Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 20 Mars 2013

RTP lajmet 20 Mars 2013

Ganimet Osmanit nga fshati Konçul i Bujanocit para 1 jave ushtria serbe ia kishte ozurpuar për orë të tëra bagëtinë e tij, ndërsa atë për më shumë se 2 orë e kishin marrë në pyetje. Ai thotë se bagëtinë po e kulloste në pronat e bashkëfshatarëve të tij, dhe jo në hapsirat e ndaluara nga ushtria. Ndërsa për këtë gjë dhe nga pasiguria që ndjejnë banorët e BL Konçul kanë kërkesuar garantimin e lirisë dhe të drejtave të shfrytëzimit dhe disponimin me pronën private. I vetmi mjet që ka mundur të kalojë ishte ai i ndihmës së shpejtë. Ndërkaq para banorëve fjalën e morën kryetari i BL Konçul Zulqefli Sherifi, dhe kryetari i LPD-së i cili vjen nga po kjo BL Jonuz Musliu. Ata iu drejtuan me kërkesa qeverisë serbe dhe faktorit ndërkombëtarë. Pas protestës rruga është liruar për qarkullimin e automjeteve, ndërsa protestuesit u shpërnanë të qetë. Fshati Konçul shtrihet në brezin kufitarë Serbi – Kosovë.
————–
Rruga e rinisë por edhe tërë lagja që është përgjatë magjistrales Preshevë Gjilan për dy ditë kanë qenë pa ujë të pishëm .
Kjo mungesë e ujit kishte ardhur si pasojë e dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit. Ndërkaq gjatë ditës së djeshme ekipi i NP Moravica ka evituar defektin. Po ashtu gjatë këtyre ditëve janë nivelizuar edhe disa defekte të kanalizimeve në fshatin Rahovicë. Defekte e rrjetit të ujësjellësit janë si pasojë e gypave të vjetërsuar, e sidomos në rrugën e Gjilanit. Megjithatë drejtori Sadiku ka thënë se Moravica është në shqyrtim e sipër të ndërrimit të këtij rrjeti i cili nuk mund të përballoj edhe presioni e ujit, pasi janë prej asbesti. Komuna e Preshevës është në pritje të donacioneve për sigurimin e burimeve të tjera për ujë të pishëm dhe kështu që Presheva të zgjidhë problemin për furnizim me ujë.

————-

Stina e pranverës përpos që na sjell shumë risi ajo na mundëson edhe ushqimet e freskëta e më konkretisht perimet e ndryshme. Prandaj ushqimet e plota luajnë rolë te rëndësishëm duke i ndihmuar trupit tonë që të funksionojë në mënyre optimale. Ka mijëra ushqime të plota me shumë vlera ushqyese, por disa prej tyre bëjnë me shumë se sa thjeshtë te dhurojnë vlerat e tyre ushqyese, ato na ndihmojnë te shërohemi që secila mbart në vete një listë të shumtë të efekteve shëruese. Edhe pse kultivuesit pohojnë që dozat e vogla të pesticideve nuk janë të dëmshme në anën tjetër hidhen poshtë këto pretendime nga agronomi Qenan Daliu, specialist për mbrojtjen e bimëve. Sa i përket perimeve që sillen nga vendet e rajonit në tregun e Preshevës nuk janë të evidentuara me deklaratë se nga vijnë dhe se me çfarë preparatesh kimike janë të spërkatura, potencon veç tjerash agronomi në fjalë. Porosia e zotit Daliu është që gjithë qytetarët e komunës sonë të kenë kujdes rreth konsumimit të ushqimeve të freskëta mbase ato fillimisht para përdorimit duhet të qëndrojnë në ujë për 1 apo 2 orë. Madje dozat e vogla të pesticideve mund të rrezikojnë shëndetin nëse i konsumoni për një periudhë më të gjatë. E në anën tjetër është koha e përshtatshme për mbjelljen e perimeve siç janë patatet qepët e të ngjashme. Mirëpo njëkohësisht bujqit kanë mundësinë të bëjnë edhe riplehrimin e të mbjellurave vjeshtore.

—————–

Lidhur me rrjedhën e bisedimeve Kosovë- Serbi dhe rezultatin që do të prodhojnë ato, ka dalë me një komunikatë shoqata e Shqiptarëve të Kosovës Lindore “Vatra”, e cila konsideron se “do të jetë i mangët pajtimi Kosovë – Serbi pa zgjidhjen e çështjes së Luginës, ngase moszgjidhja e këtij problemi do të ishte një bombë e kurdisur në mes të Ballkanit”. Në kumtesë thuhet se “shqiptarët e Kosovës Lindore, përveç diskriminimit të vazhdueshëm që u janë nënshtruar para, por edhe pas përfundimi të luftës në mes UÇPMB-së dhe forcave ushtarake policore serbe, këto ditë u janë nënshtruar një presioni shtesë, shkaku i bisedimeve mes dy shteteve”. Kur merret parasysh edhe lufta e UÇPMB-së e gjaku i atyre dëshmorëve dhe shumë sakrifica tjera të popullit, por edhe e drejta legjitime për bashkim, habitemi si në bisedimet e sotshme Kosovë-Serbi, nuk u kushtëzua që edhe kjo pjesë të përfshihet në dialog. “Përgjegjësinë për këtë e mbanë Bashkimi Evropian sikurse edhe të gjithë faktorët relevant vendor, sepse deri sa Evropa të merr vendime në dëm të popullit shqiptar, e duke privilegjuar shtetin që kurrë nuk u ngop së uzurpuari me tokat tona, këtu qetësi nuk do të ketë! Prandaj, kërkojmë nga kryeministri i Kosovës të bëjë gjithçka që është e mundur, të mos e harrojë këtë pjesë të territorit, dhe askush të mos pretendojë, e sidomos Serbia, se problemi i Kosovës Lindore do të mbyllet me disa premtime për disa të drejta të avancuara në arsim, shëndetësi, hapjen e një fakulteti, njohje të diplomave e disa të drejta minore që do të pranoheshin edhe në shtetet që nuk kanë demokraci të zhvilluar”, thuhet më tej në kumtesën e nënshkruar nga Sejdulla Kadriu, kryetar i “Vatrës”.
———–

Në Bruksel, është mbajtur raundi i shtatë i dialogut për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit. Siç kanë thënë burimet diplomatike për agjencinë Beta, kryeministri serb, Ivica Dacic, ka folur edhe me zyrtarin e lartë amerikan, Philip Reeker, për zgjidhjet e mundshme, e kryesisht për kompetencat ekzekutive të asociacionit të komunave serbe në Kosovë, në të cilat po insiston pala serbe. Zyrtarë qeveritar të Kosovës një ditë më parë kanë theksuar se Qeveria e Kosovës është e gatshme të jetë konstruktive në dialogun me Serbinë dhe në takimin e sotëm u tha se do të shkohet me vullnetin për të arritur marrëveshje. Çështja e cila dominoi bisedimet ndërmjet Thaçit e Dacicit kishte të bëjë me asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Mirëpo, derisa pala kosovare nuk ofron kompetenca legjislative dhe ekzekutive për asociacionin, Beogradi këmbëngul pikërisht në kompetencat e tilla.
——-
Lideri i Lëvizjes për Ripërtëritjen serb, Vuk Drashkoviq ka deklaruar se nuk është optimist sa i përket marrëveshjes në Bruksel. Sipas tij është “evidente që dialogu është në rrezik”, duke e ftuar zv/kryeministrin e parë serb, Aleksandar Vuçiq që maksimalisht të përfshihet dhe të “parandaloj kolapsin e marrëveshjes së Brukselit”. “Nuk jam optimist se do të vije deri te marrëveshja. Është evidente që dialogu i Brukseli ndodhet në rrezik në gjysmë hapi deri te marrëveshja, kurse në Beograd sërish ka lulëzuar e ashtuquajtura retorikë e vjetër patriotike, ultimatume të vjetra, tërheqja e vijave të kuqe dhe goditja për muri. Kjo mund të prodhoj pasoja të rrezikshme edhe për Serbinë edhe për serbët në Kosovë”, ka thënë Drashkoviq për rts. Drashkoviq ka thënë se Vuçiq, i cili është shef i partisë më të madhe edhe në qeveri edhe në vend, është ai i cili mund ta parandaloj kolapsin e dialogut të Brukselit dhe se “ky është momenti i fundit që të tentojmë që mos të ndodh koplasi”.
————-
Kryepeshkopi serb, patriku Irinej ka deklaruar se kurrfarë njohje dhe as ndarje e Kosovës nuk vijnë në shprehje. “Njohje për neve është tërësisht kuptim i huaj. Nuk vie në shprehje kurrfarë njohjeje sikurse as kurrfarë ndarjeje të Kosovës”, ka thënë Irinej në akademinë “Kosova- fjala më e shtrenjtë serbe”, të cilën, sipas Tanjugut e kanë organizuar studentët e Fakultetit të drejtësisë në Beograd. “Gjendja e tashme në Kosovë është gjendje okupimi. Shpresojmë se sikundër çdo okupim , nuk do të jetë i përjetshëm”, tha Irinej, fjalimin e të cilit pjesëmarrësit e kanë ndërprerë shpesh me aplaudime të zëshme. “Kosova ka qenë dhe domosdo duhet të mbetet e jona”, tha Irinej duke theksuar se duhet gjetur zgjidhje të drejtë, sepse në të kundërtën, siç tha ai, Kosova do të jetë fuqi baroti e cila nuk do t’u sjell të mira as shqiptarëve as serbëve. Nuk e kemi humbur Kosovën, ne për Kosovën luftojmë dhe shpresojmë që do t’ia dalim. Kushti i parë për ruajtjen e Kosovës është të jemi të bashkuar”, tha Irinej.
——————
Ministri serb i Burimeve Natyrore dhe Minierave në qeverinë serbe Milan Baceviq pas kthimit nga vizita në shtetin amerikan të Illinoisit ka konfirmuar interesimin e SHBA-së për hapjen e kanalit ujor nga lumi Danubë deri në portin grek të Selanikut. Në një intervistë të shkurtër dhënë gazetës Novosti ai ka theksuar interesimin e amerikanëve për përfshierjen në projektin në fjalë.” Interesimi i tyre në projektin ujor është i baraspeshuar me interesimin Kinez .Gjithashtu ata kanë ofruar përvojat e tyre në realizimin e studimit të fizibilitetit”, thotë Baceviq. FDBK vitin e kaluar i kishte shkruar një letër ish -sekretares amerikane të shtetit Hillari Klinton letër e cila me tone anti-shqiptare ishte komentuar nga mediat serbe dhe maqedonase javëve të fundit. Aty ishte kërkuar intervenimin e investitorëve amerikanë në projektin ujor Danubë-Preshevë- Selanikë. Sipas letrës dërguar zonjës Klinton , SHBA që nga viti i largët 1913 kishte fituar me koncesion territorin e Luginës së Preshevës pas një marrëveshje Ruso-Amerikane të nënshkruar me 18 janar , 1913 në Shën Peterburg të Rusisë.
—————-
Një kishë e krishterë në Skoci e ka marrë me seriozitet urdhëresën “duaje të afërmin tënd”, duke ia hapur dyert besimtarëve myslimanë nga xhamia fqinje. Në Kishën Episkopale të Shën Gjonit në Aberdeen, qindra myslimanë përdorin një pjesë të ndërtesës kryesore për t’u falur pesë herë në ditë. Sipas ditores Guardian, marrëveshja lindi kur udhëheqësi i Kishës u brengos për ngarkesat në xhaminë e afërt. “Një ditë isha duke ecur pranë xhamisë, kur i pashë 20 ose 30 njerëz jashtë, në tokë, rreth trotuareve me duart e tyre dhe këmbët e ekspozuara”, ka thënë për gazetën prifti Isaac Poobalan. “Mund të shihje frymën e tyre. Kur u fola njerëzve në kishë për këtë situatë, dikush tha se ky nuk është problem i joni. Por, unë këtë çështje e pash me sytë e mi, prandaj ishte një problem. Sipas ditores Sun, imami Ahmed Megharbi ndonjëherë i mbante shërbesat në frymë dhe në shi. Tashti Megharbi i udhëheq faljet në një pjesë të sallës së kishës.
—————-
Në hemisferën veriore të tokës sot arrin pranvera në ora 12:02, ku në banorët e hemisferës jugore arrin vjeshta. Ditën e parë të pranverës, dita do të jetë e gjatë 12 orë e 9 minuta ndërsa nata 11 orë e 51 minuta.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch