Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 20 Janar 2014 – Udhëheqësit e pushtetit lokal homazhe para vendit të lapidarit

RTP lajmet 20 Janar 2014 – Udhëheqësit e pushtetit lokal homazhe para vendit të lapidarit

Do të bëjmë të gjitha përpjekjet për kthimin e lapidarit në sheshin e dëshmorëve të kombit kanë thënë kështu përfaqësuesit e pushteti lokal me rastin e përkujtimit të datës kur edhe u mor lapidari nga forcat e xhandarmërisë. Ndërkaq Prindi i dëshmorit Komandant Miratocës –Arif Abazi , ka kërkuar që të gjithë shqiptarët e Luginës të jenë unik dhe të këmbëngulin që lapidari të kthehet. 

 

Në mëngjesin e 20 janarit të vitit 2013 Presheva ishte e vërshuar nga një numër i madh I forcave special të xhandarmerisë serbe. Destinacioni i tyre ishte largimi I lapidarit nga sheshi I dëshmorëve në Preshevë. Sot pas një viti lapidari me 28 emrat e dëshmorëve ende mbetet në depot e Drejtorisë për  Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar në  Ministrisë e Drejtësisë në Nish. Megjithatë atë vendi  i lapidarit mbetet i shenjtë dhe sot e kësaj dite bëhen homazhe. Udhëheqësit e pushtetit lokal me këtë rast kanë thënë se përpjekjet për kthimin e lapidarit do të vazhdojnë edhe më tutje deri sa emrat e dëshmorëve të kthehen në qendër të qytetit. Prindi i dëshmorit Komandant Miratocës –Arif Abazi , ka kërkuar që të gjithë shqiptarët e Luginës të jenë unik dhe të këmbëngulin që lapidari të kthehet.  Lapidari i dëshmorëve të kombit ishte vendosur në nëntor të vitit 2012 në  qendër të qytetit, ndërkaq menjëherë kishin filluar edhe kërcënimet e autoriteteve serbe të cilët më 20 janar ende pa aguar mëngjesi e larguan nga qendra e qytetit nga sheshi i dëshmorëve. Qytetarët e Luginës protestuan për kthimin e tij dhe largimin e atij në Lluçan por deri më tani nuk është marrë asnjë hap konkret nga Qeveria e Serbisë.

————————————————————–

Mbetemi edhe më tek tek lapidari . Heqja e lapidarit është një puç ndaj UÇPMB-së e në veçanti të dëshmorëve të kombit. Andaj kërkojmë  nga spektri politik që të jetë unik dhe më të zëshëm në kthimin e lapidarit, pasi ata 28emra   janë vlerat tona kombëtare të cilët luftuan për çlirimin e trojeve shqiptare është thënë  me rastin e përkujtimit të kësaj date nga veteranët e luftës , prindërit e dëshmorëve. Në vendin  e shenjtë të lapidarit e ka bërë sot homazhe edhe prindi i dëshmorit Nijazi Azemi Komandant Mjekrra.

 

Veteranë të luftës, familjarë si dhe qytetarë të shumtë kanë bërë sot homazhe përpara vendit ku ishte I vendosur lapidari. Heqja e lapidarit është një puç ndaj UÇPMB-së e në veçanti të dëshmorëve të kombit ka thënë kështu ish-kryetari i Kuvendit në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, Ibrahim Kadriu. Ish kryetari i OVL-së së UÇPMB-së Nazmi Hajredini ka kërkuar nga spektri politik që të jetë unik dhe më të zëshëm në kthimin e lapidarit, pasi sipas tij ata  janë vlerat tona kombëtare të cilët luftuan për çlirimin e trojeve shqiptare. Në vendin  e shenjtë të lapidarit e ka bërë sot homazhe edhe prindi i dëshmorit Nijazi Azemi Komandant Mjekrra. Kujtojmë se shkak i presioneve të qeverisë edhe në vendin e quajtur gurishte në Rahovic janë ndërprerë punimet e kompleksit memorial të dëshmorëve.

 ——————————————————

Ferid Selimi- Pushtetarëve u duhen gazetarët

Është mision I vështirë që mediat lokale të transferohen në media publike duke u nisur nga gjetja e modaliteteve për të financuar mediat e transformuara publike në shoqëritë me numër të vogël të banorëve deklaroi kështu ndihmës kryetari I komunës së Preshevës, doktor I komunikimit dhe informimit Ferid Selimi duke komentuar ligjin për radiodifuzion. Gjatë intervistës në programin e paradites në Radiotelevizionin Presheva zoti Selimi ka folur edhe për implikimin e gazetarëve në politik si sindrom I ardhur nga vendet evropiane që ka qenë evidentë kohë më parë. Sipas tijë pushtetarëve u duhet të kenë qasje në politika redaktuese e këtë qëllim e arrijnë më së lehti duke I inkuadruar gazetarët në radhët e tyre politike.

—————————————————————

Një grup të rinjsh sot kanë ndihmuar shkollën fillore prof Ibrahim Kelmendi . Ata kishin arritur që të grumbullonin mjete materiale gjatë organizimit të pritjes së viti të ri dhe këto mjete sot ia dedikuan kësaj shkolle duke e pajisur me inventar.

 

Albani me shokët e tij edhe festuan vitin 2014 por edhe menduan për humanizëm.Bashkë me ta u solidarizua edhe këngëtari i mirënjohur GOLD AG.Mjete e grumbulluara ata sot i ndan shkollës fillore prof Ibrahim Kelmendi.Pasi mundësia ishte e vogël për rregullimin e tavanit , ata menduan që nxënësve tu lehtësojnë çantat. ndërkaq këtë projekt e ka ndihmuar edhe Këshilli Nacional.

Edhe drejtoresha Besa Sahiti ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për nxënësit e kësaj shkolle.

Por breng për këtë shkollë ende mbetet rregullimi i tavanit i cili është shembur muaj më parë ku për fat të mirë nuk ka pas asnjë lëndim.

Drejtoresha Sahiti ka bërë apel që të ndihmohet kjo shkollë , që  sa më shpejt të bëhet sanimi i këtij problemi , pasi  çdo ditë fëmijët janë të rrezikuar.

———————————————-

Dje rreth orës 7 të mëngjesit ,pas një sulmi në zemër  ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare agronomi Xhemaledin Nuhiu. I ndjeri ishte edhe bashkëpunëtorë I RTV Preshevës , duke kontribuar sa here që ishte nevoja në  emisione ,intervista e shumë informacione të rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë. Sot familjarë , shokë , dashamir e një numër i madh i qytetarëve i dhanë lamtumirën e fundit të ndjerit Xhemaledin Nuhiu.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch