Home » Lajme » RTP lajmet 2 prill 2012

RTP lajmet 2 prill 2012

Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, ka pritur sot në një takim udhëheqësit e rinjë të Kshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë, me në krye kryetarin e ri të Fikret Limanin. Ishte ky takim I parë që pas zgjedhjeve të reja në këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë. Biseda ishte e fokusuar kryesisht në problemet që tangojnë Bashkësinë Islame në Luginën e Preshevës. Me këtë rast kryetari Mustafa, premtoi se komuna do të ndihmojë këtë institucion fetar atëherë kur kërkohet nevoja nga ta. Kryetari i Kshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë Fikret Limani, para kryetarit të komunës paraqiti aspiratat e kryesisë së re, kurse bashkëpunimi Komunë – Bashkësi Islame do të intesifikohet. E brenga e BI për hapjen e Medreses u diskutua mjaftë, kurse përkrahja nga komuna nuk do të mungojë në asnjë moment, sepse sipas Mustafës kjo është në interesë të qytetarëve. Zgjedhjet në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovë në Preshevës, janë mbajtur në muajin Janar. Nga ato zgjedhje ka dalë edhe kryesia e re e Këshillit të BIK në Preshevë ku e përbëjnë 9 anëtarë.

——————–

Përkundër reagimeve të shumta të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për heqjen e barrierave për qarkullim të lirë drejtë Kosovës, megjithatë ato si duket kanë hasur në “vesh të shurdhër. Shqiptarët e Luginës së Preshevës ndihen të fyer dhe mjaftë të irrituar me vazhdimin e të ashtuquajturit regjim të detyrimit të pagesës së taksave për policat kufitare. Ndërkohë që aplikimi i vulosjes së pasaportave ka ngjallur pakënaqësi të shumta. Kjo madje ka ndikuar në izolimin e qytetarëve shqiptarë të Luginës. Çmimet e larta për sigurimin dokumentacionit të nevojshëm si dhe problemet e shumta burokratike për sigurimin e dokumentacionit përcjellës për pajisjen me pasaportë biometrike, janë problem i vogël karshi pengesave që paraqesin vulat me përmbajtje të Republikës së Kosovës në pasaporta, të cilat i vendosin policët kufitarë në hyrje të Kosovës, në vendkalimin në Muqibabë. Qytetarët e Preshevës, kryesisht qarkullojnë në këtë vendkalim, ata janë të vetëdijshëm që “Marrëveshja për Qarkullim të Lirë”, nuk e ka paraparë edhe këtë pikë kalim, por për shqiptarët e Preshevës kjo pikë është më afër dhe ekonomikisht më e përballueshme për të shkuar në Gjilan. Përderisa për të shkuar atje përmes pikës së Konçulit duhet kaluar 55 kilometra. Kërkesa për heqjen e pagesave të policave dhe mos vendosjen e vulave po shkon duke u rritur, ndërkohë që kërkohet me të madhe një intervenim urgjent për tejkalimin e kësaj situate të vështirë e cila jo rrallë herë po përcillet edhe me “arrestime reciproke” dhe pasoja tjera jo të këndshme për stabilitetin e përgjithshëm të rajonit.

————————

Ulja e temperaturave ditëve të fundit në rajonin tonë, mund të ketë ndikim negativ tek prodhimet bujqësore, e sidomos tek organet e e atyre prodhimeve të posambjellura. Pemët në këtë fazë janë ato që temperaturat e ulëta nuk mund ti përballojnë. E për të mos i penguar në prodhim pemët në fazën e saj të tanishme, sipas specialistit për mbrojtjen e bimëve Qenan Daliu temperaturat nuk duhet të jenë nën 3.5 grad Celsius, ndërsa ato të natës së kaluar kanë qenë deri në -4 grad. Daliu, prodhuesve iu preferon edhe disa këshilla në rast të ndryshimit të temperaturave edhe ditëve të ardhshme. Një gjë e mirë për prodhuesit bujqësorë është se janë paralajmëruar ndryshime të temperaturave ditëve të ardhshme që priten të jenë në = 20 grad, çka do të mund ti shërbejë për të mirë prodhimeve të tyre.

———————

Policia e Kosovës është vë në gjendje gatishmërie në brezin kufitar me Serbinë. Ditën e diel është rritur numri i policëve kufitar në këtë zonë pas arrestimit turpërues të dy prej kolegëve të tyre nga xhandarmeria serbe. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se “numri i pjesëtarëve patrullues tashmë në këtë zonë është rritur dhe do të veprojnë në bazë të ligjeve në fuqi për të mbrojtur integritetin territorial të Kosovës”, raporton indeksonline.

Sipas tij, kidnapimi i dy pjesëtarëve ndodhi në brendësi të Kosovës. Edhe banorë të fshatit Dumnicë të Podujevës, shumë pranë kufirit kanë folur për rastet e shpesha kur serbët e armatosur të xhandarmërisë që dalin e provkojnë në territorin e Kosovës.

————————-

Në kufirin ndërmjet Serbisë e Kosovës po krijohen kolona kilometrike udhëtarësh, kryesisht mërgimtarë nga Kosova, që vijnë në Kosovë nëpër Serbi, si rrugë më e shkurtër. Por, për ta kaluar kufirin serb në Merdar, pa “telashe” dhe pa pritur në rend, bashkatdhetarët nga diaspora paguajnë nga 50 euro, shkruan sot “Koha Ditore”. Në të kundërtën, ata detyrohen të presin me orë të tëra si pasojë e neglizhencës së procedurave doganore nga ana e doganës së shtetit fqinj. Policia doganore serbe po shkakton vonesa qëllimisht, për t’i “nervozuar dhe plaçkitur” bashkatdhetarët dhe qytetarët e Kosovës. “Ka shumë raste që ata po kërkojnë nga bashkatdhetarët tanë para, nga 50 euro, vetëm për t’i futur kinse pa rend, dhe për t’i kaluar më shpejt procedurat doganore. Neglizhencën e palës serbe e ka potencuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, sipas të cilit që nga e shtuna ka kolona të gjata në hyrje-daljet e kufirit serb në Merdar, e posaçërisht vonesat më të mëdha janë sipas tij, në hyrje për në Kosovë. Ka neglizhencë të punës nga ana e autoriteteve serbe. Nga dje ka pasur kolonë, dhe dje ka qenë situata edhe më e rënduar”, ka thënë Kelani.

————————–

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Maja Kocijancic, është shprehur se BE pret që negociatat e Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojnë menjëherë pas formimit të qeverisë së re të Serbisë. Është ambicie që menjëherë pas zgjedhjeve të vazhdojnë negociatat për çështjet të cilat janë në rend dite”, ka thënë Kocijancic në Bruksel në bisedë me gazetarët nga Serbia, transmeton QIK. Ajo ka rikujtuar se temat e para do të jenë telekomunikacioni dhe energjetika, zgjidhja e të cilave Komisioni Evropian i ka shtruar si kusht për përcaktimin e datës së fillimit të negociatave ndërmjet Serbisë dhe BE-së. “Puna në nivelin teknik ndërkohë po vazhdon. Ne ndjekim me kujdes zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjer më tani”, ka thënë Kocijancic.

—————————–

Regjistrimi i nxënësve që do të vijojnë sivjet klasën e parë në shkollën fillore do të fillojë nga sot, me 2 prill dhe do të vazhdojë deri me 1 shtator. Të gjithë ata fëmijë që janë të lindur nga 1 mars 2005 e deri me 1 mars 2006 do të vijojnë në klasën e parë për vitin shkollor 2012/2013. Regjistrimi duhet të përfundojë deri në fund të muajit maj, mirëpo për prindërit të cilët nuk arrijnë në këtë afat kohor ta regjistrojnë fëmiun e tyre, iu është mundësuar që në afat deri me 1 shtator të përfundojnë regjistrimin. Për regjistrim, sipas rregullores duhet të posedoni çertifikatën e lindjes, çertifikatën e mjekur për gjendjen shëndetsore të fëmiut si dhe vërtetimin për mbarimin e entit parashkollor

———————–

Njoftohen të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës se me datën 03.04. 2012, ditë e martë, kryetari i Partisë Liberale Demokratike do të vizitojë Preshevën, duke ju ftuar gjithë qytetaret që ta presim në një menyrë sa më masovike. Mendojmë se nje gjë të tillë e meriton, se ky lider për hirë së të vërtetës që pranon realitetin e Kosovës, dhe për hir të së vërtetës që denon gjenocidin, diskriminim dhe të gjitha padrejtësite. Mos lëshoni të Vërtetën me Çedomir Jovanoviqin. Karavani i së Vërtetës të martën në ora 15:00 në qendër qytetit pranë komunës së Preshevës. Zëdhensi per informim i Partisë liberale demokratike Muhamer Jashari.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch