Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 2 tetor 2012

RTP lajmet 2 tetor 2012

Pushteti lokal i komunës së Preshevës ashpër kundërshton procedurat ligjore të autoriteteve maqedonase, të cilat kanë shtrënguar kushtet e vendqëndrimit për studentët shqiptarë jashtë Maqedonisë. Ky diskriminim më së shumti godet studentët shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe ata të Kosovës, e posaçërisht këta të parët, të cilët duhet të udhëtojnë në Beograd, pranë ambasadës së Maqedonisë për të plotësuar aplikacionin për vendqëndrim dhe leje për të udhëtuar dhe studiuar në Maqedoni. Kryetari komunës së Preshevës thotë se të gjithë jemi të shqetësuar për këtë situatë, pasi që kjo aplikohet vetëm për studentët shqiptarë. Nga ana tjetër Mustafa thotë se brenda kësaj jave pret të takohet me zv/ministrinë e punëve të brendshëm të Maqedonisë dhe me dy rektorët e universiteteve shqiptare të Tetovës, për këtë problematik të paraqitur. Nëse dështon menaxhimi i i takimit me zv/ministrin e brendshëm, atëherë javën e ardhshme do të gjenden takime të nivelit edhe më të lartë duke u takuar me liderin e BDI-së Ali Ahmetin. Me ligjin e ri për vendqëndrim në Maqedoni, studentët tashmë janë të përfshirë në ligjin për vendqëndrim për të huajt, ku kërkohet plotësimi i kushteve dhe aplikacioni do të bëhet vetëm në ambasadat e Maqedonisë jashtë vendit.

——————

12 nxënës jetim të shkollës së mesme teknike Presheva në Preshevë sot kanë përfituar një ndihmë në mjete materiale.

Për këtë mision humanitarë është përkujdesur bashkatdhetari ynë nga Norça Abedin Sahiti i cili është kryetar i xhamisë ASR nga Ingulshtadi i Gjermanisë. Abedini i ka thënë RTP se këto mjete janë grumbulluar nga garat sportive që organizojnë xhamitë në jugun e Gjermanisë. 600 euro u ndanë sot për nxënësit ndërsa shuma tjetër do të shkojë për familjarët e të burgosurve. Ndërkaq për koordinimit e këtyre mjete është përkujdesur profesori i edukatës fetare Abdyl Samet Rrahimi. Këtë vepër humanitare e ka përshëndetur edhe drejtori i shkollës së mesme teknike Telat Arifi . Aktivitet e tilla nga ana e mërgimtarëve tanë janë një vepër e çmuar, pasi misionet e tilla sadopak do të ndihmojnë familjet në nevojë.

———–

Supozohet se në pasditen e së dielës repsektivisht në orët e mbrëmjes persona të pa njohur kanë thyer dyert e disa dritare të cilët janë futur brenda në Entin Parashkollor 8 Marsi në Preshevë. E gjithë hapësira ku zhvillohej procesi edukativo-arsimor ka qenë e tollovitur me mjetet e didaktike si dhe materialet e edukatoreve. Është shqetësuese fakti i ndezjes së zjarrit në hollin e këtij objekti pikërisht aty kë fëmijët zhvillojnë orën e edukatës fizike, potencon kështu drejtori i këtij institucioni Selajdin Abdiu. Sipas fjalëve të drejtori dëme në mjete materiale nuk ka pasur pos thyerjes së disa dritareve. Ndërkaq incidente të kësaj natyre janë evidentuar edhe më herët në këtë institucion. Drejtori në fjalë tha se deri më tani nuk kemi marrë asnjëherë ndonjë raport zyrtar rreth incidenteve të tilla nga institucionet përkatëse madje ai në fund apelon që fëmijët e tyre ti marrin apo dërgojnë vetë prindërit. Për evitimin e problemeve të kësaj natyre duhet siguruar një kamerë adekuatë për përcjelljen e objektit në fjalë ka theksuar në fund zoti Abdiu.

—————

Në tregun e patundshmërive në jug të Serbisë, çmimet janë gjithnjë lirë e më lirë, ku në komunën e Bujanocit, Preshevës, Bosilegradit dhe deri diku Vlladiçki Hani kanë arritur minimumin e mundshëm. Për shkak të numrit të madh të migrimeve që kanë ndodhë në kohën e fundit, një metër katror e një banese në Bujanoc dhe Preshevë, në vartësi nga lokacioni dhe oferta, sillet 300, 400 dhe 500 euro për metër katror, njofton Tanjug. Nexhat Behluli, pronar i kompanisë “Elhan Komerc” i cili merret me ndërtimtari thotë se oferta ka më shumë se kërkesa, andAj edhe metri katror të një banese në Bujanoc dhe Preshevë sillet prej 300 euro deri 500 euro.
————
Këshillat e lagjeve të banuara me shqiptarë të veriut të Mitrovicës: “Lumbardhi”, “Kroi i Vitakut”, “Kodra e Minatorëve”, “7 Shtatori”, “Lagjja e Doktorëve”, kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave propaganduese të kreut të LB-së, Avni Klinaku, për ndërrim territoresh. Në një takim, të hënën, ata kanë akuzuar Klinakun se po tenton të zhbëjë territorin shqiptaro-shqiptar. “Kush u jep të drejtën të jepni propozime antikombëtare. Ne banorët e veriut, që tash e 14 vjet vuajmë nën thundrën e bandave çetnike, ndonëse në kushte të vështira, vazhdojmë të mbrojmë qenësinë shqiptare dhe nuk kemi pritur propozime të këtilla për falje të territoreve. Ti, Avni Klinaku, mund të bësh tregti dhe pazare me pronat tuaja, por jo me tokën dhe pronat tona shqiptare të veriut të Kosovës, ku ne, ndonëse në gjendje të rëndë sociale, vazhdojmë ta bëjmë qendresën dhe rezistencën për çdo ditë, para forcave paramilitare e të sigurimt serb, që kanë okupuar një pjesë të tokës sonë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e këshillave të lagjeve veriore të Mitrovicës. Ata kanë kundështuar edhe zëra për bisedime politike me Serbinë. “Institucionet tona qendrore duhet t’i kushtëzojnë bisedimet me zhbërjen e strukturave ilegale në veriun e vendit tonë, zhbërjen e strukturave të sigurisë dhe MUP-it dhe realizimin e marrëveshjeve të arritura, e kurrsesi të hyjnë në bisedime pa plan dhe program, duke rrezikuar përfundimisht veriun e vendit tonë. Nëse veç detyrohemi në bisedime, atëherë të hapen dosjet dhe çështjet prej pastrimit etnik nga serbët në vitet 1877 – 78, kur u dëbuam mijëra shqiptarë që nga “Molla e Kuqe”. Një gjë e tillë po na përseritët edhe tani, kur banorët këtej po shantazhohen e kërcënohen, ofrohen çmime në mënyrë që të bëhet spastrim etnik dhe të ndryshohet struktura e banorëve. E kundërshtojmë fuqishëm idenë për ndërrim të teritoreve dhe tendencën e vendosjes së kufirit me rrjedhën e lumit Ibër.

————–
Shefi i këshillit për politikë të brendshme të Bundestagut gjerman Volfgang Bozbach kërkon që të kontrollohet regjimi pa viza për Serbinë dhe Maqedoninë për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve. Në Bavari po mendohet për heqjen e përkohshme të kthimit të vizave për lëvizje të lirë dhe kërkon që procesi të shkurtohet në 48 orë për të vendosur për azilantat. “Nuk bëhet fjalë për këtu për ata që janë të përndjekur politikisht, ti shmanget apo hiqet ndihma shëndetsore, por para së gjithash për ata që kërkojnë azil për të marrë ndihmë sociale” ka thënë Bozbach për “Welt”. Gazeta Welt ka shkruar se nga Serbia dhe Maqedonia rritet numri i atyre që kërkojnë azil dhe arsyja është ndihma sociale. Për të kërkuar azil për qyetarët e Maqedonisë dhe Serbisë sipas kësaj gazete është atraktive, pasi rroga mesatare nga këto shtet nga vijn është nën nivelin sa jep Gjermania ndihmë sociale.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch