feston një komb që nuk ka punë, që është varfëruar. Kush përveç qeverisë mund të festojë marrjen e kandidaturës, kur të gjithë e dimë se me farë çmimi është paguar kandidimi”, pyet Koshtunica. Ai i ka thënë ”Tanjugut” se statusi është një fjalë boshe se qytetarët serbë nuk kanë përfitim duke shtuar se ekonomia po pëson dëme për shkak të Marrëveshjes së Stabilzim Asociimit, të nënshkruar me BE-në. Edhe nënkryetari i Partisë Radikale Serbe, Dragan Todoroviç, konsideron se statusi i kandidatit për anëtarësim në BE, për Serbinë dhe qytetarët e saj, jo vetëm nuk do të thotë asgjë, por do të keqësojë pozitën e Serbisë, pasi do të hapë rrugën për shantazh të ri.
——————-
Shefi i ekipit negociator me Kosovën Borislav Stefanoviqka deklaruar sot se caktimi i datës së fillimit të negociatave me BE-në nuk e lidhur me çështjen e statusit të Kosovës. Stefanoviq ka thënë se Serbia çështjen e statusit e ka zgjidhur me kushtetutën vet ashtu që “askush nuk do të kërkojë ndryshimin e pozicionit tonë shtetëror e kombëtar dhe këtë as që do ta pranonim”. Ai megjithëkëtë ka thënë se çështja e caktimit të datës së fillimit të negociatave me BE-n ka të bëjë “me disa gjëra që gjithsesi janë të lidhura me Kosovën “. Sipas fjalëve të tij marrëveshje e Beogradit dhe e Prishtinës nuk e paragjykon statusin Kosovës: vija ndërmjet Kosovës e Serbisë do të jetë e karakterit administrativ dhe nuk do të ketë kurrfarë simbolesh të kufiri shtetëror, por kontrolli duhet të ekzistojë” ka thënë Stefanoviq, njofton Tanjug. “Kosova është territor unik doganor, me vendim të UNMIK-ut , që e ka konfirmuar edhe Këshilli i Sigurimit i KB-së dhe CEFTA dhe ne duhet të sillemi në përputhje me këtë”, ka thënë ai dhe ka shtuar se nuk mund të mos ketë kurrfarë kontrolli doganor, por ai kontroll do të jetë ashtu që të mos paragjykohet statusi dhe që nuk e konfirmon shtetësinë. Stefanoviq ka thënë se është me rëndësi që në të ardhmen të hapen dy vendkalimet që kanë qenë në veri të Kosovës dhe se Serbia është duke punuar në këtë plan.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch