Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 20 Mars 2014 – Amerikanët fillojnë stërvitjet në bazën Cepotin

RTP lajmet 20 Mars 2014 – Amerikanët fillojnë stërvitjet në bazën Cepotin

Atasheu SHBA-3Kryetari i komunës Ragmi Mustafa ka pritur sot Kolonel Brotzon atashe ushtarak në ambasadën e SHBA-ve në Beograd bashkë me bashkëpunëtorët e tij nga Ohajo,Uashington dhe përfaqësues të ambasadës amerikane në Beograd. Në këtë takim ata kanë shpjeguar për një trajnim që ka të bëjë me përdorimin e armëve jo vdekjeprurëse në lidhje me menaxhimin e situatave civile të jashtëzakonshme që do të mbahen në bazën ushtarake Cepotin që gjendet mbi fshatin Samolicë.

 

Baza ushtarake Cepotin në të cilën janë stacionuar forcat ushtarake serbe do të shërbejë edhe për forcat amerikane. Kjo është konfirmuar sot në takimin e realizuar në mes kryetarit të komunës Ragmi Mustafa  dhe atasheut ushtarak amerikan Kolonel Brotzon. Sipas ushtarakëve amerikan në këtë trajnim do marrin pjesë edhe forcat ushtarake të Serbisë,Kroacisë,Maqedonisë dhe Shqipërisë e cila këtyre ditëve do ta konfirmojë pjesëmarrjen në këtë trajnim ushtarak i cili është planifikuar nga data  30 qershor deri më 11 korrik të këtij viti.

E kryetari i komunës Mustafa ka përshëndetur këtë iniciativë të ambasadës së SHBA-ve në Beograd.

Por kryetari Mustafa nga atasheu amerikan që të iniciojë largimin e xhandarmërisë serbe që janë të stacionuar në këtë bazë.

Baza ushtarake Cepotin përfshinë 35 hektar tokë me 66 objekte, prej të cilave 44 objekte janë ndërtim shumëkatësh, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 22 mijë metra katrorë. Kur jemi tek kjo bazë aty janë krijuar  kushte për të jetuar  rreth njëmijë ushtarë dhe policë, hapësira për akomodim të pajisjeve speciale dhe mjeteve teknike, me të cilat rritet gatishmëria luftarake e kësaj njësie e cila ka detyra specifike në hapësirat e zonës së sigurisë.

———————————————

Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë miratuan fondin për Luginën e Preshevës

Kur kanë mbet edhe pak ditë deri në përfundimin e materniteti dhe pas kërkesës së kryetarit të komunës Ragmi Mustafa , qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë miratuar fondin prej 100 mijë eurove .

Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi vendimin për fondin për Luginën e Preshevës, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Beqaj theksoi se “ne vazhdojmë te jemi në kontakte të afërta me Ministrinë e Shëndetësisë të Qeverisë së Kosovës, me drejtuesit e Komunës së Preshevës për të vijuar brenda hapësirave jo shumë të mëdha dhe financiare që kemi për të ndërtuar edhe projekte të tjera që kemi në të mirë të kujdesit shëndetësor të qytetarëve që jetojnë atje. Në anën tjetër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një statusi në profilin e tij në rrjetin social Facebok njoftoi sot se Qeveria, që drejton, ka marrë vendim për heqjen e tatimit të dyfishtë me Kosovën. Ky vendim vjen pas mbledhjes së përbashkët në Prizren të të dy qeverive – asaj të Shqipërisë e të Kosovës, për heqjen e barrierave që pengojnë bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin e të dyja vendeve. Mediet e Tiranës ende nuk kanë raportuar hollësi të tjera rreth këtij vendimi, që sigurisht do të gëzojnë tregtarët në të dy anët e kufirit. Por, raportohet se Qeveria e Shqipërisë ka miratuar sot vendimin për Fondin për Luginën e Preshevës. Shqipëria dhe Kosova kishin vendosur të ndihmonin maternitetin e Preshevës me nga 50 mijë euro. Qeveria e Kosovës, po ashtu, para pak ditësh njoftoi miratimin e donacionit të premtuar për maternitetin e Preshevës.

—————————————–

Jugu i Serbisë nuk është Savastopolj

Pas deklaratës së kryetarit të LPD Jonuz Musli se rasti i Krimes në Ukrainë , jep mundësin që shqiptarët të fuqizojnë referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992 për të drejt me bashkëngjitje me Kosovë , analisti për politikë të jashtme Dushan Prorokoviq ka thënë se deklarata  e Jonuz Musliut është   mesazh ndaj qeverisë Serbi në kontekst të pozicionimit të çështjes së shqiptarëve në Bujanoc dhe Preshevë para qeverisë serbe. “

Krahasimi i Krimes dhe komunave në jug të Serbisë ku jetojnë shqiptarët është apsolutisht e pamundur, konsideron analisti për politikë të jashtme Dushan Prorokoviq. Ai deklaratën e Jonuz Musliut e sheh si mesazh ndaj qeverisë Serbi në kontekst të pozicionimit të çështjes së shqiptarëve në Bujanoc dhe Preshevë para qeverisë serbe. “Këso paralele jonatyrore duhet të konisderohen edhe në kontekst të vazhdimit të dialogut rreth të ardhmes së komunave në veri të Kosovës” thotë Prorokoviq.”Shqiptarët tentojnë që nëpërmjet Bujanocit dhe Preshevës amortizojnë atë që ndodh në veri dhe çka nuk i përshtatet”. Krimeja sipas Prorokoviqit, nuk mund të krahasohet me Kosovën, pasi këto teritore janë të kaluar të ndryshme historike dhe formale. Pjesa e re e Federatës Ruse mund eventualisht të krahasohet me statusin dhe kushtetutën e vitit 1974 që i kanë dhënë Republikave e jo Krahinave. Krahasimi i jugut të Serbisë me Krimen është shumë i rrezikshëm edhe për Milan Ivanoviq, kryetar i këshillit kombëtar në veri të Kosovës.”Eshtë në interes të SHBA dhe BE-së që të tregojnë vetvendosje të teritoreve të ndryshme si domino efekt i referendumit në Krim dhe bashkangjitjen e saj Rusisë” konsideron Ivanoviq

———————————————-
Demaçi- Ndiqeni rrugën e kombit e mos veproni në bazë të interesave personale

Veprimtari çështjes kombëtare Adem Demaçi, gjatë një ligjërate lidhur me rolin e studentëve në shoqëri i ka porositur të rinjt që të luftojn për të mbrojtur atdheun dhe për të fituar lirinë, sepse ende nuk është  fituar lirina e pavarësia,pasi akoma duhen  përpjekje e unitet në veprime.

Luftoni për të mbrojtur atdheun dhe për të fituar lirinë, sepse ende nuk e kemi fituar lirinë e pavarësinë, duhet akoma përpjekje e unitet në veprime. Kështu i ka porositur studentët e Fakultetit Juridik të UP-së, veprimtari çështjes kombëtare Adem Demaçi, gjatë një ligjërate lidhur me rolin e studentëve në shoqëri. Demaçi tha se, po vijnë kohëra kur do të kërkohen njerëz të vërtetë e me dije të vërtetë. Andaj ai u bëri thirrje studentëve që mos të mashtrohen nga përfitimet e përkohshme, e me të cilat, siç tha ai, mund ti bëni dëm atdheut.“Nuk e kemi lirinë e plotë, nuk e kemi pavarësinë e plotë, nuk e kemi sovranitetin e plotë. Mos i dëgjoni ju politikanët çka thonë, ata thonë për të arsyetuar kolltuqet e veta, po jemi në rrugë, në një rrugë që nuk ka kthim, në një rrugë e cila e ka kaluar atë majën e problemeve tona dhe përpjekjeve tona që mos të kthehemi prapa kurrë, do të thotë jemi në rrugën e realizimit të lirisë, të pavarësisë, të sovranitetit, po kërkohen ende përpjekje të pareshtura”, ka thënë Demaçi

———————————————————-

20 marsi shënon ditën botërore të gojës- qytetarët të vetëdijesuar për mirëmbajtjen e dhëmbëve

20 marsi është ditë e cila që i kushtohet shëndetit të gojës.  Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin si dhe të tregojë rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien. Përkitazi me këtë niveli i vetëdijes për mirëmbajtjen e dhëmbëve është shtuar dukshëm ka thënë kështu specialisti stomatologjisë Latif hafizi.

 

20 marsi shënon Ditën  Botërore të  Shëndetit të Gojës e vendosur nga Federata Dentare Botërore. Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin si dhe të tregojë rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien. Higjiena e mirë e gojës është shumë e rëndësishme pasi ajo favorizon një shëndet të mirë, ka theksuar kështu veç tjerash kryeshefi në shërbimin e stomatologjisë në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë spec Latif Hafëzi.  Sipas stomatologëve sëmundjet e gojës janë më të përhapurat dhe prekin rreth 90% të popullsisë.  Ato kanë një impakt domethënës në shëndetin e përgjithshëm të çdo individiTë liruar nga participimet e mjekimit të dhëmbëve janë vetëm personat e lajmëruar në entin për Punësim, shtresa rinore nga fëmijëria deri në moshën 26 vjeçare,mosha e shtyre mbi 65 vjeç si dhe shtatzënat dhe lehonat.Për të pasur dhëmbë me shëndet të mirë preferohet të bëhet larja e dhëmbëve  menjëherë pas daljes së dhëmbit të parë të qumështit. Higjiena e gojës është shumë e rëndësishme sidomos gjatë shtatzënisë . Një person i rritur ka 32 dhëmbë që do të thotë 160 sipërfaqe për tu pastruar.  Reduktoni shpeshtësinë e marrjes së karbohidrateve(sheqernave) gjatë ditës .Ndërroni furçën e dhëmbëve çdo 6 muaj. Sëmundjet e gojës ndikojnë në cilësinë e jetës së njeriut. Mesazhi i kësaj date gjegjësisht dite është ”Dhëmbë të shëndetshëm për jetë të shëndetshme”.

————————————————

Lugina garon- sh.f  Selami Hallaçi  – Rahovicë  fiton kundrejt sh.f  Migjeni – Muhoc  

Në xhiron e IV , të kuisit të diturisë sh.f Selami Hallaçi  – Rahovic    ka triumfuar kundrejt sh.f Migjeni Muhoc me rezultat 123 me 112. Në xhiron e pestë  të enjten nga ora 21 përballen ekipi i Sh.f Dituria Corroticë dhe sh.f  Desanka Maksimoviç Bilaç .

      

Në xhiron e IV    të kuisit të diturisë “Lugina garon 2014 “ ,  janë përballur sh.f Selami Hallaçi  – Rahovic       ka triumfuar kundrejt sh.f  Migjeni – Muhoc   .

 

sh.f  Selami Hallaçi  – Rahovicë              sh.f  Migjeni – Muhoc 

 

1. Albiona Fazliu –  kl V-të                        1. Gresa Halili   kl V-të

2. Rinor Rexhepi –    kl- VI-të                    2. Erdonis Fetahu      kl- VI-të  

3. Arta Aliu    kl – VII-të                              3. Edona Shemsedini    kl VII-të

4. Endrit Fazliu     kl- VIII-të                       4. Elvira Asani     kl- VIII-të

5. Engjëll Ahmeti                                        5. Djellza Pajaziti       

Nxënësit janë përballur në këto rubrika :Pyetjet e përgjithshme , drejtshkrimi , Loja e numrave , loja e shkronjave dhe asociacioni .Në pyetjet e përgjithshme janë përballur në mënyrë individuale nxënësit e klasave të pesta , gjashta , shtata dhe të teta, ku sh.f Selami Hallaçi Rahovicë arriti të grumbullojë 100 pikë, ndërsa Migjeni Muhoc  85.  Edhe në rubrikën e drejtshkrimit sh.f Selami Hallaçi Rahovic arriti të fitoj pesë pikë më shumë duke e çuar diferencën në 20 pikë.Megjithatë diferenca e pikëve rritje edhe më shumë në   lojën e shkronjave ku sh.f “ Selami Hallaçi , RAHOVIC  “  arriti të arkëtoj edhe 11 pikë. Ndërkaq në lojën e numrave nxënësit e sh.f Migjeni Muhoc u treguan më ta saktë duke qenë më të saktë në zbërthimin e detyrave matematikore ku arritën të marrin 20 pikë.Fituesi i kësaj xhiroje do të caktohej pas lojës së  Asociacioneve  ku Selami Hallaçi Rahovic  fiton kundrejt sh.f Migjeni Muhoc me rezultat 123 me 112. Ndërkaq udhëheqësi i shkollës Migjeni Muhoc ka vlerësua lartë kontributin e RTP për këtë mision të dijenisë.Në xhiron e pestë  sonte  nga ora 21 përballen ekipi i Sh.f Dituria Corroticë dhe sh.f  Desanka Maksimoviç Bilaç .

 ——————————————————–

Nesër fillon manifestimi kulturo – sportiv Flakadani i Karadakut , që i dedikohet Komandant Mjekra

 

Nesër prej orës 14 në Viti fillon manifestimi kulturo sportive “ Flakadani I Karadakut “ , I cili personifikon veprën e Legjendës së Maleve të Karadakut , Nijazi Azemi Komandant Mjekra , I cili ra heroikisht në krye të detyrës së komandantit të brigadës 115 Karadaku në Preshevë.

———————————————

Budallallëk në CNN- A e gëlltiti aeroplanin vrima e zezë

Zhdukja e aeroplanit të Malajzisë, nuk ka kufizime për spekulime në disa stacione televizive. Çuditërisht, CNN përkitazi me këtë temë ia doli me e “mahnitë” publikun.  CNN jo vetëm që ka përmendur teori të ndryshime konspirative në lidhje me zhdukjen e aeroplanit të Malajzisë në fluturimin MH3780, por moderatori pyeti bashkëbiseduesit nëse është “qesharake të supozohet se aeroplani është gëlltitur një vrimë të zezë”, shkruan Business Insider, transmeton Telegrafi. Moderatori në CNN e shtron këtë pyetje nga një përdorues i rrjetit Twitter që ndjek këtë kanal. Ai tha se në Twitter kjo ngjarje krahasohet me seritë “Lost” dhe “Zonën Twilight ” . “Kjo është ajo që njerëzit flasin. E di që është budallallëk, por a është vërtet budallallëk?”, pyet Lemon. Pas një pauze të shkurtër, ish inspektorja e Zyrës amerikane të Transportit, Mary Schiavo , u përgjigj duket thënë: “Është budallallëk”! “Po vrima e zezë e thithë krejt gjithësinë. Dihet që nuk është kjo. Trekëndëshi i Bermudës ka të bëjë me kushtet atmosferike, ndërsa ‘Lostë’ dijeni që është seri”, tha ajo.

RTV Presheva

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch