Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 2 Prill 2014

RTP lajmet 2 Prill 2014

RTP-LogoSot në mbarë botën po  është shënuar dita ndërkombëtare e fëmijëve me autizëm.  Edonisa Shabani nga fshati Konçul i Bujanocit është njëri nga  fëmijët e prekur nga kjo sëmundje. Ajo është një vajzë inteligjente dhe çdo ditë shënon progres sidomos pas inkuadrimit në shkollën për fëmijët me aftësi të kufizuara në Preshevë  të cilës iu mundësua vijimi I procesit mësimor. Edonisa jeton pa prindërit ndërsa për të kujdeset xhaxhai i saj Burimi.

 

Edonisa Shabani nga Konçuli I Bujanocit që në moshën e vogël të fëmijërisë kishte filluar  të rrinte vetëm dhe ti shmanget komunikimit me prindër. Pas këtij shqetësimi dhe pas kontrollimeve mjekësore Edonisa  diagnestifikohet se ishte e prekur nga sëmundja e autizmit.

12 vjeçarja Edonisa për fat të keq ka mbetur edhe pa të dy prindërit ku para disa viteve babai ndërroi  jetë e ëma e braktisi. Sot për të kujdesen xhaxhallarët e saj të cilët bëjnë çdo gjë që Edonisa të ndihet e lumtur. E xhaxhai Burim Shabani thotë se Edonisa është një vajzë inteligjente dhe shoqërueshme me të gjithë.

SYNC- BURIM Shabani

Përmirësime të mëdha Edonisa ka shënuar pas vijimit të mësimit të rregullt në paralelet e fëmijëve me aftësi të kufizuar në Preshevë.

Ndërkaq psikiatri Fejzulla Nebiu  thotë se në Preshevë nuk ka të evidentuara statistika të sakta për shkak të mos vetëdijesimit të këtyre familjeve, mbase  nga 150 raste 1 fëmijë ka të bëjë me autizëm. Sipas psikiatrit Nebiu këta fëmijë q në fëmijëri vazhdojnë të jenë të ndrojtur dh të mos komunikojnë me prindërit e tyre.

Për Edonisën e vetmja shpresë janë dy xhaxhallarët e saj.

Psikiatri në fjalë apelon tek të gjithë prindërit që punojnë me këta fëmijë sepse se ata  mund të jenë të dobishëm për shoqërinë.

Sot në tërë botën shënohet  dita ndërkombëtare e fëmijëve me autizëm. Autizmi mund të identifikohet që në muajt e parë të jetës dhe mund të kuptohen nga një specialist kur fëmija është në muajin e pestë, ndërsa shenjat me të dukshme variojnë nga 18 deri në 36 muajsh.

————————————————

Jonuz Fetahu- të krijojmë trekëndëshin familje- shkollë dhe perspektivë jetësore

Dashuria e fëmijëve për vendlindjen, atdheun dhe të bukurën janë pikat që motivojnë krijuesin preshevarë, Jonuz Fetahu i cili kohën më të gjatë të krijimeve të tija ia dedikoi fëmijëve. Në programin e paradites në Radiotelevizionin Presheva, poeti Fetahu ka deklaruar se tentativë kryesore e të gjithë krijuesve të zhanrit për fëmijë duhet të kenë mision krijimin e trekëndëshit jetësorë që nënkupton raportet e fëmijëve, familje- shkollë dhe perspektivë jetësore. Ai kërkon nga të gjithë njerëzit kompetent që të jemi më vigjilent në ruajtjen e gjeneratës më të shëndoshë të shoqërisë njerëzore, fëmijët. Në bazë të të dhënave zyrtare në Bibliotekën e qytetit në Preshevë interesimi për të lexuar libra është I grupmoshave të reja.

———————————————

Shpërblehen me mirënjohje lexuesit më të mire  në Bibliotekën e qytetit Mehmet Jusufi

Biblioteka e qytetit Mehmet Jusufi me rastin e 2 Prillit ditës ndërkombëtare të librit për fëmijë e të rritur ka shpërblyer lexuesit më të dalluar për vitin 2013. Gjithashtu me këtë rast është diskutuar edhe tema Faktorët që ndikojnë në ngritjen e karakterit të fëmijës, me mysafirët shkrimtarin  Jonuz Fetahu dhe pedagogun Gafurr Hyseni.

 

Me rastin e dy prillit Ditës Ndërkombëtare të Librit për fëmijë dhe të rinj Biblioteka e qytetit Mehmet Jusufi organizoi tribunë me mysafir të ftuar shkrimtarin Jonuz Fetahu dhe Pedagogun Gafurr Hyseni.Tema e përcaktuar për sot ishte Faktorët që ndikojnë në ngritjen e karakterit të fëmijës,ku ligjëruesit  në fjalë kanë ofruar  përvojat e tyre personale dhe profesionale mjaft të pasura në këto fusha. Ndërkaq drejtori i bibliotekës Mehmet Jusufi përshëndeti takimin në fjalë, ku sipas tij edhe  takimi i sotëm dëshiron të kontribuoj  në ngritjen shoqërore dhe kulturore të kësaj shoqërie. Dy bashkëbiseduesit Gafurr Hyseni dhe Jonuz Fetahu para të pranishmëve kanë prezantuar biografinë e tyre. Dhe me rastin e kësaj dite ata kanë ftuar të rinjtë që të jenë sa më afër librit,në mënyrë që ta rrisin  nivelin personal dhe kolektiv. Po ashtu  pas ligjërimit  të mysafirëve  ishte edhe pjesa tjetër  ku kishte diskutime rreth temës në fjalë.Në fund të këtij takimi  u shpërndanë mirënjohjet për lexuesit më të dalluar për vitin 2013.

————————————————-

Përcaktohen ndeshjet e lojërave të sindikatës

Është hedhur sot shorti i garave sportive të Lidhjes së Sindikatës së Pavarur në Preshevë. Në edicionin e 13-të do të përballen  12 organizata në 8 disciplina sportive. garat do të misin me futbollin edhe atë ditën e hënë nga ora 16-të në fushën e futbollit Tati .

 

12 organizata në Preshevë do të përballen në lojërat sportive që organizon sindikata e pavarur në Preshevë. Në edicionin e 13 –të  garave , garuesit do të sfidohen në 8 disiplina si në futboll , basketboll . volejboll , ping pong , shah shenjëtari , tërheqje litari dhe atletikë .

Në takimin e sotëm, është hedhur shorti në futboll , basketboll dhe volejboll.

Garat zyrtarisht do të fillojnë me futbollin ku dhe janë përcaktuar të gjitha përballjet, ku ekipet janë ndarë në dy grupe.

 

Grupin A

 

  1. sh.f “ Dituria “ – Corrotic
  2. Gjimnazi Skënderbeu
  3. sh.f prof. “ Ibrahim Kelmendi “
  4. sh.f “ Zenel Hajdini “ – Rainc
  5. shtëpia e shëndetit në Preshevë

 

 

Grupi B

 

Grupi B

  1. sh.f “ Abdulla Krashnica “ – Miratoc
  2. SH.M.T Presheva
  3. Rtv presheva
  4. shtëpia e kultursë “ Abdulla Krashnica “
  5. sh.f “ Selami Hallaçi “ – Rahovic

 

 

Ndeshjet e para do të zhvillohen të hënën prej orës 16-të në fushën e futbollit Tati  , ndërsa do të përballen :

Grupin A

  1. sh.f “ Dituria “ – Corrotic  – gjimnazi “ Skënderbeu
  2. sh.f prof. “ Ibrahim Kelmendi “ –  sh.f “ Zenel Hajdini “ – Rainc

ndërsa shtëpia e shëndetit në Preshevë do të jetë e lirë

 

 

Grupi B

  1. sh.f “ Abdulla Krashnica “ – Miratoc –  SH.M.T Presheva
  2. Rtv presheva –  shtëpia e kultursë “ Abdulla Krashnica “

ndërsa  sh.f “ Selami Hallaçi “ – Rahovic do të jetë e lirë

 

Në takim e sotëm janë nxjerr edhe disa konkluzione sa i përket garave në futboll , në mënyrë që tu shmanget parregullsive .Sipas këtij konkluzioni ekipet nuk duhet të  marrin  lojtarë jashtë organizatës , praktikantë por edhe ata punëtorë që nuk janë pjesë e sindikatës. Gjithashtu sindikalistët janë akorduar që kur dy ekipe kanë pikë të barabarta të vendos dueli i parë mes tyre , për të shkuar më tutje,në mënyrë që gara të jetë më ferpllej dhe mos të manipulohet me golaverazhet.

Po ashtu është hedhur shorti edhe në Basketboll ku në ndeshjet e para do të përballen :

  1. SH.M.T Presheva – sh.f “ Abdulla Krashnica “ – Miratoc
  2. Gjimnazi “ Skëndebeu “ – Preshevë – sh.f “ Zenel Hajdini “ – Rainc
  3. sh.f “ 9 Мaji “ – Leran   – shtëpia e shëndetit Preshevë
  4. sh.f “ Selami Hallaçi “ Rahovic – sh.kultursë “ Abdulla Krashnica “  , ndërsa e lirë do të jetë sh.f prof “ Ibrahim Kelmendi “ – Preshevë

Ndërsa në Volejboll do të përballen :

 

  1. sh.f “ Abdulla Krashnica “ – Miratoc – shtëpia e shëndetit Preshevë
  2. sh.f “ Selami Hallaçi “ Rahovic – sh.f “ 9 Мaji “ – Leran
  3. Gjimnazi “ Skëndebeu “  Preshevë – sh.kultursë “ Abdulla Krashnica “
  4. sh.f “ Dituria “ – Corrotic – sh.f “ Zenel Hajdini “ – Raincë , ndërsa e lirë do të jetë sh.f prof “ Ibrahim Kelmendi “ – Preshevë

 

Përfaqësuesit e sindikatës i kanë vlerësuar lartë këto gara , duke i konsideruar si mundësi për të këmbyer mendime por edhe për tu relaksuar.

Edhe kryetari i sindikatës së pavarur në Preshevë Shaban Ramadani i ka vlerësua  lartë institucionet në Preshevë , duke thënë se këto gara janë një mundësi e mirë për aktivitete sportive por edhe për përafrim të punëtorëve.

Pas futbollit garat e sindikatës do t vazhdojnë me basketbollin dhe sportet tjera.

——————————————–

Vuçiq- Qeveria do të jetë sikur Bayern Munchen

 

Kryetari i SNS, dhe kandidati për kryeministër në qeverinë Serbe, Aleksandar Vuçiq në një intervju për DW ka thënë se ai dëshiron që të jetë i njohur me secilën minsitri se cfarë po ndodh.”Duhet të formohet një qeveri që funksionin si ekip, që ndoshta nuk duhet ta ketë Messin dhe Xavin, por qeveri si Bayerni, që kanë një ekip të shkëlqyer, ka lojtar individual të mirë, por vështirë që yjet me kalibër të tillë Ribery dhe Kroos, por sic e shihni luajnë mirë” ka thënë Vuçiq. “Dua ta di se cka po ndodh në secilën ministri. Dua që Ministria e financave të dij për secilat harxhime që bëhen nga ministria e sportit apo kulturës apo dicka tjetër” ka thënë Vuçiqi.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch