Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 2 Prill 2013

RTP lajmet 2 Prill 2013

Gjatë dhjetë viteve numri i nxënësve në K.Preshevës bie për më tepër se 50 %

Për më shumë se 50% është zvogëluar numri i nxënësve në komunën e Preshevës. Kështu për vitin 2013-2014 shkollat fillore do të kenë 82 nxënës më pak se vitin e kaluar. Në vitin 2002 në dy shkollat e mesme në Preshevë ishin regjistruar 1710 nxënës , ndërsa gjatë vitit 2012-2013 2304 , ku edhe këtu numri ka rënë për 42 nxënës nga viti i kaluar.

Sipas statistikave të ministrisë së arsimit komuna e Preshevës këtë vit do të ketë filloristë më pak se shumë komuna të tjera.

Megjithatë kjo statistikë është demantuar sot nga kryeshefi për veprimtari shoqërore Fadil Azizi , i cili ka thënë se Presheva nuk do të ketë më pak 112 nxënës por 82, dhe sipas këtyre të dhënave del se Presheva do të ketë nxënës më shumë se Bujanoca e cila për klasë të parë do të ketë 102 nxënës. Sipas Azizit në komunën e Preshevës nga viti 2002 dukshëm ka filluar të bie numri i nxënësve edhe atë si pasojë e gjendjes ekonomike ku shumë familje kanë migruar drejt vendeve Evropiane. Sipas statistikave të administratës komunale gjatë viti 2002 -2003 në klasë të parë ishin regjistruar 760 nxënës dhe ky numër çdo vit është zvogëluar dukshëm dhe për vitin 2013 -2014 në bankat e shkollës do të ulen 346 fëmijë , çka nënkupton se gjatë kësaj periudhe numri është zvogëluar për më shumë se 50%. Në se marrin shkollën më të madhe në Preshevë por edhe serbi Ibrahim Kelmendi gjatë dhjetë viteve në këtë shkollë numri i nxënësve që regjistrohen në klasë të parë është zvogëluar për 100 fëmijë. Kjo gjendje alarmante është në malësi por edhe në shumë shkolla tjera si rast konkret shkolla fillore Selami Hallaçi sot ka shënuar ditën e shkollës por me dhimbje pasi në këtë shkollë numri i nxënësve ka rënë për 40%. Por sipas statistikave të përgjithshme 50 % të fëmijëve në komunë të Preshevës gjinden në vendet e BE apo edhe në Republikën e Kosovës. Por një lajmë i mirë vjen për shkollat e mesme pasi në vitin 2002 në dy shkollat e mesme në Preshevë ishin regjistruar 1710 nxënës , ndërsa gjatë vitit 2012-2013 2304 , por edhe këtu numri ka rënë për 42 nxënës nga viti i kaluar. Tek rritja e numrit në shkollat e mesme si faktorë mund të jenë edhe ngritja e nivelit për arsimin , kur dihet se më parë shumë më pak kanë vazhduar shkollimin e mesëm. Megjithatë zvogëlimi i numrit të nxënësve nëpër shkollat tona mbete gjendej alarmante , kur dihet se çdo vit po bie numri por edhe po rrezikohet kuadri arsimorë. Sipas ministrisë së arsimit në rrethin e Pçinjës, në vitin e ardhshëm shkollor do të jenë 25 klasë më pak me nxënës.
————————————
Këshilli Komunal miraton vendimin në sferën e mbojtjes sociale

Është miratuar vendimin mbi të drejtat dhe shërbimet në sferën e mbrojtjes sociale në territorin e komunës së Preshevës, nga ana e anëtarëve të Këshillit Komunal. Ndërsa ka kaluar edhe rregullorja e organizimit të shërbimeve ditore të qëndrimit për fëmijët me të meta në zhvillim.

Këshilli Komunal i Komunës së Preshevës, në seancën e sotme ka miratuar vendimin mbi të drejtat dhe shërbimet në sferën e mbrojtjes sociale në territorin e komunës së Preshevës. Po në këtë seancë në pikën e dytë të rendit të ditës është miratuar edhe rregullorja mbi organizimin e shërbimeve ditore të qëndrimit për fëmijët me të meta në zhvillim. Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa thotë se me miratimin e këtyre pikave përfshihen të gjitha kategoritë e kujdesit të qendrës për punë sociale në veprimtari të ndryshme në raport me shoqërinë civile. Tash mbetet që qendra për punë sociale dhe shoqata e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara të nënshkruhet marrëveshja. Ndërkaq në fund anëtarët e këshilli Komunal kanë shqyrtuar edhe kërkesat e qytetarëve të komunës së Preshevës, të cilat kanë pasur të bëjnë më shumë me rregullimin e rrugëve me bashkëfinancim, e që të gjitha janë pranuar. Ndërsa është rishqyrtuar raporti për vitin 2012 i shtëpisë së shëndetit në Preshevë, raport i cili kaloi e tash do ti paraqitet Kuvendit Komunal
———————————————-
Rregullat ligjore urbanistike pak respektohen nga qytetarët

Rregullat ligjore të shërbimit urbanistik në komunën tonë shumë pak respektohen nga ana e qytetarëve ka thënë kështu në programin e paradites inspektori I ndërtimtarisë pran administratës komunale në Preshevë Ekrem Salihu.

Inspektori për ndërtim nga shërbimi I urbanizmit pran administratës komunale në Preshevë Ekrem Salihu në programin e paradites në Televizionin Presheva ka theksuar se rregullat ligjore se I përket fushës së ndërtimin në komunën tonë shumë pak respektohet nga ana e qytetarëve tan. E në anën tjetër pjesa dërmuese e qytetarëve tanë hasin në problemet që kanë të bëjnë me procedurën e bartjes së pronës, çështja financiare e të ngjashme. Në mungesë të informacioneve të duhura shumë qytetarë ballafaqohen në prolongimin e ndërtimit të objekteve është shprehur inspektori në fjalë. Në bashkëpunim të policit komunal dhe inspektorit të ndërtimtarisë gjitha ndërtimet të cilat bëhen në teren në komunën tone përcillen nga ana e ekipit përgjegjës të shërbimit të urbanizmit.
———————————————–
Shkolla fillore Selami Hallaçi në Rahovic ka shënuar ditën e shkollës

68 vjet më parë në Rahovic kishte filluar arsimimi në gjuhën shqipe. Dhe me këtë rast Shkolla fillore Selami Hallaçi k përkujtuar këtë përvjetor duke çmuar lart kontributin e veçant të mësuesve dhe bashkëfshatarëve për zhvillimin e arsimit në këtë bashkësi lokale.

Shkolla fillore Selami Hallaçi ka shënuar sot 68 vjetorin e arsimit shqip në Rahovicë. Për zhvillimin e arsimit në këtë bashkësi lokale kontribut të veçantë kishin mësuesit e parë të asaj kohe së bashku me bashkëfshatarët. Ata vunë themelet e arsimit shqip për fëmijët dhe bashkëqytetarët Rahovicas. Kjo shkollë ka shënuar edhe 46 vjetorin e pavarësimit si shkollë tetë vjeçare. Zvogëlimi i numrit të filloristëve në këtë institucion arsimorë mbetet edhe më tej brengë e drejtuesve të shkollës problem ky që po reflektohet me zvogëlim të paraleleve nga viti në vit. Disa e shkollës Selami Hallaçi u kremtua me program kulturo- artistik të përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës.
——————————————–
Bashkimi Evropian ka njoftuar se Prishtina dhe Beogradi nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje, as pas negociatave që kanë zgjatur më shumë se 12 orë. Baronesha Catherine Ashton, ka lëshuar një komunikatë për media, pak pas mesnatës ku ka njoftuar se ky është takimi i fundit formal. Ajo ka thënë se palët kanë mospajtime të thella.

Është kjo hera e fundit që po mbajmë një takim formal” është shprehur shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, pas përfundimit të pasuksesshëm të takimit të Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi me homologun e tij nga Serbia Ivica Daçiq të mbajtur sot në Bruksel. “Një numër propozimesh janë ofruar në tryezën e bisedimeve, hendeku mes palëve është i vogël, por i thellë. Të dyja palët do të shkojnë dhe do të konsultohen me kolegët e tyre. Presim që brenda disa ditësh të na e komunikojnë vendimin”, ka thënë Ashton, e cila në prononcimin e saj për media.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch