Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 20 gusht 2012

RTP lajmet 20 gusht 2012

Dje rreth orës 08:25 është dridhur toka edhe ate me dy rande, ku herën e parë 2-3 sekonda ndërsa në herën e dytë vetëm një sekond e gjysëm. Nuk dihet për shkallën e kësaj dridhje meqë organet kompetente ende nuk kanë dal zyrtarisht, por sipas dëshmitarëve, qytetarëve dridhja e tokës është dëgjuar në disa fshatra përreth Preshevës si në Corroticë, Rahovicë, Shoshaj, Raincë dhe disa shatra të Bujanocit, Tërnoc dhe Bilac

———————

Falja e namazit të fitër bajramit për herë të parë këtë vit është falur në mënyrë të organizuar. Këshilli i bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë i kryesuar nga kryetari Fikret Limani kanë organizuar program fetar në Xhamin Ebu Bekër Es Sidik. Po ashtu në faljen e namazit kanë marrë pjesë edhe delegacioni i pushteti lokal, si kryetari i komunës Ragmi Mustafa , kryetari i kuvendit Ramiz Latifi dhe përfaqësues të tjerë nga komuna. E Faljen e namazit kanë bërë qindra besimtarë të cilët e kanë mbushur xhamin e madhe, ku shume prej tyre është dashur te falin namazin e Bajramit jashtë objektit te Xhamisë, gjegjësisht në oborrin e saj. Fillimisht para xhematit ka ligjëruar imami i kësaj xhamie Sevdail Jakupi me teme rruga e besimit. Ndërkohë janë kënduar edhe ilahi nga kori i forumit rinor islam të cilët e kanë madhështuar festën e fitër Bajramit. Lusim Allahun e plotfuqishëm që të pranojnë agjërimin dhe lutjet tona në këtë festë të madhe ishin fjalët e kryetarit të bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë Fikret Limani . “Të nderuar besimtarë, më lejoni që fillimisht me rastin e përfundimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit t`ju uroj që Zoti i Lartësuar t`ua pranojë agjërimin dhe të gjitha veprat e mira gjatë këtij muaji të bekuar dhe gjithashtu t`ju shpërblejë me të mirat e Tij ishin këto fjalët e kryetarit Ragmi Mustafa drejtuar të gjithë besimtarëve mysliman në Luginë të Preshevës. Gjathashtu kreu i komunës në këto ditë të paqes bëri thirrje që të mbretërojë toleranca dhe tu shtrihet dora e pajtimit. Dhe në fund të gjithë uruan njëri tjetrin duke shpreh urimet më të përzemërta me dëshirë që Paqja, dashuria, lumturia, shëndeti, begatia dhe harmonia të mbretëroj në çdo familje. Pas xhamisë shumë prej tyre iu kanë drejtuar varreza për të vizituar familjarët e tyre që më nuk janë në mesin tonë. Kuptohet më pas secili në shtëpitë e tyre ka bërë bajram më anëtarët e familjes dhe pas drekës janë kryer vizita nëpër shtëpi.

————————–

Rajonin do ta godasë një valë e re e të ngrohtit tropikal, me temperatura që do të sillen nga 33 e deri në 37 gradë Celsius. Sipas meteorologëve, periudha nga 21 deri më 27 gusht do të jetë shumë e nxehtë dhe me temperatura mbi vlerat normale, përkatësisht nga 33 deri në 37 gradë Celsius. Vapa, që ishte e pranishme edhe sot, nesër dhe gjatë ditëve të ardhshme do të forcohet. Parashihet që temperatura maksimale ditore të arrijë në 33 gradë. Të martën në 35, të mërkurën në 36 dhe të enjten e të premten në 37 gradë Celsius. Mirëpo, realisht, si pasojë e nxehtësisë që e liron asfalti, pastaj numrit të madh të automjeteve, që po ashtu lirojnë shumë nxehtësi, si dhe numrit të madh të pajisjeve klimatike që lirojnë sasi të mëdha nxehtësie, temperaturat do të jenë edhe për 3-4 gradë më të larta. Sikundër gjithnjë në raste të tilla, të sëmurët kronikë, të moshuarit dhe fëmijët nuk duhet të dalin në kohën e vapës më të madhe (nga 10-18), të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe eventualisht të kërkojnë hije në bjeshkët e afërta.

—————–

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Preshevë, në kuadër të projektit “Shporta e Bajramit”, këtyre ditëve bëri shpërndarjen e mbi 250 pakove festive për familjet me gjendje ekonomike të rënduar në vendbanimet e komunave Preshevë dhe Bujanoc. Pakoja festive përmbante artikuj ushqimorë, të nevojshëm për përgatitjen e drekës së Bajramit. Projekti u mbështet nga dhurues nga Lugina e Preshevës dhe bashkatdhetarë me qëndrim të përkohshëm në Evropën Perëndimore. Projekti ka karakter tradicional dhe synon krijimin e atmosferës festive tek familjet përfituese, me rastin e festës së Fitër Bajramit. Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit i falënderon të gjithë kontribuesit, të cilët kanë mundësuar realizimin e këtij projekti, me theks të veçantë kontributin e bashkatdhetarëve tanë në qytete të ndryshme të Zvicrës, Gjermanisë dhe Belgjikës. Si çdoherë, kontribut të vazhdueshëm kanë dhënë edhe qytetarët lokal të komunës së Preshevës e kanë treguar një solidarizim të lartë me bashkëqytetarët e tyre, duke e mbështetur projektin përmes dhurimeve të ndryshme, sidomos në forma të sadekatul-fitrit, zekatit dhe donacioneve, për të cilët QSA shpreh një falënderim të veçantë. Shfrytëzojmë rastin që mbarë popullatës së trevës sonë dhe bashkatdhetarëve tanë, tua urojmë festën e Bajramit, duke e lutur Zotin e Lartësuar që të na i ketë pranuar të gjitha adhurimet gjatë muajit të Shenjtë të Ramazanit. Nga Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit, Departamenti i solidaritetit

———————-

Lideri i ”Vetëvendosjes”, Albin Kurti vlerëson se Lugina e Preshevës nuk do të përfshihet në bisedimet Prishtinë-Beograd. Serbia me qëllim mban nën kontroll të hekurt edhe Luginën e Preshevës edhe veriun e Kosovës:, ka thënë Kurti në një intervistë për gazetën ”Illyria”, në Nju Jork. Sipas tij, Tirana dhe Prishtina e kanë për obligim një bashkëpunim të ngushtë midis tyre, por edhe koordinimin e politikave të përbashkëta me shqiptarët që jetojnë në shtetet e tjera të rajonit

———————-

Nëse referendumi për pranim në BE do të mbahej tash, 49% e votuesve do të thonin “po”, 25% do të ishin kundër, ndërsa 19% do të abstenonin. Sipas këtij hulumtimi, 8% të të anketuarve ende nuk e dinë se si të votojnë. Numri i shtetasve të Serbisë, që e mbështesin synimin e këtij vendi që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ka rënë nën 50%, thotë një hulutmim i opinionit i publikuar sot. Nëse referendumi për pranim në BE do të mbahej tash, 49% e votuesve do të thonin “po”, 25% do të ishin kundër, ndërsa 19% do të abstenonin. Sipas këtij hulumtimi, 8% të të anketuarve ende nuk e dinë se si të votojnë. Ky hulumtim është realizuar nga Byroja për BE e qeverisë së Serbisë dher janë anketuar 1034 vetë, në fund të muajit qershor, ka njoftuar Zyra për shtyp e qeverisë së Serbisë. Aktualisht, Serbia është kandidate për pranim, por ende nuk është caktuar data për fillimin e negociatave. Për këtë çështje, Brukseli i ka thënë Beogradit për t’i përmirësuar marrëdhëniet me Kosovën, e cila e ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, por Serbia nuk e njeh atë. Agjencia DPA nga Beogradi mëtutje raporton se një numër në rritje i serbëve janë të lodhur nga kushtet e Brukselit për progres të Serbisë drejt anëtarësimit dhe kanë anuar nga pozicioni i promovuar nga nacionalistët e krahut të djathtë ekstrem, që këmbëngulin se Serbia duhet të mbetet neutrale në raportet ndërmjet BE-së dhe Rusisë

—————–

Ish-këshilltari i presidentes Atifete Jahjaga, aktualisht drejtor ekzekutiv në Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Ilir Deda, ka kundërshtuar bisedimet e Kosovës me Serbinë për veriun e Kosovës. Sipas tij, veriu është çështje e brendshme e Kosovës për të cilën Prishtina nuk ka nevojë që të flasë me Beogradin. Sipas tij, veriu është çështje e brendshme e Kosovës për të cilën Prishtina nuk ka nevojë që të flasë me Beogradin. Mirëpo i ka mbështetur bisedimet, siç i ka quajtur ai, për normalizimin e marrëdhënieve të të dyja vendeve. Në këtë drejtim ai ka kërkuar konsensus të forcave politike të pozitës dhe të opozitës për atë, siç e ka quajtur ai, se çfarë do Kosova nga këto bisedime. Deda ka thënë se Qeveria e Kosovës është aq e dobët, saqë ajo nuk gëzon besim se në një dialog të formatit politik me Serbinë do t’i sillte rezultate të mira Kosovës. Në një intervistë për gazetën “Koha Ditore”, drejtori i KIPRED-it ka treguar se cilat duhet të jenë kushtet e Kosovës për bisedime politike me Serbinë. Ai ka thënë se e rrezikshme do të ishte përfshirja e OKB-së në proces. Në rast se Kosova merr teposhtën në bisedime me Serbinë, Deda nuk ka përjashtuar edhe protestat e shoqërisë civile si formë e shprehjes së pakënaqësisë

——————

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, njëherazi ish-ministër i Punëve të Jashtme, në një intervistë të dhënë për “Gazeta Shqiptare” ka kundërshtuar idenë e një “Benelux”-i ballkanik apo thënë ndryshe krijimit të një konferedate mes Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Në pyetjen se në cilësinë e ish-ministrit të Jashtëm, si e konsideroni diskutimin e hapur së fundmi për krijimin e një “Beneluxi” ballkanik midis Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, Shehi u përgjigj: Në impaktin e parë çdo projekt i cili synon forcimin e bashkëpunimit midis vendeve të ndryshme, në një mendje normale tingëllon si një hap pozitiv dhe që duhet marrë në konsideratë. Ky është impakti i parë, më tej një politikan fillon të analizojë se sa ky është një projekt realisht i realizueshëm, apo çfarë implikacione mund të krijojë, në një periudhë të caktuar kohore apo ambjent gjeografik, politik e social të dhënë. Nga ana tjetër menjëherë fillohet të analizohet se si interferon ky projekt me projektet e tjera, mbi të cilat bazohen interesat madhore e strategjike të vendit, të rajonit, në marrëdhëniet me partnerët strategjikë, me të cilët kërkohet të realizohen këto projekte parësore etj, si dhe me elementë të tjerë më tej, qoftë këto ekonomike, qoftë politike, sociale, historike etj. Pra kështu kërkohet të arrihet në një konkluzion për mundësinë e implementimit, apo qoftë dhe për utilitetin ose jo të një projekti, pra për marrjen ose jo në konsideratë të tij. Pa asnjë dyshim që është aspirata e madhe për të qenë pjesë e BE. Impakti me këtë aspiratë duhet të jetë dhe kriteri i vlerësimit kryesor për mbështetjen ose jo, qoftë dhe në teori, të të tilla mendimeve, si ai i “Beneluxit” ballkanik. Shqipëria dhe shqiptarët në rradh të parë, nuk mund të konsiderojnë si të dobishëm asnjë projekt tjetër kompleks e voluminoz si ky, që nuk sinkronizon ngushtësisht me këtë aspiratë. Hapësira shqiptare është pjesë e Perëndimit dhe veten e tyre shqiptarët e shikojnë vetëm në Perëndim. Ky nuk është thjesht një nocion gjeografik për ne, por shumë më tepër. Vetëm në dy epoka ne me dhunë jemi ndarë nga Perëndimi, gjatë pushtimit otoman e atij komunist. Por asnjëherë dhe në momentet më të vështira ne nuk kemi ndërprerë lidhjet dhe shpresat nga Perëndimi. Shqiptarët i përkasin veçse Perëndimit dhe si të tillë aspirata jonë e madhe është të jemi pjesë integrale e tij, pra pjesë e BE.

——————–

Sot në pikëkalimin kufitar në Merdare, vazhdojnë pritjet e gjata dhe raportohet për kolona të gjata në dalje për në Serbi. Departamenti i Policisë Kufitare të Kosovës bën të ditur se për të kaluar kufirin nga Kosova për në Serbi përmes pikëkalimit në Mërdare duhet pritur nga 3-4 orë, kurse kolonat e automjeteve janë të gjata diku nga 400-600 metra. transmeton REL. “Situata dhe arsyeja në bazë të informacioneve jo zyrtare të pranuara nga qytetarët mbetet e njëjtë, ku e gjithë kjo pritje bëhet nga puna e ngadalshme, neglizhenca e autoriteteve serbe”, vijon njoftimi. Ndërkaq në pikëkalimet tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht pa pritje të gjata. Andaj, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos atyre që kanë qëndruar për pushime në Kosovë dhe tani kthehen sërish nëpër vendet evropiane që nëse munden t’i shfrytëzojnë për qarkullim pikëkalimet tjera kufitare dhe t’i shmangen pritjeve në Merdare.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch