Home » Lajme » RTP lajmet 20 janar 2012 – Sot në mëngjes në hyrje të Bujanocit ka ndodhë një aksident i rëndë komunikacioni ku janë lënduar së paku 9 persona …

RTP lajmet 20 janar 2012 – Sot në mëngjes në hyrje të Bujanocit ka ndodhë një aksident i rëndë komunikacioni ku janë lënduar së paku 9 persona …

Sot në mëngjes, me datë 20 janar, në rrugën Magjistrale Vranjë – Shkup, në hyrje të Bujanocit ka ndodhë një aksident i rëndë komunikacioni ku janë lënduar së paku 9 persona. Rruga magjistrale ndërmjet Vranjës dhe Bujanocit ka qenë e mbyllur deri para pak kohe. Ngasësi i i Mercedesit ka qenë nga Terrnoci 26 vjeçari Mensur Sherifi, i cili është dërguar për në qendrën spitalore të Nishit, pasi që gjendja e tij është në rrezik për jetë. Në këtë aksident trafiku që ka ndodhë ndërmjet kombi veturës me targa të qytetit të Leskocit dhe veturë e tipit Mercedes me targa të Bujanocit. Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitalin e Vranjës ku iu është dhënë ndihma e parë. “Në repart momentalisht ndodhen 7 persona me lëndime të rënda trupore që nuk janë në rrezik për jetën” ka thënë për media zëdhënësia e qendrës spitalore të Vranjës Beba Kanaçki. Sipas saj, dy udhëtarë janë dërguar menjëherë në spitalin e Nishit, në repartin e Neurokirurgjisë, ku edhe janë në rrezik për jetën. Mensuri ishte nisur për ta pritur motrën e cila po vinte nga Austria, kur është përplasur me kombin i cili po transportonte ushtarët për në bazën Cepotin. Magjitralja ndërmjet Vranjës dhe Bujanocit ka qenë e mbyllur dhe veturat janë drejtuar nëpër rrugët alternative.
—————————

Është mbajtur sot mbledhja e parë e Këshillit Komunal të komunës së Preshevës, për vitin 2012. Për rend të ditës në këtë seancë të parapara kanë qenë 4 pika. Si pika më e rëndësishme ishte ajo e para që kishte të bënte me shqyrtimin dhe miratimin e planit investiv për vitin 2012 në komunën e Preshevës. Ndërsa e interesit të veçantë ishte edhe shqyrtimi dhe miratimi i plotsim ndryshimit të vendimit mbi planin rregullativ detal të komunës së Preshevës. Që tëgjitha pikat e rendit të ditës u aprovuan nga anëtarët e Këshillit Komunal, pas debateve mjaftë konstruktive para votimeve. Vlen të theksohet se nga kjo seancë ka dalë edhe neë shtysë për të punuar bujqit. Rrethë 4.5 milion dinarë janë ndarë për subvencione në bujqësi, ku bujqit me projekte të tyre mund që të përfitojnë mjete. Ndërsa edhe kërkesa që të barazohet koeficienti i punëtorëve të çerdhes 8 Marsi me ata të shkollave fillore dhe të mesme është pranuar, ku mjetet e plotsimit tashmë do të ndahen nga buxheti i Komunës së Preshevës. Në këtë seancë gjithashtu janë shqyrtuar edhe kërkesat e qytetarëve dhe institucioneve drejtuar këshillit komuna të komunës së Preshevës, kurse ato që kanë qenë të arsyeshme edhe kanë kaluar.

 ————————–
Vozitësit të cilët ndër të parët kanë regjistruar veturat e tyre në vitin 2011, tani duhet përsëri të pajisen me librezën e re, edhe atë për shkak të gabimit për të cilën ata vet nuk janë fajtor, dhe kjo vozitësit do ti kushtojë edhe 1200 dinarë. Këta qytetarë pasi janë paraqitur për të vazhduar regjistrimin e automjeteve iu është thënë se duhet të nxjerrin librezën e re, pasi që në pjesë ku shënon F.1 nuk është shënuar masa maksimale e lejuar, respektivisht në këtë vend është i shënuar numri 0, shkruan B92. Ende nuk ka njoftim zyrtar nga Ministria e punëve të brendshme, prej të cilës pritet edhe informacioni zyrtar.
———————
Derivatet e naftës janë me çmime të reja që nga dita e mërkurë. Nëpër pompat e benzinës tashmë çmimi i evrodizel dhe dizel D2 është më i lartë për 2 dinarë ndërsa benzina BMB95 për tre dinarë. Çmimet dallojnë nga pompa në pompë, andaj D2 sillet nga 126.9 deri 129 dinarë për litër, eurodizeli nga 134.9 deri 138 dinarë, benzina BMB95 nga 132.9 deri 135 dinarë.
—————–
Njoftohen të githë qytetarët e komunës së Preshevës, se me datë 21 janar, ditë e shtunë, ora 11:00, nxënësit e shkollës së mesme “Skenderbeu” në Preshevë do të realizojnë një projekt humanitar. Siç deklaron Njomza Agushi, nxënëse e vitit të dytë, ditën e shtunë, në oborrin e gjimnazit “Skenderbeu” në Preshevë do të shiten ëmbëlsira të ndryshme nga nxënësit gjimnazistë. “Ditën e shtunë, do të realizojmë një projekt për herë të parë në Luginë të Preshevës. Ne, si nxënëse të gjimnazit kemi organizuar që të shesim disa ëmbëlsira këtu në oborrin e gjimnazit. Këto të holla që ne do ti mbledhim me shitjen e këtyre ëmbëlsirave do ti dorëzojmë drejtorisë së shkollës, e cila më pastaj do tia shpërndajë familjeve në nevojë” ka thënë Njomza Agushi. Ftohen të gjithë qytetarët të ndihmojnë këtë aksion, që me blerjen e një ëmbëlsire, ju do të ndihmoni ata që kanë nevojë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch