Home » Lajme » RTP lajmet 2 shkurt 2012

RTP lajmet 2 shkurt 2012

Komisioni për gjendje të jashtëzakonshme, në kuadër të këshillit ekzekutiv, ka marrë për obligim që familjet shtëpitë e të cilëve janë djegur nga zjarri i kapluar tek barakat në rrugën Salvador Alende ditë më parë, ti strehojë në vend tjetër, deri në gjetjen e një zgjidhjeje tjetër. Ata për momentin do të vendosen në Stacionin Hekurudhor tek barakat. Anëtari i këtij komisioni Fadil Azizi, thotë se ky është qëndrim i përkohshëm, sepse komuna e Preshevës nuk ka ndonjë lokacion për vendosjen e këtyre familjeve. Komuna e Preshevës, tash ka ndarë edhe mjete materiale për këto 3 familje. Familja 4 anëtarëshe e Ekrem Murtezit, tash e tutje do të vendoset në këto hapësira. Ai faleminderon komunën e Preshevës, ndërsa thotë se jeton me ndihma sociale. Fadil Azizi, apelon tek të gjithë qytetarët që në çfarëdo mënyre ti dalin në ndihmë sado familjeve të lartëpërmenduara. Në rrugën Salvador Alende, afër stacionit policor janë djegur barakat, në të cilat kanë banuar 3 familje. Përveç dëmeve të shumta materiale fatmirësisht nga zjarri i kapluar nuk ka pasuar asnjë person të lënduar apo humbje jete.
——————————-
Me ftesë të ministrit të Diasporës pranë qeverisë së Kosovës, Ibrahim Makolli, përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës, dje kanë marrë pjesë në lansimin e portalit gjuhaime, ku tash e tutje të gjithë fëmijët e diasporës shqiptare, kudo që janë do të mund ta gjejnë abetaren digjitale të gjuhës shqipe, himnin e Kosovës, historikun dhe shumë gjëra tjera. Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, pjesëmarrës në këtë takim thotë se ky është një hap i madh, pasi edhe diaspora shqiptare e Luginës së Preshevës, tash fëmijët e tyre mund ti mësojë në gjuhën shqipe. Mustafa, këtë e quan sukses të madh, ndërsa sipas tij edhe ministria e arsimit duhet të ndërmarrë një hap të këtillë. Kryetari I komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka shprehur gatishmëri- bashkëpunimi me ministrinë e diasporës, në mënyrë që edhe elementet e trashëgimisë nga Presheva të përfshihen në këtë faqe dhe të paraqitet edhe historia e Preshevës.
—————————
Në kuadër të agjendës mjaft të ngjeshur, Deputetit njëherit edhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi ditëve të fundit ka realizuar një sërë takimesh me diplomatët nga Kosova dhe Shqipëria. Përkitazi me këtë Deputetit Halimi gjatë ditës së djeshme mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli në Prishtinë për lancimin e portalit Gjuha Ime, me çrast vite më parë kontribut të ngjashëm dha edhe digjitalbi nga Shqipëria shprehet kështu zoti Halimi. Duke pasur parasysh se zëvendëskryeministri i Republikës së Shqipërisë Edmond Haxhinasto këtyre 10 vjetëve të fundit ishte i ngarkuar nga ambasada shqiptare në Beograd, njëherit ai është njohës i mirë i rrethanave në Luginë të Preshevës. Sipas zotit Halimi zëvendëskryeministri shqiptar Haxhinasto ishte mjaft i interesuar për situatën aktuale që qytetarët e kësaj treve ballafaqohen gjatë përditshmërisë dhe për të diskutuar për çështje mjaft të rëndësishme jetike në këtë momente. Sipas tij në radhë të parë kishim ftesë që Lugina me anë të Këshillit Nacional Shqiptar dhe institucioneve tjera të Luginës së Preshevës të jetë pjesë e manifestimit të 100 vjetorit të shteti shqiptar. Tema të tjera që janë shtjelluar në mes dy diplomatëve në fjalë ishin edhe njohja e diplomave si dhe mungesa e teksteve mësimore nëpër shkolla. Ndërkaq, gjatë takimit që deputeti Halimi pati këtyre ditëve me zëvendëskryeministren e Kosovës Edita Tahiri, si udhëheqëse e delegacionit të Kosovës në Bruksel nuk lanë pa përmend edhe problemet ekzistuese që i kemi në qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe problemet e policave të sigurimit me një tarifë të lartë enorme.
————————-
Punëtorët e ndërmarrjeve Elektrokontak dhe të 7 Korrikut kanë patur sot një takim në sallën e Kuvendit të Komunës së Preshevës me kryetarin e komisionit për ankesa dhe parashtresë në Parlamenti Republikan zotin Sasha Dujoviq me Deputetin Radoslav Mojsiloviq. Në këtë takim mori pjesë edhe Deputeti Riza Halimi. Pas ankesave të shumta të parashtruara në Parlament nga ana e Deputetit Riza Halimi u bë e mundur sot realizimi I këtij takimi ku përfaqësuesit e ndërmarrjeve të privatizuara në mënyrë jo të rregullt paten rastin t’i paraqesin ankesat dhe prashtresa këtij komisioni parlamentar kompetent. Do të mundohemi që sa më shpjetë ta fillojmë procesin e makanizmit për vërtetimin e privatizimit të ndërmarrjeve në fjalë thekson për RTP kryetari i komisionit për ankesa dhe parashtresë në Parlamenti Republikan zoti Sasha Dujoviq. Deputeti Riza Halimi shprehet se në këtë takim që është organizuar ishte më me rëndësi të marrin pjesë jo vetëm punëtorët e Elekrokontakitit pore dhe të Nërmarrjes së 7 Korrikit, sepse problemet janë të ngjashme. Në mes tjerash zoti Halimi potencon se punëtorët e këtyre dy firmave janë lënë rrugë gjatë privatizimit të tyre që me një fjalë mudn të thuhet se janë plaçkitur dhe për mes këtij instrumenti juridik të reflektohet në të gjitha strukturat shtetërore për rishqyrtim. Ndërkaq njëri nga punëtorët e Ndërmarjes Elektrokontak shprehet I revolutar për mos marrjen e pagave dhe se këreksat e tyre nuk po shqyrtohen fare. Përkitazi me këtë ky ishte edhe hapi më konkret për ti qëndruar më afër dhe për ti realizuar të drejtat legjitime të punëtorëve në mënyrë institucionale. Privatizim i ndërmarrjeve shoqërore në komunën e Preshevës deri më tani ka rezultuar i pa sukses pasi gjatë privatizimit janë bërë shumë manipulime ku një numër i madh punëtorësh shqiptarë për veç se janë larguar nga puna nuk kanë arritur ti marrin edhe pagat e tyre.
————————–
Aktivisti I dalluar nga fshati Corroticë, Zijadin Mehmeti me bijën e tijë Ajhane Mehmeti kanë dhuruar mjete në vlerën prej 840 euro për 28 fëmijë që vijojnë procesin edukativo- arsimorë me qëndrimin ditorë në Preshevë. Gjatë ditës së djeshme zoti Mehmeti ka vizituar disa familje me kushte të vështira ekonomike në fshatin Miratoc ku kanë dhuruar mjete për fëmijët dhe për kryefamiljarët. Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta kanë faleminderuar ndihmën që u është ofruar duke mos lënë anash edhe faleminderimin e veçantë për Shoqatën e prindërve të fëmijëve dhe të rinjëve me aftësi të kufizuara në Preshevë. Aktivisti I dalluar nga fshati Corroticë, Zijadin Mehmeti me bijën e tijë Ajhane Mehmeti aktivitetin e tyre humanitarë e kanë nisur nga viti I kaluar ku për dy paralelet ku mbahet mësimi kishte dhuruar dy kondicioner. Ai njëherit për disa muaj u kishte siguruar edhe shujtën e mëngjesit fëmijëve me aftësi të kufizuara në vlerën e përgjithshme prej 1. 500 euro ndërsa muaj më parë zoti Mehmeti kishte dhuruar edhe mjete në vlerën prej 250 euro.
———————–
Në sallën e Shtëpisë Së Kulturës Abdulla Krashnica sot u mbajt program fetaro-kulutror të organizuar nga medresantet e Luginës së Preshevës,me rastin e ditëlindjes së muhamedit A.S. Për këtë program u kujdes grupi I vajzave të medreses të cilat shfaqën ilahi ,monologje, pjesë të mevludit, ligjëratë fetare dhe Hytbeja lamtumirëse e muhamedit a.s. Adelina Tahiri, pjesëtare e grupit të vajzave të Medreses thotë se për organizimin e këtij programi janë marrë të gjitha vajzat në mënyrë që ky program të jetë madhështor për kujtimin e ditëlindjes së njeriut që la hapa të pashlyeshëm në tërë historinë njerëzore. Programi I sotëm u përcoll nga një numër I madh I femrave që kishin ardhur për të parë nga afër këtë program. Në fund Këshilli organizativ i Medresanteve programin fetaro-kulturor e përmbyllën me hytben lamtumirëse të muhamedit A.s.
———————
Lëvizja e Re përmes një informate për media informon qytetarët tanë se për çështjen e flamurit të simboleve kombëtare ka kërkuar sqarim me shkrim nga Gjykatën Kushtetuese në Beograd. Lëvizja e Re nga Presheva dërgoi një shkresë në Gjykatën kushtetuese ku kërkon inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të ligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare duke pasur parasysh se ky ligj gjegjësisht neni 16. është në konflikt të drejtpërdrejtë me Kushtetutën e Republikës së Serbisë. Neni 16. paragrafi 2 i ligjit mbi mbrojtjen mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. “Simbole kombëtare nuk mund të jetë identike me simbolet e shteteve të tjera”. Ky paragraf është në kundërshtim me nenin 79. të kushtetutës së Republikës së Serbisë ku parashihet që “personat që u përkasin pakicave kombëtare kanë të drejtë: për të ushtruar, mbrojtur, kultivuar, zhvilluar dhe shprehur publikisht karakteristikat kombëtare, etnike kulturore dhe fetare e simbolet e tyre në vende publike. Simboli kombëtar i shqiptarëve gjithashtu është edhe simbol i Republikës së Shqipërisë, pasi sikurse simboli kombëtar i Republikës së Serbisë është simbol edhe kombëtarë i popullit serb. Për të ndryshuar simbolet kombëtare nuk është në kompetencën e asnjë pakice kombëtare kudo që të jetojnë. Duke pasur parasysh se Sistemi ligjor i Serbisë është unik, akti më i lartë juridik i Kushtetutës së Republikës së Serbisë, të gjitha ligjet dhe aktet e përgjithshme në fuqi në Republikën e Serbisë duhet të jenë në harmoni me ligjet dhe kushtetutën nuk mund të jenë në konflikt me traktatet ndërkombëtare dhe rregullat përgjithësisht të pranuara të së drejtës ndërkombëtare. “Çdo vit mijëra qytetarëve protestojnë rrugëve të Luginës së Preshevës duke kërkuar të drejtat e tyre për të përdorur simbolet kombëtare që ligji ua kufizon. Lëvizja e Re kërkon nga Gjykata Kushtetuese që të inicoj procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë të ligjit mbi Mbrojtjen e pakicave Kombëtare, thuhet kështu në informatën për media të Lëvizjes së Re.
———————-
Duke pritur shtrenjtimin e benzinës, nga ana tjetër pritet të shtrenjtohen edhe disa artikuj ushqimor. Sipas vlerësimeve të ekonomistëve, në muajin shkurt, artikujt ushqimor dhe artikujt tjerë që përdoren në amvisëri pritet të shtrenjtohen prej 5 deri 10%. Kriza që ka kapluar Iranin mund të ndryshojë çmimet e derivateve të naftës për rreth 50%. Kjo rritje në mënyrë indirekte do të sjellë edhe në rritjen e çmimit të transportit, pemët, perimet dhe mallrat tjera
———————–
Mendoj se do të jetë e rëndësishme që Serbia ta njohë plotësisht të drejtën e Kosovës që të ekzistojë si një shtet i pavarur, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Nicholas Burns, ish nënsekretar amerikan i Shtetit, aktualisht profesor në “Harvard Kennedy School”. Megjithatë, mendoj se do të jetë e rëndësishme që Serbia ta njohë plotësisht të drejtën e Kosovës që të ekzistojë si një shtet i pavarur. Mua kjo më duket si hapi i parë elementar që duhet të ndërmerret”, ka theksuar më tej profesori Nicholas Burns. Ish-nënsekretari amerikan, Burns, theksoi se është pozitive që Kosova dhe Serbia të bisedojnë, pasi që, sipas tij, kjo gjithmonë është një gjë e mirë, marrë parasysh historinë tragjike midis dy palëve; është gjithmonë mirë që të përkushtohen për zgjidhje paqësore mbi cilatdo dallime që ekzistojnë mes tyre. Burns bëri me dije se nëse Serbia dëshiron ta shohë veten në BE dhe në NATO, atëherë ajo “duhet ta pajtojë veten me faktin se Kosova është e pavarur dhe me faktin se çfarëdo dallimi që ekziston midis dy vendeve, duhet të adresohet me mjete paqësore, negociata, kompromise dhe assesi me kërcënime”. Ai e vlerësoi si pozitive faktin që Kosova ka arritur deri në pikën e përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur nga komuniteti ndërkombëtar. Megjithatë, sipas Burns, “situata në veri të vendit është shqetësuese”. “Është shqetësuese në kuptimin që ka ende disa qarqe që u japin merita atyre, të cilët ende mendojnë për Kosovën në mënyrën e vjetër dhe nuk do ta pranonin pavarësinë e Kosovës. Prandaj, mendoj se komuniteti ndërkombëtar, NATO-ja, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, kanë përgjegjësi për të vazhduar që të jenë të angazhuar në nivelin e mbështetjes së pavarësisë së vërtetë të Kosovës dhe të mbështesin përfshirjen e këtij shteti në sistemin ndërkombëtar”, ka theksuar ish nënsekretar amerikan i Shtetit, Nicholas Burns.
———————-
Në Kosovë s”mund të shkosh pa kërkuar lejen e Thaçit”, kështu i ka thënë liderit të Partisë Liberal Demokratike, Çedomir Jovanoviq, Presidentit të Republikës Serbe Milorad Dodik në një debat të ashpër i cili është mbajtur në pres Qendrën e agjencisë së lajmeve Tanjug. Arsyeja kryesore e këtij debati ishte deklarata e kreut të LDP i cili edhe në këtë emision e përsëriti se “Republika Srpska është krijuar me gjenocid”. Ndërsa kur kanë folur për Kosovën Jovanoviq e ka pyetur Dodikun se si ai do të shkon në Kosovë. ”Si mendon që të hysh në Kosovë? Duam ne ta pranojmë apo jo, Kosova është shtet i pavarur! Sepse, kur ju shkoni atje, çfarë do të bëni? Ju do të duhet ta thirrni Thaçin për të pyetur nëse do t’ju lejoj të hyni a po jo”?. E Dodik ka thënë se është çështje e tij se si do të hyjë në Kosovë. Por ka theksuar se ai nuk ka asgjë kundër të takohet edhe me zyrtarët e institucioneve të Kosovës.
———————–
Situata e rëndë në veri të Kosovës ndikon shumë në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe bisedimet për perspektivën evropiane të rajonit, vlerëson Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, në raportin e tij të ri për tremujore në Kosovë, i cili do t’i dërgohet Këshillit të Sigurimit për shqyrtim në seancën e 8 shkurtit. Në këtë raport të posa publikuar shefi OKB-së Ban Ki-Moon ka shprehur kënaqësi për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe arritjen e marrëveshjeve, por edhe shqetësimet për shkak të progresit të ngadaltë në kthimin e të zhvendosurve dhe fatin e të pagjeturve. Po ashtu, theksohet se mbetet e paqartë nëse referendumi për pranimin e institucioneve në veri të Kosovës do të mbahet. “Pjesërisht si pasojë e qëndrimit dhe veprimeve të Prishtinës, serbëve të Kosovës dhe Beogradit, situata në veri të Kosovës ende është e tensionuar dhe potencialisht jo stabile, duke ndikuar shumë në diskursin e tashëm politik. Ai përkujton se Qeveria e Serbisë hapur e kundërshton mbajtjen e referendumit të cilin e konsideron se është i panevojshëm dhe jashtë obligimeve kushtetuese të pushtetit lokal, si dhe disa serbë në pjesën qendrore dhe jugore të Kosovës.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch