Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 20 nëntorë 2012

RTP lajmet 20 nëntorë 2012

Nëse do të përfundohet autostrada në Preshevë e Bujanoc do të vijë më shpreh ka thënë kështu në formë shakaje ambasadori i ri amerikan Michael Kirby në konferencën e sotme në Bujanoc . Ambasadori i SHBA-ës i ka takuar të gjithë përfaqësuesit e pushteti lokal në Bujanoc duke i siguruar se ndihma popullit amerikan do të vazhdojë edhe më tej. Ai ka potencuar se strategjia e zhvillimit ekonomik e hartuar në vitin viti 2007 do të realizohet bashkërisht , në mënyrë që të hapen vende të reja pune dhe të krijohet perspektivë në Luginë. E kryetari i Bujanocit Nagip Arifi e ka bekuar Amerikën duke e falënderuar ndihmën e popullit amerikan për shqiptarët në të gjitha aspektet. Ashtu siç është thënë , pas kësaj vizite ambasadori amerikan i ka bashkuar të gjithë liderët e Luginës në një drek pune. Ai këtë takim e ka shfrytëzuar edhe për të mësuar më gjerësisht për situatën politike , ekonomike e sociale në Luginë.

————-

Janë shpërndarë 55 mëshqerra të cilat kishin arritur para një muaji nga Gjermania. Projekt ky i vitit të kaluar që ka të bëjë me shpërndarjen e mëshqerrave në adresë të blegtorëve më territorin e komunës së Preshevës. Nga ky projekt kanë përfituar 55 krerë mëshqerra të përzgjedhura ku gati një muaj këto mëshqerra kanë qëndruar në Bujanoc dhe nën kujdesen e veterinerëve. Zyrtarisht përfituesve u janë shpërndarë mëshqerrat ku i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës Ragmi Mustafa i cili tha se nga këto mëshqerra blegtorët do të përfitojnë më shumë dhe se do të ndikojnë në zhvillimin e ekonomisë familjare dhe një zhvillim të mirëfilltë të blegtorisë në territorin e komunës së Preshevës. Sipas anëtarit të komisionit mëshqerrat në fjalë u janë shpërndarë bujqve që kanë përmbushur kriteret në këtë donacion. Nga ky donacion edhe bujqit u ndanë të kënaqur pasi në të ardhmen do të kenë përfitime nga këto mëshqerra. Gjithashtu sot janë shpërndarë edhe mjete të agroteknikës të cilat do ti shpërndahen 70 aplikuesve.
——————
Dita Ndërkombëtare me Aftësisë të Kufizuar sjellë në vëmendje këtë kategori tek shoqëria jonë, ku aktivitetet konceptohen në trajtimin e tyre si të barabartë me bashkëmoshatarë të tjerë. Për nderë të kësaj dite Shoqata e Prindërve dhe Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Preshevë ka organizuar program kulturo-artistik me këtë kategori të fëmijëve. Programin në fjalë është duke u përgatitur nga dy psikologet e kësaj shoqate me recitime dhe këngë ndërsa Astrit Ramizi nga Shoqata Kulturo Artistike Rexho Mulliqi në Preshevë është duke i bërë provat në valle në Shtëpinë e Kulturës Abdulla Krashnica. Sipas kryetarit të kësaj Shoqate Isuf Sadriu provat kanë filluar gjatë ditës së sotme. Jam shumë i kënaqur me interesimin e fëmijëve që po shprehin për valle që po i ushtrojmë, potencon kështu Astrit Ramizi. Kjo ditë do të shënohet me një dhjetor të këtij viti me program kulturo-artistik në Shtëpinë e Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë prej orës 18:00 ku të ftuar janë prindërit, familjarë dhe të gjithë të interesuarit e komunës sonë.

——————

Një rrugëtim i gjatë dhe simbolik drejt qytetit te flamurit. Një grup burrash nga Gjilani dhe Lugina, po përshkojnë në këmbë rrugën nga Kosova drejt Vlorës, ashtu siç beri 100- vjet me parë Isa Boletini. Pavarësisht moshës se tyre mbi të 60-at, ata shprehen se në 28 nëntor, në orën 10.15 do të hyjnë në Vlorë për të çuar flamurin e Isa Boletinit. Me një vullnet dhe patriotizëm për tu admiruar, grupi i shqiptarëve tregon se sipas një plani të bërë prej tyre, çdo ditë ecin me dhjetëra kilometra, raporton vizion plus. Ushqimi, fjetja dhe çdo shpenzim tjetër qe u duhet për këtë rrugë shumë të gjatë mbulohet me paratë e tyre. Për ta, patriotizmi ka më shumë vlerë se çdo gjë tjetër. Rrugës përshëndeten nga makina e qytetare shqiptarë të cilët në disa raste tregojnë solidaritet ndaj tyre. Kjo nismë sa e veçantë aq dhe e mundimshme është ideuar 2 muaj me pare, nga 4 burra: Ekrem Avdiu nga Gjilani, Dilaver Musliu nga Presheva, Gani Shaqiri nga Bujanoci dhe Nazim Ajdini nga Medvegja. Me ta u bashkuan dhe të tjerë të cilët 2 jave më parë e nisën rrugëtimin e gjatë dhe simbolik drejt Vlorës historike.
————–

NJOFTIM. Grupmoshat U10 dhe U12 të OKF-ës ftohen në manifestimin që e organizon komuna e Haraçinës për nder të 100 vjetorit të Shtetit Shqiptarë dhe ditës së flamurit .

Në këtë turnir i cili mbahet më 23 . 24 e 25 Nëntor marrin pjesë këtë ekipe: Presheva -Trepça 89 nga Mitrovica, Fortuna Hasanbeg dhe Haraçina.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch