Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 2 qershor 2012

RTP lajmet 2 qershor 2012

Në stacionimet policore dhe pikat kufitare të Kosovës është shpërndarë një fletarrest ‘fantom’ ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Xhezair Shaqiri.

“Këtë ma kanë thënë disa të njohur që punojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës”, ka thënë Shaqiri për “Tribuna Shqiptare”.

Ekzistencën e fletarrestit e ka konfirmuar një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i ngarkuar me punë në Pikën kufitare në Merdarë. Por, zyrtarisht Policia e Kosovës dhe EULEX-i e kanë mohuar ekzistencën e një fletarresti të tillë.

Shaqiri, i njohur më parë si Komandant Hoxha, thotë se ky fletarrest është shpërndarë pas akuzave që i ka bërë i ashtuquajturi sekretar shtetëror për Kosovën, Oliver Ivanovic, për sulmin që “Xhezair Shaqiri dhe Eljesa Sherifi e bënë ndaj xhandarëve serbë në Dobrosin të Bujanocit”.

“Në kohën kur u krye ky sulm unë kam pasur një kontratë pune në një shtet evropian. Gjithashtu edhe Sherifi ka qenë jashtë”, ka thënë Shaqiri.

————————————————————–

Banorët shqiptarë të Luginës së Preshevës, por edhe të gjithë banorët e Serbisë që duan të hyjnë me veturë në Kosovë, kanë filluar të paguajnë çmimet e reja të taksave të sigurimit për të qëndruar në Kosovë.

Qytetarët e Luginës së Preshevës, nga 1 qershor do të paguajnë 20 euro për shtatë ditë qëndrimi në Kosovë ndërsa ata që udhëtojnë më shpesh, për një vit qarkullimi drejt Kosovës do të kushtojë taksa 603 euro.

Taksa e sigurimit mund të paguhet për 7 ditë, 15 ditë, 1 muaj, 2 muaj, 6 muaj dhe 1 vit.

Çmimi më i lartë është për Kamiona dhe Autobusa, ku pronarëve të këtyre mjeteve i duhet të paguajnë 1680 euro sigurim për një vit nëse dëshirojnë të qëndrojnë në Kosovë.

Ky ndryshim i çmimeve ishte marrë pas takimit që kishte Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, me Drejtorin e Bordit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli me datë 18 maj. Çmimi i deritanishëm ka qenë 60 euro për 15 ditë.

Më posht po japim tabelën me listën e llojit të veturave dhe çmimet sipas ditëve.

Kjo rregullore ka hyrë në fuqi nga data 01 qershor 2012.

——————————————-

Në mbledhjen e kryesisë së shoqatës “Vatra” të  mbajtur më 31.05.2012, u rifreskua kryesia me anëtarë të rinj, e njëherit u zgjodh edhe kryetari i ri, të cilin pozicion pas vdekjes së themeluesit dhe kryetarit Nijazi Kadriu, e ushtronte Mustafë Shaqiri. Me këtë rast Kryesia e shoqatës ,,Vatra” gjatë mbledhjes falënderoi përzemërsisht Mustafë Shaqirin për punën e bërë, dhe përkushtimin e treguar në mbrojtjen e interesave, gjegjësisht në senzibilizimin e problemeve të shumta që e preokupojnë popullatën e Kosovës Lindore, që jetojnë në Gjilan e më gjërë.

Po të njëjtën ditë, kryesia e “Vatrës” me vota të hapura, zgjodhi për kryetar të Shoqatës Sejdulla Kadriun, aktivist i kahershëm i qështjes kombëtare.

Kryesia e shoqatës “Vatra” përbëhet prej 19 anëtarëve, e në kuadër të Shoqatës ,,Vatra” funksionon  edhe Forumi Rinor i përbërë nga 21 anëtarë, e shumë aktivis të tjerë, që e ndihmojnë shoqatën në aktivitete të ndryshme.

—————————————————

Nga burgu në Beograd u liruan pesë shqiptarët e arrestuar me 4 maj, në mëngjesin e parë të heshtjes parazgjedhore, në Tërrnocin e madh dhe në Breznicë, me aktakuzë se kanë kryer krime lufte ndaj serbëve në vitin 2001. Tentimet e “e-novine” që nga gjyqi për krime të luftës të marrin më shumë informacione në lidhje me heqjen e paraburgimit dhe lirimin e tyre, është marrë një përgjigje interesante dhe me një panikë të lehtë nga Jasna Jankoviq – Sharqeviq e cila është koordinatore e gjyqit për mardhënie me publikun e cila tha se “Unë në këtë pyetje nuk mund të përgjigjem”.

————————————————

Arrestimi në bazë të flet arrestit të gjykatës për krime të luftës së Serbisë është kryer në orët e hershme të mëngjesit, në mënyrë brutale, edhe pse nuk ka pasë kurrfarë shenja se të dyshuarit do të ofrojnë rezistencë, pasi me vite të tëra janë shetitur dhe kanë jetuar jetën e zakontë.

Këtij akti iu është shtuar edhe një detaj, për të përforcuar efektin e frikës, iu është shtuar edhe sulmi i paramenduar ndaj xhandarmerisë tek të cilët nuk ka pasë as gërvishtje nga më të voglat, mirëpo Ivica Daçiqi ka përdorë shpikjen e tij primitive duke kërcënuar publikisht  të gjithë atyre që sulmojnë xhandarmerinë se do të humbin duart, ngjajshëm me atë që i ndodh atyre që i sulmojnë marinsat amerikan. Ai ka dhënë një imazh të dobët të tij dhe shtetit që ai përfaqëson, por kjo është vetëm një pjesë e saj.

Asgjë më nuk mund të arsyetojë qeverinë serbe që është arrogante me qëllim që të fyej dhe poshtërojë shqiptarët dhe me të gjitha mënyrat tenton dhe përpiqet që të kriminalizojë ata në mënyrë kolektive, duke përdorë terrorin shtetërorë edhe atë gjatë heshtjes parazgjedhore para raundit të parë të zgjedhjeve lokale.

Ministri i policisë dhe drejtësisë kanë dhënë një mesazh të qartë, që prokuroria gjithmonë do të kenë në dispozicion akuza blanko me të cilat do të gjenerohet terrori në Serbi, siç janë tentimet për të disciplinuar një regjon duke përdorë fleta blanko nga dollapet e prokurorisë ushtarake. Mbi shqiptarët gjithmonë do të fluturojë mundësia që të përballen me akuza të pretenduara dhe të pavulosura.

——————————————————-

Policia nga Presheva dhe Bujanoci ka ngritur padi kundër një grupi të përbërë nga shqiptarë dhe serb që kanë plaçkitur tre shtetas të Iranit, njofton sot ministria e punëve të brendshme e Serbisë.

Bajram A. (42) nga Miratoca, Labinot M. (25) nga Zhunica, Sefer D. (37) nga Presheva si dhe Dejan M. (25) nga Levosoja e Bujanocit, Ivan V. (20) nga fshati Davidoc si dhe Miroslav D. (26) nga Vrtogoshi i poshtëm.

Siç thuhet në njoftim, të dyshuarit në fshatin Miratoc, komuna e Preshevës i kanë gjetur tre shtetasit nga Irani, në fillim duke ushtruar dhunë fizike mbi ta i kanë plaçkitur duka ia marrë paratë, stolitë, telefonat mobil dhe gjërat tjera.

Të dyshuarit Labinot M, Dejan M, Ivan V dhe Miroslav D. janë dërguar tek gjykatësi hetues në gjyqin e Vranjës, i cili i ka caktuar paraburgim një muaj, ndërsa Bajram A. dhe Sefer D. janë arratisur dhe policia është në kërkim të tyre.

———————————————–

Dje janë luajtur ndeshjet gjyswmfinale tw turneut tradicional nw futboll tw vogël “Musa Musahu”, tw organizuara nga OKF nw Preshevw.

Ekipet gjysëmfinaliste në ndeshjet që i luajtën treguan një spektakël të vërtet sportiv ,si dhe treguan një diciplin të vërtet sportive  ku dy ndeshjet ishin fair play ku pati toleranc dhe rrespekt ndaj ekipeve kundërshtare, referve dhe publikut. Për ti shikuar këto ndeshje në tribinat e stadiumit të qytetit të Preshevës ishin ngjitur rreth 2000 shikues, që ia kishte vlejtur për ti shikuar këto ndeshje.

Ndeshja e parë u luajtë në mes të Maxbet Miratoca dhe Fontana Bukuroc. Kjo ndeshje ishte shumë interesante, pjesa e parë e ndeshjes mbaroi pa ndonjë gol të shënuar, kurse në pjesën e dytë në minutën e 22-të Miratocasit shënuan golin e parë, ndërsa në minutën e 28 ata e ngritën epërsin në 2:0 ku me këtë rezultat dhe mbaroi ndeshja.

Ndeshja e dytë u luajë në mes të Forma Jackpot dhe Bilaçi, e cila pa meritw e eliminoi nw çerekfinale Burimin nga Zhunica. Edhe në këtë ndeshje pjesa e parë mbyllet pa gola kurse në pjesën e dytë futbollistët e Forma Jackpot shënuan katër herë dhe ndeshja mbaroi me rezultat 4:0 për ekipin Forma JackPot. Ndeshja pwr vendin e tretw do tw luhet nesër prej orës 17:00, ndërsa finalja po tw njejtwn ditw prej orës 17:40.

————————————-

Çadi është vendi i radhës që njeh pavarësinë e Kosovës. Përmes një note verbale dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Qeveria e Republikës së Çadit ka konfirmuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Lajmin e bën të ditur RTK, duke saktësuar se Republika e Çadit është vendi i 91 që njeh shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës.

Një muaj më parë (02 maj 2012), ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në Ambasadën e Çadit në Paris kishte zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Çadit, Moussa Faki Mahamat.

Në këtë takim, ministri Hoxhaj mori konfirmimin nga homologu i tij, që Republika e Çadit shumë shpejt do të publikonte vendimin për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Njohja e Republikës së Çadit vjen në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucioneve tjera të përfshira në procesin e njohjeve po bëjnë përpjekje maksimale për përmbylljen e plotë të këtij procesi.

Çadi ndodhet në pjesën qendrore-veriore të Afrikës.

 

Gjendja në veri të Kosovës paraqitet e qetë, pas aksionit të djeshëm të KFOR-it për heqjen e barrikadave të serbëve atje. KFOR-i tha se aksioni për përmirësimin e lirisë së lëvizjes ka qenë i suksesshëm.

Gjendja në veri të Kosovës paraqitet e qetë, pas aksionit të djeshëm të KFOR-it për heqjen e barrikadave të serbëve atje. KFOR-i tha se aksioni për përmirësimin e lirisë së lëvizjes ka qenë i suksesshëm. Dy ushtarë janë plagosur nga të shtënat e armëve, njoftoi KFOR-i. Raportohet edhe për tre qytetarë serbë të lënduar.

———————————

Konfirmohet takimi mes Kryeministrit, Sali Berisha dhe liderit të Partisë Socialiste, Edi Rama për cështjen e Presidentit.

Burime të Top Channel treguan pak para mesnatës së djeshme se takimi mes tyre do të mbahet të dielën në orën 20:30 të mbrëmjes në mjediset e Kryesisë së Kuvendit.

Ky takim mes Berishës dhe Ramës shikohet si mundësi për të gjetur kompromisin për një kandidat konsensual për president.

Nuk dihet nëse shefi i qeverisë do të këmbëngulë sic edhe deklaroi një natë më parë që kandidati për president të jetë emri i përzgjedhur nga maxhoranca, Xhezair Zaganjori, apo në takimin me Ramën mund të flitet edhe për emra të tjerë të mundshëm.

Por pa paragjykuar takimin mes kryeministrit dhe liderit të opozitës, orari i pazakontë në të cilin do të zhvillohen negociatat, nuk paralajmëron shumë optimizëm. Kjo edhe për faktin se raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit është të hënën në orën 10.00 të paradites.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch